Ironi me sondazhin e “Mjaft”
Marre nga gazeta "SHEKULLI" www.shekulli.com.al
Të rinjtë e “Parlamentit” kanë nxjerrë në shitje 100 paketa sondazhezh për partitë në formën e një tenderi të hapur
Parlamenti Rinor, ironi me sondazhin e “Mjaft”
A. Rama
TIRANE - Parlamenti Rinor ka ironizuar dje lëvizjen “Mjaft” dhe sondazhin e zhvilluar prej saj dhe të publikuar disa ditë më parë. Të nxitur nga detati i fundit mbi sondazhin e publikuar nga lëvizja “Mjaft”, në një protestë origjinale të organizuar në Pazarin e Ri, përfaqësues të Parlamenti Rinor kanë nxjerrë në shitje 100 paketa sondazhezh për partitë në formën e një tenderi të hapur. Sipas tyre, ata kanë ironizuar lojërat e ndonjë organizate shqiptare për të vendosur gjoba ndaj partive politike, duke nxjerrë në shitje opinionin publik. Ironia e organizatorëve është dukur hapur edhe në parrullat që anëtarët e saj mbanin në duar. “Tender për përqindjet e sondazheve elektorale”, ndërsa një tjetër shkruante “Tenderi përfundon në 10 qershor, se pastaj do të publikojmë rezultatet”. 100 paketat e përqindjeve të sondazheve shkruanin “1% sondazh elektoral = 10 000 euro”, dhe përbëheshin nga paketa gjalpi që ironizonin me markën: “Lubrifikant aktivizmi”, duke ironizuar me abuzimin 2-vjeçar të aktivizmit qytetar, me qëllim privatizimin e opinionit publik dhe nxjerrjen e tij në shitje për përfitime personale”, thuhet në deklaratën e Parlamentit Rinor. Ndërkohë kryetari i këtij Parlamenti Rinor tha “që prej mëse 2 vjetësh organizata të caktuara shqiptare kanë privatizuar ilegalisht opinionin publik dhe kanë filluar ta shesin atë si pronë të tyre. Jemi këtu për t’i thënë mjaft këtij fenomeni të turpshëm dhe për t’i thënë këtyre manipulatorëve që të mos bëjnë më tendera me përqindjet elektorale, duke çorientuar opinionin publik”. Sipas organizatorëve të protestës, këto organizata nëpërmjet spoteve publicitare që ofrojnë në disa media, po përpiqen të bllokojnë punën e organizatave të tjera qyterare dhe për të monopolizuar imazhin mediatik. Më tej deklarata e Parlamentit Rinor ndalet në faktin se këto lloj organizatash kanë abuzuar me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, duke manipuluar përqindjet e rezultateve dhe me mungesë totale transparence. “Ndryshe nga tradita e performancave rinore që i drejtohen institucioneve apo politikës, këtë herë performanca e aplikuar ironizonte me vetë organizatat që pretendojnë të përfaqësojnë opinionin publik. Tendenca e viteve të fundit për të monopolizuar dhe deri “privatizuar” aksionin apo aktivizmin qytetar dhe vetë “pronësimin” e opinionit publik, ka krijuar një pakënaqësi të madhe në organizatat e qytetarëve për rrezikun e manipulimit dhe abuzimit me interesat e publikut për qëllime përfitimi. Performanca synon të ushtrojë një presion ndaj këtyre organizatave, të cilat në këtë moment po abuzojnë me opinionin publik, duke organizuar spektakle mediatike për tendera të fshehtë për shitjen e përqindjeve të sondazheve, duke krijuar amulli dhe kaos në fushatën elektorale. Brenda 2 javësh do të jepen rezultatet e një sondazhi të dytë, i cili rrezikon të krijojë një konfuzion dhe më të madh dhe e gjitha kjo bëhet në emër të shoqërisë civile dhe natyrisht, pas publikimit, do të synojë të fshihet po pas saj”, - përfundon deklarata e Parlamentit Rinor.