Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

ina eshte goc e papare mos e paragjykoni kaq shprejt!
ina /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif e dini se ajo eshte anetare e forumit
 

MLK

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Problemi nuk eshte te mosha, as aftesia, por te metoda qe perdoret.
Qeveria Berisha, ose me mire te themi Berisha (pasi ai i mer vet vendimet per gjithçka e kjo nuk perben me sekret per njeri) po perdor te njeten metode si socialistat, biles akoma me keq. Po heq nga çdo vend kyç funksionaret e shtetit dhe ne vend te tyre vendos njerezit e partise se vet, ose me mire me then njerezit e tij vetem mbi kriterin e miqesise.

Psh , ne nje vend normal demokratik, kryeprokuror eshte pergjegjesi e madhe e kurre nuk emerohet dikush nga gjykates i thjeshte, ne kryeprokuror!
Nuk dua te gjykoj kompetencat, ndershmerine apo atdhetarine e Ina Rames, pasi per kete nuk kam asnje element, por nese Rama do te ishte kaq e afte dhe e shkelqyer, do te kishte hypur me lart ne hierarkine e instutucionit te drejtesise, perpara se te pretendonte postin e Kryeprokurorit.
Nese Berisha pretendon (kete une se besoj aspak pasi e di shume mire se kush eshte) qe te reformoje drejtesine shqiptare, prokurorine, ne rradhe te pare duhet te vendosi kriteret mbi te cilat duhet te zgjidhen funksionaret e larte, perndryshe, nese ne çdo post vendos njerezit e tij te afert, kurkush sdo te guxoje te kritikoje apo luftoje gabimet e tij, e te gjithe e dime se ska njeri qe nuk gabon.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Per mendimin tim Ina Rama eshte ngjitur ne postin e Kryeprokurorit nepermjet shkeljeve te renda te ligjit qe kane bere kuvendi dhe Presidenti. Argumentoj:

Ina Rama eshte gjyqtare dhe sipas nenit 143 te Kushtetutes se Shqiperise profesioni i gjyqtarit eshte i papajtueshem me cdo post tjeter. Edhe ne qofte se Ina Rama ka dhene doreheqjen si gjyqtare ne momentin kur u caktuar Kryeprokurore (gje qe nuk e ka bere ende) , duhet te ishte keshilli i larte i drejtesise qe do te shqyrtonte dhe miratonte doreheqjen e saj. Pra me pak fjale proceduart qe jane ndjekur jane nul dhe ceshtja duhet te shkoje ne gjykaten kushtetuese...
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Duhet, por a do shkoje kjo ceshtje per shqyrtim ne Gjykaten Kushtetuese ?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: S_6_T_6_N_6</div><div class="ubbcode-body">
Ina Rama eshte gjyqtare dhe sipas nenit 143 te Kushtetutes se Shqiperise profesioni i gjyqtarit eshte i papajtueshem me cdo post tjeter. Edhe ne qofte se Ina Rama ka dhene doreheqjen si gjyqtare ne momentin kur u caktuar Kryeprokurore (gje qe nuk e ka bere ende) , duhet te ishte keshilli i larte i drejtesise qe do te shqyrtonte dhe miratonte doreheqjen e saj. </div></div>

Simas teje duhet t'ishte von Kryeprokuror/e nji i/e papun?

Duhej të kishte një dispozitë të veçantë e cila të lejonte kalime te tilla. Në rastin në fjalë, KLD duhej mbledhur menjëherë ndërsa Kuvendi duhej të priste vendimin e KLD për lirimin nga detyra të Ramës. Pra ka shkelje proçedure por vështirë se mund të flitet për shkelje ligji.

Gjithashtu, duhet që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të jenë prapavepruese, pra të zhbëjnë një veprim të bërë më parë. Kështu, nëse Kryeprokurori Sollaku nuk është gjykuar në përputhje me Kushtetutën ai, megjithëse është "shkarkuar" nga Kuvendi dhe miratuar nga Presidenti, duke qenë se shkarkimi apo hetimi mbi të cilin mbështetet shkarkimi nuk përputhen me Kushtetutën, është i pafajshëm dhe mund të rimarrë postin e tij.

Sigurisht që kjo do sillte shumë konflikte mes pushteteve por ama do eleminonte mundësinë e injorimit të Kushtetutës.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Plotesisht dakort me satana, dhe per tu pergjigjur Kondres, Kryeprokurorja e re, duet te jete e pa pune ne momentin kur ajo mer funsksionet e saj, problemi i saj se si ajo e zgjidh kete.

Po ju mar nje rast te thjeshte per te nxjer ne pah rendesine e shkeljes se proçedures.
Para disa vitesh ne aeroportin e Parisit, kapen 2 shtetas çeke me 3 kg kokaine. Doganat marrin ne tel perkthysin, ishte week end dhe ai çek kishte ik me familjen! Shtetasit çek flisnin mire anglishten, keshtu qe policet e doganes vendosin te therrasin nje perkthyes anglisht-frengjisht.

Policet kryejne proçeduren, mbushin dosjen e akuzes per trafik, dhe ne fund fare kerkojne firmosjen e tyre nga shtetasit çeke. Pas 72 oresh, ashtu si e parashikon dhe proçedura, dosja kalon me proçedure te pershpejtuar ne gjykaten penale.
Gjate kesaj kohe, shtetasit çek moren nje avokat, i cili shqyrtoi dosjen.
Ne gjykate dosja shqyrtohet me gjykim te pershpejtuar, (sipas udhezimit te avokatit te tyre, çeket pranuan ate proçedure).
Sa fillon seanca dhe lexohen akuzat, avokati i pales mbrojtese, deklaron; Sipas nenit X te kodit penal, parashikohet qe nje shtetas i huaj te asistohet gjate formulimit te akuzes penale nga nje perkthyes ne gjuhen e nenes se tij, ndryshe kemi te bejme me shkelje proçedure.
As 10 min me vone, kryegjykatasi jep vendimin te lirohen shtetasit çek, pasi eshte shkelur proçedura nga ana e policise.
Doganat qe ishin pala qe akuzonte u skandalizuan, duke qene se kishin si prova 3 kg kokaine. Kryegjykatesi ju pergjegj se ky fakt nuk ju jep ne asnjefare menyre te drejten qe te shkelni proçeduren, keshtu qe rikthehuni ne pallatin e drejtesise me nje proçedure te rregullt.
Problemi eshte se doganat nuk kishin te drejte te ndalonin shtetasit çeke ne teritorin francez, po vetem ne kufij. Si perfundim ata u lane te lire dhe te paraqiteshin kur te ribehej proçedura nga doganat.

Ky shembull tregon qarte se ç'fare pasojash te renda mund te ndodhin nese nuk zbatohet pike per pike proçedura.
Pra ne rastin konkret, kemi qe ne fillim shkelje te proçedures nga Kryeprokurori i Republikes, dhe kjo eshte diçka shume e rende, dhe pse 98% e shqiptareve do te qeshin me kete fakt.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Pra kjo tregon qe Berisha luan me Top /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shrug.gif
 

olololol

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Nga gjithe kjo histori mua me vjen mire qe nje Femer ka marre nje Post kaq delikat dhe te rendesishem .

Nje arritje per Grate.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Nuk mendoj se ka pjesmares ketu qe krtitikojne faktin pse u vu nje grua ne nje post kaq te rendesishem, e per mendimin dim, kriteri kryesor duhet te jet kompetenca e personit te zgjedhur, pra te zgjidhet ne baze te meritokracise.
Ajo qe eshte shqetesuese, eshte fakti se ne nje dosje kaq te thjeshte del ne pah disfunksionimi i disa institucioneve ne Shqiperi.
Se pari, Ina Rama duhet te jete e ndergjegjeshme se kur pranon nje post te tille, mbi shpatulla i bie nje pergjegjesi e madhe dhe fillon punen me nje defiçit te madh kredibiliteti per faktin se korrupsioni dhe trafiqet kane arritur majat, dhe posti qe ajo mer persiper mban pergjegjesite kryesore.
Pra nese ajo pa filluar mire punen, nuk eshte e zonja te zbatoje proçeduren ne nje dosje kaq te thjeshte, qe normalisht nuk i falet as nenpunesit me ordiner te administrates, nuk mund te pretendoje te fitoje besimin e popullit apo dhe thjet te kolegeve te saj per profesionalizmin qe ajo eshte emeruar.
Se dyti, ka masa ndeshkimore nese nje gjykatese e gjykates se larte, fillon pune ne nje vend tjeter pa mare pergjigjen e eproreve te saj mbi demisionin qe ajo u ka paraqitur.
Nuk i njof keto masa ndeshkuese, por mos ju duket çudi, nese neser opozita apo nje deputet ngre çeshtjen me te drejt ne Parlament, ajo duhet te japi llogari, e kjo eshte delikate per nje Kryeprokuror qe sapo eshte emeruar.

Se treti, Presidenti i Rebublikes Bamir Topi, perpara se te aprovonte emerimin, duhej te kishte studjuar dosjen e saj, si dhe proçeduren qe eshte ndjekur per doreheqjen si gjykatese.
Nese ne dosjen e saj mungonte letra e demisionit si dhe vendimi i gjykates se apelit qe pranonte demisionin e Ina Rames, atehere Presidenti i Republikes nuk mund te aprovonte emerimin e saj, pasi institucioni i Presidentit shkelte ne kete menyre proçeduren.
E njejta gje vlen dhe per Kryemnistrine, pra te njetat shkelje apo neglizhime jane bere dhe ne institucionin e Kryeministrise.
Themi Berisha apo Topi, pasi ata jane dhe personat qe kane firmosur kete emerim, pavaresisht se e dime mire se me keto proçedura merren keshilltaret e tyre qe kane ne kete fushe.

Konkluzioni per mua eshte i thjeshte, nuk kemi te bejm me nje vendim ku neglizhimet e mesiperme i kane sjelle pasoja te renda popullit, po ne te njeten kohe, del ne pah hapur mungesa totale e profesionalizmit me te cilen trajtohen dosje te tilla nga Kryeministri, Presidenti dhe nga vete Kryeprokurorja.
Kjo le te kuptosh qarte se me ç'fare perballet nje njeri i thjeshte ne Shqiperi kur troket ne dyert e institucioneve tona te "drejtesise".
 

Al-Punk

Still here
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Realisht, problemi qe Znj. Rama duhet te jete e papune ne castin e dekretimit eshte dicka e vogel dhe e parendesi perpara entuziazmit te udheheqesve te shtetit Shqiptar, Kryeministrit dhe Presidentit.
Drejtesia dhe Politika Shqiptare ka disa dekada qe shkojne krejt ne drejtime te ndryshme, mjafton te shohesh sa here nderhyn Kryetarja e kuvendit (dhe paraardhesit e saj) ne fjalimet e deputeteve vetem se ata nuk rrespektojne kohen. Gjera te vogla, qe tregojne rrespektin qe kemi per rregullat!
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: BAB_LYMI</div><div class="ubbcode-body">Nga gjithe kjo histori mua me vjen mire qe nje Femer ka marre nje Post kaq delikat dhe te rendesishem .

Nje arritje per Grate.</div></div>

Mos na u bene si shume grate ne poste kyce? (kujtoj Jozin)
Apo po adoptojme shembullin e Frances?
(ne mos gaboj Sarkozi asistohet nga rreth 10 ministre femra).
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

E nderuara Ina Rama!

Mora vesh se te bene Prokurore te Pergjithshme dhe thashe te te shkruaja nja dy gisht leter. Do te thuash ti se cili jam une qe katranos te bardhen me te zeze? Petrit Kola me quajne. Zetorist ne kohe paqe dhe mbushes topi ne kohe lufte jam. Vendbanimi im eshte ne autobuz, si ne kohe paqe dhe ne kohe lufte. Do ti me e forta...? Me autobuzin tim te ngjyrosur ne te verdhe sic bejne amerikanet me autobuzat e shkollave, vajta ne Dardani ne kohen e luftes dhe ne linjen e zjarrit topat e tankut serb qe leviznin me naften e furnizuar nga Sali Berisha nuk me goditen dot. He ke pare ti moj? Me autobus te verdhe te vesh ne lufte dhe te vish prej andej pa asnje xham te ciflosur? Cudi e..., per mua te pakten?
Cudi me e madhe nga ato qe kam bere une ne luften e Dardanise me autobuzin tim te verdhe duken pretendimet e tua se do na i rregullosh Shqiperine dhe do na i besh fringo fare. Te them te drejten mua nuk mu mbush mendja ndaj vendosa te zhgaravite kete leter. Po mire moj Ina Rama, juve jeni e zgjedhura e atyre njerezve qe jo vetem kane vendosur te shkaterrojne shtetin shqiptar por edhe te zhdukin shqiptaret si komb. Ti si thua moj Ina ata te vune ty ne krye per ti rene atyre kokes apo per ti sherbyer atyre dhe padronave te tyre? He si thua, sikur nuk vene ato deklaratat e tua se jeni e pavarur dhe pallavra te tjera...? Nejse, mua nuk ma mbush dote mendjen. Po ajo puna e te shtririt ne darke civiliste dhe ne mengjez kur u cove nga gjumi u deklarove penaliste, si qendron? A nuk eshte ky muhabet mungese sinqeriteti? Si thua ti, a na jepni juve ndonje shance qe t'ju besojme?

Shikome punen dhe jo gunen do te thuash ti Ina.
Ne rregull moj Ina, e pranoje teoremen tuaj te punes dhe te gunes...
Ndiq penalisht Fatos Nanon, ndiq penalisht kriminelat qe bene pazar me eshtrat e civileve ne Permet dhe une do ti marre mbrapsht te gjitha dyshimet e mija.

Sinqerisht,
Petrit Kola
Ne keto momente duke dale nga autobuzi im i verdhe.
 
H

harap

Guest
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Petrito kam pershtypjen se kjo do na dal e sakte /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Pse kujton se ai qe iku ishte i pasakte!? Problemi eshte se te thush se fajin qe Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Evrope per faj te kryeprokurorit quhet manipulim.
Nuk diskutoj faktin e aftesise apo te shkalles se korrupsionit te vet Sollakut, pasi eshte teme tjeter, po thjesht menyren se si i serviren gjerat popullit dele shqipetar.
 
H

harap

Guest
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

pse ai para sollakut si u hoq ? Njelloj kshuqe kshu do jete perhere ketu tek ne.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise

Gaboheni rende, zoterinje fashiste, u themi ne /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif Harap, nese vje katnari injorant me ket gjuhe, i falet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif, ti ke bo dy pare shkolle, keshtu qe s'do te thote se ata qe ishin perpara ishin horra ne hajdute, qe jemi te detyruar qe te pranojme horrlliqet gjithe jeten /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 
Top