dicka me teper rreth gureve ne veshk
atehere ju kerkoj leje ty dhe pinkut qe ta zgjeroj ceshtjen e gureve ne veshka me disa gjera me shume.mos u trembni nga gjatesia e mesazhit /pf/images/graemlins/smile.gif .kete shkrime i kam pasur ne PC keshtu qe mos u habisni edhe nga shpejtesia e pergjigjes /pf/images/graemlins/smile.gif:
guret ne veshka jane ne pergjithsi nuk japin shenja derisa ndodh nje situate qe eshte quajtur kolike qe eshte futja e nje guri nga veshkat ne ureter...eshte nje dhimbje mjaft e forte qe shoqerohet me nje gjendje te keqe nga personi.dhimbja fillon ne lartesine e veshkes pas,dhe zgjerohet duke kaluar ne ije,pastaj me nje kend afersisht 40 grade te themi kalon ne pjesen e brendshme te kofshes dhe mund te arrije deri ne gjysem te saj.
mbaroj atehere kur guri kalon ne veshike.
ne pergjithsi eshte kjo dhimbje qe e con personin tek mjeku 8ka edhe nga ato qe nuk shkojne sidoqofte)...cilat mund te jene shenjate tjera?
nese guri eshte goxha i madh kur kalon ne ureter mund te ngece ne lartesine e kthesen pieloureterale.qe te kemi parasysh nje gje,veshka prodhon urine ne menyre te vazhdueshme dhe eshte kjo qe sjell nje pjese te simptomave.guri ne ate pozicion merr formen e ureterit(ne italisht e kam hasur me termin calcolo a stampo,te me falni qe nuk di nje term te pershtatshem ne shqip).tani duke qene se urine vazhdon te prodhohet,kjo nuk kalon me ne ureter por mblidhet brenda ne ampule dhe arrin nje moment qe fillon ta ngjeshe ampulen qe ti bej vend vetes brenda.fillon te formohet ajo qe quhet hidronefroze e cila mund te arrije deri ne prishjen e veshkes dhe zonave funksionale te saj.kjo situate shoqerohet me dhimbje si per gurin si per shtypjen e veshkes...ketu fillon qe situata te vetkeqsohet: urine vazhdon te prodhohet,kemi qendrim (staze)te urines dhe ky eshte nje faktor kryesor ne formimin e infeksioneve nga bakteriet qe gjendjen ne te.nese nuk nderhyhet shpejt gjendja mund te perfundoje me nje pamjaftueshmeri(insuficience) renale...
simptomat ne zonen e poshtme te kanalit...
kalojme me poshte...guri kalon ne ureter dhe gjate kalimit shkakton ate qe thame se quhet kolike renale...nje dhimbje e tmerrshme qe pacienti me zor e duron dhe ne nje pjese te mire te rasteve paraqet edhe te paren simptome klinike te semundjes...gjate kalimit ne ureter guri mund te ferkoje me anet e kanalit dhe te shkaktoje grricje te faqeve dhe dalje te gjakut qe ne kete rast quhet ematuria...kjo situate mund te shoqerohet edhe me simptoma te tjera qe vijne si pasoje e acarimit te nervave sic mund te jene vjellje,nauzea atj...pas nje kohe guri ne pergjithsi kalon ne veshike...ketu ose qendron per nje fare kohe ose kalon direkt tek uretra...ketu do jape prap nje bllokim te vetin ndoshta.(por marrim nje rast tjeter)nese marrim qe pazienti eshte nje plak i vjeter ne shume raste do te na duhet te konsiderojme faktin ketu qe edhe sikur guri te mos kete dhene simptoma ne rrugen e mesiperme,mund te filloje ti jape ketu ndoshta sepse ky plak psh vuan nga nje hipertrofi e prostates qe eshte nje zmadhim i prostates (simptomat kryesore qe ka kjo semundje eshte nikturia (te cohesh disa here naten me urinu sepse nuk duron dot) si dhe polakiuria (del shume here me urinu dhe sapo mbaron pas pak vjen prap stimuli per te urinu perseri)) dhe ky zmadhim i prostates mund te kete arritur ato dimensime qe ka shtypur uretren dhe ne kalimin e gurit,ky i fundit shkon e ngec aty...cfare pasojash ka?se pari staze(qendrim) te urines ne veshike qe do te thote nje rritje te probabilitetit te infektioneve ne ate zone per me teper edhe nje rritje te probabilitetit te formimit te gureve te tjere ne veshike...ose ose nese sjellja e urines do te jete e madhe,do te kete efekte deri ne zmadhim te uretereve dhe prap hidronefroze megjithse kjo mund te themi qe do ishte pak si e pamundur sepse shume simptoma te tjera si msh nje fryerje e zones se poshtme te barkut dhe paaftesija me urinu jane te mjaftueshme per te thene qe ka dicka qe nuk shkon dhe te besh dicka para se te arrije ne fazen terminale qe do te ishte prishja e veshkes...pra sic e shifni ne cdo zone qe guri ngec jep nje simptome te veten qe ka komplikanca te veta...ne fund gurim mund te jashteqitet me urinen.cilat jane analizat qe kryhen per me gjetur nje gur ne veshka ose pergjate kanalit urinar?
nje radiografi direkte eshte ne gjendje te dalloje rastet kur ka gure ne veshka sepse ato paraqiten si formacione te ngurta dhe opake...dmth qe nuk jane trasparente por jane me ngjyre me te bardhe se sa perreth...kjo ama vlen vetem per guret qe jane radioopake dmth te dukshen ne radiografi dhe kjo varet nga perberja e gureve...duke pasur parasysh qe radiografia perdor fotone per te formuar imazhin ne fund,dhe ky fluks fotonesh varet nga perberja e materies ku ai kalon...sa me i madh te jete numri atomik i perberesve aq me shume mundesi ka qe te mbetet fotone gjate rruges me ane te mekanizmave te ndryshem(ndoshta hap nje teme per analizat me imazhe qe perdoren ne mjeksi)...ne te tilla raste kerkohen analiza te tjera....nje rol te rendesishem luan ekografia qe peerdor ultratinguj...kjo ka aftesi te gjeje te gjithe llojet e gureve per faktin se guret shfaqen si ogjekte iperekogjene dhe kane nje forme si hije poshte vetes...pak a shume jane te pagabueshem edhe per faktin se nese e leviz pacientin gjate ekografise mund te levizin edhe guret dhe kjo eshte edhe si info shtese qe kemi te bejme me gure ne veshke.ndersa per guret ne ureter aty ka limite per faktin sepse ureteri eshte nje hapesire "virtuale" ne kohen kur nuk ka urine ne te...nese guri e bllokon atehere mund te dalloje zgjerimin e ureterit dhe te tregoje nese kemi te bejme me infiamacion e faqeve te ureterit dhe ekografia e tregon mire kete...po ashtu mund te tregoje edhe hidronefrozen qe do formohej ngaqe veshka do mbushej me urine dhe do zgjerohet...ekografia mund te gjeje guret edhe ne veshike...analize tjeter qe mund te behet eshte shintigrafia qe eshte nje analize funksionale dhe mund te perdoret per te pare se sa eshte akoma funksionale veshka.keto jane ato me kryesoret por mund te perdoren edhe disa analiza te tjera sic jane urografia qe merr rendesi ne vleresimin e struktures se veshkes dhe ka aftesi te dalloje se ne cilin nivel mund te kete mbetur nje gur ne ureter....tjeter pastaj mund te perdoret tomografia qe eshte ne gjendje edhe te jape informacione edhe rreth perberjes se gurit.
pak a shume keto jane analizat me linja te medha qe perdoren per te diagnostikuar nje gur ne veshka...megjithse keto i bashkohen edhe shenjave qe jane gjetur si dhimbja,gjendja e keqe e pacientit etj...po ashtu mund te shtojne informacionet edhe analizat e laboratorit qe mund te tregojne disa parametra te infiamacionit te ndryshuara....nje gje te fundit qe mund te permend eshte edhe perdorimi i cistoskopise me ane te se ciles mund te mundohen te heqin guret qe kane ngelur ne veshike ose edhe ne ureter...
terapia mundohet te ule dhimbjet,te heqe gurin dhe te ndaloje rishfaqjen!
per dhimbjen qe mund te shfaqen gjate kolikes renale perdoren zakonisht perdoren ilacet kundra dhimbjes sic jane ato te klases se FANS (ku ben pjese edhe aspirina).
per sa i perket gureve sot per sot jane te rralla nderhyrjet kirurgjikale "ne qiell te hapur" sic eshte terminologjia kur e can trupin per te nxjerre gurin.kjo behet vetem atehere kur guri ka ngecur ne kthesen pieloureterale ose ka marre formen e kalices se veshkes dhe nje nderhyrje tjeter nuk do zgjidhte problemin.teknologjia qe perdoret sot eshte ajo e litotripsise qe perdor vale ultratinguj qe duke i perqendruar ne zonen e gureve kane aftesi te formojne nje vale qe shkaterron gurin ne copeza te vogla.kjo ka qene teknologji ushtarake derisa filloi te perdorej edhe ne mjeksi.ne disa raste ky copezim mund te coje ne mbetjen e nje copeze ne ureter dhe kjo nevojit nje nderhyrje me cistoskopi per te hequr copen e mbetur....po ashtu duhet te behet kujdes te mos mbeten copeza guri brenda ne veshke ne nje lartesi qe nuk mund te marrin daljen per ne ureter sepse duke mbetur aty mund te shkaktojne ndonje infeksion.
ne rast se teknika me ultratinguj nuk ben fajde atehere mund te kerkohet nje nxjerrje me endoskopi ose teknika te tjera si psh ajo e nxjerrjen ne menyre transkutane (dalja ne lekure dmth)ose me metoden kirurgjikale qe thashe me siper.jane edhe disa teknika ne faze eksperimentale qe perdorin lazer nese nuk gabohem por qe per momentin jane shume te limituara dhe nuk jane per te gjithe...
ndersa per te ndaluar qe te ribehet atehere keshillohet te pihet nje sasi uji(qe normalisht keshillohet ne cdo forme kalkolozi sepse hollon urinen dhe ben te mundur dalje me shpesh) si dhe nje diete me me pak kalcium si dhe oksalat (qumesht,spinaq,cokollate,domate,koka kola,limonate)...
pak a shume keto mund te permend ketu.
(informacionet jane te bazuara ne librin e argumenteve te kirurgjise (piat) si edhe ne librin "semundjet e veshkes dhe rrugeve urinare" (schena-selvaggi).