Integrimi i Shqiperise ne Shekullin e 21te

Integrimi i Shqiperise ne Shekullin e 21te

Shqiperia per 45 vjet ndenji nen influencen e nje qeverie komuniste e totalitare. Ajo qe ishte me e rendesishme per mbijetesen e suksesshme te kesaj qeverie ishte industrializimi i shpejte i vendit, jo vetem per te qene te pavarur nga ana ekonomike, por per te krijuar nje shoqeri te tille ku njeriu te shkeputej sistematikisht nga zoterimet reale e te prekshme (toka, lidhja me token dhe maredheniet prodhuese me te) per t'u futur sa me thelle ne nje maredhenie me nje aparat artificial te kontrolluar nga vete shteti(fabriken dhe mardhniet prodhuese mete).
Ne te njejten kohe shteti u perpoq qe te zhdukte sistematikisht besimet fetare, ne te cilat ishin rrenjosur nje sere tiparesh te rendesishme karakteristike kulturore, per t'a zevendesuar kete besim me ate ne parti dhe ne udhen e drejte qe kjo e fundit ndiqte drejt progresit.
Kjo shoqeri e re, e krijuar si rrezultat i nje perpunimi intensiv te te gjithe shoqerise nepermjet mekanizmave te shtetit totalitar, propaganda, arsimi, policia, media etj, kishte si qellim te arrinte nje njeri te zbrazur nga te gjitha besimet dhe influencat e meparshme ne cdo fushe te jetes. Ky njeri i zbrazur, dhe pa aftesi kritike individuale(gjendje e arritur nepermjet influences sitematike te mekanizmave te permendura me siper) do te behej ena qe do te mbante dhe ushqente idealet, cfaredo qe te ishin ato, te udheheqjes totalitare.

Eshte ky njeri i ri qe sot ne Shqiperi po mundohet te rimbushe qenien e tij dhe te ece drejt stabilizimit personal dhe shoqeror. Eshte e qarte qe ne shqiperi ne te tashmen nuk ka asnje baze per te realizuar kete perpjekje. NJeriut te ri shqiptar i duhen bazat qe shoqerite perendimore ofrojne per te rrigjetur vetveten dhe per te dale me sukses.


Po ofroj kete hyrje te shkurter per nje teme te re sepse dua te di mendimet qe ekzistojne per shkaqet e krizave te njepasnjeshme qe shqiperia po kalon.
 
Top