Indonezi: Mijëra të vdekur nga tërmeti
Qeveria indoneziane ka arritur në përfundimin se nga tërmeti i rëndë ditën e mërkurë në ishullin Sumatra mund të kenë humbur jetën mijëra njerëz. Ministrja e Shëndetësisë, Siti Fadillah Supari tha se nuk përjashtohet mundësia që të ketë më shumë viktima se sa gjatë tërmetit në Java në vitin 2006. Atëherë kishin humbur jetën të paktën 5800 njerëz. Qyteti i madh Padang në bregun perëndimor të Sumatrës është rrënuar në disa pjesë. Nën rrënoja ndodhen mijëra njerëz. Ekipet e shpëtimit kanë vështirësi për shkak të motit të keq me shi dhe mungesës së mjeteve. Bashkimi Evropian i dërgoi një ndihmë prej 3 milionë eurosh Indonezisë, Gjermania edhe 2 milionë euro të tjera. Kancelarja Angela Merkel në një bisedë telefonike me Presidentin e Indonezisë, Susilo Bambang Yuhoyono i shprehu atij ngushëllimet për viktimat nga katastrofa natyrore.</p>
</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23472. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23472


Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23472. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23472