Interviste me Zyliha Milotin,

genci

Primus registratum
Interviste me Zyliha Milotin,

Intervistë me Zyliha Milotin

Aktoren e madhe të humorit shkodran.

Nga Besi Bekteshi

Miloti_Zyliha.jpg

Gjithmonë e respektueshme dhe modeste, Zyli pranon me gjithë dëshirë
intervistën për gazetën, duke më ftuar që kjo intervistë të kryhej brënda mjedisit të Teatrit “Migjeni”. Por aty me të vërtetë ishte një i ftohtë i madh, kështu që duke i ardhur keq më thotë se “ndoshta kishte me qenë ma mirë” diku ku ka ngrohje. Duke mos u ankuar shumë , por duke pranuar se punojnë në kushte të pa përshtatshme, marrim rrugën drejt një klubi artistësh i cili krijonte kushte më të mira. E respektuar nga të gjithë kalimtarët dhe e ëmbël në përshëndetje me të gjithë, Zyli siç e thërrasin të gjithë, kërkon kafe turke, por kur i thonë se nuk mund të bëjnë, kërkon vetëm një lëng qershie që sipas saj “bante mirë për me hollu gjakun”.
Rreth 40-të vite në skenë dhe me qindra role në karierën e saj të shkëlqyer Zyli është një grua e madhe shkodrane jo vetëm si rol, por edhe si shtat, e cila ka luajtur përbri gjigandëve të tillë si Tano Banushi, Paulin Preka, Hasan Smaja dhe Zef Deda e Besnik Çinari. Ajo nuk harron pa përmendë dhe shumë kolegë të tjerë dhe nuk heq nga goja mbesën e saj të vogël në Gjermani që e quajnë “Lulebora”. Zyli falenderon shumë familjen e saj aspak konservatore dhe burrin muzikant për suksesin dhe mbush sytë me lot për Shkodrën duke e “dashtë ma shumë se kush tjetër” siç thotë ajo vetë. Presidenti Alfred Moisu e ka dekoruar Zyliha Milotin me urdhërin “Naim Frashëri” të artë, për meritat e saj të mëdha.

Zonja Miloti—Kush janë fillimet tuaja dhe kur vazhduat në karierën e Estradës së famshme Profesioniste të Shkodrës?

Zyli Miloti---Kam qenë e vogël pa mbush 14-të vjeçe kur shkolla “Jordan Misja” nën patronazhin e “NSHRAKUT” vuri në skenë një pjesë me titullin “Tepër Sekret”. Në këtë shfaqe kam marrë edhe një diplomë, duke interpretuar me të rriturit dhe me kujtohet se e shoqa e Bep Shirokës, Beatriçja me ka rregullu bistalecat dhe veshjen, sepse për moshën që kisha dukesha e rritur. Kurse regjizor ka qënë Ndoc Sheldija aktori i teatrit “Migjeni” të Shkodrës që me drejtimin e tij kemi marrë çmimin e parë. Unë e kam “pikë në zemër” dramën dhe pikërisht për këtë gjë më ftoi pa mbaruar mirë shkollën Drejtori i Teatrit “Migjeni” Vehbi Çanga për të marrë pjesë në këtë trupë të madhe. Unë isha shumë e re dhe ishim tre motra, prandaj nuk pranova, por vazhdova të marr pjesë në grupet me shkollën. Mbasi mbarova shkollën e mesme u futa në punë në “NSHRAK” por nuk punova më shumë se tre muaj dhe mbas një shfaqe ku isha si aktore parodiste shfaqe që është dhënë në “Kandin Spartak” në natyrë fituam vëndin e parë, duke dhanë shfaqe edhe në teatër të Operas në Tiranë. Që prej asaj kohe me “merrshin me urdhër nga lart”dhe u futa me Estradën Profesioniste”në qershor të 67-tës.

Kush ta ndryshoi drejtimin nga drama në estradë zonja Miloti?

Zyli Miloti---Jo, unë në atë kohë sa isha martuar (sepse jam martuar e re) dhe ishte inpenjimi im në këtë zhanër që u pëlqye dhe u mirprit. Unë këndoja dhe recitoja mirë dhe siduket nga këto shfaqe të fillimit shkëlqeva në këtë drejtim prandaj edhe estrada erdhi natyrshëm. Por në Estradë kam filluar punë me aktor më të mëdhenj të Shqipërisë, duke filluar me mjeshtrin e madh Tano Banushi, me Hasan Smajën dhe Paulin Prekën që e gjeta aty. Në atë kohë ka qënë Bik Pepa dhe Gëzim Kruja, por dhe një aktore brilante e estradës së Shkodrës , Hajrie Sula apo Drita Tahja me një zë shumë të bukur. Por në atë kohë estrada nuk kishte shumë aktore dhe mendoni se kam gjetë Ermelinda Paparisto e cila ishte këngëtare dhe ftohej edhe si aktore duke marrë “hua” nga teatri i dramës.

Kjo mund të quhet edhe eksperienca më e madhe e juaja profesionale?

-Zyli Miloti---Të punosh me një aktor si Tano Banushi unë e kam thënë dhe po e përsëris është si të mbarosh një shkollë të lartë. Unë kam qënë partnere a Tanos për 25 vite me rradhë. Pastaj me Paulin për rreth 35 vite dhe vazhdojnë emrat me Zefin i cili ka hyrë që 5-së vjeç në teatër duke u rritë aty. Duhet të përmend Sandër Ruçin dhe Besnik Çinari i cili sot për sot është aktori më i mirë dhe regjizor, por që shkruan bukur shumë. Por, edhe me më të rinjtë si Mondin që “na ka ikë, por që mund të kthehet prap” se më “duket asht pendu” do të përmend Jolanda Shalën e ndjerë dhe Katrinën që ka ikë, por edhe Dranden me të cilën vazhdoj të intepretoj. Ka qenë një trupë e madhe dhe nuk ka vënd më të mirë për profesionalizëm.

Po tani zonja Miloti si është kjo trupë kaq e famshme?

Zyli Miloti—Tani “kena mbetë ma pak”. Edhe kanë vdekë një pjesë, por sot jemi më keq se kurr ndonjëherë për shkrimtarë të humorit. Kemi pasur Kolec Pepën që ka vdekë sëbashku me Paulin Sekuej, por edhe Paulin Selimin i cili ka mbajtë estradën e Shkodrës me materiale shumë të bukura. Materiale të bukura ka shkraur edhe Paulin Preka ku ban pjesë edhe “Lokja” që interpretojmë sëbashku. Mirëpo me thanë të drejtën sot kanë ndryshuar kohët dhe çdo shkrimtarë kërkon shumë dhe duke qënë një institucion buxhetor e kemi të vështirë të paguajmë në Shkodër 500 mijë lekë, sepse në Tiranë është 1 milion, duke u gjëndur kështu në një situatë jo të mirë.

Nuk keni asgjë në duar këto ditë zonja Miloti?

Zyli Miloti—Po, na ka ngrohë disi një material-komedi që mori prof Fadil Kraja i shkruajtur apostafat për estradën dhe mendohet së shpejti me e vu në skenë. Tashmë kemi edhe regjisor Edmond Mëhillin i cili ka shkruar një tragji-komedi ku kam një kryerol i cili është menduar nga ai vetë për mua. Pra ndodhemi në këtë situatë ku materiale varieteje dhe estrade nuk kemi pavarësht se më pëlqen të luaj në komedi qoftë edhe muzikore, sepse më pëlqen të këndoj.

Zonja Miloti, këndoni dhe mirë besoj?

Zyli Miloti—Po, po kam kënduar edhe në radio Shkodra dhe kënga më pëlqen shumë.

A keni bashkëpunime zonja Miloti?

Zyli Miloti---Po kohët e fundit kam qënë në Durrës i ftuar nga Muharrem Hoxha në recitalin Numur 2 të tijin. Unë me kënaqësi të madhe kam pranuar dhe kam punuar me një regjizor të madhe e të talentuar si mjeshtri Haxhi Rama. Durrësi ka fat të madh që ka edhe Haxhi Ramën dhe Gjergj Vlashin dhe më këtë të fundit kemi dhënë dy premiera në Shkodër, ku kemi pasur materiale të shkëlqyera. Kam dhënë 10-të shfaqe në teatrin e Durrësit duke punuar me kënaqësi këto kohët e fundit.

Zonja Miloti, a bëhet humor sot sipas mendimit tuaj?

Zyli Miloti---Ka “ndryshu më thanë të drejtën” , por se kanë ndryshu kohët “kisha më thanë humori shkodran nuk ka nevojë fare për banalitete”. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them se shkodranët është e vështirë “me i ba me qeshë”, sepse të gjithë kanë humor. Prandaj duhet të jetë një material shumë i bukur që të bësh me qesh shkodranët. Në estradën e Tiranës ka pas një të thënë që kur do të vërtetosh se sa humor ka shfaqja, shko në Shkodër dhe po qeshën aty shfaqja është në rregull. Jemi duke parë spektakle të ndryshme dhe më keq është se na thonë ne si lejohet ky “soj humori” me banalitete dhe batuta të tilla. Nuk e di ndoshta jam mbrapa dhe nuk marr vesh, por ne nuk kemi pranu kurrë banalitete në shfaqe tona dhe njerzit janë “shky gazit”. Ndoshta kanë ndryshuar kohët , por për mua humori është në krizë.

Kush është maja më e lartë apo skeçi më i jashtëzakonshëm juaji zonja Miloti?

Zyli Miloti---Çdo shfaqe ka pasur 4-5 role të plota pa nënvlehtësuar rolet e vogla. Por unë nuk di ti ndaj tani dhe të nxjerr atë më të mirin.Unë kam qindra dhe me aktorët mjeshtra, duke pasur materiale të bukura të jashtëzakonshëm dhe me të vërtetë nuk mund të them një më të mirë se tjetri. Por unë kam për zemër kupletet dhe paroditë e këto janë me Tanon, Paulinin dhe Zefin.

Pse në Shkodër është kaq e vështirë kthimi i estradës-variete në shkëlqimin e dikurshëm?

Zyli Miloti---E drejtë është kjo. E di që ne kemi “tash sa vite edhe pa regjizor”në estradë dhe vetëm kohët e fundit na ka ardhur zoti Mëhilli. Mua më duket se Shkodra shihet me “synin e njerkës në këtë drejtim” se tashti janë projektet që mungojnë për këtë qytet dhe patjetër që duhet edhe Bashkia që unë nuk e di tashti si i ka punët me fonde. Me projekte po punojnë shumë trupa dhe unë këtë e pashë me Durrësin. Ne nuk kemi veçse një kangëtare shumë të mirë profesioniste dhe për të marrë orkestrantë apo edhe këngëtarë të tjerë duhem lekë dhe shumë biles. Ne nuk kemi. Nuk pranon me të “ardhë ai tjetri pa lekë”
Ne po shohim pagat te “Portokallia” dhe çuditem që i kanë pagat mbi 1 milon pra mund të them se i biri i Zefit merr shifra mbi 1 milion dhe i jati ka 90 mijë lekë në 15-të ditësh. Pra këto janë diferenca të mëdha dhe këtu duhet të futet shteti dhe të na rrisë pagat, por “ pak ama vetëm pak”. Dakort tregu dhe privati, por shteti duhet të mendojë. Mendoni se nuk kemi garderobë dhe çdo gjë e marrim dhe e çojmë në shtëpi me taksi.

Kujt ja dedikoni gjithë arritjet dhe suksesin tuaj?

Zyli Miloti—Në qoftë se unë jam kjo që jam sot këtë ja dedikoj prindërve të mi në rradhë të parë të cilët nuk kanë qënë aspak fanatikë dhe burrit tim i cili ka qënë një shok për mua dhe nuk më ka pengu pë asgjë. Ai ka qënë muzikant në estradë dhe është edhe piktor. Kam pas fatin të marr një artist, sepse ka të bëjë shumë gjëndja shpirtërore. Kështu që jam e lumtur. Kam edhe një vajzë Aidën në Gjermani të martuar dhe me një mbesë të vogël Lulebora që e dua shumë dhe shpresoj të ketë talent dhe ajo.

Diçka në fund për Shkodrën zonja Miloti?

Zyli Miloti—Shkodrën e dua shumë dhe kur largohem dua të kthehem shpejt. Kur shoh kalanë më mbushen sytë me lot nga malli. Unë jam optimiste dhe Shkodra është dhe do të mbetet Shkodër si kulturë e sport, por edhe si jetë pavarësisht se ne jemi shumë kërkues. Kanë ikë prej saj, por habitem kur thonë jemi mirë larg saj. Unë nuk bie në pesimizëm dhe këtë e them në çdo mjedis. Në qoftëse kaluam nga faza e komunizmit dhe kemi thënë vetëm të largohet se jetojmë gjithsesi duhet duhet të shpresojmë. Unë Shkodrën e dua shumë e “ishallah këtu ka me më dalë shpirti”
Të faleminderit zonja Miloti.
 
Guest
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

Kesaj po, qe i thojne Zonje.

Zonje Shkodre..
 
GRiZhLa

Primus registratum
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

Kjo asht 'Fantastike'

Po cuditem me fjalet e fundit qe paska than:
“ishallah këtu ka me më dalë shpirti”

Ku pret me dek kjo? :?
 
Guest
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

asht e madhe.lume Shkodra qe e ka.
 
Guest
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

Eshte me te vertete nje artiste shkodrane e lindur,si shume artiste te tjere te qytetit tone te dashur.
I
 
Guest
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

Zyli ash nje nga aktoret me te mire qe kena na dhe une personalish kam nje simpati te madhe per te .
I uroj Zylit suksese dhe qofsh e mire gjithmos dhe e bukur si gjithmon. Psh nga Canadaja.

[/ QUOTE ]
 
Guest
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

Zyliha Miloti eshte pasqyra e zonjes se vertete shkodrane. Gjithmone e kam admiruar, respektuar, stimuar e sot me shume se kurre.
I uroj gjithe te mirat e suksese pa fund.

Pershendetje nga Torino, Ana.
 
Leshatani

Primus registratum
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

"zyhlia" qenka berrllogu i Shkodres.
Fjala e fundit e saj qenka "ishallah ketu ka me me dale shpirti"
Qfare shqiptare qenka kjo e cila thote "INSHALLAH" arabisht
e dhashte zoti.
Turpi i Shkodres.
Mu shkaku i kesaj fjalie une nuk do te vije ne Shkoder per pushimet verore, parat e mija do ti perdori ne Greqi.
Kalimera.
 
Guest
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

I drejtohem anetarit "leshatani".. na prishe pune qe s'po vine per pushimet verore ne Shkoder!!! Ti hajde mor burre, me qene se zotni LESHATANI paska pare me prishe, prishi ma mire me ndonje leshatan si ti, qe s'ka dy pupla n'kry...
 
Guest
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

O Lesh po ti per vehte flet ne greqisht edhe akuzon tjeter kend se flet arabisht. Inshalla thojne treqerekt e Shqiperise.
Zyliha Miloti eshte shume zonje e nderume.
 
Princesha

Primus registratum
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

/pf/images/graemlins/lol.gif

Ska met shkodra per leshin tan mar zotni.
 
Leshatani

Primus registratum
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

Une nuk flase Greqisht por kete "kalimera" e mesova gjate pushimit ne Korfuz.
Me fjalet-pershendetjet "alla-arabe" ju po i perzeni turistat nga vendi juaj.
E dhashte krishti qe une prape te vij ne Shqiperine per te cilen luftoi Gjergj Kastrioti.
 
i_own_u

Primus registratum
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Qfare shqiptare qenka kjo e cila thote "INSHALLAH" arabisht
e dhashte zoti.
Turpi i Shkodres.
Mu shkaku i kesaj fjalie une nuk do te vije ne Shkoder per pushimet verore, parat e mija do ti perdori ne Greqi.
Kalimera.

[/ QUOTE ]

shko mer Katunar Mitrovice se ska nevoj Shqipria e sidomos Shkodra me plera si ju qe vini per pushime n'Shqiperi dhe fleni neper makina, mer pa buksa..
kur do ipni men dhe ju, qe ju ka denu zoti.. ik mer morracak
 
Tarasi

Primus registratum
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

O leshatan, me duket se te kan xan edhe syt dhe vesht edhe truni lesh. Ke hy gabim ktu mor leshatuk... Nuk asht vend ky per ty...Shko ne greqi, na bahet qejfi biles.E kena zakon dhe asht edhe higjenike qe mbeturinat me i nxjerr jasht... (Zyliha Miloti-Turpi i Shkodres??!! U bone ti....)
 
i_own_u

Primus registratum
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

Zyliha Milotin
Miloti_Zyliha.jpg

figur fantastike, kam 1 ore qe e shof e spaskam te ngop
mpaska mor molli qasmet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Guest
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

Po zoja Miloti ka qene nje nder humoristet e mira ne shkoder . Po nuk e kuptova pse thoshte te me dali shpirti ne Shkoder ? mos qendron tek vajza ne Gjermani? se kuptova kete fjale qe ajo shpresonte?
 
Leshatani

Primus registratum
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

Ka shkuar ne Gjermani se ne Shkoder ska uje as per te pire e as ta laje prapanicen, per ate edhe plazha eshte shendruar ne toalete, apo le te shkoje tek i-owu-u ne Kabul.
INSHALLAH
 
dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
"zyhlia" qenka berrllogu i Shkodres.
Fjala e fundit e saj qenka "ishallah ketu ka me me dale shpirti"
Qfare shqiptare qenka kjo e cila thote "INSHALLAH" arabisht
e dhashte zoti.
Turpi i Shkodres.
Mu shkaku i kesaj fjalie une nuk do te vije ne Shkoder per pushimet verore, parat e mija do ti perdori ne Greqi.
Kalimera.

[/ QUOTE ]

S'ma merr mendja se Shkodra ka ngel per paret e tuja...

Kur Zyliha Miloti mbante nje Shqiperi gjalle me humorin e saj ne ato kohe te veshtira... ti i bishe maces me bishtin e luges.
Norma me elementare e edukates eshte respekti ndaj punes
se tjetrit.A ke pare vertete ndonje skeç te saj ti mor Lesh? A e njeh ti punen e saj??
 
Leshatani

Primus registratum
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

Jo nuk e njoh fare, por te jete aq e njohur e te thote "inshallah", mua nuk me duket Shqiptare por berrllogu i Ataturkut ne Ballkan.
 
zog

Primus registratum
Re: Interviste me Zyliha Milotin,

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
"zyhlia" qenka berrllogu i Shkodres.

Kur Zyliha Miloti mbante nje Shqiperi gjalle me humorin e saj ne ato kohe te veshtira... ti i bishe maces me bishtin e luges.

[/ QUOTE ]

pervete hera e pare qe ja degjoj emrin. kjo s'do te thote qe ajo nuk eshte artiste e mire por as qe meqenese ai kosovari po e hudh poshte (ai me qellim hudh poshte çdo gje shqiptare, prandaj nuk i duhet dhene ASPAK pergjigje siç ben ti) duhet ta ngrejme me lart seç e ka ngrit koha.

shkodra ka kohe qe ne shqiperi njihej vetem per humorin e saj e asgje tjeter. bile dhe kete me teper duke u mbeshtetur tek e folura karakteristike sesa tek bukuria e pjeseve teatrore.
 
Top