Re: Ina Rama - Kryeprokuroria e re e Shqiperise
Nuk mendoj se ka pjesmares ketu qe krtitikojne faktin pse u vu nje grua ne nje post kaq te rendesishem, e per mendimin dim, kriteri kryesor duhet te jet kompetenca e personit te zgjedhur, pra te zgjidhet ne baze te meritokracise.
Ajo qe eshte shqetesuese, eshte fakti se ne nje dosje kaq te thjeshte del ne pah disfunksionimi i disa institucioneve ne Shqiperi.
Se pari, Ina Rama duhet te jete e ndergjegjeshme se kur pranon nje post te tille, mbi shpatulla i bie nje pergjegjesi e madhe dhe fillon punen me nje defiçit te madh kredibiliteti per faktin se korrupsioni dhe trafiqet kane arritur majat, dhe posti qe ajo mer persiper mban pergjegjesite kryesore.
Pra nese ajo pa filluar mire punen, nuk eshte e zonja te zbatoje proçeduren ne nje dosje kaq te thjeshte, qe normalisht nuk i falet as nenpunesit me ordiner te administrates, nuk mund te pretendoje te fitoje besimin e popullit apo dhe thjet te kolegeve te saj per profesionalizmin qe ajo eshte emeruar.
Se dyti, ka masa ndeshkimore nese nje gjykatese e gjykates se larte, fillon pune ne nje vend tjeter pa mare pergjigjen e eproreve te saj mbi demisionin qe ajo u ka paraqitur.
Nuk i njof keto masa ndeshkuese, por mos ju duket çudi, nese neser opozita apo nje deputet ngre çeshtjen me te drejt ne Parlament, ajo duhet te japi llogari, e kjo eshte delikate per nje Kryeprokuror qe sapo eshte emeruar.
Se treti, Presidenti i Rebublikes Bamir Topi, perpara se te aprovonte emerimin, duhej te kishte studjuar dosjen e saj, si dhe proçeduren qe eshte ndjekur per doreheqjen si gjykatese.
Nese ne dosjen e saj mungonte letra e demisionit si dhe vendimi i gjykates se apelit qe pranonte demisionin e Ina Rames, atehere Presidenti i Republikes nuk mund te aprovonte emerimin e saj, pasi institucioni i Presidentit shkelte ne kete menyre proçeduren.
E njejta gje vlen dhe per Kryemnistrine, pra te njetat shkelje apo neglizhime jane bere dhe ne institucionin e Kryeministrise.
Themi Berisha apo Topi, pasi ata jane dhe personat qe kane firmosur kete emerim, pavaresisht se e dime mire se me keto proçedura merren keshilltaret e tyre qe kane ne kete fushe.
Konkluzioni per mua eshte i thjeshte, nuk kemi te bejm me nje vendim ku neglizhimet e mesiperme i kane sjelle pasoja te renda popullit, po ne te njeten kohe, del ne pah hapur mungesa totale e profesionalizmit me te cilen trajtohen dosje te tilla nga Kryeministri, Presidenti dhe nga vete Kryeprokurorja.
Kjo le te kuptosh qarte se me ç'fare perballet nje njeri i thjeshte ne Shqiperi kur troket ne dyert e institucioneve tona te "drejtesise".