IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Pse... ?

Sepse :

- Nuk udhehiqet me nga nje diktator gjakpires si Sadami.

-Diktatori nuk do ikte vete dhe per kete u deshen sakrifica , sakrificat u bene , dhe pas ketyre vejn shperblimi qe eshte liria dhe demokracia . Sigurshte liria dhe demokracia nuk konsolidohen per nje dite, nje muaj apo nje vite duhen vite dhe perpjekje.
Por rruga drejt tyre filloi qe ne momentin kur u rrezua gjakpiresi.

- Irakienet po e ndihmojne dhe perkrahin qeverine e re.

- Irakienet nuk i duan terroristet dhe fondamentalistet islamike te cilet vrane me qindra dhe mijera te pafajshem .
Irakienet e kuptojne se terrorizmi i fondamentalisteve islamike eshte edhe me i pergjakshem se regjimi diktatorial i SADAMIT.

- Irakienet po shkojne drejte suksesit se iu dha rasti qe te shihnin driten dhe drita triumfon mbi terrin.
 

u74

Primus registratum
Re: Eshte vrare Al Zarkavi!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Al Zarkavi nuk ishte nje shembull i mir per myslimanet ti besimtari i Allahut cufi_bardhit

ai ndryshe nga organizatoret kamikaz Palestinez, qe luftojn kundra nje sundimi total prej shum vitesh... dhe personalisht i jap te drejt te luftojn me te gjith forcen

ndersa ky Al Zarkavi organizonte makaber neper markata, sheshe dhe xhamija kundra myslimanve...

mesiguri ti cufi do kesh bo noi pregier per ket Zarkavin ne xhamin ku falesh...

[/ QUOTE ]

Pikerisht ketu calon edhe progresi momentalisht ne Irak dhe kjo normalisht do te kete nje fund shume te shpejte .

Ata qe vejne bomba ne fusha futbolli ku lujne femijet dhe tregje ku njerezit kryejne nevojat jetesore te perditshme nuk bejne gje tjeter vec bindin shumicen se cfare perversiteti perfaqesojne keta njerez dhe sa e drejte eshte alternativa tjeter qe ofrojne aleatet . Pas ketij pastrimi sigurisht qe kjo e dyta te kete te ardhme .
 

The_Meditator

Primus registratum
Re: Eshte vrare Al Zarkavi!

Para se të japësh një mendim e të kalosh në ofendime mundohu të lexosh ç'është shkruar më parë në temë.

Faleminderit
 

u74

Primus registratum
Re: Eshte vrare Al Zarkavi!

Kur eshte hap kjo tema gjerat kane qene ndryshe atje megjithate sot nuk esht dita e fundit e perpjekjeve ne Irak ka dhe pak kohe .
 

Daniel H

Primus registratum
Iraku më vrastar se 11 shtatori

Iraku më vrastar se 11 shtatori

Viti mbyllet me një rekord të zi

Ushtria amerikane të martën lajmëroi se vdekja e gjashtë ushtarëve të tjerë, e çon shifrën e humbjeve të pësuara që nga fillimi i luftës në Irak, në 2978, pesë më shumë nga numri i viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001, në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani. Ky "rekord" i zi, shoqëroi edhe lajmërimin nga ana e ushtrisë së tre ushtarë të tjerë janë vrarë të hënën. Ndërkohë që, edhe tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane u vranë të martën në një shpërthim në afërsi të Bagdadit. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ka deklaruar se lufta në Irak është pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorit, angazhim ky që ka pasuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. "Mbrojtja nga armiqtë para se ata të dëmtonin amerikanët, do të thoshte rrëzimi i talebanëve nga pushteti në Afganistan, përndjekja e anëtarëve të Al Kaedës dhe ndryshimi i regjimit në Irak", ka deklaruar Bush. Ndërkohë, liderët demokratë kanë deklaruar se administrata Bush, i ka ngërthyer Shtetet e Bashkuara në Irak në një kohë kur nuk kishte asnjë provë për lidhje të regjimit me sulmet e 11 shtatorit, por thjesht duke u nisur nga mungesa e suksesit në përpjekjet kundër Al Kaedës dhe grupeve të tjera terroriste. Ndërkohë, agjencia e lajmeve Associated Press, në një numërim të sajin, përfshin në shifrën totale edhe të paktën shtatë civilë, që punojnë për ushtrinë. Para vdekjeve të lajmëruara, të martën, numërimi i Associated Press, përmbante 15 raste vdekjesh më shumë nga sa ishte deklaruar nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, që është freskuar për të fundit herë, të premten e shkuar. Me tre ushtarët e vrarë ditën e Krishtlindjeve nga rebelët irakianë, numri i ushtarëve amerikanë që kanë humbur jetën në këtë konflikt, e kapërcen atë të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001, që janë plot 2973. Gjithsesi, ky numërim i Associated Press mund të përmbajë një gabim në një shkallë minimale. Ndërkohë, sipas Ushtrisë amerikane, të paktën 2377 ushtarë kanë humbur jetën në përleshje të armatosura. Të paktën 25 persona janë vrarë si pasojë e disa shpërthimeve të koordinuara në Bagdadin perëndimor, sulmi më i rëndë ky në një serie sulmesh të ndodhura në Irak ditën e djeshme. Bombardimet ndodhën në distriktin Bayaa, me popullsi të përzierë, por me shumicë shiite. Tre bomba shpërthyen njëkohësisht në një zonë të frekuentuar, duke plagosur të paktën 55 persona të tjerë. Ndërkohë, në qendër të Bagdadit, një bombë e fshehur në një CD player, shpërtheu në një treg të hapur, duke vrarë katër persona e duke plagosur 15 të tjerë. Në një zonë në lindje të kryeqytetit, dy autobomba shpërthyen duke vrarë katër policë irakianë e duke plagosur 12 njerëz të tjerë. Ndërsa në Kirkuk, 180 milje në veri të Bagdadit, një tjetër autobombë vrau tre civilë, përfshirë edhe një vajzë 8-vjeçare.
 
M

Mortal

Guest
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori

Ne te shumtat e gazetave sot ne NY ne faqe te pare eshte vendosur ky lajm.
Ndoshta kjo gje do ju jape nje te shkunder te mire amerikaneve te cilet vet-sakrifikohen per qellimet personale te nje presidenti kukell, kur ky i fundit thjesht po perfundon agenden e Familjes Bush.
Polemikat per 9/11 jane nga me te shumtat, por nqs ai akt terrorrizmi u krye kunder Amerikes, cfare po ben Bushi i tejkalon limitet e drejtesise ne bote: Krim kunder qytetareve te vete dhe qytetareve te huaj.

Kjo lufte nuk justifikohet.
 

MLK

Primus registratum
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori

3000 ushtare te vdekut amerikane, 22 000 te plagosur qe trajtohen spitaleve, dhjetra mijera miliarda te shpenzuara nga amerikanet e pa folur demet dhjetra miliardeshe ne Irak, dhjetra mijera te vdekur, kamikaze qe hidhen ne ere per dite, lulezim te formave te reja te terrorizmit dhe kalim ne metoda radikale....lista eshte teper e gjate e bota sot eshte shume me ne rrezik nga terrorizmi se perpara 11 shtatorit.
Kjo ishte politika qe ju propozua, me falni imponua botes nga Bush dhe administrata qe ai drejtonte.
Qe t'ja arrinte ketij qellimi, ai genjeu hapur parteneret e tij mbi armet e "shfarrosjes masive" qe kishte Irak-u ( u bene 4 vjet e arme akoma ska gjetur!!), popullin e tij qe i besoi voten, kongresin amerikan qe votoi buxhetin i cili financohet me parate e taksapagueseve amerikane.....
Ne kohen kur Bush ishte guvernator i shtetit te Texas, me firmen e tij kane perfunduar me dhjetra shtetas amerikane ne karrigen elektrike per vrasje, sot nen urdherat e tij jane vrare e vazhdojne te vriten me qindra, mijera njerez te pafajshem.....me duket pak e veshtire ti shpjegosh atij kamikazit qe i eshte zhdukur gjithe familja nga "dommage kolaterale" qe ky nuk quhet krim /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori

KJO SI TEME SME PELQEN KRAHASIMI QE I ESHTE BERE IRAKUT ME 11 SHTATORIN /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori

Pse keshtu, me ate preteks me dhjetra mijera irakiane te pafajshem gjeten vdekjen !!
 

99999

Primus registratum
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
3000 ushtare te vdekut amerikane, 22 000 te plagosur qe trajtohen spitaleve, dhjetra mijera miliarda te shpenzuara nga amerikanet e pa folur demet dhjetra miliardeshe ne Irak, dhjetra mijera te vdekur,


Ky eshte çmimi i democracise ne nje vend te dale nga diktatura me e keqe ne bote.
 
M

Mortal

Guest
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pse keshtu, me ate preteks me dhjetra mijera irakiane te pafajshem gjeten vdekjen !!

[/ QUOTE ]

E vertete, por "pa preteks", me mijera qytetare/punetore Amerikane u vrane, dhe me miliona u terrorrizuan.
 

MLK

Primus registratum
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori

Viktimat irakiane nuk kishin asnje lidhje me ata qe ben atentatet ne Amerike, keshtu qe s'ke pse permend te vraret ne Amerike kur flitet per luften ne Irak se s'ka lidhje !!
Pavaresisht se presidenti qe keni ju rrejti e mashtroi dhe e rizgjodhet prape per president !!
 
M

Mortal

Guest
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori

lol

Postime te tilla me sjellin buzeqeshjen ne fytyre. Ju arsyetoni, kunderpergjigjeni me aq sa keni lexuar, pare, e me "me the te thashe".
Duhet te kuptoni, MLK, qe une nuk zgjedh ane. Ju nuk mund te kuptoni nje qytetar Amerikan qe jeton ne New York dhe qe ka perjetuar ankthin e vdekjes, ashtu si nuk mund te kuptoni nje qytetar Irakian i cili eshte ne pritje te vdekjes. (Vere ndryshimet). Prandaj, nuk sherben fare si justifikim "inati" ndaj Amerikes apo Familjes Bush (sepse shume deshtojne te kuptojne se nuk eshte Bush-i aktual ai qe vepron, por "Bush legacy") per falimentimin e llogjikes se perdorur.

Si tha ai: "Ne korrespondence te puth gjithe diten une", dhe kjo puna e luftes, e viktimave, etj, etj...keshtu eshte. Gjithkush shikon gjerat ashtu si mendon se eshte e drejte per ta.

P.S.
Kjo mani per t'u drejtuar me "ti" duhet te ndaloje. lol
Une nuk jam qytetare Amerikane akoma. Presidenti nuk eshte i imi. Presidentin nuk e zgjodha une. Shqipetaret karakterizohen nga deshira e pa-fund per te bere gjeneralizime.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori

ju Shqiptaret ne Amerik dini qe kan vdek 3000 ushtar Amerikan n'Irak

se di pse po kam bindjen qe as nuk i afroheni num. te viktimava Iraken

me hiq nje kuriozitet Shea... sa esht shuma e te vdekureve Iraken...?

pak a shum
 

MLK

Primus registratum
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori

Mund te vazhdojme me shekuj te diskutojme, e s'kemi mundesi qe te sqarohemi !! Gjithesesi, forum te mbare....
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori

[ QUOTE ]
KJO SI TEME SME PELQEN KRAHASIMI QE I ESHTE BERE IRAKUT ME 11 SHTATORIN /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif

[/ QUOTE ]

Te ishte problemi "teknik" thjesht per nje krahasim te gabuar, konsideroje nje here me Vietnamin. E mos me thuaj prape s'quhet se "pranohen vetem akte nga skuadra kundershtare qe te dalin jek e jek" se do te pys "kush jane kundershtaret?"
 

forwardi

Primus registratum
Re: Iraku më vrastar

"Pentagoni ka manipuluar për Irakun"

Të dhëna false për lidhjen e Sadamit me Al Kaedën


Një raport shumë kritik i inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, thekson se Pentagoni ka manipuluar me qëllim të dhënat e zbulimit në një përpjekje për të lidhur Sadam Hyseinin me Al-Kaedën, në prag të ndërhyrjes amerikane në Irak, thotë kryetari i Komitetit për Shërbimet e Armatosura të Senatit amerikan, senatori Karl Levin. Ish-shefi i politikave mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara, Daglas Feith, ka ndjekur dhe ka lëshuar informacione të dyshimta, që u shfrytëzuan për të justifikuar ndërhyrjen amerikane në Irak, thekson raporti i agjencisë monitoruese të Pentagonit. Konkluzionet e zyrës së Daglas Feith, ishin se "kishte një marrëdhënie të kujdesshme, të ndërsjellë" mes Irakut dhe Al-Kaedës, çka, sipas raportit të inspektorit të Përgjithshëm të Pentagonit, nuk është në një linjë me këndvështrimet e komunitetit amerikan të zbulimit. Në raportin e publikuar nga kryetari i Komitetit për Shërbimet e Armatosura në Senatin amerikan, Karl Levin, theksohet: "Një proces alternativ i mbledhjes dhe vlerësimit të të dhënave është praktikuar nga zyra e nënsekretarit për politikat mbrojtëse, Daglas Feith... proces ky që ishte i predispozuar për të gjetur një marrëdhënie domethënëse mes Irakut dhe Al-Kaedës. Stafi i tij, më pas, kreu një monitorim të vetin mbi raportet e zbulimit, përfshirë raportimet e një cilësie të dyshimtë dhe mungesës së bazueshmërisë", thuhet në raport. "Ata, arritën në një interpretim ‘alternativ‘ të marrëdhënies Irak-Al Kaeda, që ishte shumë më i fuqishëm nga sa pohohej prej komunitetit amerikan të zbulimit dhe më shumë në përputhje me këndvështrimet politike të zyrtarëve të lartë të administratës amerikane", përfundon raporti. Një përmbledhje e raportit, u publikua dje kur komiteti, i kryesuar nga Levin, komentoi përfundimet e tij. Zyrtarët e lartë të administratës Bush, kanë shfrytëzuar lidhjet e supozuara mes Irakut dhe Al-Kaedës si një justifikim për ndërhyrjen amerikane në Irak, në vitin 2003. Komisioni bipartizan, që hetoi sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, raportoi më vonë se asnjë marrëdhënie bashkëpunimi nuk ekzistonte mes Irakut dhe Al-Kaedës. Levin theksoi se raporti i inspektorit të Përgjithshëm, mbështet përfundimet e tij se zyra, nën drejtimin e Daglas Feith, një avokate e fuqishme e rrëzimit të Sadam Hyseinit, kishte manipuluar informacionet e zbulimit për të sugjeruar kështu lidhje mes Irakut dhe militantëve të Al-Kaedës. "Ato aktivitete mbështesnin kauzën e gabuar të administratës Bush për luftën në Irak", tha Levin në një deklaratë për shtyp. "Zyrtarë të lartë të administratës, përfshirë edhe zëvendëspresidentin Dik Çeni, kanë bërë deklarata të shumta publike që reflektonin këndvështrimet e analizës alternative të Daglas Feith, që ishte në fakt jo koherente me analizat dhe gjykimet e komunitetit të inteligjencës", tha Levin. Raporti gjithsesi arrin në përfundimin se zyra e Daglas Feith nuk ka bërë asgjë të paligjshme apo të paautorizuar, porse disa aktivitete të saj kishin qenë të papërshtatshme.
 

blabla

Primus registratum
Re: Iraku më vrastar se 11 shtatori *DELETED*

Mos u merrni me replika apo bindje personale ju lutem.
 
Top