"Imazhet kane ftohte" - Suzana Zisi

Engjell_me_kthetra

Primus registratum
Re: Suzana Zisi - "Imazhet kane ftohte"

MONOLOGU I ÇARTUR I NJË TABUJE…

(Mos e lexoni…zonë e ndaluar…!)

M’u mohua jeta qysh kur kokën nxora prej mitrës së ngrohtë.
“U bëftë 100 vjeçe’ - uroi një Fatë…
“Edhe 80 s’janë pak…” - belbëzoi e rrëgjuara gjyshja ime plakë… (që aq nuk rrojti dot as vetë…).
Ulërita dhimbjesh.
E ndërtova burgun tim që ditën e parë.
Mos qesh!
Unë i dëgjova të tëra.
Është e martë, ora 2 – pëshpëriti nata, këtë foshnje, do e ndjekë një i madh mallkim.
Eh, sytë ç’më panë… kur infermierja m’i përleu buzët me një të kuq të ndritshëm dhe nënës sime të gjakosur nga lindja, ia përplasi fytyrës surratin tim.
M’u mohua buka, qysh kur biberonin, 70 gram ma mbushën edhe pse etje kisha shumë.
M’u mohua drita, kur nëna më thirri ëmbël: “Shkoi vonë bijë, fli gjumë…”
M’u mohua liria…kur…eh shumë herë… më… janë aq shumë, sa kujtesa ime e revoltuar i nxori jashtë për të mos ua çelur portën e hyrjes kurrë…
M’u mohua loja e shumë të tjera…
Edhe dituria m’u mohua nga… nuk e di, më janë bërë lëmsh: moral, tabu, pantallona të ngushta, kraharor i zbuluar, mos fol shumë, ata janë burra, ai ka pushtet, flet si do vetë, ti dëgjo, hesht…
Ç’ke?
Rri e qetë.
Nuk do?
Mirë, atëherë voto.
Ngrije dollinë.
Për kë?
Për partinë.
Për cilën?
Për atë që të jep bukë?
Po unë pa bukë jam përherë.
Prit të çelë pranverë dhe lëndinave lëshoju e ha ç’të gjesh, edhe m… është me vlerë…
Puthja këmbën djallit, ai është i fortë, ti je e vogël.
Nuk dua.
Ti?
Kush je ti?
Ah, e kotë.
Ti, derdh nja dy pika lot dhe… ky është misioni yt në jetë.
Fatin, e përcakton “peshku i madh”, lëpija gjurmët dhe lumturohu e qetë… se…kështu e ka jeta, shijoje, është e shkurtër, 100 vjet, 80, ose… që tani mund të vdesësh nëse do.
Si the?
Jo?
Sa patetike…
Lexon libra?
Përse?
Kush ka nevojë për ty?
Oh, paske rënë në dashuri?
Mjerim, mjerim…
Të paska ardhur fundi, unë kisha për ty një fije shpresë…
Ktheje me fund filxhanin e kafesë, të të lexoj fatin që iku e shkoi…
E thure mbrapsht jetën kokëshkretë, e thure vetë… nuk të kujtohet, epo vdis më mirë.
Të thashë më parë që e thurin të fortët jetën tënde?
Unë them ç’dua, ti, dëgjo dhe hesht!
Kush jam unë?
Dashke shumë… shkretëtirë…
Qepe gojën.
Dëgjomë mua.
Është më mirë…
Ftohtë, ftohtë…
Më ndjek pas dikush që do të më përqafojë…
I duket veç hija… është (ma thanë ulërimash fatat këtë), një mik…
Ik…
Ik…
Se ai… ka veshur sot, petkat e të dashurit armik.
Ndërsa kjo, shikoni?
Ç’është kjo?
Dashuria?
Vrapo zemër, vrapo, e zezë si mortja ime, me kamë në dorë… e ndjekin pas sy të hakërruar, buzë të shprishura, mijëra dasmorë.

Ftohtë…
Ftohtë…
Nënë, pse s’më përplase një grusht turinjve, teksa kokën nxirrja prej mitrës tënde të ngrohtë???

Engjell_me_kthetra

Primus registratum
Re: "Imazhet kane ftohte" - Suzana Zisi

ENDMË...

Ti,
mos u end lëndinave të mefshta të heshtjes!
Eja këtu, fluturim...!
Shtëpizën tonë të çmendur të puthjeve,
s’e shembin dot idhujt, shpirti im.
Ti mos u end por endmë,
jam peri i tëndit përqafim...

TRILL…

Jam unë ajo fija e barit…
Ti me vjeshtën tënde
..................më përgjak,
..........................tek shkel në lëndinë.
Ndërsa limfa e “ecjes”, ty, të mitizon,
Mua, më kthen në frymë.

Jam unë, fryma që të ngroh,
.......................ndërkohë që buzësh,
me mandilen e puthjes,
................(tek endesh pranverës sime),
atë pikë gjaku, e shndërron në brymë.

Ndërsa brenda nesh, e bën ligjin “zjarri”,
Unë,
vjeshtës tënde,
të brishtat gjethe,
..............ia qëndis puthjesh me lule behari.

S’qenka kaq e lehtë, të jesh fije bari…

Engjell_me_kthetra

Primus registratum
Re: Suzana Zisi - "Imazhet kane ftohte"

JAM KLITHMA E QIEJVE TË TU…

E shkruaj dashurinë mbi lëkurën time.
E nis udhës së gjatë.
Shtriqet kilometrash të ndezura amshimesh,
e lagësht,
........e pluhurosur,
...................e ngratë…
Zogjtë e malit çukisin simbole,
metaforat, ftillohen deteve me shkumë,
tkurren vargjet, shkretëtirave të heshtjes,
jam unë...
Të mbështjell me rima dhe asociacione.
Tretem
.....e detit shkumë,
...............e qiellit, re.
Ashtu e përgjakur, nderem mbi lëkurën tënde,
dhe duke pëshpëritur: “Je imi Diell”,
Fle…

Engjell_me_kthetra

Primus registratum
Re: "Imazhet kane ftohte" - Suzana Zisi

MBI RENË E BARDHË…

Në ëndrrat e njëri - tjetrit,
Koha ngrin dhe hapësira ndihet e zënë në faj…
Çarçafësh të butë lëkure,
Pleksur përqafimesh…
Shkrirë dëshirash ekstreme,
Zemrat i morën në duar
................për t’u qetësuar regëtimat…
Në ëndrrat e njëri-tjetrit,
Në shtretër degësh të blerta, kapluar,
Ajo ia vodhi paqen,
Kraharorit të tij rrënjëzoi.
Ai, rrëmbeu çmendurinë e saj
Dhe…e mbolli në tokën e premtuar – zemër
Qiellit,
Mbi renë e bardhë në ëndërr,
Ku dashuritë krihen në pasqyra yjesh,
E dhimbjet s’kanë emër…

Engjell_me_kthetra

Primus registratum
Re: "Imazhet kane ftohte" - Suzana Zisi

NË ËNDRRËN TIME…

Në ëndrrën time,
që s’është më ëndërr.
Je Princ i kaltër, Unë – Hirushe.
Ti - dhëndrri im drithëruar,
Unë - nusja jote, buzëprushe…

Në ëndrrën time,
që s’është më ëndërr.
Me krahë zogjsh ti i thur letër,
zemrës sime që shekujsh endet,
Të të kërkojë në kohë tjetër…

Në ëndrrën time,
që s’është më ëndërr,
Ti vjen e ikën, ikën, vjen.
Një puthje lë tek cepi buzës,
E kraharorin ma rrëmben…

Engjell_me_kthetra

Primus registratum
Re: Suzana Zisi - "Imazhet kane ftohte"

MË THËRRMOHEN FLETËT…

Drithërojnë dhimbshëm ditët, netët.
Jam e hapur si libër.
Kopertina, mbahet ende.
Brenda, më thërrmohen fletët.

HOME SWEET HOME...

E ëmbla shtëpia ime...
Mbështjellë me çarçafët e ngrohtë të fjalëve.
Mbuluar me çatinë e ritmeve...

DUEL...

Unë,
vizatoj “burgun” tim,
me hallka të metalta errësire.
Kyçem dhimbjesh.
Çelësin flak, në oqeanin e heshtjes.
Ti,
kalëron “Muzën” time të ngrirë,
për të çarë shtegun e buzëqeshjes.

Engjell_me_kthetra

Primus registratum
Re: Suzana Zisi - "Imazhet kane ftohte"

E bardha eshte pak

Një mur,
i lyer
me të zezë
dhe me të bardhë...
E zeza - është shumë.
E bardha - pak.
Ngjyrat,
luftojnë ashpër.
Ngjyrat,
lëshojnë gjak.
Përpëlitet e bardha.
E zeza, shumohet.
Syri,
më tmerrohet…!
Mur.
Mur i zi,
larë në gjak.
S’dalloj dot të bardhën.
E bardha,
.........është,
.............pak…!

Engjell_me_kthetra

Primus registratum
Re: "Imazhet kane ftohte" - Suzana Zisi

Me vjen te te mbys...

Që ti, nuk je rastësisht në rrugën time,
Këtë ma pëshpëritën Zotat,
Duke pirë në haremin tim të përfytyrimit,
kafen e marrëzisë ...
Shpesh më vjen të të mbys,
E, më pas, të të ha,
(sigurisht pa dhimbje)
atë fytyrëzën tejet të bukur.
Pa tendina të shqyera e gjak,
në shtratin e madh të urisë.
Si thua, së pari (se fund me sa duket nuk ka),
E nisim me një të puthur?

Suzana Zisi

Engjell_me_kthetra

Primus registratum
Re: "Imazhet kane ftohte" - Suzana Zisi

Ia preva gjelbërimit, kokën,
.......................me një të rënë të kosës.
Përulur gjer në amëshim…
E, nëse nesër,
mbarsur me klorofil,
nuk gdhihem degë
..............në qiellin tënd.
Do pjell errësirash
Yllin e mëngjesit…
Pikuar,
mbi gurët
e varrit
tim…

Engjell_me_kthetra

Primus registratum
Re: "Imazhet kane ftohte" - Suzana Zisi

Kthehu…

Zvarrite hapin e plogësht,
Mbi gjurmën që le kur erdhe,
(E parmja dhe e mbrapshta
S’përputhen aspak)

Këpucët e ikjeve pa kthim,
Lermi në prag.

Ktheje me fund kupën e verës – gjak.
Edhe trishtimin…

Për dashurinë që nuk t’i ngrohu
…………………...........…….ankthet e ftohta,
Për zjarrin që mbi hirin e saj u mpak.

Mëshoji me forcë gjurmës së ikjes,
Për të gdhendur kthimin…

Suzana Zisi

Engjell_me_kthetra

Primus registratum
Re: "Imazhet kane ftohte" - Suzana Zisi

ÇAST…

Në oxhakun e ftohtë,
prushi përvëlon misteret.
Malli,
kokën mbështet në prehrin e natës.
Re të zeza, trazon vetmia.
Pas shiut,
qielli i tharë nga lotët,
serenata i këndon tokës së lagur.
Emri yt, djeg buzët e mia.

Suzana Zisi

Top