Incident ne ish bllokun e Tiranes per qarkullimin!!
Bashkia: Lejë për banorët e ish-Bllokut
Bizhga: Bllokimi vazhdon, kompetencë e jona
--------------------------------------------------------------------------------
od. ha.
TIRANE
Ka vazhduar edhe dje në mbrëmje patrullimi i forcave të policisë së rendit në zonën e ish-Bllokut. Qarkullimi i automjeteve vazhdoi normalisht, ndërsa debati mes institucioneve ka vijuar në nivel konferencash. Bashkia ka këmbëngulur për të zbatuar vendimin e moslënies së automjeteve mbrëmjeve në ish-Bllok, ndërsa Ministria e Rendit ka deklaruar se një gjë e tillë duhet të bëhet edhe me dijeninë e saj. Sipas deklaratës së djeshme së bashkisë, e komunikuar dje nga nënkryetarja Vali Bizhga, makinat nuk do të lejohen nga ora 18.00 deri në 23.00, por hyrjet e ish-Bllokut nuk do të jenë të bllokuara me mjete të forta. Gjithashtu do të lejohen automjetet e banorëve të zonës që kanë garazhe. Këta banorë duhet të paraqiten me pranë Bashkisë me dokumentin e pronësisë për garazhet e tyre, në bazë të të cilëve do të pajisen me karta hyrëse. Qarkullimi do të lejohet dhe për makinat me targa diplomatike dhe autoambulancat ashtu siç është bërë gjatë vitit të kaluar. Pas përplasjes së dy ditëve më parë me forcat e rendit, Bashkia e Tiranës përsëriti dje, nëpërmjet nënkryetares Vali Bizhga, se disiplinimi i qarkullimit është kompetencë e njësive vendore. "Pretendimi mbi ankesat e të huajve apo të banorëve të ish-Bllokut lidhur me të cilin Policia e Shtetit justifikon jozyrtarisht ndërhyrjen e saj të paligjshme nuk është përgjegjësi e organit të policisë po e organit të zgjedhur të qeverisjes vendore, ku adresohen dhe trajtohen të gjitha këto pretendime apo ankesa. Pra në asnjë rast e për asnjë arsye nuk është policia ajo që gjykon apo më keq akoma korrigjon standartet e qeverisjes së një komuniteti apo vendi", tha në fjalën e saj nënkryetarja Bizhga. Ajo shtoi dhe një tjetër argument në mbështetje të këtij vendimi, nivelin e ndotjeve në këtë zonë. "Të tjerë kanë të drejtë ta kritikojnë këtë vendim, por ne gjykojmë se shkalla e lartë e ndotjes në këtë zonë për shkak të niveleve disa here mbi normat e lejuara te ndotesve, që çlirohen nga qarkullimi shumë intensiv i makinave, është më shqetësuese për komunitetin sesa çdo gjë tjetër", tha Bizhga. Duke e konsideruar incidentin e dy ditëve më parë si të shkëputur në zinxhirin e bashkëpunimit korrekt mes Bashkisë dhe Policisë së Shtetit, ajo kujtoi se i njëjti urdhër vitin e kaluar është zbatuar në bashkëpunim me forcat e rendit.
Reagimi i Ministrisë së Rendit
"Bashkia s'na njoftoi për vendimin"
Në një deklaratë dje pasdite, Ministria e Rendit ka sqaruar përmes zëdhënësit Florian Serjani pozicionin e saj lidhur me këtë çështje, duke pranuar se "masat e marra nga Bashkia për normalizimin e qarkullimit rrugor në zonën e ish-Bllokut janë në përputhje me detyrimet ligjore". Por, sipas Serjanit, policia e Tiranës ka respektuar ankesat e banorëve të zonës pas vendimit të Bashkisë, duke vepruar në bazë të nenit 6 të Kodit Rrugor ku saktësohet "organi kompetent i pushtetit lokal vetëm në bazë të udhëzimeve ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse dhe Ministrisë së Rendit Publik mund të pezullojë përkohësisht qarkullimin. Një udhëzim i tillë nuk është kërkuar nga asnjë strukturë e pushtetit vendor". Ministrisë së Rendit i njihet e drejta të normalizojë shërbimet e policisë rrugore, sipas nenit 11 të Kodit Rrugor.