Interviste # 2 me Zyliha Milotin,
E Marte, 22 Gusht 2006
ESTRADA E SHKODRES I KA PARAPRIRE HUMORIT SHQIPTAR. INTERVISTE ME ARTISTEN E MERITUAR, ZYLIHA MILOTI
Zyliha Miloti, aktorja e njohur e humorit shqiptar, eshte cilesuar nga kritiket e artit, si nje artiste me bote te pasur shpirterore, ne interpretimin e se ciles rrjedh natyrshem humori shkodran. Galeria e personazheve qe krijoi bejne qe ajo te mbetet nje nga aktoret e njohura ne skenen e humorit shqiptar.
Presidenti i Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu asaj i akordoi urdherin "Naim Frasheri i Arte" me motivacionin "Per kontribut te shquar ne artin skenik dhe interpretim me nivel te larte ne gjinine e humorit". Zyliha Miloti shquhet si "aktorja e te gjitha roleve". Ne vitin 1967 Zyli behet aktore profesioniste ne Teatrin e qytetit te Shkodres. E sot, pas gati 40 viteve pune, ajo tregon se rolet me te realizuara i ka pasur me koleget me pervoje.
Zonja Miloti, kur u ngjitet ne skenen shkodrane?
Me thane te drejten ne skene kam dale shume heret. Si çdo femije edhe une i kisha endrrat e mia. Une kam pasur fatin te interpretoj role me aktore te rritur. Ne kohen e femijerise kam pasur rolin e nje partizaneje. Pa i mbushur 14 vjet (kur isha ne klasen e 7 te) kam interpretuar dhe jam shperblyer me diplome dhe qe ne ate kohe mua me kane ftuar ne Teatrin "Migjeni" per tzu bere aktore profesioniste e teatrit.
Ne fakt isha shume e re dhe ka qene nje rregull ne Shkoder, qe ndermarrjet kane aktivizuar (se kane pasur ne patronazhe) shkollat, gjimnazet e Shkodres, ku kane bere aktivitete te ndryshme. Une kam qene ne shkollen "Jordan Misja" dhe jam aktivizuar ne nje ndermarrje te makinave dhe autobusave qe eshte quajtur "Nesherak".
Dhe qe ne ate kohe mua me kane njohur. Kur perfundova shkollen e mesme, me ndermarrjen e siperpermendur me ftuan te marr pjese ne nje shfaqje qe ishte nje takim kombetar me çzrast ne fituan çmimin e pare. Qe atehere, pra me ate shfaqje, automatikisht mua me eshte bere ftesa dhe me kane kaluar ne Estraden Profesioniste te Shkodres.
Se shpejti do te festoni edhe 40 vjetorin e krijimtarise suaj te bujshme artistike...
Po. Vitin qe vjen do te behen dyzet vite krijimtarie artististike. Kam pasur fatin e madh te gjej nje plejade aktoresh te mrekullueshem, duke filluar nga mjeshtri i madh i skenes, artisti i popullit Tano Banushi, e pastaj edhe Hasan Smaja (artist i merituar), Paulin Preka, e me vone vjen edhe Zef Deda, si dhe aktore tjere, Jolanda Shala, Katrina Biga, Drane Xhaji, Gezim Kruja, Sander Ruçi etj.
Me te vertete ka qene nje trup i mrekullueshem dhe vazhdojne perseri me qene te tille, por tashti disa edhe kane vdekur dhe mosha e ben te veten. Kam pasur fatin e madh qe te punoj me keta aktore te mrekullueshem, prej te cileve une kam mesuar shume.
Por ne anen tjeter, falenderoj edhe Zotin per talentin qe me ka dhene dhe te gjitha keto aftesi, sepse, sigurisht, qe edhe une kam qene pak e pershtatshme per ata aktore. Kam punuar me qejf te madh.
Jeni "aktore e te gjitha roleve" ne Shkoder. Kush ju ka ndihmuar?
Mua ne radhe te pare me ka ndihmuar Zoti qe me ka falur talentin dhe me ka mbajtur shendetin. D.m.th. e ndiej veten mire kudo qe interpretoj, qofte ne drame, qofte edhe ne komedi. Talenti lind, por edhe zhvillohet me pune. Pra, mora pjese neper filma, neper opereta etj. dhe vazhdoj perseri me marre pjese ne estrade.
Kam pasur fatin e madh te jap shfaqje per diasporen, per shume shqiptare, deri ne Kanada...Estrada e Shkodres gjithmone i ka parapri humorit shqiptar. D.m.th. Nata e Vitit te Ri pa Estraden e Shkodres nuk eshte menduar ne TV ne shqiptare.
Shkodra eshte djepi i humorit shqiptar. Çfare mendoni per humorin shkodran sot?
Per mendimin tim, ne Shkoder me teper ndihmohet sporti sesa kultura. Them qe duhet t'i ndihmohet humorit, qe te ece edhe me perpara. Eshte gjynah, sepse Shkodra ka pasur talente, ka dhe do te kete gjithe jeten talente. Kjo nuk vlen vetem per artin dhe kulturen, por edhe ne sport, ne muzike dhe ku te them tjeter. Ne te gjitha fushat e jetes. Eshte gjynah te lihet Shkodra pas dore.
Shume humoriste e kane braktisur Shkodren. Ju a keni menduar ta lini ndonjehere ate?
Jo. Nuk kam menduar ta le kurre Shkodren, sepse ate e dua shume. E di se kemi nje page shume te vogel dhe shume qesharake, sa te vjen turp me i thene dikujt nga jashte, se sa e kemi pagen, por ama eshte pasioni dhe deshira e madhe, dashuria e madhe qe kemi per vendin dhe qytetin tone.
Me vjen keq, sepse na ka zene nje moshe tashti qe nuk kemi si tzia bejme. Kudo qe te shkosh, ne te gjithe boten, do te gjesh pune te rendomta, por atje nuk e gjen spektatorin shkodran. Shqiptarin nuk e gjen kurrkund. Une kam pare shume artiste duke qajtur me lot. Kam pare edhe shkodrane.
Keni pasur rastin qe te merrni pjese ne shume vende jashte Shqiperise. Si eshte pritur humori shkodran ne ato ambiente?
Humori shkodran ne diaspore eshte pritur jashtezakonisht bukur. Nuk ka shume kohe qe kemi qene me aktorin e madh, me artistin e merituar, Paulin Preka. Pastaj edhe me Besnik Çinarin. Kemi qene nje grup nga Shqiperia ne Toronto (Kanada). Atje patem nje sukses te jashtezakonshem. Po ashtu, disa here kam qene edhe ne Amerike. Me te vertete, kudo qe kemi shkuar, ne artistet shkodrane na kane pritur jashtezakonisht mire dhe me emocione shume te medha.
Jeni fituese e ndonje shperblimi?
Po, kam fituar shume tituj dhe shume shperblime. Ne radhe te pare jam Artiste e Merituar. Ne vitin 2000 2001 jam shpallur "Gruaja e shekullit", pra, nga Instituti Gjeografik i Kembrixhit. Kam marre çmime ne "Ditet e humorit", pastaj Çmimin e "Naim Frasherit". Pra, kam shume çmime. Pres me marre nje çmim te larte, qe besoj se do te me realizohet Mjeshtre e madhe e skenes.
Ku po i kaloni pushimet verore?
Z.Miloti: Para disa kohe kam qene ne Plazhin e Velipojes. Une kam nje vajze dhe ajo jeton larg. Por, ajo erdhi ne pushime. Te kesh nje femije te vetem dhe ate ta deshirosh, eshte diçka shume e veshtire. Tashti, une kam edhe nje mbese te vogel, e cila quhet Lulebora. Ka nje emer tamam shqiptar.
Me i deshirue femijet ne jete, qenka shume hall i madh, por jeta keshtu e beri. Tashti, pasi qe gocen e kam ne Shkoder, nuk kam plan te iki diku tjeter. Ndoshta me vone, shohim, nese kam ftesa te shkoj diku.