Re: IRAQ
Departamenti i Thesarit Hap Ceshtjen e O'Neill
Washington (13 Janar)--Paul O'Neill, ish secretari i thesarit te shtetit i cili kishte ruajtur disa fjale shume te forta per eprorin e tij te meparshem Bush, po merr pak nxehtesi nga administrata (po e kritikojne).
Departamenti i Thesarit ka deklaruar te henen se po ndermerr nje inspektim gjeneral mbi ceshtjen se si dokumente te stapmosura "sekrete" u perdoren gjate intervistes qe O'Neill dha te shtunen ne mbremje ne programin e CBS "60 Minuta" ku po rreklamonte librin e tij te ri, "Cmimi i Besnikerise."
O'Neill, te cilin presidenti Bush e pushoi nga puna ne dhjetor te 2002, ka thene ne librin e tij se presidenti qe ne fillim te zgjedhjes se tij ishte perqendruar ne heqjen e Saddam Hussein nga pushteti.
O'Neill gjithashtu komenton se vendimet administrative qe presidenti ndermerrte ishin shpesh kaotike dhe takimet e kabinetit te tij e benin Bushin te dukej "si nje njeri i qorruar ne nje dhome plot me njerez shurdhe."
Bushi i ka bere nje mbrojtje te forte politikes se tij ne Irak kete te marte, nderkohe qe disa kandidate demokratike presidenciale shtojne se Bushi ka cuar ne rruge te gabuar (has misled) publikun Amerikan.
Gjenerali pensionist Wesley Clark tha qe "O'Neill ka konfirmuar dyshimet e mia me te erreta per kete administrate," ndersa deputeti Dennis Kucinich, Demokrat-Ohio, tha, "Tani ne zbulojme nga Sekretari O'Neill qe presidenti e kishte planifikuar atakun mbi Irak perpara 9/11 dhe popullit Amerikan u eshte dhene informacion i rreme.
Gjithe ky tufan fjalesh ka rritur interesin ne librin e O'Neill i cili del kete te marte ne librarite e vendit.
O'Neill ka qene burimi kryesor i informacionit ne kete liber te shkruar nga ish reporteri i Wall Street Journal, Ron Suskind, i cili u mbeshtet jo vetem tek intervistat me O'Neill por dhe tek 19,000 dokumente qe O'Neill i ka dhene.
Ne "fjalet e autorit" ne fillim te librit, Suskindi shkruan se ai dhe O'Neill te dy besojne se sekretet shteterore "nuk kane pothuajse asnje vlere" dhe se kercenimi i vertete i sigurise nacionale nuk erdhi nga nxjerrja e ketyre sekreteve por nga analiza e keqe nga ana e qeverise mbi informacionet qe kishin.
Per kete aresye, Suskindi tha qe ai dhe O'Neill po perpiqeshin qe nepermjet ketij libri ti japin lexuesit sa me shume informacion per punet e brendshme te Bushit ne Shtepine e Bardhe, e pastaj cdo njeri te arrije ne konkluzion vete.
Megjithate, tani, Inspektorit te Pergjithshem te Departamentit te Thesarit, Jeffrey Rush, i eshte kerkuar qe te investigoje mbi perdorjen e ketyre dokumenteve sekrete ne intervisten e O'Neill ne CBC.
Suskindi ne programin "60 Minuta" i referohet diskutimeve ne ditet e fillimit te administrates se Bushit dhe shtoi, "Ka memos (ceshtje per t'u bere). Njera prej tyre eshte shenuar sekret dhe titullohet "Plani pas renies se Sadamit."
Zedhenesi i CBCse, Kevin Tedesco that qe CBC thjesht tregoi ne kamera nje kopertine qe i perkiste "nje dokumenti sekret por nuk tregoi ndonje dokument sekret gjate xhirimit."
Publikuesit e librit, Simon & Schuster, kane nenshkruar nje dokument ne te cilin mohojne qe kane thyer ndonje ligj per perdorjen e dokumenteve sekrete.
Te henen, gjate nje mbledhjeje te shteteve Amerikane ne Meksiko, Bushi beri nje vetmbrojtje shume te forte persa i perket vendimit te tij per tu futur ne lufte kunder Irakut dhe u shpreh, "vendimi qe kam marre eshte vendimi i drejte per Ameriken" dhe per boten.
Kur u pyet specifikisht nese O'Neill e kishte drejt kur thoshte qe lufta kishte filluar perpara 9/11, Bushi tha qe kur u be president ai trashegoi nje ideologji per "ndryshim regjimi" nga ish presidenti Clinton dhe ai vendosi ta adoptoje si idene e tij.
"Keshtu qe ne po e llustronim kete ideologji kur 9/11 ndodhi," tha ai.
Zedhenesi i thesarit Rob Nichols tha qe kerkesa e departamentit per te investiguar O'Neill nuk duhet marre si nje grusht per ta luftuar ate. "Kjo eshte procedure standarte," shtoi ai.
Republikanet e kane drejtuar pushken drejt O'Neill, duke thene qe komentet e tij treguan inatin qe ai kishte ndaj presidentit Bush meqenese ai e hoqi nga puna pse e kundershtoi per ceshtjen e taksave.
"Mr. O'Neill eshte aq i hidhur tani sa c'ishte i pa-afte kur ishte Sekretar i thesarit," tha deputeti Bob Ney, Republikan-Ohio.
Megjithate, O'Neill eshte mbrojtur nga Robert Reich, i cili sherbeu si sekretari i punes gjate administrates se Klintonit dhe me vone shkroi nje liber mbi kete eksperience.
"Anetaret e kabinetit duhet te jene besnike ndaj presidentit, por duhet te kene besnikeri me te madhe ndaj publikut," tha Reich.
__________________