Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Ore nje pyetje kam une Fleterrufete kur do dalin, se e shof une qe per tabelen e nderit i paska marre masat kolektivi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

u74

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

DRINI-Pershendetjet dhe urimet me te ngrohta per punen dhe kontributin qe ke dhene ne Albforum .
Te njejtat konsiderata per te gjithe stafin e Albforumit.
Megjithese une jam i ri ne AF kame vene re se ky forum bashkon shqiptaret e pothuajse te gjitha rrymave dhe pikpamjeve dhe mendoj se ketu qendron edhe suksesi me i madhe i AF,jame shume i sigurte se ne te ardhmen me rritjen e mundesise se shqipetareve qe do kane akses ne internet do rritet dhe numri i anetareve te AF, keshtu qe do te kemi mundesi te shohim ne menyre me te zgjeruar
mendimet,pikepamjet, zgjidhjet, e gjithesecilit.


Censuroni sa me pake qe te jete e mundur,edhe pse ne ngandonjehere duke filluar nga une i pari i kalojme caqet e debatit konstruktiv dhe te normave te edukates,duke lene ne faqet e AF gjaknxehtesine dhe injorancen tone.
Por kur ne kthehemi prapa dhe i lexojme gabimet tona, kjo na ndihmon qe te reflektojme dhe korigjojme vetveten.
Ne kete pike mendoj une se AF pervcse iu krijon mundesine anetareve te kalojne kohen e lire,shkembejne mendimet dhe pikepamjet,merr edhe vlera edukuese.

NGA U74 UROJ SUKSESE TE GJITHE ANETAREVE DHE
STAFIT TE ALBFOTUMIT!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Fillimisht postuar nga Visitor:
[qb] ...Mandi--me kembengulje, dredhi, marreveshje te ndryshme dhe duke punuar nga 16 ore ne dite ne kompjuter.
Drini--me aftesite e tij teknike qe bene te mundur AlbForumin dhe formen qe ka sot.
None--me mbeshtetjen financiare, dhe punen e tij.
TR2--me deshiren per te krijuar forumin me te madh dhe duke u marre vazhdimisht me forumet (ne ate kohe kisha edhe me shume kohe te ulesha para kompjuterit sesa sot /pf/images/graemlins/smile.gif )
Gjergji Dollani--me eksperiencen dhe mbeshtetjen e tij.
Futbollisti--me punen e tij vazhdimisht.
Dhe nje grup moderatoresh qe s'jam me i sigurte se c'behen sepse s'e kam ndjekur me gjendjen, emra si:
Fjalet, Eajaj, e te tjere.
[/qb]
TR2, Fjala eshte Blendi /pf/images/graemlins/wink.gif nese e mban mend ishim bashke tek AWR kur iu bashkuam Diapazon/Albforum ne Qershor 2001. Pastaj une u largova krejtesisht dhe nuk u kethva me internet deri ne Nentor. Kur arrita ketu marveshja qe kishim ishte prishur. Ama gjeta mbeshtetjen e Mandit per te mos u larguar nga Albforumi, edhe pse marrveshja me AWR (une isha AWR) kishte deshtuar mandi ishte i gatshem te me jepte te drejtat qe kishim parashikuar. Ketu gjeta perkushtimin e Drinit, gjallerine e Emes, udheheqjen e Mandit, urtesine e Futbollistit...me erdhi keq qe ti nuk ishe me verdalle sepse ke respektin tim vazhdimisht. Ky grup me afroi dhe me beri pjese te tyren, une jam Admini i fundit, oferte qe e pranova me perulje sepse me te vertete AlbForumi e ka nje kuptim qe ravijezohet edhe ne intervisten e Drinit. L. me ka marre malli, do deshiroja te te shija me shpesh.
 

Visitor

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Futbollist (A.), o mik c'thote jeta, c'ke bere gjithe kete kohe? Ne Hollande je akoma apo je kthyer ne Shqiperi? It has been a long time indeed old friend /pf/images/graemlins/smile.gif

Blendi, po ti si ke qene daku, akoma nga East Coast? Ke vajtur me per udhetime ne kontinente te tjera?

Tani duhet te iki, shendet e flasim prape /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

drini,te te puç pak se me ka marre malli?! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Klinton

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Postuar nga Ema

Intervista
<ul type="square">
[*]Grupi i intervistimit pasi hodhi idete ne tavoline, mendoi ta niste kete projekt nga 1-shi, dhe ne AF anetari nr.1 i bie te jete Drini, ndaj u futem ne Messenger dhe e zume me presh ne duar (ai thoshte se po punonte por nuk ia vume veshin!)


P: Nisim me pyetjet. Si lindi AF-ja?
D: Cdo gje nisi me Diapazonin e vjeter. Kisha boll njerez qe njihja ne internet dhe mendova te kishim nje forum tonin te rrethit miqesor. I vura emrin Diapazon pasi tregon nje kuptim shume te gjere, gjitheperfshires, dhe eshte dicka qe nje pjese te madhe te shqiptareve u mungon, diapazoni i arsyes, njohjes, kendveshtrimit, e shume te tjerash. AF lindi me shume nga nevoja per ta zgjeruar kete rreth te ngushte miqesor per te afruar edhe te tjere qe nuk na njihnin.

P: Duke pare edhe nickun misterioz qe dikush e pagezoi vizeshumi rritet interesi, kush eshte Drini?
D: Drini eshte nje cun i thjeshte qe sheh terezine e vet dhe mundohet te mos lejoje te tjere t'ia prishin, dhe tip qe ne jeten reale i permbahet fjales se urte "kemi dy veshe e nje goje qe te degjojme shume e te flasim pak".

P: Mendon se ke difekte?
D: Ne aspektin fizik apo moral?
P: Te themi ne te dyja...
D: Difekti fizik: Ndoshta nuk jam aq i gjate sa doja, apo jo aq i dobet sa doja, por prapeseprape ndihem rehat edhe keshtu, kurse nga ana morale, difekti i vetem eshte qe jam me i ndjeshem sesa duhet.

P: Nuk mendon se ndjeshmeria eshte vlere ne ditet e sotme?
D: S'ka ndonje dallim sjellja e njerezimit me dje dhe sot, por do thoja se ndjeshmeria vleresohet nga pak njerez, shumica e sheh si dobesi ose si shtirje. Le te themi se eshte dicka relative.

P: Jeni i dashuruar?
D: C'eshte e verteta dashuria dhe arsyeja nuk shkojne asnjehere bashke, sic thote nje fjale franceze "jane armike te betuara", ndaj nuk do kisha si te arsyetoja nese jam i dashuruar apo jo. Me gjuhen e arsyes them se ndihem i terhequr pas nje vajze. Kurse me gjuhen e dashurise.... jam pa fjale.

P: Jeta qe ben eshte ajo qe do doje?
D: Jeta qe bej eshte afersisht ajo qe do doja. Mungojne disa gjera, por me kalimin e kohes mendoj se do te realizohen edhe ato.

P: E imagjinoni veten gjysh?
D: Kam imagjinuar jeten si gjysh por jo veten time gjysh.

P: Dhe jeta si gjysh eshte akoma si admin ne AF?
D: Jeta si gjysh eshte jashte botes se internetit, mundesisht ne fshat. AF nese do kete aq perkujdesje sa i duhet me kalimin e kohes, do u kalonte atyre qe do e mirembanin, kushedi ndonje nip apo mbese mund te luante rolin e admin ne saje te gjyshit te vet.

P: Kujt mendon se i dedikohet suksesi i nje fushe virtuale me qellim shkembim mendimesh dhe eksperiencash,sic eshte Albforumi?
D: Atyre qe duan Shqiperine, kryesisht studenteve. S'besoj se ia vlen te ngrihet lart emri i dikujt apo disave qe ngriten nje komunitet, pasi ate mund ta ngreje ne internet kushdo. Suksesi ka ardhur me shume nga ata qe moren dhe marrin pjese ne diskutime, japin opinione te shendetshme dhe ky eshte kontribut qe disa ndoshta nuk e shohin, por qe eshte shume me i rendesishem sesa thjesht nje administrator. Po e prish pak doren dhe po permend ca emra qe te mos i ngelet hatri njeriu, Mandi, Ceti, Ema, Futbollisti, Xhuliana, Sofia, JB (uroj mos kem harruar ndonje) jane nismetaret e AF qe ne Diapazonin e vjeter...

P:Faleminderit!
[/list]

Drino qe je poet kete nuk e ve ne dyshim por qe je kaq amerikan ne shpirt kete nuk e dija
wink-.gif

vleresoj punen e te gjithe administratoreve dhe moderatoreve por nuk dua te le jashte kesaj kornize vleresimesh edhe anetaret e forumit qe kane kontribuar mire apo keq deri ne ditet e sotshme dhe aq me shume ate pe.ili.sh qe u a ka prure ne maje te hundes ketu e nje vit me pare.
wink-.gif

Konkurenca qe albforumi ka krijuar me albasolin kur albforumi shqiptar si vlera ka vetem keto shkrime qe debatojme cdo dite, kur nderkohe albasouli mbahet edhe me forumin e tij dhe muziken etj, me bejne te mendoj thellesisht se me vlere ka njeriu qe eshte i thjeshte dhe ka dicka qe te jape nga ajo qe ka mesuar se sa reklama apo fama e tepruar qe vihet re ne forumet e tjera.
Nuk duhet te kalojme ne histerizem ashtu sikur thote Papper Moon shume hmmmmm...... historike sepse ky lloj vleresimi e deh njeriun me suksesin e tanishem dhe i humbet disi kurajon dhe optimizmin per te ardhmen.
Drini si administrator qe eshte ka shume gjera te tjera me te rendesishme dhe veshtiresi me te medha ne te ardhmen, ndaj me shume se vleresim historik, une do ta quaja ose perktheja ne kurajim dhe mbeshtetje per te ardhmen e tij
Ne amerikanet keshtu mendojme i dashur Drini
wink-.gif

Pune te mbare te gjitheve dhe suksesin e tanishem ta dyfishoni duke arritur kuota me te larta sepse sapo kemi hyre ne historine e historise
smile-.gif
 

TEO

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Hippie behu gati me teto Aspasen se do ju marr ne interviste te dyjave bashke.
 

lola

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Ju lutem mjaft me me keto "quota" ne italisht.
 

Sulo_Kapedani

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Thjesht desha te pershedes iniciativen e bukur edhe personin e intervistes Drinin te cilin Virtualisht e njof qe me 1999 kur ishte Admin i kanalit #Shqiperia .
Dua te shtoj qe Drini eshte nje shok e mik qe do e deshironte cdo njeri.
Shendet !
 

Ema

Goddes
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Ne kete teme do botojme vetem intervistat.
Po hap nje tjeter per komentet e sugjerimet...
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

TDSH

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Kjo rubrike me terhoqi tejmase, dhe mendoj se eshte nje nga temat me terheqese per momentin ne AF!

Alinos dipllomate te lindur te kam!
 

Klinton

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

No comment per intervisten e Alinosit /pf/images/graemlins/smile.gif
Sa per ate qe thote Edi per Alinosin , edhe une kam krijuar bindjen e plote qe eshte nje diplomate e vertete.
Fat dhe mbaresi ne jete dhe per te mos dalur jashte teme, deshiroja ti transmetoja edhe nje mesazh te vogel.
Ndoshta nepermjet mencurise, zgjuarsise,kultures, mirekuptimit dhe toleraces ke dicka gjithashtu per ti dhene kombit tone shqiptar
Duket nje cike bajate, por te kerkoj ndjese neqoftese dola jashte teme
Jo pa qellim e shpreha kete mesazh /pf/images/graemlins/smile.gif
Pershendetje
 

abs

nuk e di...
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Bashkohem plotesisht me dy parafolsit.Alinos suksese ne jete. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

Hanin, as me shume as me pak nga ajo qe mendoja /pf/images/graemlins/wink.gif .

Pergezime dhe paqe ne shpirt!

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

renea

Primus registratum
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

koicidence qe ne MSN paskan dhe emotikonet e albforumit /pf/images/graemlins/laugh.gif


hanini, suksese ne karriere!
 

eM

Paper Moon
Re: Intervista:sugjerimet dhe komentet...

*standing ovation for hanini*

haha, mi goc shume serioze je, suksese! /pf/images/graemlins/smile.gif

eM
 
Top