IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Pse... ?

Sepse :

- Nuk udhehiqet me nga nje diktator gjakpires si Sadami.

-Diktatori nuk do ikte vete dhe per kete u deshen sakrifica , sakrificat u bene , dhe pas ketyre vejn shperblimi qe eshte liria dhe demokracia . Sigurshte liria dhe demokracia nuk konsolidohen per nje dite, nje muaj apo nje vite duhen vite dhe perpjekje.
Por rruga drejt tyre filloi qe ne momentin kur u rrezua gjakpiresi.

- Irakienet po e ndihmojne dhe perkrahin qeverine e re.

- Irakienet nuk i duan terroristet dhe fondamentalistet islamike te cilet vrane me qindra dhe mijera te pafajshem .
Irakienet e kuptojne se terrorizmi i fondamentalisteve islamike eshte edhe me i pergjakshem se regjimi diktatorial i SADAMIT.

- Irakienet po shkojne drejte suksesit se iu dha rasti qe te shihnin driten dhe drita triumfon mbi terrin.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Të paskam përgëzuar para kohe Korno. Edhe për të lexuar s'paske mësu akoma!
Fatkeqësia e shuuuumëëëë shqiptarëve (por jo vetëm e shqiptarëve) është se ata lexojnë pikërisht ato dy fjalë, në një libër të tërë, të cilat i japin atyre mundësi të llapin sërish! Korno nuk bën përjashtim nga kjo rregull!
Me shumë vetë këtu në AF është e kotë të diskutohet sepse nga Iraku në histori suksesi kthehemi gjithmonë në Shqipëria një histori mjerane, ku të gjithë shqiptarët kontribuojnë vullnetarisht me të gjitha forcat!
Në vend që të lexoni atë që është shkruar dhe jo atë që keni në kokë, pasi nuk e njihni bashkëbiseduesin dhe sigurisht që ju mungon intelekti për të psikologjisur nga shkrimet, ju merrni përsipër edhe të mësoni se si të nxjerrim konkluzionet nga ato që kemi shkruar vetë.
Pasi hedh lloj lloj parrullash e paçavuresh, Kornoja thotë që është paqësor. Cilin Korno duhet të besojmë, atë që me anë të thënies duhet ti hidhet bomba atomike Fallujas mbështet terrorizmin amerikan apo atë që thotë që është paqësor por që për shaka i tha ato fjalë?
 

korn83

Forumium praecox
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

ajo gje te betohem me revolton dhe mua.jam me SH.B.A. por çfare mendon ti se nuk revoltohem nga fakti qe ka firma te medha qe manipulojne fatin e mijra njerezve,qe ne amerike mjeksia eshte me pare,qe ka nje diference te tmerreshme midis shtresave te larta e te ulta te shoqerise???problemi eshte qe une ua njoh edhe te mirat ama.nuk kam besim te superfuqite e tjera.ne te mire e ne te keq jam me SH.B.A-ne por si gjithçka ne kete bote nuk eshte perfekte.
suksesin e shoh se pak nga pak se situata po zbutet,nuk me duket se po vazhdojne te presin kokat perdite...gjithsesi do te shohim
 

korn83

Forumium praecox
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

o mesues kondra.nuk mund te me gjykosh ti mua jo,e asnjeri tjeter nga forumistet,pasi nuk ta ka dhene njeri kete te drejte.problemi eshte te jesh apo jo dakort me ate qe thote tjetri apo jo,pasi per kete po diskutojme...e jo te me pergjigjesh duke me thene :"ka gjera qe une di,e ti s'di po qe nuk ti them tani".nese te gjithe arsyetojme keshtu atehere edhe une mund te them:une jam me sh.b.a.-ne e kam te drejte,po nuk t'i sjell argumentet ty.
e keshtu diskutimi merr rrugen e dreqit
 

korn83

Forumium praecox
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

nuk e kuptoj nga i sheh te gjithe keto difekte te shqiptareve ky vellai mor zot,se mua shqiptaret nuk me duken kaq injorante...
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Nuk shihet peraprimi tek numri i kokave te paprera. Po sikur ata "irakezet" te ndrojne metode e te mos presin me koka po ti egzekutojne me nje plumb viktimat?
Jane te tjere treguesit qe nje vend po stabilizohet apo po del jashte kontrollit!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Rrusho, po të lexosh atë që është shkruar që në fillim, nuk do bësh shumë gabimë që ke bërë dhe unë nuk kam pse të shpjegoj qëndrimin tim sa herë që dikush hyn për herë të parë në forum. Hajde djalë i mbarë bëji detyrat para se të flasësh për to.

Për atë që ke shkruar më lart. Disa nga ato që ti e shumë të tjerë i quajnë të mira janë të diskutueshme (si p.sh koncepti i demokracisë) dhe sukseset normalisht dihen sepse ato trumbetohen nga mediat amerikane e përcillen nga papagallët e tjerë nëpër gjithë botën. Ajo që është vështirë të dali është e vërteta e hidhur si puna e Abu Grahib të cilin ka shumë pro-amerikanë që e quajnë si një vepër të mirë madje të nevojshme për vendosjen e demokracisë. Duhet ngritur zëri për ata qindra mijëra të vrarë që nga fillimi i luftës në Irak, për rrënimin e Fallujas që nuk u komentua nga medjat pothuajse fare.
Pra ata që ju i quani anti-amerikanë kanë për qëllim të venë në dukje të metat e SH.B.A në mënyrë që të mos i tolerojmë por t'i ndreqim (flas për vete). Nëse e keqja pranohet ajo çon në një të keqe akoma më të madhe!
 

korn83

Forumium praecox
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

ajo qe thua eshte e vertete...por duke pare se sa koka pritnin terroristet e duke pare qe vrisnin edhe myslimane te huaj te pafajshem,edhe popullsine e irakut vete,"irakezet"kane kuptuar qe nuk e do irakun rezistenca,po do vetem fuqine...pushtetin!e prandaj terrorizmit po i iken fuqia(nuk do te kishte terrorizem deri ne kete fare mase,pa pasur mbeshtetjen e civileve).tani civilet jane merzitur.
 

korn83

Forumium praecox
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

mesuesi:Disa nga ato që ti e shumë të tjerë i quajnë të mira janë të diskutueshme (si p.sh koncepti i demokracisë)
--------------------------------------------------
vllajo nese nuk je dakort ti(me vika keq qe per ty edhe per fryerjen tende...ti na dike ç'eshte demokracia e te tjeret jo....)
nuk i plasi njeriu /pf/images/graemlins/laugh.gif
sa per detyrat ku me le ti ti bej detyrat(ngela tu tu pergjigj) /pf/images/graemlins/laugh.gif
sa per mediat ju s'keni goje te ankoheni se o jane bo mediat kohet e fundit anti amerikane,o ska...vriten "irakezet" nga vellezerit e tyre arabe....e japin pak televizione kaseten e filmimit se gjoja eshte teper e dhunshme....
vret nje ushtar ne lufte nje terrorist,del ne te gjithe televizionet,neper gazeta me buje te madhe...
pikerisht...ju doni te veni ne dukje te metat e SH.B.A.-se.....ne perpiqemi te vejme ne dukje SH.B.A.-ne
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Ke të drejtë Korn, si plasi njeriu se ç'bëhet sot në emër të demokracisë. Kjo është ajo që është e diskutueshme Korn por në diskutimet me ty para se të jetë e diskutueshme është e paspjegueshme. Ti ore lali ke nevojë që me t'i shpjegu gjërat një për një ndryshe nuk mush /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Terrorist sot quhet ai që mbron vendin e tij nga të HUAJT dhe jo ai që i shko tjetrit ke shpi pa ftu. Ndofta jam unë gabim po ne Italianin nuk e quajtëm çlirues në 39, as gjermanin në 44 bile as serbin e grekun në 1912 kur na çliruan nga Turku! S'merret vesh kjo dynja, njëherë është e mirë një herë është e keqe. Këtë e kuptoj kur e thonë SH.B.A se i intereson por kur e besojnë edhe qenie që normalisht duhet të kenë pak tru në kokë kjo më çorodit fare.
Rroftë SH.B.A!
SH.B.A që je mbi tokë, u bëftë vullnesa jote, ardht mbretnia jote si në tokë ashtu edhe n'qiell. Bukën tonë t'përditshme epna ne sot e na i prit kokat siç ja presim edhe ne armiqve tanë! :tipsy:
 

gurax

Pan ignoramus
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Mind the '83 figure you two... all in time. :lol:


---------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

korn83

Forumium praecox
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

jo mer jo...si plasi njeriu ç'mendon ti jo ç'mendon bota /pf/images/graemlins/laugh.gif
do marr nje mesues privat tani u ngopa me ty /pf/images/graemlins/laugh.gif .o plako as une nuk e di a merr vesh nga historia ti apo jo,ne e shpallem vete pavaresine,siç ndihmuam te pakten ne pavaresine greke!pastaj italianet e greket e siberianet na pushtuan perseri(megjithese nuk jam dakort me faktin qe gjermanet na paskan pushtuar...gjepura...na fryne siberianet,me agjentin e tyre dullen,kundra nazisteve,jo me kot donin feste kombetare 29 nentorin qe te koinçidonte me festen serbe)
kurse ne irak vendi u çlirua nga nje diktature me nje lufte nga perendimi,nuk e çliruan irakenet megjithese e urrenin sadamin
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Ky Korni te kujton Dumb-sfeldin qe para ca kohesh thoshte se sa me shume te shtohet rezistenca ne Irak aq me mire jane punet e amerikaneve aty meqe guerrilasit na qenkeshin deshperuar nga "liria" amerikane dhe paskan shpeshtuar goditjet!
Bile sipas kesaj llogjike nese rezistenca hedh nje bome atomike ne Washington ky duhet te jete sukses i pamate per ameriken se tregon qe rezistenca eshte demoralizuar krejtesisht!
I urojme sa me shume "suksese" te tilla Jankive!
 

korn83

Forumium praecox
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

shume rrespekt per partizanet megjithese nuk i perkrah idealet.por ama duhet thene qe rane gracke e nje komploti te keq.gjermanet nuk kane pasur synim pushtimin e shqiperise,thjesht nuk i interesonte,nuk kishin leverdi te pushtonin nje vend te vogel,e plot me male si zvicra,pikerisht prandaj edhe hitleri pushtoi austrine ne emer te nacionalizmit e jo zvicren
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

U gjeten deri tani 54 trupa te masakruar te policeve Irakene,bandat e mjekrrosheve nuk paskan ndenjur duarlidhur derisa u shporren nga Fallugja!!
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Orosh! Bashkepuntoret e pushtuesit denohen ne te gjithe boten dhe gjate gjithe historise njelloj-me vdekje!
Korn! E shoh qe ke nje admirim (megjithese primitiv) per Gjeramine e gjeramnet po ke mangesi te jashtezakonshme ne fushen e historise (e kam fjalen per historine e vertete te Europes)! P.Sh. ti thua qe ata duke mos dashur te pushtojne Zvicren pushtuan Austrine!
Nuk eshte e vertete se Gjermanise nuk i vajti ne mend Zvicra, po po te njohesh sadopak natyren e zviceraneve dhe doktrinen e tyre mbrojtese, gjeneralet i thane Hitlerit qe sigurisht mund te pushtojme Zvicren per pak kohe po humbjet parashikoheshin ne 200 000 ushtare gjermane dhe nje terren totalisht i djegur e i shkaterruar dhe nje lufte guerrile e tmerrshme e tipit Spanjoll (1809), pra pasi gjeramnia deri atehere arriti te pushtoje europen me vetem 30 000 te vrare, pushtimi i Zvicres me kaq shume gjak do te ishte nje katastrofe per prestigjin. Nga ana tjeter Zvicra ruajti asnjanesine ne menyre te admirueshme dhe nuk u diskutua kurre seriozisht goditja e saj.
Nuk e di se ku e ke degjuar qe Gjeramnia na paska pushtuar Austrine!!!! A e di se kusht (mbas lufte) per largimin e ushtriev pushtuese nga Austria ka qene qe kurre te mos behet ndonje referendum per bashkim me Gjermanine?
Nese Austriaket i shohin Gjermanet si pushtues (Hitleri vete ishte austriak) a nuk te duket i tepert ky kusht?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Fillimisht postuar nga KoRn 83:
[qb] jo mer jo...si plasi njeriu ç'mendon ti jo ç'mendon bota /pf/images/graemlins/laugh.gif
do marr nje mesues privat tani u ngopa me ty /pf/images/graemlins/laugh.gif .o plako as une nuk e di a merr vesh nga historia ti apo jo,ne e shpallem vete pavaresine,siç ndihmuam te pakten ne pavaresine greke!pastaj italianet e greket e siberianet na pushtuan perseri(megjithese nuk jam dakort me faktin qe gjermanet na paskan pushtuar...gjepura...na fryne siberianet,me agjentin e tyre dullen,kundra nazisteve,jo me kot donin feste kombetare 29 nentorin qe te koinçidonte me festen serbe)
kurse ne irak vendi u çlirua nga nje diktature me nje lufte nga perendimi,nuk e çliruan irakenet megjithese e urrenin sadamin [/qb]
Rrusho, merre mësuesin privat por për shkrim e këndim. Nuk të kam përmendur pavarësi të Shqipërisë por çlirim të saj nga Turku! Konkluzionin e nxore vetë që çlirimi nga Turku ishte PUSHTIM nga Italia, Greqia e Serbia e Mali i Zi. Pra edhe çlirimi që SH.B.A i bënë Irakut nga armiku i tyre Sadami quhet pushtim dhe cilido iraken që lufton kundër SH.B.A quhet mbrojtës i atdheut të tij dhe jo ballist apo reaksionar apo gomarlliqe të historisë së P.P.SH. Ajo që ju dhe SH.B.A thoni nuk ka bazë llogjike dhe prandaj ndizen diskutimet.
Shqiptarët (jo të gjithë) u ngritën (me ndihmën e grekut dhe SH.B.A) sepse i pushtoi maloku dhe u pushtuan nga ish-komunistët (mbajtja e pushtetit me dhunë) por SH.B.A me gjithë idiotlliqet e Tosit nuk ndërhyn përsëri në Shqipëri. Përse? I dhimben shqiptarët?
E mora këtë si shembull pasi e ke më të thjeshtë ta kuptosh, ndofta! Por mos u merakos sepse në moshën tënde edhe unë pak a shumë kështu si ty mendoja :rolleyes: .
 

korn83

Forumium praecox
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

po eshte e vertete kam shume respekt per gjermanet,por jo ama per historine e tyre gjate luftes se dyte boterore,nuk e kuptoj ku i gjen provat qe thua keshtu,per mua kaluan nje periudhe çmendurie,si ne në 50 vjet!pastaj nuk jam une nazisti se ndryshe do te isha me "irakezet" /pf/images/graemlins/laugh.gif
ajo qe dua te them eshte qe me te vertete gjermanet nuk e kishin synim kurresesi Shqiperine e paten thene edhe ne menyre te hapur.
sa per zvicren e austrine(jam dakort qe nuk eshte nje pushtim pasi austriaket edhe sot e kesaj dite kerkojne bashkimin por nuk i le njeri)kurse zvicren nuk e pushtoi jo vetem nga karakteri i zviceraneve se po ate karakter malesor,kokeforte e teper krenar e gjen edhe ne shqiperi,puna ishte qe nuk i leverdiste
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Kerko Kondre (Tare) kerko!
================
E mora këtë si shembull pasi e ke më të thjeshtë ta kuptosh, ndofta!
======================
Une ve bast se Korni jo vetem nuk do kuptoje asgje nga ato qe i thu po do nxjerre konkluzione kryekeput te gabuara!
(Nuk i mesohen qenit plak marifete te reja) thote populli. Megjithese Korni me shembullin e tij do te na thote qe si qente pleq dhe ata te rinjte nuk mesojne........
P.S. Edhe une aty dola me Zvicren, shpesh bishti del me i tende se sqepari dhe nuk ja vlen.
 

korn83

Forumium praecox
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

po vazhdoj me historine shqiptare se ndryshe mesuesi na ven 4.ore zoti mesues po ti harron qe irak e shqiperi jane dy gjera komplet te ndryshme e qe nuk mund te krahasohen me njera tjetren????nga çlirimi 1912 e deri ne 1939 ishim te lire e kishim nje shtet qe e donim,e pastaj na e hoqen!!!!!edhe çlirimin nga turqit e beme me forcat tona e viktimat tona!!!ndersa iraku kaloi nga nje pushtim(pasi jemi dakort apo jo qe irakenet nuk e donin me sadamin)ne nje ç'lirim,por ama kesaj radhe nuk kishte ç'lirimtare nga ana e irakeneve por nga perendimi.edhe viktimat e luftes ishin barre e perendimit...irakenet urrenin nje rregjim qe ishte i rrezikshem per lindjen e mesme,por ama nuk donin ta shporrnin,edhe nderhyn dikush tjeter
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Ke shumë të drejtë Korn! Iraku dhe Shqipëria janë dy gjëra të ndryshme, për ne të paktën.
Pasi të mësosh shkrim e këndim, futju historisë së Shqipërisë të mësosh pse doli Turku nga Shqipëria. Do nxjerrësh Ded Gjo Lulin e Isa Boletinin (që patën një rol shumë të madh por jo vendimtar) e Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin, por kujto vetëm se kur është njohur Shqipëria nga Shoqata e Kombeve nën presionin e SH.B.A. (ja një nga arsyet që nuk mund të jem anti-amerikan).

Antares, ke të drejtë po nganjëherë më vjen keq për dreqin se duket sikur i ka dy pare men po akoma s'ka msu me i përdor /pf/images/graemlins/laugh.gif !
 
Top