Ironia: Trupat e pajetë të emigrantëve formojnë flamurin e BE

  1. Karikaturat e Banksy kanë goditur sërish.

    Ai ka postuar këtë foto ku shihen disa trupa të pajetë emigrantësh.

    Forma e tyre krijon idenë e flamurit të BE-së.

    Ai ka ironizuar me BE-në e cila s’po bën sa duhet për menaxhimin e problemit të emigrantëve që po vdesin dita-ditës.


    banksy.jpg




    (c)Mapo
 

Al-Punk

Still here
E pashe dje kete foto, bashke me disa foto te tmerrshme femijesh qe ishin mbytur para pak ditesh.
E tmerrshme!
 

Dreamer

Under the Dome
E tmerrshme !!
E gjithe kjo vjen nga Amerika & Co!!
Kjo eshte "paqja e liria" qe "mbjellin" kudo shkel kemba e ty!!
 

gurax

Pan ignoramus
Ndoshta shume do te me hidhen ne fyt per kete, por do e provoj nje here. Ja kam marre doren te jem Avokati i Djallit.
Atehere... nje pyetje ne forme analogjie. A ja hapni deren e shtepise dikujt qe troket ne dere dhe thote nuk kam shtepi, nuk kam pune dhe nuk kam cfare te ha? A e pranoni te vije te jetoje ne shtepine tuaj nje njeri te tille nese do ju trokase neser dhe t'ju thote kete gje? Po kur te vije nje tjeter pas nje jave? Por kur te vije perseri nje tjeter dhe pas nje jave tjeter, e keshtu me rradhe? Cfare do beni ju vete ne nje situate te tille?
 
Top