Integrimi, ja çfarë përfiton Shqipëria.

integrimii.jpg

Fondacioni Shqipëria e Hapur, së bashku me Qendrën për Konkurrueshmërisë dhe Tregëtinë, Ndërkombëtare publikuan gjetjet e një analize, se cilat janë konstot dhe përfitimet nga procesi integrimit të Shqipërisë në BE.


Si përfitime renditen përmirësimi kuadrit legjislativ,vendosja e standarteve të përbashkëta për asistencën financiare, ngritjen e isntitucioneve të reja, hapjen e vendimmarrjes përkundrejt aktorëve të tjerë shoqëror dhe rritjen e llogaridhënies.

Ndërsa përsa i takon kostove të këtij procesi analiza e këtij studimi vëren se është krijimi i varësisë ndaj kushtëzimeve të BE-s, duke cënuar kështu krijimin e një kulture qëndrueshmërie dhe të qënësishme të politikave dhe proceseve që burojnë nga brenda dhe jo të kushtëzuara nga presioni jashtëm.

'Sigurisht, - tha ministria e Integrimit Klajda Gjosha,- që ashtu siç pasqyrohet edhe në këtë studim, kjo fazë ka përfitime dhe kosto për Shqipërinë, ndaj detyra më e madhe që i shtrohet gjithë aktorëve të procesit, por së pari institucioneve vendimmarrëse është menaxhimi sa më i mirë i këtyre kostove'.
/ Top Channel
 

scadarsko

Locus omnem
Cdo shqipetari, i kushton cdo dite Europa. Cmime n shqiperi shume te shtrejta n krahasim me européen,dhe paga qesharake mujore 200eur n muaj n krahasim per 2dite pune n Europe. Institucionet nuk nevojiten se do rriten shpenzime me shume per zyrtare shtese. Te rriten rrogat dhe pensionet se nje pensionist nuk mundet te bleje bilete avioni per vizituar,femijet e tyre larg. E ketu nje pensionist ha dreke e darke per 70eur n dite, page e njejte per nje muaj n shqiperi.
 

Al-Punk

Still here
Epo hyrja në EU pritet të sjellë dhe një rritje investimesh nga rrjetet e markave dhe dyqaneve, e deri te firmat industriale..
 

scadarsko

Locus omnem
Epo hyrja në EU pritet të sjellë dhe një rritje investimesh nga rrjetet e markave dhe dyqaneve, e deri te firmat industriale..
nuk ka rendesi markat origjinale se dhe ketu nuk vishen apo ushqehen me marka e cilesi extra te gjithe.europa po falimenton nga dominimi industrial aziatik,dhe shqiperia mire do bente te terheqi investitor industrial aziatik apo rus kjo do na siguronte te ardhmen e jo europa sociale e cila mbijeton me ndihma ekonomike dhe sistem social,ku cdo dite kapitalistet po largohen drejt vendeve me sistem jo social,sepse ligjet n europe pengojn interesat kapitaliste duke i detyruar te paguajne taksa te kota.
 

Airbourne

Papirus rex
Njerëzit vraponin të tmerruar, një njeri me armë tentoi të fshihej, dëshmia pas përplasjes në Dhërmi.

Gjatë natës që lamë pas, një përplasje me armë zjarri ndodhi tek një lokal i njohur në Dhërmi.

Një dëshmitar tregon për "joq" se u ndodh rastësisht jashtë ambienteve të lokalit në Dhërmi dhe pa gjithçka që ndodhi.

Dëshmitari rrëfen se njerëzit, veç plumbave që mund të kishin marrë nga të shtënat e armës, u lënduan edhe në tentativë e sipër për të dalë nga klubi i natës.

Ai shprehet:

Isha i pranishëm tek ngjarja në Dhërmi. Ishte super kaos dhe pamë njerëz duke vrapuar, të lyer në gjak nga përpjekjet për të dalë nga H.... Pamë dhe më vonë personin që qëlloi me armë, duke u përpjekur të fshihej.
Unë po kaloja aty dhe në një moment u dëgjua një krismë, njerëz që bërtisnin dhe që po shpërndaheshin. Pas asaj vazhduan diku tek 6 krisma të tjera. Pamë një çift francez që kishin prerë këmbët me xhama, njerëz duke vrapuar. Më vonë u grumbulluan afër një vile. Vajtëm për të parë se çfarë po ndodhte. Pamë personin me armë në dorë që po përpiqej të fshihej. Kemi qenë rreth 20 çuna dhe u shpërndamë".
I pyetur në lidhje me arsyet e kësaj ngjarje, djali thotë se nuk i di me saktësi, por në zonë flitet se bëhet fjalë për konflikte të vjetra, për një debat që agravoi dhe pati këto pasoja, ndërsa autori, i cili ishte vetëm një dhe jo disa, dyshohet të jetë me origjinë nga Laçi.

Dëshmitari shprehet:

Besohet se kanë qenë konflikte të vjetra… Personi që qëlloi ka qenë laçjan me sa dëgjova… Më vonë unë u ngjita te tarraca e hotelit dhe ndoqa veprimet që aty lart. Pamë që policia shoqëroi disa persona".
Sa i takon ambulancës dhe dhënies së ndihmës së parë, dëshmitari tregon se ishte lajmëruar një mjeke e njohur në Dhërmi.

Ai vijon më tej:

Ambulanca erdhi sepse njoftova një mjeke që e njoh në Drimadhe, por nuk e lejova të shkonte në vendngjarje pa mbërritur policia, sepse zona nuk ishte e sigurt. Mendohet që ka edhe të vdekur.

Numri i të plagosurve nga përpjekjet për të dalë mund të jetë i lartë. Ai ka qenë një sherr masiv që ka kaluar në një nivel tjetër, sepse pash disa çuna që ishin nxirë nga fytyra Ishte gjë e gabuar për turizmin, sepse klientët e hotelit e konsideruan si një akt terrorist".

Shenimi IM: do ja u dija SHUME per nder,po gjetet fotografi nga SteRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRnipat e Skenderbeut,se djalin ja KQYRA.


Faleminderit.
 
Top