IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Pse... ?

Sepse :

- Nuk udhehiqet me nga nje diktator gjakpires si Sadami.

-Diktatori nuk do ikte vete dhe per kete u deshen sakrifica , sakrificat u bene , dhe pas ketyre vejn shperblimi qe eshte liria dhe demokracia . Sigurshte liria dhe demokracia nuk konsolidohen per nje dite, nje muaj apo nje vite duhen vite dhe perpjekje.
Por rruga drejt tyre filloi qe ne momentin kur u rrezua gjakpiresi.

- Irakienet po e ndihmojne dhe perkrahin qeverine e re.

- Irakienet nuk i duan terroristet dhe fondamentalistet islamike te cilet vrane me qindra dhe mijera te pafajshem .
Irakienet e kuptojne se terrorizmi i fondamentalisteve islamike eshte edhe me i pergjakshem se regjimi diktatorial i SADAMIT.

- Irakienet po shkojne drejte suksesit se iu dha rasti qe te shihnin driten dhe drita triumfon mbi terrin.
 

MLK

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Politika aktuale amerikane nuk e kishte problemin se Sadam ishte diktator se ne kohen e embargos kishte me dhjetra kompani multinacionale qe benin biznes me regjimin e Sadamit. Sadami nuk u be terrorist ne 1990 pasi ishte qe ne fillim dhe Amerika e perkrahu e i shiti vete arme, pra nuk i kerrcet fare amerikes se Sadami shtyp popullin e tij, problemi eshte se Sadami u be problematik kur nuk i shkonte me urdhrave te Wachingtonit e cenoi interesat ekonomike te SHBA, pjesa tjeter jane perralla me mbret e duhet te jesh amerikon 350 Kg qe pi cola e ha patatina gjithe diten qe te hash rrenat e Irakut. Amerika edhe evropianeve i tha "kush nuk eshte me ne, eshte kundra nesh" qe kishte 50 vjet qe i kishte partenere! Akoma nuk ju eshte mbush menia ju per renat e Bush-it!!!
Deri para se te fillonte lufta Bush ishte presidenti me idiot ne historine e Amerikes, si mund te mendoni se u be i zgjuar gjate dhe pas luftes!
 

alkent

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Lufta qe mori amerika ndaj irakut eshte thjesht per vetmbrojtje dhe jo se i behej vone sepse populli iraken ishte ne diktature.Sadamit i dukej vetja si i plotfuqishmi dhe pati kurajon te mbeshtese Pin Ladenin.Dhe mos me hajdeni te me thoni qe kjo lufte eshte vetem per pune interessi sepse amerikanet jane ekonomista me te mire se ju dhe e dinin qe nuk ja leverdiste ti hyhej kesaj rruge per petrolin dhe nga ana tjeter duke humbur me mijra milliarda dollar dhe me mijra ushtare te vrare.Amerikes kete here nuk ju rrujt shume per leket por donte ti jepte goditjen perfundimtare terroristeve te ashtuquajtur mysliman.Por jo te gjitha llogarite dalin sic jane per te dale dhe si e shoh une amerika ka hyre ne nje rruge pa dalje kete here.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Kenshi, SH.B.A nuk hyri në luftë vetëm për naftën e Irakut. Ato më shumë synonin mbrojtjen e interesave në Arabinë Saudite nga ndonjë grusht shteti i organizuar nga Al Qaeda si dhe vënien nën kontroll të naftës së rajonit. Sot SH.B.A kontrollon naftën që shkon në Kinë nga vendet e Gjirit Persik, synon të kontrollojë naftën që shkon në Europë, dhe kështu të jetë perandoria botërore edhe për mijëvjeçarin e ardhshëm!
Uroj që të mos ndodhë kështu! Nuk ka mundësi të ndodhë kështu! Në Irak SH.B.A po shohin se nuk mund të fitosh me forcë sado i fortë të jesh! Shpresoj që kësaj radhe të venë mend megjithëse ajo pjesë e trurit udhëheqësve të Sh.B.A i mungon totalisht!
 

MLK

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Akoma vazhdohet te shihet lufta me pallavrat e shitura nga Bush&co!! Si mund te kishte arme te shkaterrimit ne mase nje vend si Iraku qe ne 1991 u shkaterrua thuajse fare, qe kishte 13 vite embargo totale, qe kishte inspektore te OKB ne teritorin e tij qe kontrollonin çdo gje, qe survejohej ne çdo meter katror nga satelitet me te sofistikuar amerikane!!! Nese amerikanet do te kishin prova nuk kishin perse te benin presion aq te madh deri ne kercenime per jeten ish kryeinspektori te OKB qe ishte suedez, ne menyre qe ne raportin e tij te bente aluzion per arme ne nje kohe qe ai rrefuzonte diçka te tille pasi nuk kishte gjetur gje ne Irak!
Lufta e Irakut me te vertete beri SHBA qe te harxhoje miliarda dollare por mos harroni se keto miliarda u harxhuan nga xhepi i taksapaguesit amerikan per te shkuar ne xhepin e multinacionaleve te klanit BUSH. Pra armet qe perdoren ne Irak prodhohen nga kompani amerikane, e ne te njeten kohe hapen vende te reja pune per te prodhuar miliarda dollare shpenzime.
Eshte thene qarte ne raport qe Sadami nuk kishte asnje lloj lidhje me terroristet e Al kaides e nuk kishte lidhje me terrorizmin e rrjedhimisht nuk perbente rrezik per teritorin amerikan por per interesat e Amerikes ne Golf.
Pra Amerika nuk beri lufte per vetmbrojtje por hapi nje lufte per te mbrojtur interesat e saj ne nje zone strategjike te globit e kjo eshte nga gjerat me te pamoralshme pasi me kete llogjike i bije qe nese Amerika ka interesa ne Vlore per te bere nje baze e qeveria shqiptare nuk eshte dakort tja japi, Amerika do te gjeje nje arsye per te pushtuar Shqiperine dhe te vazhdoje te manipuloje boten qe ta beje sa me legjitime "nderhyrjen" e saj.
 

arun

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

ZGJIDHJA E KRYEMINISTRIT TE RI TE IRAKUT

pas zgjedhjes se presidentit te Irakut Xhalol Talebani,zoti Ibrahim Alxhafari eshte urdheruar qe te formoje qeverine e Irakut.Me shpalljen e kryeminitrit nga ana e presidentit te vendit eshte kryer edhe hapi I trete drejt krijimit te insitucioneve kombetare ne kete vend.Ne 30 Janar populli I ketij vendi moren pjese dhe zgjodhen me ane te votimeve kuvendin kombetare te Irakut pas rrezimit te diaktatorit Iraken.Ky kuvend vetem dy dite me pare emeroi kryetarine Lidhjes Atdhetare te Kurdistanit Xhalol Talebani ne postine presidentit te vendit,I cili me pas emroi zotin Ibrahim Al Xhafarri zedhendesin e Partise Thirrja si dhe nje nga luftetaret e vjeter dhe me pervoje ndaj regjimit Bath ne postin e Kryeministrit si perfaqsues I zgjedhur nga Aleanca per Irakun.E cila duke marre parasysh edhe dergimin e tije ne votbesim ne parlament duhet te shtojme se duke patur shumicen ne parlement duhet te themi se miratimi I tije ne postin e kryeministrit eshte gati e sigurte.Kushtetuta aktuale e Irakut I ka ndare organet kryesore te drejtimit ne Irak ne baze te etnive ne kete vend,dhe ne kete menyre qe kryeministri I perket Shieve.Nderkohe qe Kurdet kane postin e presidentit dhe Arabet Suni kane ate te kryetarit te parlamentit.Ne kete menyre krijohen kushte per ti dhene fund gjakderdheve racore dhe fetare ne kete vend.Natyrishte qe aktualishte Iraku eshte ne pushtimin e forcave te huajaj nen kryesin e SHBA duke cuar ne rendesen e zeze terroriste dhe te pergjakshme te saje ndaj cdo apketi shoqerore politik dhe ekonomik te Irakut.Ne kete menyre qe dhenia funde dhunes,terrorizmit dhe pushtimit te huaj jane nder detyrat kryesore te qeverise aktuale Irakjene.Zoti Al Xhafari ne fjalimin e tije te pare pas emerimit si kryesminister ka deklaruar se qeveria e tije do te bashkohet ne luften kunder dhunes dhe terrorizmit,dhe se me krijimin e forcave te sigurise dhe te mbrojtjes se Irakut do te caktohet nje kohe per largimin e forcave pushtuese nga Iraku.Sipas analisteve politik deri ne kohen kur nga Iraku nuk ka dale edhe ushtari I fundit Amerikane nuk do te kete paqe dhe siguri ne Irak.Ne kete menyre qe krijimi I institucioneve dhe organeve te ndryshme qeveritare,krijimi I kornizes kushtetuese dhe mbajtja e referendumit jane nder detyrat kryesore te qeverise se AL Xhafarise.Ne kete kuader fqinjet e saje duke shpresuar ne zhdukejn e mbeturinave te regjimit Bath Iraku te rifilloje edhe njehere mardheniet e saje me mira me fqinjet.
 

arun

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Nje veshtrim ndaj sistemit te ardhshem politik ne Irak

Populli I Shtetit Islamik te Irakut po kalon periudhen e caktimit te fatit te tije, nderkohe qe ne 30 janarin e kaluar ata morren pjese masivishte ne zgjedhjet e pergjithshme per kuvendin kombetare te Irakut,detyra e se ciles eshte caktimi I kushtetutes se ardhshme te Irakut ose me fjale te tjera caktimin e sistemit te ardhshem politik te Irakut. Per kete shkak ne Irak po zhvillohen diskutime dhe debate te shumta per menyren se si te krijohet sistemi I ardhshem politik I Irakut. Ne kete ceshtje me shume se here te tjera nga analistet politik dy sisteme jane marre parasysh.Njeri eshte sistemi laik jo fetare dhe tjetri sistemi politik I bazuar tek feja.

Qeveritaret e Washingtonit edhe perpara invazionit dhe pushtimit te Irakut kishin theksuar se sistemi politik I Irakut pas renies se regjimit te Sadamit duhet te jete i afert me pikpamjet e Perendimit. Pas pushtimit te te Irakut, ne prill te 2003, Ameriknate mendonin se mund te vendosnin shume kollaj sistemin e tyre politik ne Irak,dhe me vendosjen e nje administratori Amerikan ne Irak u perpoqen qe te ndikojne ne procesin politik ne Irak. Kjo nderhyrje ne punet e brendshme te Irakut coi ne pakenaqsine e popullit Iraken si dhe te vendeve te ndryshme te rajonit dhe te botes duke detyruar shtepine e bardhe qe te vendoste krijimin e nje qeverie ne Irak.

Baza kryesore politike qe SHBA kerkon qe te imponoje ne Irak eshte e bazuar ne ndarjen e fese nga politika.Sistm ky ashtu si edhe ne boten perendimore, feja eshte e bazuar vetem tek personi nderkohe qe ne ngjarjet politike dhe shoqerore ajo nuk ka asnje lloj ndikimi. Ne kete menyre Amerikanet kerkonin largimin e fese islame nga jeta politike dhe shoqerore e Irakeneve dhe zevendesimin e saje me vlerat perendimore,nderkohe qe edhe propaganda e masmediave perendimore dhe ne vecanti ajo amerikane kishte kete synim.Zyrtaret e Shtepise se Bardhe kishin deklaruar se kane si qellim qe qeverin e Irakut ta krijojne si shenbull per vendet e tjera te rajonit duke filluar keshtu planin e tyre Lindja e Mesme e Madhe. Ne kete menyre u be e qarte se perse Shtepia e Badreh theksonte per nje qeveri laike ne Irak.Ne zgjedhjet e Irakut Amerika parashikonte qe me ane te saj te vinte nje qeveri laike dhe nga ana e saje Amerika te hiqte ndikimin negative te pamjes se saj per pushtuesi kolonialiste. Zyrtaret Amerikane kishin shprese qe me fitoren e aleateve te tyre laike ne Irak, te coje ne nje hap te ri drejt rruges per nje sistem laik. Por kjo deshire e Washingtonit nuk u realizua, pasi shumica e atyre qe u zgjodhen, besonin tek vlerat islamike.

Feja islame ne fakt ka programe te sakta per personin apo per shoqerine.Ne Kur’an ne suret dhe ajtet kur’anore, jepen rruge dhe urdhera te shumta ne lidhje me drejtimin shoqerore apo udheheqes te nje shoqerie.Kjo fe e gjalle dhe shoqerore nuk mundet qe me aq lehtesi te mundet te zhduket nga zemra e kombeve myslimane.Islami gjate gjithe kohes se tije e ka treguar veten jo vetem si nje ndikues ne shoqeri dhe qeverisje, por edhe si nje krijues te bazave per nje civilzim te ri.

Nderkohe qe Iraku gjate gjithe historise se tije ka patur nje role te madhe ne boten islame. Bagdadi per shekuj me radhe ka qene qendra politike dhe kulturore e islamit,nderkohe qe Naxhafi ka nje qender kulture Islamike per 1 mije vjetesh. Aktualishte Iraku ka nje pozite te rendesishem ne mes te vendeve islamike dhe ne vecanti ne mes te LM.Nje vend me rezerva te medha nafte,me nje pozite te favorshme strategjike,me shumice prej 95% muslimanesh dhe se shumica e tyre kerkojne rrugen e daljes nga kriza aktuale dhe drejt arritjes ne nje shoqeri te bazuar ne drejtesi,liri dhe siguri.

Nga ana tjeter ne Irak Fiset dhe Rracat e ndryshme, jetojne prej shume kohesh dhe se islami eshte bere nje hallke e lidhjes se tyre kombetare.Fiset Arabe,Kurde dhe Turkmene e shohin veten e tyre si myslimane dhe I kushtojne rendesi te madhe fese se tyre. Nga ana tjeter Iraku gjate gjithe kohes ka treguar se personalitetet e medha fetare dhe dijetaret kane luajtur nje role te rendeishem ne zhvillimet politike dhe shoqerore. Kleriket myslimane ne Irak e kane treguar veten si luftetare te lirise gjet luftimeve me kolonialistet Anglez dhe me pas gjate kohes se regjimit te Sadamit kane luftuar me guxim dhe besnikeri.Prandaj feja islame eshte qepur ne shoqerin dhe qytetaret Iraken duke I dhene forme historise,kultures dhe shume krenarive te tjera Irakene dhe ne kete menyre duke mos mundur qe ajo te hiqet nga mesi I shoqerise Irakene.

Kohe me pare disa personalitete fetare Irakene ne nje komunikate te perbashket kishin deklaruar se ndarja fese nga politika do te kete pasoja shume negative ne Irak dhe kane shtuar se Islame duhet te jete ne kushtetuten e ardhshme te Irakut si e vetmja pike baze dhe vendimarres.Ajetollah Sejed Ali Sistani ka theksuar disa here ne lidhje me vendosjen e vlerave islamike ne ligjet Irakene dhe ne vecanti ne kushtetuten e ketij vendi. Sejed AbdulAziz Hakim, nje klerik I shquar mysliman Iraken dhe kryetari I Kuvendit te Larte te Revolucionit Islamik te Irakut ka deklaruar se ne asnje menyre nuk duhet miratuar nje kushtetute kunder islamit dhe se islami eshte shpirti I cdo ligji ne Irak.

Megjithate Zyrtaret Amerikane me ndihmen e masmediave dhe mjeteve te ndryshme perendimore, kane filluar nje lufte propagandistike kunder vendosjes se nje qeveri islamike ne Irak. Ata kane si synim vendosjen e nje sistemi politik ndjekes te politikave te tyre, duke u venen mjete te ndryshme nen presion simpatizanteve te qeverise dhe sistemit islamik. Ata keta persona I kane caktuar ne mes te Shiiteve.Ne kete menyre ata deklarojne se Sunit jane kunder vendosjes se nje sistemi fetare islamik ne Irak. Kjo ne kohen kur Sunit jane myslimane dhe ata kerkojne nje system te bazuar ne fene islame.

Politikanet Amerikane kane bere dhe zbatuar kercenime te ndryshme ne Irak.Ish Sekretari Amerikan I Shtetit dhe nje nder personalitet e medha Amerikane Henri Kisinger ne nje interviste te tije ka deklaruar:Nuk duhet te pranojme krijimin e nje qeveris fetare islamike Shie ne Irak dhe nese do te arrijme ne nje pike ne te cilen do te coje ne krijimin e nje qeverie te tille atehere ne nuk kemi interes ta mbajme Irakun te Bashkuar dhe do tu japim leje cdo grupi apo kombi qe te shkeputet nga qeveria fetare dhe te krijoje nje sistem te pavarur.

Amerikanet nga ana tjeter kane deklaruar se do te rrijne ne Irak per nje kohe te pacaktuar. Analistet politik jane te mendimit se mbetja e forcave Amerikane ne Irak qendron ne kuader te presioneve te tyer per te parandaluar ne krijimin e nje qeverie fetare islamike ne Irak. Kjo ne kohen kur populli dhe grupet islamike ne Irak kane kerkuar qe ne vend te krijohet nje sistem ku te marrin pjese te gjithe fiset dhe grupet qe jane ne Irak dhe qe ata te kene te gjitha te drejtat e tyre te bazuara ne ligjet islame. E vertata politike,shoqerore dhe kulturore e Irakut po ashtu tregon qe asnje qeveri nuk mund te vendose, lirine ,sigurine dhe pavarsine ne Irak, pa u bazuar ne ligjet islame
 

arun

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Kriza e pushtimit te Irakut


Nje nga lajmet e rendesishme I cili mund te jete rrugezgjidhja e Irakut drejt se ardhmes se tij eshte percaktimi dhe zgjedhja e organeve te pushtetit te qeverise se re irakene dhe bashkepunimi I grupeve irakene ne kete kuader. Me ne fund pas bisedimeve te gjata mes grupeve irakene ne mbledhjen e trete te asamblese kombetare te Irakut, Haxhem al Hasani u zgjodh kryetar I kesaj asambleje. Ky i fundit eshte synit dhe ne baze te marreveshjes mes grupeve irakene dy zevendesit e tij do te jene nje shiit dhe tjetri kurd. Ky vendim eshte bere me qellim qe te respektohet te tre grupet irakene ato kurde, synite dhe shiite. Xhelal Talebani nje kurd iraken eshte zgjedhur ne postin e presidentit te republikes dhe shiiti Adel Abdul Mehdi dhe syniti Gazi al Javar jane dy zv.presidentet e Irakut. Keto tre persona perbejne keshillin presidencial te Irakut ku secili ka detyrat e tij.

Nje nga kopetencat e keshillit presidencial te republikes irakene eshte zgjedhja e kryeministrit dhe ky keshill te Enjten e kaluar nje dite pas zgjedhjes se tyre beri te ditur se Ibrahim Xhafari I alances Shiite eshte zgjedhur ne postin e kryeministrit iraken. Aktualisht Xhafari eshte ne bisedime me grupet irakene per te krijuar kabinetin e tij qeveritar. Ndarja e posteve ne pushtetin iraken vjen si rrjedhoje e marreveshjeve mes grupeve politike te ketij vendi. Ne te vertete ndarja e posteve mes shiiteve, syniteve dhe kurdeve eshte nje balancim ne politiken irakene gje e cila tregon mirekuptimin e grupeve politike fituese ne zgjedhje per ruajtjen e bashkimit kombetare.

Iraku eshte nje vend multietnik dhe multi fetar dhe Iraku I ri nuk mund te ndertohet pa mos marre parasysh kushtet e reja politiko-shoqerore dhe respektimin e te gjitha kerkesave te grupeve irakene. Prandaj Ibrahim Xhafarri do ti perkushtohet seriozisht punes ne krijimin e nje qeverie te re, dhe per kete qellim ai ka ndermend qe ne ndarjen e posteve ministrore te perdore grupet etnike dhe politike te Irakut. Aktualisht pyetja qe lind mbas krijimit te organeve pushtetare te Irakut eshte plani I punes se qeverise dhe sistemit te ketij vendi. Xhelal Talebani ne fjalimin e pare te tij si president republike ka vene theksin mbi bashkimin mes grupeve irakene, bashkimin kombetar, si dhe ne mirekuptimin mes vendeve te rajonit. Ibrahim Xhafarri kryeministri iraken, nder detyrat e para te qeverise se tij ka vene pavaresine kombetare, percaktimin e nje kalendari per largimin e trupave shume kombeshe nga Iraku, luften kunder korrupsionit si dhe eleminimin e lementeve te ish rregjimit Ba’ath.

Analistet detyrat e qeverise I konsiderojne pergjithesisht te veshtira. Nder detyrat primare te kesaj qeverie eshte vendosja e sigurise ne vend ku me gjithe kalimin e dy viteve nga rrezimi I Sadamit, gjendja e sigurise nuk eshte stabilizuar akoma. Ceshtja me e rendesishme per qeverine, asamblene kombetare, dhe presidencen eshte ruajtja e bashkimit midis grupeve irakene gjate kohes se perballjes me probleme te ndryshme. Hartimi I kushtetutes se vendit nuk mund te arrihet pa patur bashkepunim dhe mirekuptim ne mes te grupeve politike. Gjithashtu nga ana tjeter perkushtimi ndaj kerkesave te popullit iraken ka nje rendesi shume te vencante. Nje nder keto kerkesa eshte dhenia fund e pushtimit te Irakut, clirimi I Irakut dhe vendosja e se drejtes te pushtetit popullor. Keto kerkesa u shpallen mjaf qarte ne protestat e dites se shtune me date 9 prill ne pervjetorin e dyte te rrezimit te Sadamit. Protestuesit kane kerkuar largimin e pushtuesve nga Iraku dhe denimin e Sadamit. Keto protesta kane transmetuar nje mesazh te ri per pushtuesit te Irakut. Gjithashtu ne baze te rezolutes 1546 te keshillit te sigurimit forcat shume kombeshe duhete te dalin nga Iraku menjehere pas krijimit te stabilitetit ekonomik ne kete vend. Keshtu analistet jane te mendimit se mbas zgjedhjeve dhe krijimit te organeve te reja pushtetare ne Irak tashme eshte plotesuar pika e rrjedhes politike e rezolutes 1546. Por Amerika nuk pranon kete realitet dhe nen pretekesin e luftes kunder terrorizmit vazhdon te mbaje te pushtuar Irakun. Protestat e 9 prillit ne Irak treguan pakenaqesine e popullit iraken kunder pushtuesve duke e ngritur thirrjen e rrezikut per pushtuesit. Ne kete menyre e verteta qendron ne faktin se nje nga detyrat me te rendeshme te qeverise se Irakut nga pikepamja e popullit eshte dhenia fund pushtimit iraken. Per kete arsye edhe Ibrahim Xhafari ka filluar percaktimin e nje kalendari per daljen e trupave shume kombeshe nga Iraku ne bashkebisedim me pushtuesit. Nje detyre tjeter e qeverise se re te Irakut eshte dhe permiresimi dhe riorganizimi I marredhenieve politike te vendit me vendet fqinje si Irani.Xhelal Talebani ka thene se Iraku I ri do te kete politika reciproke me vendet tjera. Vendet fqinje te Irakut kane pesuar deme nga pasiguria ne kete vend, ne vecanti fakti se Amerika ne kuader te politikave te saj ne rajon ka akuzuar disa nga fqinjet e Irakut per nderhyrje ne punet e brendshme ne kete vend. Por larg kesaj ceshtje e verteta tregon se fqinjet e Irakut mund te luajme nje rol te rendesishem ne rindertimin e ketij vendi. Ne mbledhjet e mbajtura te vendeve fqinje te Irakut tregon ndjeshmerine e ketyre vendeve per gjendjen e pasigurise ne Irak. Ne kete menyre vendet fqinje te Irakut kane pershendetur krijimin e organeve te reja pushtetare ne kete vend dhe shpresojne se Iraku me nje bashkepunim dhe mirekuptim mes grupeve politike te vendit do te rifutet ne skenen nderkombetare.

Megjithese nder lajmet me te rendesishme ne Irak kane qene zgjedhja e presidenti, kryeministrit dhe kryetarit te asamblese kombetare, javene e kaluar ka patur edhe mjaft lajme te tjera te rendesishme ne kete vend. Nder keto lajme mund te permendim emerimin e ambasadorit te ri amerikan ne Irak. Ambasadori I ri Zelmi Khalilzad, pas marrjes se aprovimit nga senati amerikan do te vendoset ne vend te Xhon Negropontes. Ky I fundit ka qene ambasadori I pare amerikan ne Irak pas pushtimit te ketij vendi I cili aktualisht eshte zgjedhur drejtor I informacionit amerikan nga ana e Bushit. Dy shkaqe kane bere te mundur zgjedhjen e Khalilzadit ne postin e ambasadorit te ri dhe heqjen e Negropontes nga kjo detyre. E para eshte se Negroponte eshte nje personalitet I sigurte I cili ka nje pervoje ne ceshtjet e sigurimit ne Ameriken Latine dhe zgjedhja e tij si ambasador ne Irak kishte per qellim realizimin e disa programeve te sigurimit per Ameriken ne Irak. Gjithashtu thuhet se Negroponte ka luajtur rol ne organizimin e disa pengmarrjeve ne Irak dhe ne destabilizimin ne kete vend. Por aktualisht kushtet e pergjithsme ne Irak jane ndryshe sidomos ne kohen kur u zhvilluan zgjedhjet, Amerika ka per qellim rishikimin e politikave te saj ne Irak. Disa prej konservatoreve te rinj ne senat kane kerkuar nga Bushi qe te vendose nje personalitet politik aktiv ne Irak. Pervoja e Khalilzadit ne Irak deri diku ka terhequr vemendjen e Uashingtonit sidomos per faktin se Khalilzadi gjate kesaj periudhe eshte perpjekur te krijoje nje hapesire politico- shoqerore ne Afganistan per kthimin e grupeve te moderuara talebane ne skenen politike te Afganistanit. Gjithahstu Khalilzad ka per detyre qe te realizoje sa me shume qe te jete e mundur planet politike te Uashingtonit ne rajon. Ai deri diku ka njohje me irakun si dhe ka qene perfaqesuesi special I bushit ne kete vend. Duke qene se Khalilzadi ka pervoje ne Afganistan, ai eshte personi I duhur I cili mund te realizoje programet amerikane ne Irak. Amerika po perpiqet qe ti jape nje forme te re marredhenieve te saj me Irakun per te arritur interesat vetjake ne kete vend. Ka mundesi qe ne percaktimin e kushtetutes se perhershme dhe punese se qeverise se re irakene, Bushi ti vere per detyre Khalilzadit qe te beje perpjekje ne vendosjen e ideve amerikane ne kete aspekt.
 

arun

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

(mbas sadamit)
photogen.php
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Ore,nje gje me ban pershtypje mu:sa shume masturboni me faktin qe Amerika nje here e nje kohe ka perkrah Sadamin??A i kuptojme politikat pak apo jo?E kush nuk e perkrahu Sadamin ne ate kohe?Ku eshte problemi ketu?I duhej ferkuar bitha akoma Sadamit sipas jush?

MLK,me ke ba me u ngerdhesh shume plako,Irakezet po te donin do demokratizoheshin vete pa ndihmen e Amerikes,hajde mer plak si ne ne kohen e Enverit,po te donim e benim demokracine por nuk donim :lol: :lol: .

Problemi qendron vetem tek nje pike(ndermjet terroristeve dhe forcave pro-demokratike Irakene):Futja e sheriatit ne Irak!!Asgje me teper.
Le ta fuse sheriatin qeveria Irakene dhe pastaj do shohim a do kete me aksione terroriste apo jo!
Por problemi eshte qe ne Irak nuk ka Talebane ne krye te qeverise,por njerez me shkolle Perendimore,te cilet e dine se cfare eshte demokracia Perendimore!

Suniitet Irakene le te pushojne ca dekada,se u pane se kush ishin,ne kohen Sadamiste!
 

MLK

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Pyesni Irakianet çfare mendojne per gjendjen ku jane e do shihni qe eshte e kunderta e marketingut qe ben politika amerikane. Ne te gjitha rastet ku perendimi eshte munduar te eksportoje "demokracine" e tij nga lart apo ne menyre vertikale ka thyer turinjte dhe ka sjelle vetem katastrofa (shihni gjithe vendet afrikane qe jane shnderruar ne luftra civile) pasi nese mentaliteti i popullsise nuk eshte pergatitur te jetoje ne demokraci, nuk ka kulturen demokratike e ka te pamundur te jetoje ne nje sistem demokratik.
Deri 10 para 11 shtatorit Bush ishte idioti me i madh qe kishte pare amerika ne krye te saj e keto ishin fjalet e amerikaneve jo te pjeses tjeter te botes! Si ka mundesi ne 10 dite ky njeri u vetshpall drejtuesi i te mires kundra te keqes ne bote!! Ose beri ndonje univeristet per 10 dite ose u be idiote pjesa tjeter e botes per 10 dite /pf/images/graemlins/wink.gif
Bush-i duhet te thote rrofte Ben Laden se e ndihmoi te vinte ne jete gjithe planet qe kishte , te justifikonte rritjen e buxhetit te ushtrise me dhjetra miliarde dollare, qe puntoret amerikane te mos kerkojne me rritje rrogash po te punojne per patriotizem /pf/images/graemlins/wink.gif .
8 mije princa arab kane investuar me teper se gjysmen e pasurise se tyre ne SHBA e jan lobi me i fort ne bot e Amerika per petro-dollaret eshte bere nje prostitute e arabeve kjo eshte e verteta.
Sadami nuk bente pjese ne keto klane e sakrifikuan nje popull per te nderqur kete "gabim" ne "casting".
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Disa mendojne se "krimi" suprem i cili dhe i hengri koken Sadamit ishte vendimi i tij per ta tregetuar naften e Irakut ne euro e jo dollare.
Ka shume gjasa qe kjo te jete e verteta kryesore e apstaj dhe 101 arsye te tjera ndihmese.
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Sot u qeruan 11 terroriste "demokraci-sjelles" ne Irak!
Midis tyre ishin dhe disa mercenare bullgare.
Nje bandit i kapur i gjalle u ekzekutua ne vend sic u ka hije krimineleve qe i lepihen amerikes!
Kohet e fundit Rezistenca Irakene i ka intensifikuar "falenderimet" ndaj "miqve" te paftuar Janki!
1500 u qeruan, ne koke te 125 000 te tjereve.
 

arun

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Ne lumin Dexhle te rajonit Al savire prane qytetit Madaen te irakut u zbuluan trupat e te pakten 100 personave. Behet e ditur se keto trupa mund ti perkasin personave te cilet u rrembyen ne qytetin Modaem. Ministria e mbrojtjes se irakut ende nuk ka dhene ndonje te dhene zyrtare per kete rast. Sipas gazetes al Sabah ne nje tjeter vend te rajonit al Savire u zbuluan dhe trupat e 12 pengjeve te tjere.
Ne baze te nje sondazhi te kryer nga Fondacioni amerikan Haris, 66% e amerikaneve jane te mendimit se te burgosurit ne Irak dhe Afganistan torturohen sistematikisht nga ana e ushtareve amerikane dhe se pergjegjesia per kete akt cnjerezor bie mbi komanden e forcave ushtarake amerikane, dhe mbi qeverine e Bushit. Sipas ketij sondazhi perkrahesit e kthimit te ushtareve amerikane nga iraku eshte rritur nga 47% ne vitin 2003, ne 60%. Unioni i lirive themelore ne SHBA, kohet e fundit shkruante se ne torturimin e te burgosurve ne burgun Abu Gurejb ne irak dhe ne burgun Begram ne Afganistan qe kane shkaktuar vdekjen e disa te burgosurve kane marre pjese edhe agjente te CIA-s amerikane.

Burime te informacionit nga Iraku bejne te ditur se persona te panjohur rrembyen 19 ushtare te Gardes kombetare te Irakut dhe i ekzekutuan ata ne stadiumin e qytetit Hadise, 220 km. ne veri te Bagdadit. Deshmitaret pasi degjuan krisma ne afersi te stadiumit te ketij qyteti shkuan atje dhe gjeten trupat e pajete te 19 ushtareve te Gardes kombetare te Irakut. Nderkohe komanda e policise e provinces Salauddin ne veri te Irakut, njoftoi se ne baze te dokumentave te zbuluara nga persona te arrestuar, vertetohet se Sherbimi informativ amerikan CIA dhe Sherbimi agjenturor izraelit Mosad kane paguar elemente te ish-regjimit te Sadamit per sulme kunder popullsise dhe forcave te policise lokale.

Nje varr masiv ku ndodheshin 3319 trupa u gjet ne provincen Babel ne jug te Bagdadit. Sami Aziz, anetar i Asamblese Kombetare te Irakut njoftoi se ne kete varr masiv ndodheshin edhe kufomat e 43 femijeve. Hetimet e para tregojne se 1280 kufoma qe ndodheshin ne kete varr jane djegur dhe po vazhdon puna per identifikimin e tyre. Sadam Husein me fillim te viteve 90 me driten e gjelber te SHBA-se, shtypi me force kryengritjet e shiiteve ne jug dhe te kurdeve ne veri te irakut duke masakruar dhjetera mijera civile te pafajshem.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Fillimisht postuar nga antares:
[qb] Disa mendojne se "krimi" suprem i cili dhe i hengri koken Sadamit ishte vendimi i tij per ta tregetuar naften e Irakut ne euro e jo dollare.
Ka shume gjasa qe kjo te jete e verteta kryesore e apstaj dhe 101 arsye te tjera ndihmese. [/qb]
Ndër të tjerat edhe kjo arsye kishte peshën e saj. Konvertimi i rezervës shtetërore irakene në Euro u bë iniciatori i krizës ekonomike amerikane. Konvertimi i petro-dollarit në Euro e dëmtoi shumë ekonominë e SH.B.A pasi shumë vende të tjera të OPEP ndoqën Irakun në rrugën e tij. Për më tepër që edhe Kina e diversifikoi rezervën e saj shtetërore duke e kaluar në shifrat 50/50 me Euron. Kjo është lufta finale mes Europës dhe SH.B.A. Kjo e fundit ka gjetur mënyrën e luftës për të fituar ndërsa Europa si gjithmonë "flen" me kë të paraqesë interes për të.

SH.B.A me luftrat e fundit kërkon të fusë në dorë naftën e Gjirit Persik dhe në këtë mënyrë të rrisë vlerën e dollarit si dhe të bëjë presion mbi vendet e tjera të cilat furnizohen me naftën arabe. Pra SH.B.A jo vetëm që po përdor një mënyrë të gabuar për të mbajtur dominimin e saj në botë por po e tepron edhe me këtë dominim. Ajo po kërkon të shkelë me këmbë edhe traktate që askush nuk i ka shkelur ndonjëherë.

Dhe SH.B.A eksporton demokraci në IRAK. Dhe ka që pretendojnë që Iraku po kthehet në histori suksesi! Nëse SH.B.A arrin objektivat e saj në IRAK kjo do të ishte humbja më e madhe për Irakun dhe vuajtjet që do pasonin nuk do kishin krahasim.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Sa durim qe paske mer Kontre. Po Oroshit kerkon t`i mbushesh qipin mo? Po qipi i Oroshit nuk ka bithe, po eshte TUB. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

E verteta sipas njerezve ne jeten e perditshme ne Bagdad.


Inaam Tadra, student, 24

Our biggest problem is the loss of security. We need to re-establish security in the country. Hopefully the new government will be strong and united, so they can start the process.

The Americans brought the terrorists here. They weren't here before. And I don't believe the terrorists are Muslims.

The Americans search our houses. With their aggressive behavior, they are turning the Iraqis against them.



Nder disa intervista ku te tera krahasimet perfundonin me "Ishte me qete, pa korrupsion, s'kishim frike, kishte pune, cmimet ishin 500 dhe jo 1500" etj, kjo interviste ishte e fundit.

Sipas BBC, per ata qe kane ne maje te gjuhes "ku e di ti"
 

jimmy84

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Fillimisht postuar nga Gurax:
[qb] E verteta sipas njerezve ne jeten e perditshme ne Bagdad.


Inaam Tadra, student, 24

Our biggest problem is the loss of security. We need to re-establish security in the country. Hopefully the new government will be strong and united, so they can start the process.

The Americans brought the terrorists here. They weren't here before. And I don't believe the terrorists are Muslims.

The Americans search our houses. With their aggressive behavior, they are turning the Iraqis against them.



Nder disa intervista ku te tera krahasimet perfundonin me "Ishte me qete, pa korrupsion, s'kishim frike, kishte pune, cmimet ishin 500 dhe jo 1500" etj, kjo interviste ishte e fundit.

Sipas BBC, per ata qe kane ne maje te gjuhes "ku e di ti" [/qb]
Sa genjejne robte sot mo. Po aman mo Gurax po ti ata degjon? Ata jane komb terroristesh mor. E ka thene edhe Bush Junior. Tani ti do thuash qe ai vrau njerez te pafajshem, civila , gra, femije dhe pleq. Po ama kete e beri ne emer te DEMOKRACISE, PROGRESIT dhe sidomos ne emer te LIRISE. Ai u solli irakieneve demokracine (nepermjet diktatures ushtarake), progresin (duke e kthyer Irakun ne epoken e gurit), dhe sidomos i solli LIRINE (nepermjet pushtimit te vendit te tyre). Kjo eshte pervoje e njohur. Anglezi ka eksportuar demokraci, zhvillim dhe liri ne Indi per dhjetra e dhjetera vjet merradhe. Franca "emancipoi, demokratizoi dhe cliroi" Algjerine (dhe gjysmen e Afrikes) kurse Amerika nuk ka len evend pa demokratizuar, pa zhvilluar dhe pa e cliruar (nga vetja e vet) nje mori shtetesh qe tani "lulezojne" dhe "begatojne" si psh: Amerika Qendrore, Amerika Latine, gjysma e Afrikes (me ne krye Afriken e Jugut dhe Somaline), Lindjen e Aferme (Palestine, Liban etj) Lindjen e Mesme (Irak, Jemen, Kuvajt etj) si dhe Azine Junglindore (Sri Lanka, Malajzi etj). Gjithashtu provoi njehere ne Vietnem po e la se "nuk ishte rrushi i pjekur" (se keshtu thuhet ne ato raste kur e ha ne b...) si dhe e beri edhe ne gjysmen e Korese.
Por dashamiresia amerikane akoma nuk ka mbaruar.Thesi i demokracise, lirise dhe progresit (gjithmone npermjet luftes) nuk ka mbaruar akoma. Ne planet e demokratizimit dhe ne shenjestre te "lirise" eshte edhe Koreja e Veriut, Siria, Irani edhe ca shtete "despotike, dhe terroriste".
Rrofte Daje Semi se kot nuk e tha njeri "Amerika eshte xhandari i botes". /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

arun

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Rrembyesit e gazetareve rumun kercenuan se nese trupat rumune nuk largohen nga iraku atehere do t’i vrasin pengjet. Rrembyesit e paralajmeruan qeverine rumune se nese trupat e ketij vendi nuk largohen per 4 dite atehere do t’i vrasin 3 gazetaret e rrembyer.

Grupi i 5 i ushtareve bullgare do te dergohet dy javet e ardhshme ne Irak me qellim trajnimin e ushtrise se re te irakut. 370 ushtare irakiane dje u urdheruan qe te shkonin per mision ne Irak beri te ditur Nikolai Sfinarev, ministri i mbrojtjes se Bullgarise. Ai tha se misioni i ketyre forcave do te jete plotesisht paqesor dhe shprehu keqardhje per rrezimin e nje helikopteri te ketij vendi ne Irak.

Policia irakene zbuloi kufomat e 19 ushtareve iraken ne afersi te rafinerise se naftes Bixhi ne veri te Irakut. kohe me pare poashtu u zbuluan trupat e 19 pjesetareve te gardes kombetare te Irakut ne nje stadium ne qytetin Hadithe. Keto persona me rastin e dites se lindjes se profetit Muhammed (sas) ishin duke shkuar ne pushim kur u arrestuan nga persona te panjohur dhe u vrane ne stadiumin e qytetit Hadithe. Burime te sigurimit nga provinca Salahudin ne veri te Irakut bejne te ditur se ne baze te disa te dhenave nga personat e armatosur qe jane arrestuar, organizata e spiunazhit amerikan CIA dhe ajo e izraelit Musad jane te imlikuar ne aktivizimin e elemeteve te ish regjimit te Sadamit per vrasjen, terrorin dhe pengmarrjen e njerezve ne Irak.

Shperthimi I nje automobil bombe perballe nje xhamie Shiite ne Bagdad shkaktoi vrasjen e te pakten 8 personave. Ne kete shperthim qe ndodhi perballe xhamise Shiite Sabih ne Bagdad perpos vrasjes se 8 personave rreth 20 te tjere jane plagosur. Sot u be e ditur edhe per terrorizimin e sheikh Abdulm’min Abdul Xherbbar ne rajonin Sha’b ne Bagdad. Irakenet jane te mednimit se trazirat e fundit, terorrizimet dhe vrasjet ne Irak behen me qellim krijimin e percarjeve dhe konfliketev ne kete vend.
 
Top