IRAQ

IRAQ

flordemo13.jpg
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga marko:
[qb]
Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb] ARRESTIMET E SHQIPTARVE PER GJOJA "KRIME LUFTE" JANE VETEM FILLIMI I DRAMES SE MADHE, E PA MBARIM TE POPULLIT SHQIPTAR.
".


Kastriot [/qb]
O Kastriot, po dhe gjyqin e Hages e perzive me Amerikanet ?
....................................
Kto jane maskaralliqet e Evropes, dhe jo te USA.
TI thua, pse nuk cmon amerika proamrikanizmin e shqiptareve. ME fal ti a po i lexon se cpo shkruan ti dhe ne pergjithesi shumica e Kosovareve qe jane rradhitur me "vellezerit" e tyre muslimane dhe jo me ata qe i shpetuan nga thika e Tigrave?
Edhe sa per ate "gjoja" per krime, mendohu pak mire para se te thuash "gjoja" se po vure ne pikepyetje kredibilitetin e Gjykates se Hages, me dashje apo pa dashje na e nxorre Sllobon martir.
MOs e qelbni muhabetin me kshu deklaratash.
Ajo gjykate, o eshte e ndershme ose nuk eshte e ndershme, mos perdorni standarte te ndryshme te tipit, ca te nenes, e ca te njerkes. [/qb]
Ore djale po ti je ne vetvehte kontradiktor kur njehere e quan kriminalizimin e shqiptarve prej gjykatesve te Hages "maskaralliqe te Evropes" dhe nga ana tjeter derdellit ketu kot se koti per karakterin "e ndershem" ose jo te gjykates dmth kredibilitetin e saj.
A nuk jane amerikanet ata qe pengojne zgjerimin e kompetencave te gjykates internacionale sepse kane frike qe ushtaraket dhe punonjesit e CIA-s mund te akuzohen per krime kunder njerezimit????????
Sa per ate akuzen per "antiamerikanizem", ate mbaje per vehte.
Bush dhe administrata e tij, por edhe ndonje administrate tjeter nuk mund te perfaqsojne Ameriken, sidomos kur jane te verbuar nga politika e re kolonialiste dhe vendosmeria per te "rindare" boten, me mire per ta bere ate prone private te tyre duke instaluar qeveri kukulla qe nuk jane asnje gje tjeter vecse banda hajdutesh dhe drogaxhinj si ne rastin tone.Ne qofte se ti ose ndonje familjar i yti ben pjese tek keta te fundit atehere nuk ta kam fajin une.
Shqiptaret e Kosoves dhe te gjithe shqiptaret e ndershem dmth shumica dermuese e shqiptarve,nuk jane ashtu sic thua ti( dmth me ngjyrime fetare)antiamerikane dhe nuk mbeshtesin regjime diktatoriale si ai i Sadamit qe u be i tille vetem me ndihmen e amerikaneve qe e perdoren ate kundra Iranit ne luften 10 vjecare Irak/Iran.Jane po ata "amerikane" qe i dhane Sadamit teknollogjine e duhur per prodhimit e gazit helmues qe u perdor kundra popullsise kurde ne veri te Irakut ne fund te viteve 80-te, dhe jane po ata "amerikane" qe heshten per kete gje me vite me rradhee.
Prandaj ate derdellitjen jote dhe akuzat per "antiamerikanizem" drejtoji diku tjeter se per shqiptaret jane te pavlershme.
MOS VALLE JANE EDHE DAILY MIRROR E GAZETA TE TJERA, OSE MILIONA NJEREZ, QE DEMOSTROJNE KUNDER LUFTES,NE TE GJITHA SHTETET E BOTES PERFSHI KETU EDHE SHBA, TE GJITHE "MYSLIMANE"?????????


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

STOP THE BUSH, STOP HIM.........
bush-it.jpg



Kastriot
Ps: Se mos del ndonje tani dhe te na thote se demostruesit jane "fondamentalista myslimane"!!!!!!!!
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

KUNDËR LUFTËS APO KUNDËR AMERIKËS?



Ka kohë që bota jeton në psikozën e pritjes së luftës së pashmangshme kundër Irakut. Ngjarjet janë zhvilluar në një mënyrë që pak njerëz mund ta parashikonin në kohën kur pas shembjes së regjimit të talebanëve në Afganistan SHBA iu përveshën punës për krijimin e koalicionit botëror për luftën e dytë kundër Irakut. Pak njerëz mund të kishin parashikuar se lufta në Irak do të kthehej në mollë sherri edhe në gjirin e NATO-s dhe të Bashkimit Europian.

Më 14 shkurt 2002 në ditën e Shën Valentinit 100 000 000 njerëz demonstruan në mbarë botën kundër luftës në Irak. Në Londër thuhet se u bënë demonstratat më të mëdha pas LDB. Demonstrata janë bërë kudo edhe në SHBA. Artistë të Hollivudit janë përfshirë në fushatën kundër luftës për të nxitur amerikanët të kundërshtojnë politikën e presidentit Bush. Një aktore e Hollivudit ka lëshuar frazën “ të jesh kundër luftë së SHBA në Irak nuk do të thotë se je kundër SHBA”. Është një frazë që merr kuptim në të gjitha mjediset. Është një frazë që duhet të frenojë kudo ata që kundërshtarët e luftës në Irak i shpallin anti-amerikanë.

Shqiptarët mbase janë nga vendet e popujt që e kanë bërë më së paku qejfin qeder për mundësitë dhe rrjedhojat që mund të sjellë shpërthimi i luftës kundër Irakut. Si gjithnjë Shqipëria e shqiptarët bëjnë pjesë tek përjashtimet. Politika zyrtare qeveritare dhe në përgjithësi politikat partiake në Shqipëri kanë qenë haptazi në mbështetje të politikës amerikane për të filluar luftën kundër Irakut. Është pak paradoksale se edhe politikanë dhe mjedise politike që kundërshtonin ndërhyrjen ushtarake kundër Serbisë dikur tani në rastin e Irakut janë bërë flamurtarë të fillimit të sulmeve sa më parë. Në këtë kategori bën pjesë edhe kryetari i qeverisë shqiptare, Fatos Nano, i cili vite të shkuara kur në Shqipëri bëheshin kërkesa për bombardime kundër Serbisë si e vetmja mënyrë për të parandaluar genocidin në Kosovë, ai shprehej se Serbia duhej bombarduar vetëm me demokraci e jo me armë. Tani Nano merr flamurin e një përkrahësi shumë të zellshëm të sulmeve kundër Irakut, aq sa bëhet dhe mësues i rreptë për Francën e Gjermaninë që nuk e paskan mësuar mirë mësimin se kanë borxhe ndaj Amerikës e nuk duhet të bëjnë naze për të mbështetur luftën e saj në Irak. Ka edhe shumë shkrues në gazetat shqiptare që i japin mësime Amerikës si të shpejtojë fillimin e luftës, si të justifikopjë këtë luftë. Shkruesit që bëjnë teorizime të tilla “superpatriotizmi amerikan” në Shqipëri për çështje të tjera hiqet tepër pacifistë. Këtyre u duket sikur ua ka rënë barra e madhe që t’i japin gajret Amerikës, të cilës ia paskan me hile artistët e saj në Hollivud.

Shqipëria e shqiptarët janë rast i veçantë edhe përsa i përket demonstratave kundër luftës. Emri i Shqipërisë përmendet si i vetmi vend ballkanik ku nuk janë bërë demonstrata kundër luftës në Irak. Me aq sa bëri Hysni Milloshi me “çetën e pionierëve komunistë” për snobizëm komunist nuk e nxjerr dot Shqipërtinë nga pozicioni i vendit ku nuk demonstrohet. Ky qëndrim nuk është i rastësishëm. Në Shqipëri mungon ende një opinion publik i formuar si në vende të tjera. Në Shqipëri nuk ka traditë demonstrimesh të tilla. Indiferentizmi për ngatërresat në botë është i madh. Interesimi i shqiptarëve për politikën është i dukshëm vetëm në diskutimet në mjediset e tymta të kafeneve. Në Shqipëri praktikisht nuk u bënë demonstrata as gjatë luftës në Kosovë e Maqedoni kur viktimat ishin shqiptarë. Mitingjet e marsit e të qershorit të vitit 1998 ishin një manevër politike e organizuar me zor të madh. Në këtë gjendje ndikojnë padyshim qëndrimet e shtresës së intelektuaëve shqiptarë që vazhdimisht vihen në pozicionin e propagandistëve të politikave zyrtare, që janë shegertë politiëk më shumë se njerëz me mendje të pavarurr e vështrim më të largët se qytetarët e rëndomtë..

Nuk mund të qortohet politika qeveritare e Shqipërisë që u radhit në anën e mbështetësve të politikës së SHBA për luftë kundër Irakut. Pavarëisht se Nano e qeveritarët tjerë këtë e bënë për interesa pushtetore të tyre kështu duhej vepruar edhe për hir të detyrimeve të politikës shtetërore dhe të interesave kombëtare të marra në tërësi.. Të qortueshme mund të jenë entuziazmi fodull e fyçkë dhe motivimet e këtij qëndrimi. Por mund të qortohen shumë qëndrimet e mekanizmave shoqërore, të shtypit, të intelektualëve që nuk dëshmojnë aspak për ndiesi të qëndrimit ndryshe, që janë robër të stereotipeve zyrtare. Edhe pse Shqipëria është përmendur nga Franca dhe kryezyrtari i Bashkimit Europian si shtet mëkatar që kan qëndruar në anën e Amerikës dhe me këtë rrezikon të mbetet pa ndihmën ekonomike të Europës nuk ka vend për të menduar se politika zyrtare shqiptare mund e duhej të bënte ndryshe. Por shqiptarëve e botës është mirë t’u bëhet e qartë se këtë qëndrim Shqipëria duhet ta mbajë duke u nisur nga interesa politike kombëtare dhe jo si të diktuar nga parime. Nëse qëndrimi i Shqipërisë do të diktohej kryesisht nga respektimi i parimeve atëherë duhej mbajtur qëndrim më i ndryshëm , mbase shumë më afër “frontit europian të refuzimit”.

Kundërshtimi i luftës në Irak bëhet për arsye nga më të ndryshmet në vende të ndryshme. Kundërshtime ka dhe në Shqipëri. Këto kundërshtime nuk duhet kurrsesi të shihen vetëm si shenjë anti-amerikanizmi, sidomos kur është fjala për reagime të opinionit publik. Kur lexon librin “Pse njerëzit urrejnë Amerikën?” botuar në Angli në vitin 2002 dhe shkruar nga dy autorë, Ziaudin Sardar dhe Merri Uin Davis, vëren se në botë ka shumë arsye për të cilat nuk miratohet ose kundërshtohet roli i SHBA si hiperfuqia e kohës. Autorët e këtij libri duan të tërheqin vemendjen në faktin se amerikanët nuk kanë një ide të qartë e përshtypje të saktë të shkaqeve të reagimeve të tilla në botë, se amerikanët e kanë të dobët shprehinë dhe ndjenjën e vetreflektimit, se amerikanët të mirën të drejtën, demokratiken i kuptojnë vetëm ashtu si i kanë ata dhe jo në ndonjë formë tjetër.

Prandaj reagimet kundërshtuese ndaj luftës në Irak morën këto përmasa dhe u krijua një atmosferë e nderë midis SHBA e disa nga aleatët e tyre kryesorë.



23.02.2003 Abdi Baleta
 

Klinton

Primus registratum
Re: IRAQ

Di qe shqipetaret po kthehen ne viktima te miresise amerikane dhe kjo eshte shume e demshme per vete shqiptaret qe kerkojne zgjidhjen e ceshtjes kombetare.
Nuk eshte problem i juaj se cfare beri Amerika ne Kosove apo Serbi.
Ajo qe eshte e rendesishme eshte se shqiptaret e Kosoves jane me te lire se kurre dhe ata falenderojne Ameriken per shpetimin e tyre.
Shqiptaret gjate kesaj kohe kane miresine te mesojne te shkruajne, te lexojne dhe aq me shume te deshifrojne historine e tyre.
Shqiptaret jane i vetmi komb ne Evrope qe kane mesuar te shkruajne tani se voni dhe historine e tyre e kane te shkruar neper librat historike te fqinjeve.
Mos harroni se jeni njohur si shtet ne vitin 1912 vetem si pasoje e gabime tuaja dhe mundesisht para vitit 1912 ju nuk keni eksistuar ne harten e botes.
Tani hidhni vickla per te treguar se mesuat pak shqip por keshtu do humbisni ardhurimin tone amerikan per ju shqiptaret.
Mund tju them qe nuk jeni formuar akoma si komb por kjo pergjigje mund te vije me vone dhe pikerisht atehere kur ju te gjuani muret me koke si pasoje e paditurise tuaj dhe injorances ne pergjithesi qe sundon mbi shqiptaret.
Mos mallkoni te mire dhe te keqinje se keshtu edhe Allahu qendron larg jush.
Jeni bere per tu meshiruar si ata qente qe lehin dhe lodhen se lehuri
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Klinton:
[QB] ..............................
Shqiptaret jane i vetmi komb ne Evrope qe kane mesuar te shkruajne tani se voni dhe historine e tyre e kane te shkruar neper librat historike te fqinjeve...........(?????????????????????????? Kastriot)


Si more Klinton kemi mesuar tani vone te shkruajme???????????????????????????????
A e ke qene ndonjehere ne shkolle ti zoteria jote???????
Populli me i lashte ne Evrope, themeluesi i kultures evropiane paska mesuar te shkruaje tani vone???????
Nuk thone kot se "sa te rrosh edhe do te degjosh"!!
Ti "vogelushi i Ramizit" ndoshta ngaterron dicka tjeter psh vendimin per te perdorur alfabetin latin, dhe kujton se deri ne ate kohe Shqiptaret nuk e shkruanin gjuhen e tyre. Por gabohesh more "vogelush", gabohesh rende.
Per te te ndihmuar te luftosh Injorancen tende te keshilloj psh. te lexosh "E verteta per Shqiperine" me autor Pashko Vasa (katolik)
ose "Arvanitasit" e Aristidh Koles(ortodoks)
ose "Shqiperia ne kohen e Tanzimatit" e Zija Shkodres (mysliman) etj etj.
Prandaj ne qofte se ke probleme per arsye te INJORANCES personale, mundohu ti zgjidhesh ato duke lexuar dicka dhe mos na derdellit budallalleqe ketu ne forum se na e shpife fare.

Kastriot
 

marko

Primus registratum
Re: IRAQ

Kur u shkrua dokumenti i pare shqip Kastriot?
Jo me hamendje, por kur daton me i vjetri qe eshte gjetur?
Krahasoje me fqinjet sic te tha dhe Billi, dhe do e shofesh kush ka te drejte.
Dhe nje here jo me hamendj, por kur daton ai qe eshte zbuluar, se per perralla dime sa te duash ne, po e zeza ne te bardhe kur eshte vene.
I hudhesh kot Billit ne fyt.
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga marko:
[QB] Kur u shkrua dokumenti i pare shqip Kastriot?.................... "


Kastriot: Ti don te thuash se kur u shkrua dokumenti i pare ne shqip ME SHKRONJA LATINE?????????????
Apo e kam gabim une??????



Kastriot
 

marko

Primus registratum
Re: IRAQ

O Kastrioto, pa te futme, nese di per ndonje dokument tjeterm me thuaj se une vertet qe nuk di.
Faleminderit, marko!
 

kastriot

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga marko:
[qb] O Kastrioto, pa te futme, nese di per ndonje dokument tjeterm me thuaj se une vertet qe nuk di.
Faleminderit, marko! [/qb]
Edhe une po te pergjigjem se ti me "dokument te pare(???) te shqipes" kupton dokumentin e shkruar ne shqip me shkronja latine.
Kjo ama nuk don te thote se Shqipja si gjuhe u shkrua per se pari ne ate kohe qe perkon me shkrimin e kesaj gjuhe me shkronja latine.

PRA DUHET BERE DALLIMI MIDIS SHKRUARJES SE GJUHES SHQIPE ME SHKRONJA LATINE DHE SHKRUARJES SE GJUHES SHQIPE NE PERGJITHSI



Kastriot
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb] Di qe shqipetaret po kthehen ne viktima te miresise amerikane dhe kjo eshte shume e demshme per vete shqiptaret qe kerkojne zgjidhjen e ceshtjes kombetare.
Nuk eshte problem i juaj se cfare beri Amerika ne Kosove apo Serbi.
Ajo qe eshte e rendesishme eshte se shqiptaret e Kosoves jane me te lire se kurre dhe ata falenderojne Ameriken per shpetimin e tyre.
Shqiptaret gjate kesaj kohe kane miresine te mesojne te shkruajne, te lexojne dhe aq me shume te deshifrojne historine e tyre.
Shqiptaret jane i vetmi komb ne Evrope qe kane mesuar te shkruajne tani se voni dhe historine e tyre e kane te shkruar neper librat historike te fqinjeve.
Mos harroni se jeni njohur si shtet ne vitin 1912 vetem si pasoje e gabime tuaja dhe mundesisht para vitit 1912 ju nuk keni eksistuar ne harten e botes.
Tani hidhni vickla per te treguar se mesuat pak shqip por keshtu do humbisni ardhurimin tone amerikan per ju shqiptaret.
Mund tju them qe nuk jeni formuar akoma si komb por kjo pergjigje mund te vije me vone dhe pikerisht atehere kur ju te gjuani muret me koke si pasoje e paditurise tuaj dhe injorances ne pergjithesi qe sundon mbi shqiptaret.
Mos mallkoni te mire dhe te keqinje se keshtu edhe Allahu qendron larg jush.
Jeni bere per tu meshiruar si ata qente qe lehin dhe lodhen se lehuri [/qb]
Klinton, qe ia do te miren shqiptareve megjithese njeh me mire fqinjet e tyre kjo merret vesh nga ato qe shkruan. Por pse i bombardove kaq shume serbet? Pse i degjenerove si komb me gjygjin e Hages? Mos valle pikerisht per te vertetuar se fqinjet tane meritojne me shume respekt per gjuhen e shkruar heret dhe kombin e formuar heret?
Ajo qe nuk kuptohet Klinton eshte poshterimi i "kombit hyjnor" ne favor te "kombit te paformuar" shqiptar. Dilema ngelet po ajo, aresyen nuk e dime pse i do kaq shume shqiptaret. Ne qofte se ke kohe, na ndihmo ta kuptojme edhe ne aresyen sepse jetojme si ne ender dhe nuk duam t'ia kalojme "popullit hyjnor" me endrat qe shef ne diell!
 

a-alket

Primus registratum
Re: IRAQ

shqiptaret vijne nga nje diktature njelloj si ajo e Sadamit, nuk e kuptoj deshiren per ta mbrojtur ate.
 

renea

Primus registratum
Re: IRAQ

keta jane anti-globalistet qe globalizohen kur vjen rasti.

Neser kur as lufte mos te kete, do te mirepresin marsianet neper catite e gradacelave me shenja paqeje dhe trupa te zveshur. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Elkol

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga enkela:
[qb] Pikerisht sepse e dime nga eksperiencea se c'fare ndodh kur diktatore te tille kane ne dore mjete force nuk duhet te bihem pre e te njejtave metoda. Mos kujton ti se George Bushit iu dogj zemra per popullin irakien dhe kerkon ti shpetoj nga diktatura e sadam hysinit.Aspak, jane interesat e amerikes ne ate regjion te cilat preken.Ne fund te fundit qytetaret e atij vendi jane ata qe do humbasin me shume se kushdo.

Ne fund te fundit njerezit turme jane dhe kane nevoje per nje drejtues. Keshtu ndodhi dhe ne kosove, popullsia sllave ishte (brainwashed)??ne te njejten menyre si dhe popullisa irakine sot. C'fare solli bombardimi i Kosoves pervec faktit qe shkaterroi vendin dhe krijovi genocid akoma me te tmerrshem gjate asaj periudhe mbi popullsine Kosovare. Edhe sot e kesaj dite Kosova nuk ka fituar pavarsine, shpresoj qe ta fitoj por asnjehere nuk ka per tia arritur me dhune por duke i bere te njohur komunitetit nderkombetar te njohur qellimet e tyre.

Sidoqofte, sa per Sadam Hyseinin dhe ndryshimit te qeverisjes ne Irak amerika duhet ti jape nje shans perpjekjeve paqesore dhe jo te kercenoje te gjithe vendet e pjesemarrese te NATOS dhe UN-it duke u dhene ultimatumin se ne qoftes se nuk jane me ameriken atehere jane kunder amerikes. [/qb]
BRAVO JE PERSONI QE KE FOL ME ME LLOGJIK NE KET TEM;TE LUMT DHE NJE HERE.
 

a_maliqi

Primus registratum
Re: IRAQ

Politika shqiptare ne raport me ceshtjen e irakut eshte e pakuptimte! une pajtohem plotesisht me ate tekstin e Fatos Lubonjes, te cilin madje e cenzuruan ne mediat tona. Perkrahja kaq e madhe qe i behet ne Shqiperi SHBA-ve eshte e gabueshme. Nese dijne se cfare eshte diplomacia, athere "diplomatet" tone do te duhej ta kishin nje politke te jashtme jo kaq verbersisht pro-amerikane. Shkurt, duhet te shohim qe kjo pune te mos na e prish integrimin ne Europe, sepse aty ne duam te shkojme dhe jo te behemi shteti i ri i SHBA-ve...
ndersa sa i perket luftes... para ca ditesh lexova se Bushi do t'i kerkonte kongresit deri ne 90 miliarde dollare per kete lufte!!! Imagjinoni. Sa gjera me te mencura dhe me produktive do te mund te benin amerikanet me ato te holla... se paku tua jepnin shteteve te varfera... tia jepnin Irakut, Afghanistanit... se paku njerezit do te kishin nisur ti donin. Me kete qendrim qe kane tani, edhe nese fitojne nje beteje te vogel me Irakun, do te krijojne shume e me shume armiq. Bushi nuk eshte nje diktator, por eshte thjesht nje idiot qe se ka idene se c'ben... amerika do te shkaterrohet po te vazhdoje keshtu...
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: IRAQ

Te pakten Shqiperia doli nje here me nje vendim se deri tani eshte dredhur sa andej ketej.
Te gjithe keta te ashtuquajtur "perkrahes" te paqes nuk jane vecse hipokrite. Franca ketej ben prova atomike ketej thote paqe, drejtuesi Gjerman humbi keq ne zgjedhjet ne vendin e tij duke treguar sesa e besojne vendasit e vete te, dhe sa vlere pra ka qendrimi i tij.
Mua me habiti artikulli postuar tek shqiperia.com, ky zoteria gazetar po na therriste popullin per demostrata. :confused:
Sesa e drejte eshte lufta, eshte tjeter muhabet, por nqs amerika do sulmonte Enverin 20 vjet me pare, cdo thoshit ju???
Ajo qe po ndodh ne Kosove eshte thjesht burakrocia e mirenjohur Evropiane, dhe po te mos ishte per vendosmerine Amerikane akoma ashtu do ishin duke u marre me llafe, ndersa njerzit po vdisnin.
Evropa eshte e mirenjohur per mosvendoshmerine e saj, dhe budalliqet qe ben. Por dhe kjo nuk ben cudi, kur thjesht kushtetuta e EU ka kontradita ne te, dhe akoma nuk i ndryshojne, thjesht per burokraci. Te pakten Amerika merr nje vendim.
Dhe e keni gabim, nuk ben Amerika luften per interesat e saj, eshte pikerisht Evropa ajo qe refuzon te hyje ne lufte per interesat e saj...
Une
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga Futbollisti:
[qb] Te pakten Shqiperia doli nje here me nje vendim se deri tani eshte dredhur sa andej ketej.
Te gjithe keta te ashtuquajtur "perkrahes" te paqes nuk jane vecse hipokrite. Franca ketej ben prova atomike ketej thote paqe, drejtuesi Gjerman humbi keq ne zgjedhjet ne vendin e tij duke treguar sesa e besojne vendasit e vete te, dhe sa vlere pra ka qendrimi i tij.
Mua me habiti artikulli postuar tek shqiperia.com, ky zoteria gazetar po na therriste popullin per demostrata. :confused:
Sesa e drejte eshte lufta, eshte tjeter muhabet, por nqs amerika do sulmonte Enverin 20 vjet me pare, cdo thoshit ju???
Ajo qe po ndodh ne Kosove eshte thjesht burakrocia e mirenjohur Evropiane, dhe po te mos ishte per vendosmerine Amerikane akoma ashtu do ishin duke u marre me llafe, ndersa njerzit po vdisnin.
Evropa eshte e mirenjohur per mosvendoshmerine e saj, dhe budalliqet qe ben. Por dhe kjo nuk ben cudi, kur thjesht kushtetuta e EU ka kontradita ne te, dhe akoma nuk i ndryshojne, thjesht per burokraci. Te pakten Amerika merr nje vendim.
Dhe e keni gabim, nuk ben Amerika luften per interesat e saj, eshte pikerisht Evropa ajo qe refuzon te hyje ne lufte per interesat e saj...
Une [/qb]
Jam dakort me ty, por vetem ne nje vend gabon. Amerika e ben luften per interes te saj dhe Perendimit. Aty ku Evropes i dhemb eshte se nuk eshte ne gjendje te marre pjesen e luanit nga kjo lufte.

Ky eshte problemi midis tyre. Persa i perket pacifisteve ata duhet te dine se luftra ka patur dhe do kete gjithnje dhe asnjehere nuk do mund t'i ndalojne as me protesta as me shkrime ne gazeta. Ndryshimi i vetem me kohen e para 100 vjeteve eshte se tani lejohen protestat paqesore dhe propaganda e luftes eshte me e rafinuar.

Ndersa shkrime te tipit te Lubonjes, Cupit etj te bazuara mbi ide te servirura gati nga ambasada e kuqe ne Tirane tregojne se pjese e madhe e klases intelektuale ne Shqiperi vazhdon te mbetet peng e shijeve utopike marksiste dhe me keq akoma e veprimtarise anti-albanicum te perandorise se te keqes sic e ka cilesuar Regan.
 

Adrian Kelmendi

Primus registratum
Re: IRAQ

Shkrimi i Abdi Baletes eshte nje perpjekje e kamufluar per te shfryre mllefin antiamerikan dhe antiperendimore i cili rrjedh thelle neper damaret e Efendi Baletes.
Le te perkujtohemi:Ne kohen e komunizmit Efendi Baleta ishte Shoku Baleta. Dhe jo dosido Shok,por nje nga Shoket me te larte ne PPSH.Vrulli i tij komunist ka qene aq i fuqishem sa qe e ka katapultuar ne poziten e ambasadorit te Shqiperise komuniste ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.Aty Shoku Baleta tani ,Efendi Baleta e ka ushtruar dhe perfeksionuar vite me rradhe luften kunder Amerikes dhe "dekadences kapitaliste".Nga nje funksionar i larte komunist pas nderrimit te sistemeve ne Shqiperi ai eshte shnderruar ne nje pararendes dhe predikues i fundamentalizmit Islamik dhe urrejtjes nderkonfesionale midis shqiptareve si dhe urrejtjes ndaj perendimit te krishtere.
Dhe keshtu Shoku Efendi Baleta prej komunistit shnderrohet ne Islamist fundamental por antiamerikanizmin e mban te paprekur.
Pozita e tij prej fundamentalisti islamik tregohet qarte kur ky falsifikon qendrimet e Nanos ne lidhje me luften ne Kosove.Kete e ben ne pjesen me te madhe per arsye se Nano eshte i krishtere dhe kete gje Efendi Baleta nuk mundet te ia fale. E verteta qendron krejt ndryshe.Nano i ka kerkuar bombardimet kunder Serbise shume,teper shume kohe para politikaneve kosovare jashte UCK, me saktesisht para Ibrahim Rugoves dhe klaneve te tij. Ne realitet kur Nano i ka kerkuar keto bombardime Rugova ende shkonte e vinte nper Beograd duke zhvilluar "negociata" me Milosheviqin.Ja nje ekstrakt nga KOHA DITORE e 21 Korrik,1998 : Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, i perkrah sulmet ajrore te NATOs, ne menyre qe "te ndalohet makineria serbe ne Kosove dhe te mundesohen negociatat".
"Nuk duhet te humbet kohe, por do te duhej me sulme ajrore te ndalohet makineria serbe ne menyre qe te sigurohet procesi negociues" tha Nano gjate nje bisedimi me perfaqesuesit e Bashkimit Europerendimor ne Tirane (BEP).
Nano i shprehu perkrahje UCK duke thene se ajo"i mbron jetet e rrezikuara".

Mos te harrojme se ne kete kohe presidenti i Kosoves Rugova as qe e pranonte ekzistencen e UCKse se lere me te kerkonte bombardim te serbeve.E fundamentalisti Baleta eshte perkrahes i flakte i Rugoves nderkaq Nanon e sulmon me genjeshtra te felliqura fundamentaliste.

Me po kete fundamentalizem ai sulmon edhe SHBA tani nen vellon e pacifizmit pasi qe eshte i vetedijshem se po te dale haptas si fundamentalist do te perbuzet nga te gjithe.
 

Adrian Kelmendi

Primus registratum
Re: IRAQ

Fillimisht postuar nga enkela:
[qb] Pikerisht sepse e dime nga eksperiencea se c'fare ndodh kur diktatore te tille kane ne dore mjete force nuk duhet te bihem pre e te njejtave metoda. Mos kujton ti se George Bushit iu dogj zemra per popullin irakien dhe kerkon ti shpetoj nga diktatura e sadam hysinit.Aspak, jane interesat e amerikes ne ate regjion te cilat preken.Ne fund te fundit qytetaret e atij vendi jane ata qe do humbasin me shume se kushdo.

Ne fund te fundit njerezit turme jane dhe kane nevoje per nje drejtues. Keshtu ndodhi dhe ne kosove, popullsia sllave ishte (brainwashed)??ne te njejten menyre si dhe popullisa irakine sot. C'fare solli bombardimi i Kosoves pervec faktit qe shkaterroi vendin dhe krijovi genocid akoma me te tmerrshem gjate asaj periudhe mbi popullsine Kosovare. Edhe sot e kesaj dite Kosova nuk ka fituar pavarsine, shpresoj qe ta fitoj por asnjehere nuk ka per tia arritur me dhune por duke i bere te njohur komunitetit nderkombetar te njohur qellimet e tyre.

Sidoqofte, sa per Sadam Hyseinin dhe ndryshimit te qeverisjes ne Irak amerika duhet ti jape nje shans perpjekjeve paqesore dhe jo te kercenoje te gjithe vendet e pjesemarrese te NATOS dhe UN-it duke u dhene ultimatumin se ne qoftes se nuk jane me ameriken atehere jane kunder amerikes. [/qb]
 

Adrian Kelmendi

Primus registratum
Re: IRAQ

Arsyetim me naiv,me te painformuar, me qesharak dhe njekohesisht me tragjik se ky i mesipermi i Enkeles ralle me ka rastisur te has.
Aq eshte i pamendshem ky arsyetim sa qe cdo perpjekje per replike do ta cnderonte vete replikuesin.
 
Top