Shifrat e INSTAT , Korrik 2015, thellohet deficit tregtar, tkurren eksportet
Eksportët kanë shënuar sërish rënie në korrik, duke dëshmuar jo vetëm për periudhën e vështirë që po kalojnë bizneset prodhuese, por edhe për tkurrjen e një prej burimeve kryesore që ushqen rritjen ekonomike të vendit. INSTAT konstaton se rënia e eksporteve ka ndikuar edhe në përkeqësimin e bilancit tregtar të vendit, ku deficiti është thelluar
Eksportet kanë shënuar sërish rënie, duke sinjalizuar se një ndër burimet që ushqen rritjen ekonomike po tkurret.
Të dhënat e Institutit të Statitikave tregojnë se në korrik eksportet arritën vlerën e 22 miliardë lekëve, duke pësuar rënie me 2.6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë dhe ulje me 7,6 % kundrejt qershorit të këtij viti.
Ndërsa importet vlerësohen në 52 miliardë lekë,me rritje 10,6 % kundrejt një viti më parë dhe rritje 6,5 % në krahasim me Qershor 2015. Rënia e ndejshme e eksporteve dhe rritja e importeve ka përkeqësuar bilancin tregtar të vendit, ku deficiti arriti në korrik në 30 miliardë lekë, me rritje 23% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë dhe rritje 20.3% kundrejt qershorit të këtij viti.
Rënia e eksporteve është një lajm i keq për ekonominë, pasi dëshmon për një periudhën jo të mirë që po kalojnë bizneset prodhuese.
Kjo bëhet edhe më shqetësuese në kushtet kur edhe burimi tjetër që ushqen rritjen ekonomike, invetsimet publike, gjithashtu kanë shënuar rënie.
Vetëm pak kohë mëparë, qeveria rishikoi në ulje rritjen ekonomike të vendit, duke e zbritur në 2.7% nga 3.1% që ishte planifikimi i janarit.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 69,2 % të gjithë tregtisë
Në Korrik 2015, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 64,6 % të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (37,8 %), Turqia (6,2 %), Greqia (5,9 %) dhe Gjermania (5,9 %).
Në muajin Korrik 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Korrik 2014 janë: Gjermania me 54,0 %, Italia me 10,4 % dhe Kosova me 2,5 %.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Spanja me 26,8 %, Malta me 26,5 % dhe Greqia me 5,7 %.
Në muajin Korrik 2015, vendet e me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Korrik 2014 janë: Gjermania me 22,1 %, Turqia me 18,2 % dhe Italia me 3,6 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA me 41,2 %, Greqia me 13,5 % dhe Kina me 3,7 %.
Çfarë ndikoi në rënien e eksporteve
Sipas INSAT ulja vjetore e eksporteve prej 2,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet:
“Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -7,8 pikë përqindje,
“Materiale ndërtimi dhe metale” kanë kontribuar me -0,9 pikë përqindje,
“Prodhime druri dhe letre” kanë kontribuar me -0,2 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor te eksporteve kane ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +3,4 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,2 pikë përqindje,
“Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje.
Çfarë ndikoi në rritjen e importeve
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve
Rritja vjetore e importeve prej 10,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë kontribuar me +4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” kanë kontribuar me +3,7 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kanë kontribuar me -1,7 pikë përqindje , “Prodhime druri dhe letre” kanë kontribuar me -0,5 pikë përqindje.
ORA NEWS