Seyfert
Valoris scriptorum
Ne romanin e tij “Bota e humbur”, zoti Artur Konan Dojl pershkruan nje pllaje imagjinare e kufizuar nga humnera te medha vertikale. Shkrimtarin e famshem anglez e frymezuan ekspeditat e kryera ne keto pyje te vetmuar ne kufi me Brazilin. Ne siperfaqen ujembledhese te lumit Rio Chaura (dege e Orinokos), eksploratoret hasen jo pak por shume pllaja te tilla te izoluara.
Nje prej tyre, Sarisarinama, ka qene me intriguesja. Me nje siperfaqe prej 755 km2 , ajo ngrihet menjehere mbi xhunglen e pafund. Rezultatet nxorren ne pah pranine e mjaft gropave gjigande e te thella. Si jane formuar keto gropa?
Per gjeologet, ky fenomen nuk eshte i panjohur. Ne gjithe boten takohen pamje te tilla mbreselenese, te cilat quhen pejsazhe karstike, me shpella dhe lumenj te brendeshem. Por Sarisarinama nuk perbehet nga gelqerore, por nga ranore dhe kuarcite. Kurre me pare gjeologet nuk paten takuar nje te tille.
Me 1974, nje ekip prej 30 studiuesish fluturuan drejt ketyre aneve, dhe vendosen nje kamp afer Sarisarinames. Ajo kishte nje diameter prej 370 metrash dhe thellesi prej 314 metrash. U vu re se gropa ne fundin e saj zgjerohej shume, ku rritej nje pyll i madh dhe i larmishem ne bimesi.
Me 1976 nje tjeter ekspedite mbrriti ketu per te zgjidhur enigmen e formacioneve shkembore. U arrit ne perfundimin se kohe me pare, tavani i kesaj grope eshte shembur, duke u depozituar ne fundin e saj, dhe duke ekspozuar ranoret, te cilet vendoseshin poshte gelqeroreve. Megjithate, kjo grope misterioze, e cila sot eshte ne mbrojtje, dhe vizitat per atje jane mjaft te kufizuara, kerkon ende studime te mirefillta gjeologjike, biologjike dhe klimatike.