Imagjinata .......??

true confidental

Forumium maestatis
Imagjinata .......??

Na ndodh shpesh te formojme ne mendjet tona nje pikture te dickaje qe ekziston ose jo.
Kam degjuar qe imagjinata eshte produkt i deshires dhe vullnetit.
Ndonjehere mendoj qe eshte thjesht largim nga realiteti, largim nga obligimet e jetes se perditshme /pf/images/graemlins/wink.gif . Apo thjesht nje mundesi per te pare ne te ardhmen e deshire per te njohur e jetuar realitete te tjera :angel:

Nese ne do te ishim te privuar nga imagjinata ath a mund te prishej ekulibri yne emocional ............

Me cfare e lidhni JU imagjinaten tuaj ???
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Imagjinata .......??

Besoj se imagjinata eshte nje karakteristike pjeserisht e lindur dhe ne pjesen me te madhe e ushqyer/kultivuar. Imagjinata ushqehet me libra, psh femijet lexojne libra te ilustruara me figura :book: e shume prej tyre jane personazhe te jashtezakonshme, jashte reales dhe keto ndihmojne ne zhvillimin e fantazise. Tek te rriturit fantazia ne libra ushqehet me ane te gjuhes, sa me e pasur te jete nje gjuhe aq me te larta jane mundesite qe pershkrimet te jene te detajuara e rrjedhimisht imagjinata te jete ne kulmin e punes nderkohe qe lexojme. Filmat kane po te njejtin ndikim mbi imagjinaten tone vetem se ne vend te gjuhes aty perdoret efekti viziv :cool: .
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Imagjinata .......??

Imagjinata nxitet duke lexuar, duke pikturuar, duke degjuar muzike ... edhe ne forma te tjera te komunikimit te trurit te njeriut me dimensione jo reale. Eshte ajo ndjenja e prehjes dhe e qetesise qe ndjen njeriu ne ato momente humbja e sensit te kohes futja ne nje dimension tjeter qe e ben ate te kendshme.
Nuk e shoh fare si prishje te nje ekuilibri qofte edhe emocional, vetem ne ato raste ekstreme i shkeputjeje nga konceptet e botes reale qe mund te sjelli nje gje te tille.

Eshte ndjenja e imagjinates qe shtyn njeriun te lexoje me shume te kuptoje dhe te kuptohet me mire nga te tjeret. Eshte po ajo qe e vendos te merret me ndonje pikture, qofte edhe ne nje menyre komplet amatoriale, po nga ana tjeter e pergatit per te kuptuar me mire se si kane punuar te tjeret me veprat e tyre. Vlen per ngritjen ne nje shkalle me te larte pergatitjeje per njeriun.
Eshte rroli i imagjinates ne boten virtuale qe ben te arrijm te imagjinojme edhe njeri tjetrin edhe nese nuk kemi takuar asnjerin prej nesh (si rasti im psh qe nuk njof njeri /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif ) po me aq te dhena te vogla te arrijme te nxjerrim perfundimet tona nga te cilat varet menyra sesi ja rezervojme komunikimin njeri tjetrit dhe sesi e gjykojme ate.

Nuk e di nese imagjinata ka kufij nese dikush i ka gjetur kufijte e saj, nese ka limite dhe kush jane ato.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Imagjinata .......??

O Miss Vetetima, te lutem lero Kutine e PM-ve se e ke plot e s'te nis dot pergjigje /pf/images/graemlins/smile.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Imagjinata .......??

M.q.s ju permendet librat apo burime te tjera ku furnizohet imagjinata , Zhyl Verni rreth viteve 1700 ka shkruar romane te shkelqyer krejtesisht te mbeshtetura mbi imagjinaten, te cilat jane bere realitet ne ditet e sotme si udhetimet ne hene apo nen det.
Apo edhe filmat e viteve 60 qe tregonin teknologjite kompjuterike qe sot jane vene ne perdorim etj, etj
Por kjo eshte imagjinata ne nje shkalle shume te gjere , qe i paraprin te ardhmes e ne kete aspekt imagjinata eshte si nje motor qe ndihmon ne ide te reja, ne shpikje te reja ........
Po imagjinata e perditshme, interpretimet qe truri yne ben per gjera pozitive apo negative.
Nese do te imagjinonim vetem gjera pozitive ath cdo gje eshte ok. Sherben si nje far relaksi. Por zakonisht truri percepton emocione qe shkaktojne jo vetem kenaqesi . Por percepton edhe imazhe te keqija dhe qe shkaktojne dhimbje.
Sbesoj se ndonjeri prej nesh deshiron cfare eshte e dhimbshme ?? E megjithate edhe ne kete rast skemi force ta ndalojme ?
( Boh, une nga natyra jam dhe optimiste, cme ka kap me keto pyetje e tema :smash: ???, tranzicion ... :lol: )
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Imagjinata .......??

Edhe pse kjo tema akoma spo me ndricon plotesisht mbi imagjinaten dhe efektin e saj ke individi, sot e paskam fantazine super pozitive :lol: ....Duhet ta kisha shkrujt ke vrojtimet ose Copeza mendimesh :smash:
Sorry moderatoret per daljen nga tema ...
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Imagjinata .......??

Se harrova te shtoja ate qe lexova dje ..sipas studimeve te fundit imagjinata permireson perqendrimin , madje jo vetem kaq por edhe permireson te folurin dhe aftesi te tjera. :angel:
Keshtu qe psikologet kane dale me idene ...Imagjinoni sa me shume ......and you’ll see what is imagination......... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

KITARRISTI

Primus registratum
Re: Imagjinata .......??

citat i dikujt :
Na ndodh shpesh te formojme ne mendjet tona nje pikture te dickaje qe ekziston ose jo.
Kam degjuar qe imagjinata eshte produkt i deshires dhe vullnetit.
shtesë : edhe i xhelozisê apo gjëra të tjera .
:book:
 

darli

Primus registratum
Re: Imagjinata .......??

Kujt i kujtohet kenga "Imagine" e John Lenon?
Nese vargjet ju vine nder mend me siguri do te te keni nje copez imagjinate............
Nga kendveshtrimi im imagjinata eshte nje nga perceptimet abstrakte te trurit te njeriut gje qe e ben qe te kete lidhje me gjera qe per momentin mund te mos jene reale ose nuk kane ndodhur akoma.
Sa per ate (me fal se s'e kujtoj emrin)qe thote se te ngelet ne imagjinate skena e ndarjes kur dihet qe njerezit me te cilet je ndare kalojne ne gjendje te tjera shpirterore, mendoj se kjo s'ka te beje me imagjinaten por thjesht nje rifreskim te memorjes.
Kam lexuar nje pjese te mire te romaneve te Zhyl Vernit dhe me habit imagjinata e tij.Çfare mund te kete pas' lexuar,a pare apo edhe ndjere kur ka shkruar librat e tij te mrekullueshem?
Kush e di? Megjithate pare ne kete aspekt imagjinata afron se tepermi me fantazine dhe ndoshta jane sinonime te njera-tjetres.......
:confused:
 

thAci

Primus registratum
Re: Imagjinata .......??

Imagjinata eshte e kufizuar,askush smund te imagjinoje me teper se rrealiteti!!!Hahahahaha mundojuni te me kuptoni se çfare deshta te them me lart!!! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Imagjinata .......??

Per mua kulmin e imagjinates dhe fantazise e ka arritur Markesi ne romanin '100 vjet vetmi' :wub:

PS: Imagjinata i referohet pjeses vizive (gjithmone mendore) te enderrimit, ose ndryshe e thene endjes mendore :cool: kurse fantazia eshte me teper termi me ane te te cilit i referohemi shumllojshmerise se aktivitetit, ngjarjeve, levizjeve, kombinimit te tyre ne nje endje/perhumbje mendore :rockband:

Une edhe pse kam lexuar shume nuk kam shume imagjinate, kam nje lloj paaftesie per te perfytyruar nje vend qe nuk ekziston. Psh kur lexoja ngjarjet i vendosja gjithmone ne shtepine e ndonje te njohuri ose maximumi ishte nje ambjent i pare ne ndonje film /pf/images/graemlins/laugh.gif Kjo dmth qe kam qene femije me kembet ne toke?! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Imagjinata .......??

Markesi eshte vertet nje nga uniket :thumbsup:

....Imagjinata eshte edhe produkt i endrrave....

Po te flisnim per endrrat qe na shoqerojne gjumin, duhet te jete e vertete e kunderta........Nese imagjinon dicka para se te flesh (si nje lloj terapie) , ath patjeter do te te shfaqet edhe ne enderr....eshte si nje lloj kercimi apo induktimi nga nje realitet i imagjinuar ne ne pjese te nenvetedijes sone qe na shoqeron edhe me pas. :rolleyes:
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Imagjinata .......??

I hodha nje sy fjalorit dhe vertet keto dy terma jane sinonime te njera tjetres

Imagination
a. The formation of a mental image of something that is neither perceived as real nor present to the senses. b. The mental image so formed. c. The ability or tendency to form such images.
d. The ability to confront and deal with reality by using the creative power of the mind;

Fantasy
a. The creative imagination; unrestrained fancy.
b. Something, such as an invention, that is a creation of the fancy.
c. A capricious or fantastic idea; ..... Fiction characterized by highly fanciful or supernatural elements. .....An example of such fiction.
d. An imagined event or sequence of mental images, such as a daydream, usually fulfilling a wish or psychological need.

Por une pak a shume e kuptoj imagjinaten si nje te tere , kurse fantazite si pjeseza te saj , dmth fantazia eshte pjesa creative e mendjes ....
Nese dikush eshte natyre krijuese, ath pritet qe ai te jete edhe imagjinativ ...mgjth kreativiteti nenkupton dicka , nje ane qe pritet te realizohet kurse imagjinata shpesh eshte larg nga kjo.... :angel:

Anayways, nuk desha qe kjo teme te komplikohej kaq shume pavaresisht se eshte e hapur ke psikologjia, me teper desha te vija ne dukje keneqesite apo dhimbjet qe rrjedhin nga imagjinata ........mbase sjam shume e qarte as vete .......duhen shembuj si ato qe permendi abstract :idea:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Imagjinata .......??

imagjinata eshte interesante dhe pergjithesisht pozitive kur jemi zgjuar, por kalon cdo lloj kufiri e larmie ne enderr :eek:
une ne pergjithesi jetoj me fantazira, me duket jeta me e bukur keshtu.
enderroj per tim bir sikur behet gjithcka une nuk munda te behem, per nje te ardhme perrallore, per nje te tashme krejt te ndryshme nga kjo realja etj etj dhe ne shume raste lumturohem me cmendurirat qe me pjell truri :shrug:
te pakten kemi fantazine dhe imagjinaten per te jetuar gjera qe s'do mund t'i jetonim ndoshta kurre ne realitet :rolleyes:
qe ne adoleshence e kam patur enderr te jem si nje tape shisheje qe mbetet gjithmone ne siperfaqe te ujit, ne cdo situate ose moment.
dhe kjo pjese e fantazise eshte por do shume mund per tu bere realitet /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Imagjinata .......??

Imagjinata eshte ajo qe ben te ndryshem secilin prej nesh. Na jep krahe per te flturuar larg, atje ku shkurtesia e racionalitetit shpesh nuk mund te arrije!!
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Imagjinata .......??

Fillimisht postuar nga arianespace:
[qb] Imagjinata eshte e kufizuar,askush smund te imagjinoje me teper se rrealiteti!!! /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Edhe une jam dakort me kete. Sipas psikologev (me sa kam degjuar) imagjinata gjithmone vjen pasi ke pare realitetin. Ti nuk mund te perfytyrosh ca forme ka alien psh. Prandaj alienet neper filma po ta shohesh jan egjithmone te ngjashem me njerezit (sa do qe i ndryshojne prape alienet kane sy dhe veshe megjithese nje alien mund te kete menyra te tjera dhe shqisa te panjohura per te perceptuar gjerat) Por imagjinata nuk mund te perceptoje shqisa te tjera vec atyre qe njohim.
 
Top