IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Pse... ?

Sepse :

- Nuk udhehiqet me nga nje diktator gjakpires si Sadami.

-Diktatori nuk do ikte vete dhe per kete u deshen sakrifica , sakrificat u bene , dhe pas ketyre vejn shperblimi qe eshte liria dhe demokracia . Sigurshte liria dhe demokracia nuk konsolidohen per nje dite, nje muaj apo nje vite duhen vite dhe perpjekje.
Por rruga drejt tyre filloi qe ne momentin kur u rrezua gjakpiresi.

- Irakienet po e ndihmojne dhe perkrahin qeverine e re.

- Irakienet nuk i duan terroristet dhe fondamentalistet islamike te cilet vrane me qindra dhe mijera te pafajshem .
Irakienet e kuptojne se terrorizmi i fondamentalisteve islamike eshte edhe me i pergjakshem se regjimi diktatorial i SADAMIT.

- Irakienet po shkojne drejte suksesit se iu dha rasti qe te shihnin driten dhe drita triumfon mbi terrin.
 

Enion

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Po hedhja e mijëra bombave e sjell lumturinë?
Ku i gjen ti kto men or Joe! Ku e ke nigju ti që Sadami apo ai kllufi i Afganistanit kanë qenë të mirë apo kanë qenë demokretikë e liberalë! Këtu nuk mbron njeri Sadamin e Omarin por po dënojmë politikën në radhë të parë si përgjegjëse dhe inkurajuese e hypjes në fuqi të këtyre njerëzve dhe më vonë e shkatërrimit të Irakut e Afganistanit me pretekste byt.he dhe vetëm për të përfituar vetë! Pra ata (SH.B.A) luajnë rolin e policit duke qenë hajdutë!
Dhe thjesht për kulturën tuaj lexoni libra gjeo-politike mbi këto vende apo kërkoni materiale në internet dhe besojini me llogjikë! :smash: [/QB]
Jam dakord me ty.
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Jo more Kondrapedal!
Pu pu pu cpo na thua! Te lexojme literature reaksionare? Joe Someboy dhe ata te kallepit te tij lexojne vetem "Zerin e Popullit" (Fox News), si dhe vendimet dritedhenese te Partise qe e pacim sa malet (Administraten Amerikane).
Shiko se si i gjithe shkrimi eshte bazuar mbi fiksion, jo mbi realitete historike por mbi ate qe desheron amerika te duket.
Cudi se si ka akoma njerez qe e gelltisin propaganden 100%. Zakonisht njerezit gelltisin nje pjese te propagandes per arsye se perdorin ne menyre rudimentare arsyetimin kritik dhe aftesine per te lexuar midis rreshtave. Por ne ratin aktual mungon edhe kjo fatkeqesisht.
Te gjitha "faktet" e cituara me siper jane fiksione. Ne rst se do njeri te zgjatemi ato mund te hidhen plotesisht poshte (interpretimet, se faktet jane at qe jane).
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Enion! po ti je "njeriu yne" more djale i mbare! Po me siguri ti do kesh rene preh e gjuhes se neperkes (Antaresit dhe Kondrapedalit). Dhe ke devijuar nga vija e Partise.
Per pasoje ti do riedukohesh duke lexuar 2000 here citatet. Ne rast se nuk do permiresohesh (ta quash te zezen te bardhe dhe anasjeltas, si dhe te shkruash nje traktat per efektet pozitive te Uranit te Varferuar ne shendetin e popullit mik Iraken), ne do te te dergojme per riedukim ne Spac (Guantanamo).
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Heheheheh Antares,Zeri i popullit=Fox Neuws??
Korrigjoje plako,shpejt ,para se ta shohin /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Po po e theksoj, ai "burim" lajmesh qe ne shumicen e rasteve eshte burim propagande nuk ndryshon shume nga ZP
E perseris....
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Ahaaa,keshtu po,thashe se e perktheve fjale per fjale /pf/images/graemlins/laugh.gif ,une shof tek CCN,eshte me i mire /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Presidentja e Filipineve sfidon perseri amerikanet:

Fjalet e saj ishin tekstualisht:

"It won't take more than three lines to summarise my case, and let me say them. One, I take responsibility. Two, I make no apologies. Three, I stuck to my oath," she said.
=====================================
Koalicionit te banditeve USA, GB, Australia si dhe te gjynahqareve sahanlepires "Europa e Re" qe te kujton njeriun e ri te Enver Hoxhes po i bien copat nje nga nje rruges.
Vertet ky eshte nje sukses i madh per Irakun e Koalicionin, edhe ca "suksese" te tilla dhe .....
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Antares,i sheh shum bardh e zi gjanat.
Ne Irak ka nje perparim te dukshem persa i perket lirise,dalngadale po konsolidohet edhe demokracia,mireqenia po permiresohet,njerezit kane hapur tregtine e tyre private,buzeqeshja po kthehet tek populli liridashes Iraken,inteligjenca Irakene po zgjohet nga gjumi dhe po merr pjese ne rindertimin e vlerave njerezore.Mos u jepni asnje shanc krimineleve ordinere apo fetare qe meshifen shpellave dhe bejne plane per vrasje,therje,kaos.Ujku mjegull do!!! :wave:
 

u74

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Filipinet e terheqen kontigjentin e tyre dhe mire bene sepse ne fund te fundit afati i largimit te ketij kontigjenti ishte muaji gusht i ketij viti.Me terheqjen nje muaj para afatit kursyen jeten e nje shtetasi te tyre. Besoj se nuk eshte nevoja te te kujtoj se ne Irak ka aq trupa sa dhe c'eshte e nevojshme per te garantuar vazhdimsine e reformave demokratike qe po ndermerr qeveria e re irakiene.

Kontributi ushtarak qe dhane vendet antare te Koalicionit per Lirine e Irakut pervecse SHBA , UK , dhe Polonise eshte simbolik , por moralisht dhe politikisht eshte shume i madh.

Edhe ato vende qe Antares alias Kastriot i quan "Evrepa e Re" dhe vende "gjynahtare" , ndoshta do t'iu shkonte me pershtat epiteti "Evropa e vuajtur nga diktatura komuniste " pra popuj qe ia dijne vleren lirise sepse vuajten diktaturen ashtu si irakienet nen Sadamin.
Prej ketu buron edhe legjitimiteti i perkrahjes qe keto vende i dhane luftes per lirine e Irakut nga diktatura e Sadamit dhe parandalimi i rrezikut te fondamentalisteve islamike.

Diku me lart thua se Fox News = Zeri i Popullit po me kujton shprehjen e Dr. Rrumpalles qe e quante BBC-ne radio komuniste (!) a mendon vertete se kur shprehesh ne kete menyre duhet qe ne te te marrim ty seriozisht ?

Ne me pak se 30 dite qe po vepron qeveria e re Irakiene ka pas stabilizim dhe me pak sulme qe keto te fundit gjithsesi po vijne duke u pakesuar.

Ne qofte se une te rri ketu te numroj te gjitha sukseset duke perfshire jeten politike dhe ekonomike te Irakut si marredheniet diplomatike , shoqerite shumekombeshe me kontrata te ndryshme ne ndertimin e Irakut etj , etj, do te me duhej gjithe dita kohe qe nuk e disponoj ne keto dite.

Mos harro se suksesi me i madh nuk eshte vetem Iraku , por fryma e re e demokracise qe po u troket ne dere gjithe popujve Arabe . Popuj te djegur per nje cik liri, nga diktaturat dhe abuzuesit .
 

OROSHI

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Ajo "Evropa e Re" qe thote antares/Kastriot /pf/images/graemlins/laugh.gif ,po mundohet qe te beje nje balancim ne politiken hipokrito/frikacake te Evropes plake,nderkohe qe vendet e evropes lindore kane nje pervoje nga diktaturat qe kaluan,Evropa plake kishte harruar qe edhe ata kane pas vuajtur per copen e bukes,jo me larg se 60-70 vjet perpara.
 

disku

UNI
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Nqs Iraku konsiderohet sukses neShqiperi niveli i jeteses ka arritur majat. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

...Mos harro se suksesi me i madh nuk eshte vetem Iraku , por fryma e re e demokracise qe po u troket ne dere gjithe popujve Arabe . Popuj te djegur per nje cik liri, nga diktaturat dhe abuzuesit...
----------------------------------------------------------------------------------

Joe, uroj që të mos e provosh këtë "frymë të re të demokracisë" në kurrizin tënd!
Është hipokrizia e poshtërsia më e madhe të veshësh një pushtim të mirëfilltë me petka (rrecka) idealizuese të çlirimit e prurjes së demokracisë! Nuk e kuptoj përse është kaq problem pranimi i gabimeve edhe kur këto janë bërë nga të tjerët :shrug: !
Fox News = Zëri i Popullit nuk ka të bëjë me ideologjinë por për vërtetësinë e informacionit, por për ty mesa shoh ka rëndësi që vetëm të kapesh pas ndonjë fjale për të treguar që mund të diskutosh!

Vendet e Europës Lindore mund t'i quash vende të vuajtura nga diktatura komuniste dhe që i rruhet për popullin irakien që vuan nga një diktaturë, ose mund t'i quash vende bythëlëpirëse që mundohen të fitojnë simpatinë e më të madhit.
Me sa di unë, nuk ka politikan në botë që të bëjë një veprim sepse është i drejtë pra mbetet ta bëjë për interesa!

Mbështetja ndaj koalicionit e disa shteteve të vogla si edhe Shqipëria, ishte e pakonsiderueshme në kuadrin ushtarak dhe ishte qesharake në kuadrin moral! Qesharake pasi vetëm qeveri të korruptuara (ose pothuajse) mbështetën politikën e SH.B.A dhe Britanisë së Madhe!
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Joe Someboy! Pse cuditesh ti me krahsimin "Zeri i popullit" = "Fox News"? Po me sa duket kane mbetur dhe shume shqiptare qe kane ndruar vetem kahje po mentalitetin prej skllavi dhe bagetie e kane ruajtur te papritur. Deri dje thoshim (dhe shume si Joe e besonin) qe cdo gje qe thuhej ne perendim ishte nje genjeshter e sajuar te na prishe pune ne "Fanarit Ndricues", kurse sot si lavjerres te perjetshem qe jemi ne shqiptaret te vrasim po te thuash qe edhe Perendimi (ketu amerika) te shqepin ne demagogji e genjeshtra. Prasipas kategorise se Joes cdo gje qe fluturon (e ka thene BBC apo Foxi) hahet, pra gomari fluturoka po ta thote CNN apo Fox News.
More pafillo te varfer, akoma nuk e keni kuptuar qe jeni bere buratine te propagandes se peshtire amerikane? Po si ka mundesi qe ata vete thone qe i genjyem idiotet tane (popullin amerikan) qe ti nisnim ne lufte (sic kane bere gjate gjithe historise se tyre te peshtire) ndersa juve mundoheni tu ruani virgjerine kur ata kane nxjerre shpallje publike per pandershmerine e tyre.
More naiv, a nuk e ke degjuar qe jo me pak se cifuti pol Wolfowitz qe eshte i dyte pas Dumb-sfeldit deklaroi se ne e perdorem genjeshtren e WMD thjesht se ajo mbartte ngarkese bindese tek bota. A se keni vene re qe te gjitha pretekstet per agresion ndaj nje vendi sovran kane rene dhe ka mbetur ai me i neveritshmi (demokracia)?
Dhe ti me qahesh se une ta shava burimin tend te preferuar Foz News.!!!!!
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

e vertete e madhe kjo e sebepit te demokracise qe ka shkruajtur antares. te quash sukses Irakun? bah, pasojat po i vuajne ne kurriz njerez te tjere, qe nga irakenet e deri tek 18 vjeçaret ushtare qe rrine me nerva te tendosura e armen gati edhe kur jane ne Wc. sa here qe mendoj situaten ne Irak, me vjen nder mend ajo e jona kur u rrezua komunizmi. nqs kaosi tek rasti yne qe i kufizuar deri ne nje fare mase, imagjinoni ne nje territor si Iraku, me mentalitet me konservator sesa ne, kur hesapet kushedi sesi rregullohen....xhanem ç'te imagjinosh, shihen me sy e degjohen me veshe se ç'ndodh. dhe jane vetem ato qe arrin te filmoje e fotografoje gazetari. per sa kohe at'here do arrihet nje situate e pelqyeshme nga irakenet? kte kush e thote?

sukses quhet per ata qe u intereson ta quajne sukses! se si e qysh e arriten kte suksesin?.....
 

u74

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Fillimisht postuar nga antares:
[qb]More pafillo te varfer, akoma nuk e keni kuptuar qe jeni bere buratine te propagandes se peshtire amerikane?....

More naiv, a nuk e ke degjuar qe jo me pak se cifuti pol Wolfowitz qe eshte i dyte pas Dumb-sfeldit deklaroi se ne e perdorem genjeshtren e WMD thjesht se ajo mbartte ngarkese bindese tek bota. [/qb]
More "i ndritur" akoma nuk e ke kuptuar se ajo sic e quan ti "propoganda e peshtire amerikane" dhe vendosmeria e dale nga principet e demokracise amerikane triumfuan mbi nazizmin ,komunizmin per te arritur ne ditet e sotme ku po ballafaqohemi me nje rrezik po aq te madh sa ata te mesipermit e ky rrezik eshte fondamentalizmi islamik qe buron nga erresira e shpellave dhe shkretetirave arabe.

Vrasja e 5 mije Kurdeve ne nje dite me lende kimike apo kercenimi konstant me arme te shkatrrimit ne mase (WMD), kjo nuk eshte propogande amerikane.

Kur Sadami nuk lejonte inspektoret e OKB qe te kryenin punen normalisht dhe nga ana tjeter vetem kercenonte dhe te linte ne dyshim dhe psikoze terrori se ai me te vertete mund ti perdorte WMD as kjo nuk duket si veper e amerikaneve.
Gjithekesaj po ti shtosh edhe 11 shtatorin nuk duket aspak si nje sajim i P. Wolfovitz apo D. Rumsfield .

WMD ishte nje sajim dhe kercenim i Sadamit dhe askuj tjeter.Dhe per kete ai driteshkurter pagoi edhe cmimin.

Po nejse , ti mund te thuash se Amerika nuk eshte demokraci e te gjithe njerizit qe jetojne atje jane gjakpiresa e infidela etj... etj..se deomos keto jane fjalet qe degjohen ne komunitet arabe ne Arabi dhe Perendim ne vendet ku jetojne arabet.

Ne ato komunitete ku njerezve iu vjen era qelbesire nga trupi dhe fondamentalizem nga koka.
Ne ato komunitete ku ora ka ngelur ne shekullin e gjashte ,ku burrat veshin havra , dhe grate mbeshtillen kembe e krye me pelhure te zeze .
Atje ku te kalon femra para hundes dhe nuk e kupton a ishte vajze 16 vjecare apo gjyshe 60 vjecare . Atje ku ku nuk e merr vesh nese gruaja pa fytyre dhe pa sy qe e ke perballe ne rruge eshte shtatezene apo ka ngjeshur rreth brezit nje gjysem kuintali dinamit. Atje ku nuk respektohet asgje humane, ku fjala respekt eshte vtem nje sinonim qe zevendeson fjale frike.

Ndoshta tek keta njerez disa mund te gjejne frymzimin dhe urrejtjen kunder Perendimit.

Sukses eshte cdo dite e re qe gdhin ne Irak dhe aty jane njerez qe e fillojne diten me prekupimin e luftes kunder terroristave dhe vendosjen e demokracise. Ndersa per terroristet c'do dite e tille eshte nje dite me afer deshtimit, fundit te tyre.

Sukses eshte cdo dite qe ne Irak gdhihet nje qeveri qe nuk mendon se si te kercenoje te tjeret.

Sukses eshte edhe inati qe ka kapluar gjitha ata qe shprehen kunder nje Iraku demokratik.
 

antares

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Rrofte Iraku Demokratik, Poshte Sabotatoret e armiqte e popullit e revolucionit (demokratik), uji fle hasmi s'fle.
Po si more mik, vazhdon te shkruash si ne 1975 per arritjet e Fanarit Ndricues dhe deshtimet e botes ne kalbezim!. Vetem se tani ke kaluar nga permbajtja e agjitpropit komunist tek ajo e agjitpropit sionisto-amerikan.
Po ti na qenke edhe me katolik se papa me cpo shohim! Atyre te gjoreve (krimineleve qe shkaktuan luften Bushi, Bleri, Wolfowici po ndrrojne 7 kemishe se u doli genjeshtra neper vendet e tyre dhe po perdridhen duke thene se fajin e ka CIA qe u gabua, kurse ti (qe duhet te ishe ne Frontin me te veshtire per rindertimin e Irakut nen ndonje ure ne Falluja) na tregon perralla me gjermane e kurde.......
VFLP
Rrofte Internacionalizmi .......
Poshte terrorizmi islamik
Te na rroje sa malet Presidenti yne i dashur Bush!
Rrofte miqesia amerikano cifuto shqiptare
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Te nderuar forumiste!
Ne mengjesin e sotem,ne qytetin Bakuba te Irakut,nje autobombe shpertheu duke shkaktuar 70 te vdekure dhe 51 te plagosur.Kjo tregon se ne Irak nuk eshte arritur dhe sdo arrihet ndonje here liria dhe demokracia e SHBA-se dhe aleateve te saj imperialist.Politika e tyre kolonializuese dhe revizioniste po deshton pasi populli heroik i Irakut nuk bashkohet dot me idene e nje kombi te varur tek "Xhandari Nderkombetar"

POSHTE POLITIKA IMPERIALISTE E SHBA-se dhe BRITANISE SE MADHE!

LARG DUART NGA IRAKU!

RROFTE POPULLI HEROIK DHE LIRI DASHES I IRAKUT!
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

ja demokracia...

iraqis_tortured_abc-a.jpg
 

Male850

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Fillimisht postuar nga Joe Somebody:
[qb]
Fillimisht postuar nga antares:
[qb]More pafillo te varfer, akoma nuk e keni kuptuar qe jeni bere buratine te propagandes se peshtire amerikane?....

More naiv, a nuk e ke degjuar qe jo me pak se cifuti pol Wolfowitz qe eshte i dyte pas Dumb-sfeldit deklaroi se ne e perdorem genjeshtren e WMD thjesht se ajo mbartte ngarkese bindese tek bota. [/qb]
More "i ndritur" akoma nuk e ke kuptuar se ajo sic e quan ti "propoganda e peshtire amerikane" dhe vendosmeria e dale nga principet e demokracise amerikane triumfuan mbi nazizmin ,komunizmin per te arritur ne ditet e sotme ku po ballafaqohemi me nje rrezik po aq te madh sa ata te mesipermit e ky rrezik eshte fondamentalizmi islamik qe buron nga erresira e shpellave dhe shkretetirave arabe.

Vrasja e 5 mije Kurdeve ne nje dite me lende kimike apo kercenimi konstant me arme te shkatrrimit ne mase (WMD), kjo nuk eshte propogande amerikane.

Kur Sadami nuk lejonte inspektoret e OKB qe te kryenin punen normalisht dhe nga ana tjeter vetem kercenonte dhe te linte ne dyshim dhe psikoze terrori se ai me te vertete mund ti perdorte WMD as kjo nuk duket si veper e amerikaneve.
Gjithekesaj po ti shtosh edhe 11 shtatorin nuk duket aspak si nje sajim i P. Wolfovitz apo D. Rumsfield .

WMD ishte nje sajim dhe kercenim i Sadamit dhe askuj tjeter.Dhe per kete ai driteshkurter pagoi edhe cmimin.

Po nejse , ti mund te thuash se Amerika nuk eshte demokraci e te gjithe njerizit qe jetojne atje jane gjakpiresa e infidela etj... etj..se deomos keto jane fjalet qe degjohen ne komunitet arabe ne Arabi dhe Perendim ne vendet ku jetojne arabet.

Ne ato komunitete ku njerezve iu vjen era qelbesire nga trupi dhe fondamentalizem nga koka.
Ne ato komunitete ku ora ka ngelur ne shekullin e gjashte ,ku burrat veshin havra , dhe grate mbeshtillen kembe e krye me pelhure te zeze .
Atje ku te kalon femra para hundes dhe nuk e kupton a ishte vajze 16 vjecare apo gjyshe 60 vjecare . Atje ku ku nuk e merr vesh nese gruaja pa fytyre dhe pa sy qe e ke perballe ne rruge eshte shtatezene apo ka ngjeshur rreth brezit nje gjysem kuintali dinamit. Atje ku nuk respektohet asgje humane, ku fjala respekt eshte vtem nje sinonim qe zevendeson fjale frike.

Ndoshta tek keta njerez disa mund te gjejne frymzimin dhe urrejtjen kunder Perendimit.

Sukses eshte cdo dite e re qe gdhin ne Irak dhe aty jane njerez qe e fillojne diten me prekupimin e luftes kunder terroristave dhe vendosjen e demokracise. Ndersa per terroristet c'do dite e tille eshte nje dite me afer deshtimit, fundit te tyre.

Sukses eshte cdo dite qe ne Irak gdhihet nje qeveri qe nuk mendon se si te kercenoje te tjeret.

Sukses eshte edhe inati qe ka kapluar gjitha ata qe shprehen kunder nje Iraku demokratik. [/qb]
Lexova te gjithe komentet e tua per Ameriken, luften qe bene si gjete luftes se dyte boterore por edhe me pas dhe do te desha te filloja dhe te sqaroja pak mendimet e mia te ndotura nga komunistet dhe antiamerikanet. Nuk dua te filloj nga lufta e dyte boterore, sepse nuk ja vlene, qe per fajin e disa gjeneraleve kauboje, u vrane shume bije e femije te popullit amerikane, pa ditur se si duhet te luftonin dhe kunder kujt.
Por te fillojme me historine e kohes se sotme po te shkruaj vetem vendet:
1 - Greqi
2 - Vietnam
2 - Indonezia
4 - Kili
5 - Argjentina
6 - Trinita e tabako
7 - Honduras
8 - Panama
9 - Iran
10 - Irak
11 - Afganistan
12 - Jugosllavi
13 - Irakun e sotshem
(A do me per Belulin???)
Me thuaj nje nga keto vende ku America (por jo populli amerikan) nuk ka futur hundet dhe ka shkaterruar?
Sadamin e di ti kush e ngriti ne fuqi? Kush ja dha armet? Kush e armatosi kunder Iranit?
Bil Laden kush e ka ndihmuar dhe per ke punnte me perpara?
Ortega (Panama) kush e vuri ne fuqi dhe pse e arrestuan (per droge?????)?
Pinoçe kush e vuri ne fuqi?
Nderhyrja kunder Irakut dhe Sadamit pse u be? Per te fituar vetme reren e Irakut?
Krimet e Sadamit kunder popullit Kurde jane me te vertete te tmershme ( i kam pare dhe mu rrenqeth mishi) por nuk jane te pakta ato te Turqeve (qe i djegin gjalle edhe foshnjet). Pse nuk nderhyne kunder Turqise?
Pse nuk nderhyne kunder Izraelit? Nen emrin e vuajtjeve te luftes se dyte boterore, sot ato po sillen tamam si ato qe kemi mallkuar gjate luftes se dyte boterore (fashistat).
Persa i perkete Luften e Dyte boterore e beri Populli Sovjetik nen udheheqjen e Partise Bolshevike me kryekomandatin e tyre J.V. Stalin.
Pershendetje
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: IRAKU - Dalengadale po kthehet ne nje histori suksesi .

Male850 harrove te permendesh Gjeneralin Manuel Noriega ne Panama,Korene e Veriut,Sirine,Libine dhe Gadafin,Kuben dhe Fidel Kastron,harrove Kolumbine dhe FARK,etj etj plot.

Nejse,shoku Enver Hoxha ka bere percaktimin me te sakte per SHBA-ne: "XHANDARI NDERKOMBETAR" :thumbsup:
 
Top