Re: IRANI ben boooom!
hawk, arsyeja e luftes qiellore te Reganit ishte shume e qarte...e futi BS ne nje valle qe nuk perballonte dot nga ana monetare dhe ne ate menyre i rrenoi dhe e shperberi BS. pra ajo lufta qiellore sishte kot por ishte thjesht nje kurth qe ruset e kuptuan shume vone.
sa per iranin te kete bomben, nuk mendoj se si mund te ndihmoje stabilizimin e botes. po flasim per nje shtet qe ka bere deklarata te pafundme per zhdukjen e Izraelit, mosekzistencen e holokaustit dhe shume pikepamje te tjera teper radikale te cilat kane shkaktuar shume konflikte ne lindjen e mesme.
ne nje bote ideale, as SHBA nuk duhet ta kishte bomben pasi vazhdojne ta perdorin si nje presion qofte nga ana ekonomike apo politike. sidoqofte, mjaft me me hipoteza dhe le te flasim per realitetin, SHBA e ka bomben, pyetja eshte "A eshte bota me e sigurte nese Irani e ka bomben apo jo?".
nqs Irani e ka dhe i qendron besnik deklaratave te meparshme, atehere ato do te sulmojne Izraelin. Interesat amerikane jane shume te investuara ne Izrael per disa fakte. Dy me te rendesishmit jane kontrolli i fuqishem i lobit cifut ne Amerike dhe fakti qe Izraeli eshte demokracia e vetme (dhe i vetmi aleat i vertete i Amerikes) ne Lindjen e Mesme. Pra Amerika detyrimisht do te mbeshtese Izraelin ushtarakisht dhe nga ana politike. Momentin qe Amerika mbeshtet Izraelin ne nje konflikt nuklear mes Iranit dhe Izraelit, te gjithe do te perfundojme pluhur e hi...Ndoshta kalendari i Mayaneve apo profecite e I-Ching jane korrekte kur thone qe fundi i botes eshte ne 21 Dhjetor 2012...lol...lol...shpresoj te jene gabim.
Ne krahun tjeter, nese Irani nuk e ka bomben, presioni ndaj Izraelit kurre nuk do te jete mjaft serioz qe te filloje nje lufte globale. Personalisht une mendoj qe posedimi i fuqise nukleare nga Irani nuk ndihmon njeri. Ndaj le ti leme hipotezat menjane dhe para se te ringjallim Hitlerin dhe tja japim boten ne nje pjatance te arte...le te mendohemi dy here.
Si i thone atij llafit, po te kishte halla k.oqe do ti therrisnin xhaxha...