Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Nobis

Primus registratum
Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Marre nga gazeta "SHEKULLI" www.shekulli.com.al

Të rinjtë e “Parlamentit” kanë nxjerrë në shitje 100 paketa sondazhezh për partitë në formën e një tenderi të hapur

Parlamenti Rinor, ironi me sondazhin e “Mjaft”

A. Rama

TIRANE - Parlamenti Rinor ka ironizuar dje lëvizjen “Mjaft” dhe sondazhin e zhvilluar prej saj dhe të publikuar disa ditë më parë. Të nxitur nga detati i fundit mbi sondazhin e publikuar nga lëvizja “Mjaft”, në një protestë origjinale të organizuar në Pazarin e Ri, përfaqësues të Parlamenti Rinor kanë nxjerrë në shitje 100 paketa sondazhezh për partitë në formën e një tenderi të hapur. Sipas tyre, ata kanë ironizuar lojërat e ndonjë organizate shqiptare për të vendosur gjoba ndaj partive politike, duke nxjerrë në shitje opinionin publik. Ironia e organizatorëve është dukur hapur edhe në parrullat që anëtarët e saj mbanin në duar. “Tender për përqindjet e sondazheve elektorale”, ndërsa një tjetër shkruante “Tenderi përfundon në 10 qershor, se pastaj do të publikojmë rezultatet”. 100 paketat e përqindjeve të sondazheve shkruanin “1% sondazh elektoral = 10 000 euro”, dhe përbëheshin nga paketa gjalpi që ironizonin me markën: “Lubrifikant aktivizmi”, duke ironizuar me abuzimin 2-vjeçar të aktivizmit qytetar, me qëllim privatizimin e opinionit publik dhe nxjerrjen e tij në shitje për përfitime personale”, thuhet në deklaratën e Parlamentit Rinor. Ndërkohë kryetari i këtij Parlamenti Rinor tha “që prej mëse 2 vjetësh organizata të caktuara shqiptare kanë privatizuar ilegalisht opinionin publik dhe kanë filluar ta shesin atë si pronë të tyre. Jemi këtu për t’i thënë mjaft këtij fenomeni të turpshëm dhe për t’i thënë këtyre manipulatorëve që të mos bëjnë më tendera me përqindjet elektorale, duke çorientuar opinionin publik”. Sipas organizatorëve të protestës, këto organizata nëpërmjet spoteve publicitare që ofrojnë në disa media, po përpiqen të bllokojnë punën e organizatave të tjera qyterare dhe për të monopolizuar imazhin mediatik. Më tej deklarata e Parlamentit Rinor ndalet në faktin se këto lloj organizatash kanë abuzuar me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, duke manipuluar përqindjet e rezultateve dhe me mungesë totale transparence. “Ndryshe nga tradita e performancave rinore që i drejtohen institucioneve apo politikës, këtë herë performanca e aplikuar ironizonte me vetë organizatat që pretendojnë të përfaqësojnë opinionin publik. Tendenca e viteve të fundit për të monopolizuar dhe deri “privatizuar” aksionin apo aktivizmin qytetar dhe vetë “pronësimin” e opinionit publik, ka krijuar një pakënaqësi të madhe në organizatat e qytetarëve për rrezikun e manipulimit dhe abuzimit me interesat e publikut për qëllime përfitimi. Performanca synon të ushtrojë një presion ndaj këtyre organizatave, të cilat në këtë moment po abuzojnë me opinionin publik, duke organizuar spektakle mediatike për tendera të fshehtë për shitjen e përqindjeve të sondazheve, duke krijuar amulli dhe kaos në fushatën elektorale. Brenda 2 javësh do të jepen rezultatet e një sondazhi të dytë, i cili rrezikon të krijojë një konfuzion dhe më të madh dhe e gjitha kjo bëhet në emër të shoqërisë civile dhe natyrisht, pas publikimit, do të synojë të fshihet po pas saj”, - përfundon deklarata e Parlamentit Rinor.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Do ta heqesh kete KRSH-isto /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

(Anti)deklarate
---------------

Levizja qytetare MJAFT, pershendet me entuziazem te jashtezakonshem
lindjen - ndonese te vonuar - te levizjes fshatare KRSH dhe shoqatezes
"Parlamenti rinor" e cila enderron te perfaqesoje te 72 mije nxenesit e te
gjitha shkollave te mesme te Shqiperise, edhe pse te vetmit qe e njohin
ekzistencen e kesaj shoqateze jane gjithsej 7 persona tek kafe
"Capriccio".

MJAFT e pershendet imitimin (pavaresisht se te paarrire) te protestes se
saj te majit te vitit 2003 me titull "Panairi i rruges",
nga ana e KRSH dy dite me pare tek tregu fshatar. Levizja fshatare KRSH
dhe fraksioni i saj "PR", organizuan prane tregut fshatar te Tiranes
kopjimin e shemtuar te protestes qe MJAFT kishte ezauruar tashme tek
Blloku, por pavaresisht nga kjo, MJAFT i inkurajon te dyja keto shoqata qe
te mos dorezohen por te vazhdojne te punojne me akoma me shume durim ne
rrugen e tyre te gjate per t'u shnderruar edhe ato nje dite ne dicka
serioze dhe origjinale.

MJAFT vlereson se perpjekjet e tyre jane te sinqerta, edhe pse rezultatet
e deritanishme jane fare te varfra dhe modeste. Ne kemi besim, se nje dite
- edhe pse vitet do te kene kaluar dhe lideri i saj do te jete tashme i
thinjur teresisht - sidoqofte levizja fshatare KRSH do te arrije te behet
dikur qytetare dhe te njejtin shembull do ta ndjeke edhe shtojca e saj
tumorale PR.

MJAFT e pershendet me po te njejtin ngazellim edhe kopjimin e perpikte qe
KRSH i beri brenda dites, aktit te shemtuar te thyerjes se xhamit te nje
qendre elektorale politike, duke thyer edhe ajo xhamin e kioskes se vet te
rekrutimit te monitoruesve te zgjedhesve (meqe ra fjala, edhe ky nje
projekt i kopjuar me vonese nga projekti origjinal i levizjes qytetare
MJAFT i cili ka nisur te aplikohet qysh para nje muaji).

Levizja MJAFT mesoi me shqetesim edhe per aktin vandal qe shefi i saj i
marrdhenieve me publikun ushtroi mbi bajraktarin e KRSH, i cili u dhunua
rende duke iu thene te heqe dore nga halucinacionet dhe teorite e
konspiracionit si dhe duke iu dhene per lemoshe disa keshilla te thjeshta
sesi te ndertoje nje Public Relation me efektiv.

MJAFT do ta ndeshkoje fajtorin duke e vene te lexoje dite per dite me
detyrim nga nje deklarate per shtyp te KRSH-se te cilat - sic dihet - per
shkak te gabimeve monstruoze gramatikore dhe morfologjike, jane nje
torture e vertete per cdo njeri me dy grame shkolle.
 

Nobis

Primus registratum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Flm shume per pershendetjen tuaj te sinqerte /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Alibaba, unë jam dakort me antideklaratën e Mjaft por nuk kuptoj se cila është e keqja e fshatarëve në këtë mes. Mjaft ka për qëllim që të merret vetëm me qendrat urbane (qytetare) apo me gjithë popullsinë shqiptare? Është skandal ky shkrim ku termi fshatar përdoret nga një organizatë "qytetare" si term ofendues. Unë kujtoja se termi qytetar që i bashkangjitej organizatës Mjaft kishte simbolikën "përparimtar" por shoh që qenka thjesht banor i qytetit.
Me këtë shkrim këtu lart Mjaft vazhdon humbjen e pikëve për mua.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Fshatare sepse protesta unike (e para here qe nje organizate proteston ne rruge ndaj nje organizate tjeter) dhe "ironike" (a thua te kete qene e tille???) e ketyre bukurosheve u be tek tregu fshatar, kaq e thjeshte :sleep:
Pastaj mos e merr kaq personale, se nuk eshte deklarate per shtyp, eshte nje gje qe ka bere nje nga anetaret e mjaft...
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Ahahahaha. E bukur kjo e Fshatarve Alibaba! Me pelqeu shume. Na mbyten keta te KRSH-se or burre. Tere kohen duke kopjuar ato qe beni ju te Mjaftit ngelen. Si s'i pame nje here te konceptojne nje proteste origjinale kunder qeverise apo opozites, por ama ta kene te tyren kete proteste, qe nga a-ja e deri tek zh-ja. Per sa kohe do vazhdojne keshtu, edhe une dakord jam. Mbeten fshatare dhe nga ata me F te madhe. Simbol obskurantizmi, injorance dhe koketrashesie.
Keni gjithe pershendetjet e mia. GO MJAFT! :wave: :thumbsup:
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Per te kuptuar diferencen e thelle midis MJAFT dhe ketyre plehrave qe s'ua kemi pare kurre bojen e s'ua kemi degjuar emrin por qe tani dalin me etjen per te perfituar dicka nga lavdia e Levizjes se vetme te Shqiptareve, ja nje artikull i the Guardian per levizjet revolucionare te Europes Postkomuniste.
Hahahaha. KRSH ka aleat Koco Kokedhimen nga Myzeqeja, MJAFT-i The Guardian Foundation ne Londer. C'qyfyre.

----------------------------------
THE GUARDIAN, JUNE 6, 2005

Guerrilët e rinj të demokracisë bashkojnë forcat

Nga Beogradi në Baku, aktivistët u mblodhën të lidhin aleancën për të përmbysur diktaktorët

Nga Ian Traynor, Tiranë

Razi Nurullayev u ndalua nga policia e azerbaixhanase tri javë më parë afër shtëpisë së tij në Baku, mw pasa i u zvarrit dhe u burgos për pesë ditë sepse ishtë një demokrat i bezdisshëm. Një javë përpara, në një rrugë kryesore të Minskut, Yauhen Afnagel dhe 100 të rinj guerrilas të demokracisë nga Bjellorusia, organizuan një shfaqje grotesku politik. Ata demonstruan për gjysmë ore, duke mbajtur fotografi të politikanëve të opozitës të “zhkukur” dhe u shpërndanë përpara se policia e presidentit Aleksandër Lukashenko t’i arrestonte.
Ndërkohë, në Uzbekistan disa qindra studentë nga Tashkenti të gjithë sëbashku fiknin dritat në mënyrë të sinkronizuar në shenjë proteste, diçka shumë e rrezikshme kjo, duke marrë parasysh regjimin kriminal të presidentit Islam Karimov; kjo ishte mbase fillimi i një nisme shumë të madhe.
Aktivistët e përfshirë në këto tri ngjarje u bashkuan dje në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet luftëtarësh të demokracisë – një Internacionale studentësh me qëllimin për të shembur diktatorët.

Regjime të Kalbura
Zoti Nurullayev, Zoti Afnagel dhe një prej organizatoreve studentë nga Uzbekistani, emri i të cilit nuk mund jepet për sigurinë e tij dhe të shokëve të tij, ishin ndërmjet qindra revolucionarëve të rinj që u mblodhën në Tiranë këtë fundjavë për të festuar shembjen e disa regjimeve të kalbura dhe për të planifikuar rrëzimin e diktatorëve që kanë mbetur.
“Kjo është hera e parë që diçka si e tillë po ndodh — është e mrekullueshme” tha Ivan Maroviç nga Beogradi, një veteran i OTPOR-it të Serbisë, lëvizja e të rinjve që ndihmoi në shembjen e Slobodan Milosheviçit pesë vjet më parë.
Aktivistët kërcyen, pinë dhe u zgjuan në mëngjes për të diskutuar çështje të rëndësishme rreth “përhapjes së diturisë”, “protestave flash”, Foucault-së, rëndësisë së imazhit dhe emrit të markës, marketingut të politikës, kuptimit të politikës dhe si të rrisësh në maksimum impaktin subversiv.
“Ne i vumë në lojë pushtetarët me aq sa kishim mundësi” tha Alina Shpak nga Kievi, duke shpjeguar triumfin e lëvizjes Pora që rrëzoi regjimin e vjetër të diktatorit Kuçma, dimrin që shkoi gjatë Revolucionit Portokalli. “Nuk mund të kesh frikë nga dikush të cilin ti e vë në lojë”, shtoi Alina.
Nga kufiri me Kinën deri në kufijtë e Bashkimit Europian, hapësira e paanë e perandorisw post-sovjetike, ka qenë nën ethe revolucionare këto vitet e fundit – një valë e dytë demokracie mbas revolucioneve të viteve 1989-91, të cilat u simbolizuan me shëmbjen e murit të Berlinit.
Veteranët dhe strategët e rinj të Revolucionit Portokalli, atij të Trëndafiltë dhe të Bredhit të ardhur respektivisht nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Libani, si dhe ata të kryengritjes anti-Milosheviç, u mblodhën në Tiranë nga të rinjtë shqiptarë, të cilët kanë kohë që po organizohen për të luftuar padrejtësitë, që nga hedhja e paligjshme e plehërave të italianëve, tek korrupsioni qeveritar dhe dhuna ndaj grave. Pranë tyre kishte liderw studentorw, të cilët shpresonin të imitonin suksesin e moshatarëve të tyre, kundër diktatorëve në Bjellorusi, Azerbajxhan dhe Uzbekistan, ku presidenti Karimov jo shumë kohë më parë demonstroi dhunë të egër, duke masakruar qindra vetë.
“Ne i konsiderojmë prangat tuaja, si të ishin prangat tona” deklaroi udhëheqësi i të rinjve shqiptarë, 25 vjeçari Erion Veliaj. “Ne shpresojmë që të gjithë ju të arrini një ditë në një demokraci të pa modifikuar gjenetikisht”.
Në qoftë se klasa e revolucionarëve të vitit 1989 përmbante disidentë dhe intelektualë të moshave të pjekura, të cilët u diplomuan nëpër klube letrare të fshehta dhe nëpër barrikada, klasa e mijëvjeçarit të ri është një pararojë revolucionare e ndërgjegjshme për forcën e mediave.
Mjetet e tyre të luftës janë dhomat chat në internet dhe mesazhet në celular, logot dhe markat e njohura, posterat që të tërheqin syrin dhe sloganet e përmbledhura në pak fjalë. Këto mjete janë jo-hierarkike, të decentralizuara, pa udheheqës dhe të organizuara me precizion të lartë.
“Ideja jonë ishte për ta përdorur mënyrën si ngulitet një produkt marke në treg, edhe në politikë” tha Ivan Maroviç nga OTPOR i Serbisë, lëvizja që është bërë model për lëvizjet e tjera në të githë rajonin. “Lëvizja duhet të ketë një departament marketingu. Ne morëm Coca Cola-n si model”.
Përveçse po shërben si ambasador, duke trajnuar revolucionarë në shtete të ndryshme, ai gjithashtu po zhvillon edhe programimin e një loje kompjuteri të quajtur “Një forcë më e fuqishme”, me programues nga Amerika. Në këtë lojë, fiton ai që tregon më shumë zgjuarsi, duke shembur regjime me teknika të gueriljes paqësore.
Takimi i revolucionarwve tw rinj në Tiranë i ngjante një kampusi tw vwrtetw universiteti dhe kjo, në sajë të talentit dhe vendosmërisë së organizatorëve të rinj shqiptarë. Të ndihmuar nga këshilla dhe fonde nga perëndimi, ata sw bashku kanë fituar disa beteja të jashtëzakonshme – tre në katër vjet – në Serbi në vitin 2000, në Gjeorgji në vitin 2003 dhe në Ukrainë në vitin 2004. Protestues të tjerë, kanë marrë pjesë në protesta masive në vende si Kirgizstani.
Ka pasur polemika në lidhje me rolin e perëndimit dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, në financimin dhe drejtimin e revolucionareve për “ndryshim regjimi”.
Për shembull: ndërkohë që serbët dhe ukrainasit, përfituan nga mbështetja dhe paratë e Shteteve të Bashkuara, uzbeket dhe azerbaixhanasit e vlerësojnë negativisht faktin që Amerika nuk po i mbështet, në kushtet e një represioni të jashtëzakonshëm. “Amerika po shtynte për ndryshim regjimi dhe ishte gati të investonte miliona dollarë për këtë”, tha Maroviç për skenarin serb. “Fondet ishin aty”.

Standarte të dyfishta
Të tjerë kanë akuzuar Uashingtonin për standarde të dyfishta, për veçimin e Bjellorusisë dhe regjimit të Aleksandër Lukashenkos si një shënjestër për t’u goditur, dhe në të njëjtën kohë për tolerimin e regjimit të Karimovit dhe të Alijevit në Uzbekistan dhe Azerbaixhan, sepse i pari është me vlerë për ushtrinë Amerikane në Afganistan dhe të dytët janë të rëndësishem për naftën në detin Kaspik.
“Amerikanët nuk duan revolucion në Azerbaixhan, pas 13 vitesh diktaturë”, tha Nurullayev. Muajin që kaloi ai u takua me ambasadorin amerikan në Baku dhe i kërkoi ndihmë për organizatën e tij “Yokh”, që do të thotë “JO”. Ambasada amerikane ende nuk i ka kthyer përgjigje.
Yokh është një lëvizje e re me 100 aktivistë, sipas stilit të OTPOR-it të Serbisë, PORA-s së Ukrainës dhe KMARA-s së Gjeorgjisë. “Nuk dalim dot në rrugë të shpërndajmë fletëpalosje. Është shumë e rezikshme,” thotë Nurullayev. Por Baku është një qytet ku fryn shumë erë. Yokh përgatiti një milion fletëpalosje, ku deklaronte: “Jo korrupsionit, jo diktaturës.” Ato do të hidhen nga vende të larta në qytet gjatë natës, që era t’i marrë dhe t’i shpërndajë nëpër Baku.
Gjithashtu, në Tashkent aksioni i fikjes së dritave, i cili u zhvillua javës që shkoi, ishte një tentativë e parë nga gueriljet e demokracisë për të sfiduar zotin Karimov, për të luftuar frikën dhe për të mobilizuar të rinjtë.
Mbledhja e Tiranës u bë edhe kumbare e lançimit të lëvizjes “Bolga” (çekiçi), një grup i vogël studentësh nga Uzbekistani dhe diaspora e këtij vendi, të frymëzuar nga gjeorgjanët apo ukrainasit. Organizatorët e Bolgës deklarojnë: “Cila është detyra jonë? Të ndërmarrim aksione për të larguar frikën dhe heshtjen në shoqërinë tonë. Cili është qëllimi ynë? Të kemi votime të lira dhe të krijojmë një shoqëri të lirë. Cfarë është lëvizja Bolga? Është një lëvizje të rinjsh uzbekë, forcë demokratike, pa udhëheqës. Ne i hedhim tutje mbeturinat e sistemit totalitar nga mendja jonë. Ne jemi pastrues rrugësh, prandaj edhe veshim rroba me ngjyrë portokalli.”
Të mbushur me energji nga kjo eksperiencë e parë e krijimit të rrjetit, liderët e rinj deklaruan se do të jenë të gjithë për një dhe një për të gjithë, duke imituar marrëveshjen e NATO-s, ku sulmi kundër një organizate do të konsiderohet si sulm kundër të gjithave. I përngjante një evangjelizimi të një kongregacioni të rilindur. “Kthehuni nga personi pranë jush, shikojeni në sy dhe thuajini: Nuk jeni vetëm”, i nxiti pjesëmarrësit Z. Veliaj. Një deklaratë që u shkruajt dhe u firmos dje nga përfaqësuesit e organizatave pjesëmarrëse, shpallte që “çdo betejë është e përbashkët”.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

mi imagjino pak kta lideret e dy grupeve antagoniste mas nja 20 vjetesh. tu i majt inot te lashte njoni tjetrit , tu thon njoni katnar e tjetri hajdut 20 vjet rrjesht. /pf/images/graemlins/laugh.gif

jena popull rrush qafsha ijen. bej si them une mos bej si bej une.
 

eli

Primus registratum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Ne fund te fundit edhe Mjaft ra ne kurthin e "politikes" shqiptare me kete pergjigje. Kur ban gjana publike duhesh me prit kritikat e duhesh me dit me kene i matun. Edhe pse antar i Mjaft-it ky shpreh mendjemadhesine e organizates vete.
Po Mjaft si filloi ? Edhe ajo si organizate ne Kafe do te kete lind, se s'ka ma mbledhje te fshehta. Tashti i tall ajo "fshataret" se paska fillu me i pelqy vedja, po nqs neser, se te ardhmes si dihet kurre, keta fitojne te njejtin status ?
Mjaft-i s'u ba ne nji dite /pf/images/graemlins/laugh.gif . E keta shembullin e tyre po ndjekun.
Mos ndoshta Mjaft s'e ka qef konkurrencen e don me kene "vete zot, vete shkop" :smash:
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

KJO ESHTE PERGJIGJA PER TE GJITHE ATA QE DUAN TE BARAZOJNE LEVIZJEN MJAFT ME CA ORGANIZATA QE S'I KEMI DEGJUAR KURRE DHE QE JANE PO AQ TE VJETRA (DHE TE NDOTURA NJEKOHESISHT) SA EDHE PS DHE PD.
MJAFT S'ESHTE HAJDUT. KESHTU DUAN TA QUAJNE ATA QE S'U PELQEN DHE QE MJAFT I BEZDIS.


(GAZETA SHQIPTARE, Qershor 8, 105)


Midis shpatës dhe parmendës

Nga Lëvizja MJAFT
--------------------------------------------
Një mik mendimin e të cilit e çmojmë, na tregoi këtë etyd: Burri pyet të shoqen ëndërrimtare por nevrastenike: "E dashur, ku janë fëmijët?". "Në anglisht", i çirret ajo pa kthyer kokën. "Ok then...", sikletoset burri që mendon se ajo po i kërkon të flasë gjuhën e huaj: "Darling, where are the children?". Seç ka një gjë që e gjithë kjo babëzia e ditëve të fundit për të ngritur stërkala balte mbi autoritetin e lëvizjes MJAFT përmes diskreditimit të sondazhit që ajo porositi të kryhet nga Gallup International, të lë pikërisht këtë shije: atë të një dialogu surreal midis njërës palë e cila lëshon një sinjal, ndërkohë që pala tjetër e ka mendjen kushediseku dhe flet për diçka krejt tjetër. Janë nja dy gjëra që do të mundohemi t'i bëjmë të qarta fët e fët.
Së pari, të jemi të sinqertë: Lëvizja MJAFT ka bërë dy gabime. Në Shqipërinë e zjarrllëkut elektoral ajo mendoi se do të ishte e dobishme t'i shërbehej opinionit përmes një sondazhi, të cilin partitë do ta kishin në dispozicion lirshëm dhe në mënyrë të pakufizuar për përdorim, vlerësim, interpretim e pse jo, edhe për injorim. Gabimi i parë është se MJAFT nuk arriti të kuptojë se klasa jonë politike vazhdon ende të dominohet prej falangave tepër agresive të militantëve të cilët s'duan të dëgjojnë asgjë që s'u vjen atyre sipas dëshirës. Ujqit s'mund të bëhen dot qingja. Poshtë maskave babaxhane të stilit perëndimor, fshihen akoma të njëjtat fytyra të vrazhda. Hidhni një çast shikimin mbrapa më 1997, më 9 janar 2004, ose në buzukun selanikas të vjeshtës që shkoi dhe mendoni për buzëqeshjet, ironitë e zeza, sarkazmën e tyre, tanket nëpër rrugë dhe milionat e tretura pa lënë gjurmë. Si erdhën punët kështu që xhelatët t'i quajmë viktima? Si ndodhi vallë që u bënë befas të ndershëm dhe të besueshëm të njëjtat prostituta politike që më se një herë e kanë çuar vendin drejt greminës, ndërsa mashtrues dhe destruktivë na quajtën ne që e kemi hequr në kurriz marrëzinë e tyre bashkë me gjithë të tjerët? Dhe kush qëndron në burimin e gjithë kësaj zhurme? Pikërisht ata që janë ende të gatshëm të pjekin në turrën e druve cilindo prej nesh që nuk u cicëron tek veshi vetëm melodi të ëmbla. A nuk ishin gjithë eksponentët e PS-së dhe PSD-së ata që i nisnin mallkime apokaliptike sondazhit të NDI-së, vetëm ngaqë ai i nxirrte humbës? A nuk ishte pikërisht zëdhënësi politik i PS-së, i cili me të njëjtën lehtësi me të cilën mund të gëlltiste një tortë, tha se partia e tij s'para e vinte ujin në zjarr për rezultatet e sondazheve të pavarura pasi ajo kishte "sondazhet e veta"? A s'është kjo kuptimplote? A nuk ishte zoti Berisha i cili e shpërndau përfundimisht çdo iluzion që mund të ishte krijuar rreth reformimit dhe ndryshimit të tij, kur në rastin e parë që një sondazh i opinionit nuk i erdhi sipas avazit, e sulmoi atë egërsisht - duke përfshirë brenda arsenalit të tij edhe ndërsimin e atyre militantëve të cilëve pasaporta amerikane apo statusi i gazetarit, s'mund t'ua shpëlajë dot njollën e turpshme të ushtruesit të shantazhit?
Përfundimisht, me sjelljen që partitë politike dhe skifterët e tyre treguan ndaj MJAFT dhe sondazhit të financuar nga qeveritë britanike dhe hollandeze dhe të kryer në terren nga Gallup International, shqiptarët mundën ta marrin mesazhin fare të qartë: Ata të politikës (PS, PD, LSI, PSD, PR etj) pavarësisht nga forma e tyre e re, nuk e kanë ndryshuar përmbajtjen e tyre të vjetër. Nëse më 4 korrik KQZ-ja nuk shpall një rezultat që e nxjerr fitues secilin prej tyre, ata do të jenë të gatshëm të djegin përsëri jo më fletët e sondazheve "mashtruese", por vetë Shqipërinë. Kur ata nuk janë të gatshëm të pranojnë rezultatin e një sondazhi duke u munduar të gjejnë çdo lloj artifici për të treguar "se ndoshta ka diçka që s'shkon me të", pse duhet të besojmë se ata do të jenë të gatshëm të pranojnë edhe rezultatin zyrtar të zgjedhjeve dhe nuk do ta dërgojnë përsëri Shqipërinë në kronikat e Euronews-it dhe CNN-it? Ne gabimisht menduam se kishte ardhur koha për t'i kthyer shpatat në parmenda dhe MJAFT po vuan tani i çarmatosur ndërkryerjen e atyre që për dy vite me radhë i përqeshi, ngaqë më kot besoi se rritja e presionit qytetar, ndoshta do t'i qytetëronte ndopak edhe ata vetë.
Ditët e fundit po lexonim me kuriozitet dhe zbavitje ca artikuj ku skifterët zellshumë mundoheshin kush e kush të tregonte se sa i devotshëm ishte ndaj partisë që simpatizon, duke hedhur baltë mbi MJAFT-in. Asnjë iluzion, megjithatë. S'jemi të parët që po bëhen shënjestër e kësaj specieje aq të përdëlluar për demokracinë sa të bëjnë të të duket vetja Millosheviç. Na thoshte një mik, gazetar i njohur nga "The Independent" që rastisi në Tiranë këto ditë kur MJAFT lidhi një aleancë me lëvizjet qytetare që kanë rrëzuar regjimet në Serbi, Ukrainë, Gjeorgji etj: "Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku opozita lufton shoqërinë civile". Dhe e gjithë kjo, vetëm sepse prapa çdo të vërtete, në këtë vend ne na pëlqen të zbulojmë nganjë komplot. Por pse jo, edhe sepse duam t'ua krasitim ca degët qysh tani në djep, atyre që dje ishin opozita e vetme qytetare ndaj qeverisjes abuzive dhe që sigurisht do të jenë edhe nesër të tillë - ndonëse qeverisja mund të jetë një tjetër. Por nëse për të qenë të paatakueshëm ne si MJAFT do të na duhej të ofronim rezultate "të rregulluara" të sondazhit, ne do të zgjidhnim që më mirë të mos e kryenim fare atë sondazh. Vlerat që ne aspirojmë të sjellim në shoqërinë tonë, nuk janë ato të konspiracioneve, grupeve armiqësore, apo manipulimeve të së vërtetës - me të cilat janë të përlyera duart e atyre që sot gjuajnë me gurë.
Gabimi i dytë ka të bëjë me faktin se MJAFT nuk e mori aq seriozisht sa duhet rëndësinë që mund të merrte në Shqipëri beteja ndërkombëtare për dominimin e trademark-ut midis Gallup Organization dhe Gallup International. Të dyja kompanitë kanë një konflikt të vjetër me njëra - tjetrën, por kjo s'i pengon që secila për hesap të vet të kryejë sondazhe korrekte anekënd botës. Ekzistenca e dy Gallup-eve (ashtu si edhe e dy Miss Botë-ve, apo më shumë se dy Festivaleve Ndërkombëtare të Kinematografisë), është një ushqim shumë i preferuar për grupet mediatike, të cilat në Shqipëri operojnë në kushtet e konkurrencës asgjësuese dhe luftës për ekzistencë. Kushte këto të cilat - siç thoshte Darvini - "janë gjendja normale vetëm e botës shtazore". Mjerisht, kështu kanë ardhur punët në këtë Shqipërinë tonë dhe botën e saj shtazoro-mediatike. Këtu gjithçka tashmë e kemi dopio, ashtu si mutacionin gjenetik të shqipes sonë me dy krena - ne kemi këtu dy konkurse kombëtare për zgjedhjen e misseve të atdheut; dy festivale të muzikës së lehtë ku secili është i vetmi; dy platforma dixhitale; dy kampionate të ndryshme futbolli ku secili është më i bukuri në botë; dy spektakle reality show; si dhe dy exit polle që për dy sekonda ta japin në dorë rezultatin e zgjedhjeve të 3 korrikut. Por në këtë botë realitetesh paralele, fatkeqësisht realiteti i tjetrit papritur bëhet realiteti i hasmit. Realiteti i armikut, me të cilin ti nuk mund të bashkëjetosh paqësisht, por duhet ta denigrosh madje në paç mundësi, ta shfarosësh dhe pushka top t'u bëftë. E në ndodhtë që ndërsa ti i bie me top hasmit përkundruall, merr përpara edhe gjithë të lashtat e mbjella me mund në fushën ku ti je shtruar të luftosh, s'ka gjë. Ruajtja e një interesi më të madh se atij personal, s'ka qenë kurrë një virtyt i yni.
Ne zgjodhëm t'i hyjmë kësaj sfide sepse ne besuam në të. Ne besuam se Shqipëria meriton të dijë cila është fytyra e vërtetë e njerëzve të cilët këtë 3 korrik po i kërkojnë që ajo t'i mbajë përsëri me pushtet, para, poste, makina dhe biznese. Ne deshëm të ishim të pamëshirshëm, pasqyrues besnikë të kësaj të vërtete sado të shëmtuar, dhe kjo është arsyeja pse u goditëm dhe po goditemi kaq fort. Por ky është një kryq që ne e dinim se do ta mbartnim mbi shpinë dhe s'jemi penduar aspak që pranuam ta bëjmë këtë. Në fund të qershorit Shqipëria do të mësojë të dhënat e fazës së dytë të sondazhit të Gallup International. Ndërsa më 4 korrik - nëse më në fund ferrat që na kanë zënë kryet prej 15 vjetësh do të na lënë për herë të parë të dimë cilën forcë politike kanë votuar realisht shqiptarët - do të mësojmë edhe nëse ajo çka Gallup International tha duke parë fatin në dorën e Shqipërisë, ishte apo jo një parashikim i saktë.
Televizionet, mediat e shkruara dhe miqtë tanë, punëtorë të shtypit, opinionistë të sofistikuar dhe gazetarë të thjeshtë; të gjithë ata me të cilët kemi qenë shpesh në të njëjtën llogore kur pushteti i rrihte, i asfiksonte, u dylloste gojën dhe mundohej t'i shkelte me këmbë, e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë një dorë të shtrirë si ftesë vëllazërimi prej nesh. Lëvizja MJAFT nuk ka qenë asnjëherë pronë e ca çunave aty tek Rruga e Elbasanit, numër 77. Në një shoqëri e cila me njëmijë vështirësi po rritet në Shqipërinë e viteve 2000 së bashku me dhimbjet e kalimit nga obskurantizmi në shtetin e së drejtës, kjo lëvizje është rrekur të bëhet zëri i të gjithëve ne: njerëzve që për të jetuar punojnë, atyre të tjerëve që mbushin radhët e rinisë studentore tok me aspiratat dhe idealizmin e saj për një të ardhme me më shumë shpresë, intelektualëve që kurrë s'e pranuan një çmim për dinjitetin e tyre, "partizanëve të panjohur" të konvertuar në rreshta të papunësh, apo të uriturve të këtij vendi që s'figuruan ndonjëherë në asnjë statistikë zyrtare apo fjalim elektoral. Ashtu si shtypi i lirë, edhe lëvizja MJAFT ishte një fitore që të gjithë ne, me mundim e arritëm në një mjedis abuzimi të rëndë me pushtetin, pas shumë vitesh errësire, indiference, moskokëçarjeje, apatie dhe laissez faire-i ekonomik e shoqëror. Ajo ishte shpata që u farkëtua midis zemërimit të përditshëm të njerëzve që s'i lidh asgjë me njëri tjetrin veç dëshirës për t'i zënë për fyti të gjithë ata që ne i paguajmë të na menaxhojnë në dobinë tonë shtetin. Dhe si me çdo armë që rastësia apo nevoja ia vë në dorë një populli, është pikërisht dora e tij ajo që mund të vendosë nëse ka rënë ora për ta përdorur, apo ajo për ta flakur atë.
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] mi imagjino pak kta lideret e dy grupeve antagoniste mas nja 20 vjetesh. tu i majt inot te lashte njoni tjetrit , tu thon njoni katnar e tjetri hajdut 20 vjet rrjesht. /pf/images/graemlins/laugh.gif

jena popull rrush qafsha ijen. bej si them une mos bej si bej une. [/qb]
Jo Hajduto. Ke nje problem ne vleresim. Nese ky plaku i KRSH-se s'ben gje tjeter vecse rri ne kafe dhe gjuan topa balte mbi MJAFT-in ne menyre qe ishalla dikush te ktheje koken nga ai dhe ta marre nje here parasysh per ta nxjerre nga anonimati, ai tjetri i MJAFT-it perkundrazi thjesht sa e injoron plotesisht. Une s'kam pare e s'kam degjuar kurre qe MJAFT te beje dicka kunder KRSH-se. Do te ishte njelloj sikur Barcelona te konsideronte rivale Turbinen e Burrelit. Te duket se ka ndonje logjike?
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

lale, ideja eshte e ktyre deklarateve dhe kunderdeklaratave patetike qe i quajne ironi. nderkohe qe duket si sherr kalamojsh.
 

notej

Primus registratum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Armiku sa me besnikeri, krenari dhe afsh e citon prijesin tend Erjon Velian per punen e Barcelones dhe Burrelit (megjithese ai pat thene Shijakut). Behu me origjinale se keshtu s'ka lezet, se je i perdhunuar mentalisht.

Me deklaratat e juaja kaq te shpra kunder paraziteve te KRSH-se ju nuk tregoni gje tjeter vecse admironi politiken e ngritur mbi sharjet, te kryebashkiakut Rama.
Ah se ngjashmeri qe keni!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Ky shkrimi më lart është shumë patetik dhe me të njëjtën frymë si dhe diskutimet elektorale të partive politike (me një nuancë ironie alla Nano apo Rama).
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Ky shkrimi më lart është shumë patetik dhe me të njëjtën frymë si dhe diskutimet elektorale të partive politike (me një nuancë ironie alla Nano apo Rama). [/qb]
Ky shkrimi me lart eshte e verteta. Gjej nje argument per te cilin te jesh kundra, mos u merr me "patetizmin" ose "ironizmin" dhe manierat stilisitikore nga te cilat duket qe s'nuhat kurrkund
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Thuhet mënyrat e jo manierat /pf/images/graemlins/wink.gif . Kryekëput propagandë alla shqiptarçe or MIK. Shiko përgënjeshtrimet e PS apo të PD në lidhje me një akuzë dhe ja ku i ke argumentat që kërkon. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Thuhet mënyrat e jo manierat /pf/images/graemlins/wink.gif . Kryekëput propagandë alla shqiptarçe or MIK. Shiko përgënjeshtrimet e PS apo të PD në lidhje me një akuzë dhe ja ku i ke argumentat që kërkon. /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
"Menyra" eshte dicka tjeter dhe "Maniera" dicka tjeter. Shko hap fjalorin shqip shqip.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

O Shoku i Tosit, për çfarë fjalori shqip-shqip e ke llafin ti ëre. Boll e keni bërë shqipen sikur me qenë gjuhë ndërkombëtare por të paktën kur ju korrigjojnë pranojeni me përulje se është në të mirën tuaj.

Maniere (it) = mënyrë (shq)
Manière (fr) = mënyrë (shq)
Manner (ang) = mënyrë (shq)

Po deshe të hapësh fjalorin e Tosit do vëresh që shqipja mungon tek lista e gjuhëve :tipsy: .
 

Gigo

Primus registratum
Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”

Duhet bere ironi me ata qe s'bejne as sondazhe e as gje prej gjeje e jo me ata qe bejne sondazhe dhe punojne e besojne ne dicka.
Po me ke te flasesh, me shqipot kokedru? Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete jane te tere ata qe shajne.
 
Top