Incident ne ish bllokun e Tiranes per qarkullimin!!

Incident ne ish bllokun e Tiranes per qarkullimin!!

Bashkia: Lejë për banorët e ish-Bllokut
Bizhga: Bllokimi vazhdon, kompetencë e jona


--------------------------------------------------------------------------------

od. ha.


TIRANE

Ka vazhduar edhe dje në mbrëmje patrullimi i forcave të policisë së rendit në zonën e ish-Bllokut. Qarkullimi i automjeteve vazhdoi normalisht, ndërsa debati mes institucioneve ka vijuar në nivel konferencash. Bashkia ka këmbëngulur për të zbatuar vendimin e moslënies së automjeteve mbrëmjeve në ish-Bllok, ndërsa Ministria e Rendit ka deklaruar se një gjë e tillë duhet të bëhet edhe me dijeninë e saj. Sipas deklaratës së djeshme së bashkisë, e komunikuar dje nga nënkryetarja Vali Bizhga, makinat nuk do të lejohen nga ora 18.00 deri në 23.00, por hyrjet e ish-Bllokut nuk do të jenë të bllokuara me mjete të forta. Gjithashtu do të lejohen automjetet e banorëve të zonës që kanë garazhe. Këta banorë duhet të paraqiten me pranë Bashkisë me dokumentin e pronësisë për garazhet e tyre, në bazë të të cilëve do të pajisen me karta hyrëse. Qarkullimi do të lejohet dhe për makinat me targa diplomatike dhe autoambulancat ashtu siç është bërë gjatë vitit të kaluar. Pas përplasjes së dy ditëve më parë me forcat e rendit, Bashkia e Tiranës përsëriti dje, nëpërmjet nënkryetares Vali Bizhga, se disiplinimi i qarkullimit është kompetencë e njësive vendore. "Pretendimi mbi ankesat e të huajve apo të banorëve të ish-Bllokut lidhur me të cilin Policia e Shtetit justifikon jozyrtarisht ndërhyrjen e saj të paligjshme nuk është përgjegjësi e organit të policisë po e organit të zgjedhur të qeverisjes vendore, ku adresohen dhe trajtohen të gjitha këto pretendime apo ankesa. Pra në asnjë rast e për asnjë arsye nuk është policia ajo që gjykon apo më keq akoma korrigjon standartet e qeverisjes së një komuniteti apo vendi", tha në fjalën e saj nënkryetarja Bizhga. Ajo shtoi dhe një tjetër argument në mbështetje të këtij vendimi, nivelin e ndotjeve në këtë zonë. "Të tjerë kanë të drejtë ta kritikojnë këtë vendim, por ne gjykojmë se shkalla e lartë e ndotjes në këtë zonë për shkak të niveleve disa here mbi normat e lejuara te ndotesve, që çlirohen nga qarkullimi shumë intensiv i makinave, është më shqetësuese për komunitetin sesa çdo gjë tjetër", tha Bizhga. Duke e konsideruar incidentin e dy ditëve më parë si të shkëputur në zinxhirin e bashkëpunimit korrekt mes Bashkisë dhe Policisë së Shtetit, ajo kujtoi se i njëjti urdhër vitin e kaluar është zbatuar në bashkëpunim me forcat e rendit.


Reagimi i Ministrisë së Rendit

"Bashkia s'na njoftoi për vendimin"
Në një deklaratë dje pasdite, Ministria e Rendit ka sqaruar përmes zëdhënësit Florian Serjani pozicionin e saj lidhur me këtë çështje, duke pranuar se "masat e marra nga Bashkia për normalizimin e qarkullimit rrugor në zonën e ish-Bllokut janë në përputhje me detyrimet ligjore". Por, sipas Serjanit, policia e Tiranës ka respektuar ankesat e banorëve të zonës pas vendimit të Bashkisë, duke vepruar në bazë të nenit 6 të Kodit Rrugor ku saktësohet "organi kompetent i pushtetit lokal vetëm në bazë të udhëzimeve ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse dhe Ministrisë së Rendit Publik mund të pezullojë përkohësisht qarkullimin. Një udhëzim i tillë nuk është kërkuar nga asnjë strukturë e pushtetit vendor". Ministrisë së Rendit i njihet e drejta të normalizojë shërbimet e policisë rrugore, sipas nenit 11 të Kodit Rrugor.
 

zog

Primus registratum
Re: Incident ne ish bllokun e Tiranes per qarkullimin!!

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
[qb]
Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Te blloku nuk futen vetem per tu parkuar por ka makinat qe furnizojne bizneset qe ushtrojne aktivitetin, makinat e banoreve qe kane garazhet e tyre ne bllok, makinat e bizneseve apo institucioneve qe kane garazhe, pasagjere qe zbresin me prane destinacionit ne rast kohe te keqe apo shiu, pasagjere te moshes se vjeter e qe e kane te veshtire te bejne ate rruge ne kembe....ja pra qe ka shume raste qe shpjegohet kalimi ne rruget e bllokut.
Fakti qe nuk lejohet parkimi ben te mundeshem çlirimin e rrugeve dhe ne te njeten kohe "zgjerimin" e tyre nga 1 ne 2 apo 3 korsi e ne kete menyre koha e qarkullimit te nje veture ne rruget e bllokut shkurtohet duke ulur ndjeshem perqindjen e gazrave te çliruar ne ate zone dhe ne zonat perreth. [/qb]
Sipas asaj qe the ti i bie qe te gjithe ata qe permende qe nuk jane kalimthi ne bllok te duhet te parkojne per te kryer punet e tyre. Ja ku dole te fjala ime qe nese hyn ne bllok per pune patjeter duhet te parkosh perndryshe c'kuptim ka.
Po vetem mos me thoni qe kane 100 persona duhet te shkojne te marrin leje parkimi ne Bashki se edhe pse keta e Shesin Bashkine tone si Ore zviceriane nuk ka vend me burokratik dhe zvarrites se zyrat e saj. Pastaj ku e ke kete mekanizem kaq te vajisur qe te vertetoje se ti ke vertete pune ne bllok deh se duhet te parkosh aty. Ku e ke fundja kete kohe ta harxhosh duke bere rradhe qe te marresh kete leje nje jave rresht, kur edhe nje muaj mbaroi vera.

Keta nuk i zgjidhin dot kompetencat me njeri tjetrin o vlla ti me thua qe mund te funksionoje mire nese eshte sipas ligjit.
Mua te pares nuk me intereson te mbyllet blloku sepse rendohet trafiku ne pjeset ku une kaloj po ja qe ajo zgjidhja qe jepni ju per kalim pa parkim me duket e parealizueshme.
Une nuk e kam lexuar shkrimin hapes te temes dhe tani nuk me vjen ne mendje asnje arsye e shendoshe se pse duhet ndaluar qarkullimi dhe parkimi te blloku kur sido qe ta kthesh do te kesh rremuje. Jepet ndonje arsye e forte aty? [/qb]
ça truni te komplikum qe ka lara, goc e zgjut, imagjino ata te tjeret qe banojne aty.

ne vendet ME LIGJE, ndalimi i kalimit, parkimit, fluturimit, kercimit, shikimit, etj. ne çfaredovendi qofte kryhet per vetem disa minuta, mos them sekonda.

ne france kete pune e kryn prefektura dhe jo bashkia. si duket ajo s'eshte kompetenca e saj.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Incident ne ish bllokun e Tiranes per qarkullimin!!

Njerezia (ata me automjete them) ne bllok vene per disa arsye:

1. ata qe kane zyrat - punojne
2. ata qe kane shtepiat - jetojne
3. ata qe frekuentojne lokalet - shpenzojne pare e kohen e tyre te lire <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
4. jane edhe ata qe vertiten kot - per te gjujt, madje keta e bejne gjithe rremujen, makina me nja 5 çuna te rracur neper sedile, ngrene zerin e kasetofonit hip-hop ne kupe te qiellit dhe ecin ngadale pas ndonje zoçke provokuese <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />

nashti sipas kondres, perse u dashkan makinat neper bllok thjesht te kalojne... per te vajtur ku...?!!!

Une kur nuk kam pune ne bllok apo nuk e kam lene te pi noi kafe aty, nuk kam pse te kaloj fare nga blloku... ka rruge te tjera plot perqark...

Bashkia ben mire qe do me e shit sapunin per djathe me gjoja vendimet gjysmake ne sherbim te pensionisteve dhe te nostalgjikeve te cileve u kujton xhirot e dikurshme tek bulevardi... apo gjoja ndotja e ambientit, ne bllok madje po ta krahasosh me 21 dhjetorin, ajri eshte lule... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> !!!

Bashkia do bente mire te mendonte te ngrinte ndonje ndertese parkingu me pare qe njerezia te kene ku te lejne makinat dhe pastaj le te bllokoje jo vetem rruget e bllokut por edhe bulevardin "zogu I" megjithe "deshmoret" po deshi...

Por meqe ket s'ka per ta bo noiher, sepse kjo nuk ka fitime kolosale te menjehershme, le te instaloje te pakten ato taksometrat qe permend Blendi me siper.

Perfundimisht, budallalleku me i madh eshte te ndalohet qarkullimi i makinave te blloku...
 
Top