Re: Ironi me sondazhin e “Mjaft”
ca muaj me pare, me ka ardhur ky email nga mjaft dhe sinqerisht, do ishte mjerane nga ana ime t'i harroja keto sepse dikush, pa arsye, (te pakten mua nuk me tingellon te kete ndonje arsye) ka vendosur te kapet mbas nje bishti joekzistues e te perbalte c'ti dali perpara
*************************************************
Arritjet e MJAFT: Mars 2003 - Mars 2005
Mars 2005
Lëvizja MJAFT kundërshton vendimin e qeverisë Shqiptare për të ndërtuar një kazino në qendër të Tiranës dhe kërkon pezullimin e procesit të licencimit për sa kohë nuk zhvillohet një debi hapur me komunitetin e Tiranës rreth kësaj çështjeje. Nga një studim i kryer nga MJAFT rezulton se ndërtimi i një kazinoje ka një impakt shumë të madh qoftë financiar, qoftë social mbi komunitetin. Rreziku i lartë për falimentimin e bizneseve të vogla dhe të mesme si dhe rritja e dhunës në familje, vjedhjeve dhe shkeljeve të ligjit, janë vetëm disa nga problemet që Lëvizja at MJAFT parashtron si pasoja të ndërtimit të kazinove.
Shkurt 2005
Pas përkeqësimit të situatës meteorologjike në veri të Shqipërisë që rezultoi në bllokimin e shumë fshatrave dhe komunave në qarkun e Kukësit, drejtues të Lëvizjes MJAFT si dhe klubi MJAFT i qytetit të Kukësit dhanë mbështetjen e tyre në tejkalimin e krizës. Në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Lëvizja MJAFT mundësoi shtimin e kapaciteteve të mjeteve të afta për të pastruar dhe zhbllokuar rrugët. Gjithashtu, një ndihmë prej 500 batanijesh iu dorëzua Kryetarit të Bashkisë së Kukësit për t’iu shpërndarë studentëve konviktorë të shkollës së mesme profesionale.
Janar 2005
Lëvizja MJAFT ndërmerr nismën „Skuadra Shqipëria – Tsunami Assistence“. Mbas katastrofës të ndodhur në Azinë Juglindore, MJAFT vendos menjëherë kontaktet me qeverinë Indoneziane pranë së cilës dërgon një ekip të përbërë prej 5 mjekësh dhe 3 specialistë emergjencash të cilët për mëse një muaj punuan vullnetarisht në Banda Aceh, provinca më e dëmtuar nga Tsunami. Pervec asistences ne njerez, Skuadra Shqiperia dhe ndihmesen e saj edhe ne ilace dhe medikamente te tjera.
Dhjetor 2004
Fushata A – Arsimi Perparesi. Levizja MJAFT lobon ne parlament per te rritur buxhetin e arsimit. Nje sere protestash dhe mbledhja e firmave per nje peticion kombetar realizuan presionin e duhur mbi legjislativin Shqiptar. Ne perfundim te fushates, MJAFT arrin te siguroje nje rritje te buxhetit per arsimin prej 23 milion Euro.
MJAFT i bashkohet levizjes se pedagogeve per permiresimin e statusit te tyre dhe mbeshtet kerkesen e tyre per autonomi financiare. Klubet studentore te Levizjes MJAFT ne Tirane dhe ne qytetet e tjera universitare u perfshine ne greven dhe protesten e pergjitheshme qe perfundoi me plotesimin e te gjitha kerkesave te parashktruara nga ana e Ministrise se Arsimit.
Nentor 2004
Levizja MJAFT nderohet me cmimin prestigjoz “UN Civil Society Award”. Ky cmim u dorezua ne Viene nga nensekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ministrja e Puneve te Jatshme te Austrise si dhe Kryetari i Bashkise se Viennes. Ne nje konkurrim ku moren pjese 1100 organizata nga me shume se 200 vende, Levizja MJAFT u nderua per punen e kryer ne luften kunder apatise qytetare dhe per lidershipin e spikatur qe ka treguar ne trajtimin e ceshtjeve delikate ne Shqiperi.
Nje vit mbas mbas zgjdhjeve lokale te 2003, Levizja MJAFT ndermerr nje tur debatesh ne 12 qytete te Shqiperise. Kryetaret e Bashkise u perballen me komunitetin lokal duke debatuar mbi arritjet e qeverise vendore dhe nevojat e qytetareve. Per me teper, Kryetareve te Bashkive iu rikujtuan edhe njehere premtimet e bera gjate fushates zgjedhore te 2003.
Tetor 2004
MJAFT reagon ndaj tragjedise se Fushe-Arrezit ku ne nje aksident rrugor humben jeten 16 studente Kosovare. Aktiviste te Levizjes vizituan vendin e aksidentit dhe vullnetarish ndertuan tre mbrojtese betoni duke treguar se “ku ka vullnet, ka edhe rruge”. Te dhenat tregojne se ne Shqiperi cdo dite vdes nje person si pasoje e aksidenteve rrugore. Ministria e Transporteve ka treguar nje neglizhence te theksuar ne marrjen e masave mbrojtese dhe vendosjen e sinjalizimeve per te shmangur keto aksidente tragjike.
MJAFT ndermerr nje fushate nje-javore turpi ndaj Kryeministrit Fatos Nano. Mbas shpalljes se dites se zise kombetare pas aksidentit ku humben jeten 16 te rinj kosovare, Kryeministri Nano u shfaq duke festuar ne nje lokal ne Greqi. Levizja MJAFT denoi rende kete akt te papergjegjshem dhe arrogant te Kryeministrit, i cili serish deshtoi t’i qendronte prane kombit te tij.
Shtator 2004
MJAFT realizon te parin tur promovues jashte vendit, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, e ftuar nga anetaret e diasporas shqiptare ne Washington DC, San Francisco, Detroit dhe New York. Ne keto qytete jane ngritur dege te MJAFT dhe drejtues te diaspores po organizojne evenimente per ngritje fondesh.
Ndryshe nga aktivitetet e meparshme, MJAFT organizon komunitetin e tifozeve te futbollit Shqiptar te cilet vinin ne Tirane per te qene te pranishem ne ndeshjen historike me Greqine. Vullnetaret e MJAFT organizuan festa mireseardhjeje dhe festime te tjera pas fitores. Pas vdekjes tragjike te emigrantit shqiptar Gramoz Palushi, MJAFT mbeshtet protesten e emigranteve ne Greqi, angazhon Ambasaden Greke ne Tirane ne nje debat publik per keqtrajtimet e vazhdueshme ndaj emigranteve shqiptare, dhe se bashku me skuadren kombetare te futbollit, mbledh mijera Euro donacione per te mbeshtetur familjen e emigrantit te vrare.
Gusht 2004
Disa qindra studenteve, te cileve iu refuzua pa te drejte viza per studime ne Itali, mbeshteten nga MJAFT gjate dy jave protestash. Disave prej tyre iu rikonsiderua kerkesa per vize, ndersa te tjeret u ndihmuan te vazhdojne arsimimin ne Shqiperi.
MJAFT organizon projektin shume te rendesishem, Instituti i Lidhjes Rinore per Lidershipin - YouthLink Leadership Institute (YLLI), nje program intensiv veror qe bashkon lideret me te spikatur ne Ballkan ne nje ushtrim akademik te jashtezakonshem per menaxhimin politik dhe mire-qeverisjen.
MJAFT krijon Fondacionin MJAFT (MF) si dege filantropike dhe promovuese te vlerave te Levizjes. Fondacioni do te kerkoje fonde nga shqiptaret ne Shqiperi dhe jashte vendit, dhe do t’i perdore per te nxitur zhvillimin dhe arsimimin e veriut te Shqiperise, per te mberritur tek te rinjte shqiptare ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, te mundesoje dhe nxise kerkimet per ceshtje te rendesishme, dhe mbeshtetjen e veprimeve te drejtperdrejta te klubeve te MJAFT neper Shqiperi.
Korrik 2004
MJAFT ftohet te deshmoje perpara Komisionit per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope prane Kongresit Amerikan, per ceshtje qe lidhen me Avancimin e Demokracise ne Shqiperi. MJAFT lavderon progresin e bere nga shoqeria shqiptare, por denoncon rastet e korrupsionit, krimit te organizuar dhe trafikimit ne te cilin perfshihen politikanet. MJAFT shpreh shqetesimet per ceshtje qe lidhen me zgjedhjet e ardhshme si dhe ligjin e ri mbi pronat. Anetare te Kongresit Amerikan dhe te Qeverise se Shteteve te Bashkuara inkurajojne Levizjen MJAFT qe te ndjeke dhe te ndihmoje ne menyre aktive ndryshimet ne kulturen politike te Shqiperise.
Qershor 2004
MJAFT, bashke me grupe te Shoqerise Civile, organizon disa protesta masive kunder nenshkrimit te nje kontrate per importimin e mbetjeve urbane te Italise nga Qeveria Shqiptare, e cila do te demtonte nje hapesire te banuar nga me shume se nje milion banore, ndermjet qyteteve te Tiranes dhe Durresit. Ne keto momente legjislacioni i ri, i propozuar nga MJAFT, po perpunohet ne Parlament.
MJAFT organizon nje festival aktivizmi & muzike prej tre ditesh ne Durres, te quajtur MJAFT Fest – nje eveniment qe mbledh mijera te rinj nga Shqiperia, Kosova, dhe Maqedonia.
Klubi i MJAFT ne qytetin e Kukesit negocion me sukses nje marreveshje mes komunitetit dhe Korporates Elektro-energjitike te Shqiperise (kompani shteterore) per te reduktuar nderprerjet e energjise ne kete zone te varfer te veriut.
Maj 2004
MJAFT organizon nje proteste kunder ndryshimit te pavend te Protokollit te Shtetit. Gjithashtu, zhvillohet nje proteste paqesore bashke me median per lirine e shtypit, si reagim ndaj vendimit te Gjykates se Rrethit te Tiranes, e cila vendosi nje gjobe prej 2 milione Leke kunder gazetes Koha Jone, me akuzen e publikimit te dokumenteve inkriminuese ndaj zyrtareve te larte te shtetit. Pas kesaj, nje ligj i ri mbi mediat po diskutohet ne komisionet parlamentare.
Klubi i MJAFT ne qytetin e Beratit inicion disa fushata vullnetare per te pastruar lagjen “Kala” te qytetit, nje lagje me vlera historike. Me qindra nxenes te shkollave te mesme dhe te rritur moren pjese ne punimet qe zgjaten nje jave.
Klubi i MJAFT ne qytetin e Kukesit organizon protesta qe arrijne te ndryshojne planin e Ministrise se Transporteve per ndertimet e rruges se re, qe kjo e fundit t’i pershtatet nevojave te komunitetit dhe biznesit lokal.
Klubi i MJAFT ne qytetin e Korces arrin te negocioje nje ‘armepushim’ mes grupimeve kundershtare ne keshillin bashkiak te qytetit, te cilet kishin bllokuar bashkine prej 8 muajsh pas zgjedhjeve lokale. Si rezultat, buxheti per qytetin aprovohet, dhe vihen ne vazhde punimet e nevojshme ne qytet.
MJAFT hedh ne treg “Telegraf”-in, nje gazete e perjavshme e pavarur, qe aktualisht eshte projekt-pilot.
Prill 2004
Klubi i MJAFT ne qytetin e Gjirokastres lobon me sukses ne Ministrine e Arsimit per rritjen e shpenzimeve per paisjet e konvikteve ku jetojne me mijera studente te Universitetit te Gjirokastres.
Klubi i MJAFT ne qytetin e Shkodres dhe disa OJQ arrijne te ndikojne prane Ministrise se Puneve Sociale qe te mbaje hapur jetimoren e qytetit ne te cilen jetojne me dhjetra femije te familjeve te prekura nga gjakmarrja.
Klubi i MJAFT ne qytetin e Elbasanit e shtyn keshillin bashkiak te perpiloje nje plan veprimi emergjence per mbrojtjen e ambjentit, duke pare nivelet alarmuese te ndotjes se qytetit, qe eshte nje nga vendet me te ndotura ne Evrope.
Klubi i MJAFT ne Tirane nxit me sukses legalizimin e Statusit te Studentit per Universitetet ne Shqiperi. Po i njejti grup, inicioi nje fushate per dhurim gjaku ne te gjithe qytetin, ne ndihme te qindra femijeve qe vuajne nga semundje te gjakut.
Mars 2004
MJAFT krijon me sukses nje rrjet lokal aktivistesh ne 6 qytete ku ka universitete, si dhe ne 4 qytete te tjera, ne te gjithe Shqiperine. Keto Klube Qytetare te MJAFT jane qendra te mbeshtetjes dhe lobimit per ceshtje te rendesishme komunitare tek autoritetet e qeverisjes lokale.
Shkurt 2004
MJAFT organizon protesta kunder rritjes se tarifave te energjise elektrike, telefonave dhe cmimit te bukes. Si pergjigje e presionit publik, MJAFT arrin me sukses te negocioje me qeverine qendrore per zvogelimin e tarifave te paperballueshme per disa sherbime te domosdoshme si energjia elektrike (nga e cila perfitojne 800,000 shtepi), linja fikse telefoni (nga e cila perfitojne 250,000 shtepi), si dhe cmimi i bukes (miellit).
Janar 2004
MJAFT mbajti nje manifestim te madh me 5,000 pjesemarres, dhe kerkon drejtesi per viktimat e trafikimit, pas tragjedise se 9 janarit, qe ndodhi si rrjedhoje e lejimit te nje kalimi te paligjshem me gomone nga zyrtare publike.
Dhjetor 2003
MJAFT kerkon ne Parlament qe te rritet buxheti per arsimin me 700 milione leke. Parlamenti shqiptar e aprovon ndryshimin, dhe ishte e para here qe nje gje e tille ndodhte ne saje te presionit nga grupe te shoqerise civile.
Nentor 2003
MJAFT inicion nje peticion prej 20,000-firmash dhe fillon nje fushate kunder keq-trajtimit te emigranteve shqiptare nga ana e qeverise greke. Si rezultat, Parlamenti grek aprovon “Ligjin kunder diskriminimit te emigranteve”.
Tetor 2003
MJAFT organizon protesta qe cuan ne heqjen nga puna te ministrit te brendshem, i cili publikisht goditi nje gazetar te pavarur.
MJAFT organizon Javen per Orientimit Studentor me fillimin e vitit te ri akademik per rreth 10,000 studente te vitit te pare ne universitetet e Tiranes, Vlores dhe Korces, duke u perqendruar ne luften kunder korrupsionit dhe promovimit te ‘mundesise per te gjithe’ ne sistemin arsimor.
Shtator 2003
MJAFT nis fushaten mbare-kombetare per debatin dhe informimin publik per zgjedhjet 2003 e quajtur KETU VENDOS UNE! si nje pararendes i zgjedhjeve lokale te 12 tetorit, ku u perfshine 13 qytete ne te gjithe Shqiperine. Qellimi madhor i fushates ishte te rriste cilesine dhe sasine e pjesemarrjes se qytetareve ne zgjedhjet lokale, dhe u bazua ne platformen qe kombinonte: (i) Turin Muzikor/Teatral ‘Rock the Vote’ ; (ii) Debate mes kandidateve per kryetar bashkie; (iii) Njoftime neper media/lajmerime publike me ane te spoteve ne radio dhe TV.
Gusht 2003
MJAFT organizon aktivitetin e pervitshem, Institutin e Lidhjes Rinore per Lidershipin - YouthLink Leadership Institute (YLLI). YLLI ishte nje iniciative e efektshme dhe e suksesshme ne formen e nje shkolle vere, qe prezantoi nje menyre te re alternative te trajnimeve mbi lidershipin ne Ballkan. Qellimi i tij ishte te krijonte nje ambjent qe do te sfidonte lideret e rinj per te zgjeruar dhe pasuruar njohurite dhe mendesite e tyre mbi formimin politik dhe ne kuptimin e shoqerise se sotme moderne si e tere.
Mars – Korrik 2003 – Fushata MJAFT!
Lidhja Rinore Ballkanike (BYL-A), Organizata Kombetare e Debatit (ANDA) dhe mbi 60 organizata partnere nisen me sukses nje fushate mbarekombetare ndergjegjesuese dhe advokuese te quajtur MJAFT! si nje reagim publik ndaj problemeve te vazhdueshme politike, sociale dhe ekonomike.
Fushata MJAFT!, e cila u mbajt ne Shqiperi ne periudhen Pranvere-Vere 2003, nisi nje prirje te re ne ndryshimin e mentalitetit dhe strategjise se edukimit publik. Ajo i fuqizoi komunitetet ne gjithe vendin, ndihmoi ne rehabilitimin e sensit te protestes dhe te kerkeses publike ne permiresimin e kushteve thelbesore te jeteses. Shume vezhgues pranuan se ajo ndihmoi edhe ne permiresimin e imazhit te Shqiperise jashte vendit, ndersa shume te tjere pranuan se ajo vendosi standarde te reja ne ‘modus operandi’ per grupe dhe organizata te shoqerise civile.
Ne thelb, fushata ishte nje iniciative publike qytetare, qellimi i se ciles ne ata kater muaj ishte fokusimi kunder apatise qytetare dhe nxitja e aktivizmit qytetar ne Shqiperi. Kjo iniciative ishte nje perpjekje e perbashket e grupeve te shoqerise civile dhe qytetareve te shqetesuar, te cilet besojne qe demokracia e mire, qeverisja funksionale, dhe shoqeria e perparuar arrihen vetem nepermjet pjesemarrjes konstruktive te qytetareve te vendit. Duke pare drejt se ardhmes, shpresohet qe perpjekjet do te shenojne fillimin e ndryshimeve sociale, ekonomike dhe politike ne Shqiperi, te cilat nga ana tjeter, do te mundesojne nje jete me dinjitet qe te gjithe qytetaret e ketij vendi meritojne.
Fushata MJAFT! u vu ne jete me ane te nje qasje te shume-anshme, ku seciles prej tete temave te fushates iu kushtuan dy jave, dhe shuma e pergjithshme ishte 16 jave ose kater muaj (mesi i Marsit – mesi i Korrikut 2003).
Lista e meposhtme tregon tete temat e fushates MJAFT!:
Sherbimet e dobeta ne sistemin e Shendetsise dhe Arsimit (24 mars - 4 prill)
Gjakmarrja (5 – 20 prill)
Trafikimi dhe Krimi i Organizuar (20 prill – 3 maj)
Varferia dhe Papunesia (5 – 16 maj)
Diskriminimi ndaj Grave dhe Grupeve Me Aftesi te Kufizuara (17 – 26 maj)
Degradimi i Ambjentit (27 may – 15 qershor)
Progresi i dobet drejt Integrimit Europian (16 – 30 qershor)
Hendeku i gjere ne Politikat e Papergjegjshme dhe Korrupsioni Politik (31 qershor – 12 korrik)
Dy muaj pas perfundimit te Fushates MJAFT!, Balkans YouthLink, Organizata Kombetare e Debatit (Albanian National Debate Association), si dhe shume grupe apo individe te tjere qe ishin bashkuar me fushaten, kuptuan nevojen e madhe per te vazhduar punen e MJAFT! – kesaj here, jo vetem thjesht si nje fushate marredheniesh me publikun, por si nje levizje qe vazhdimisht ben presion per aktivizem qytetar, zhvillim kombetar dhe permiresim te imazhit te Shqiperise jashte vendit. MJAFT kaloi pikerisht neper kete faze ndryshimi – nga Fushate ne Levizje. Keshtu, zgjeroi bordin me me teper personalitete dhe figura me imazh pozitiv publik. Perpos kesaj, u perqendrua ne punen per ngritjen e degeve te levizjes ne disa qytete te tjera, te cilat do te luanin rolin e vezhguesve dhe per lobuesve per interesat qytetare.
**************************************************
Nuk e di me ca syzesh e shihni realitetin ju, po keto te miat, nuk jane aq te erreta