Ilirët

Hektor12

Locus omnem
Emri i Trojes e ka kuptimin e saj 100% në gjuhën shqipe, që do të Troje=Trull..Shqiptarët akoma sot e përdorin këtë shprefhje, si trojet tona ose trualli jonë..Por çuditërisht kjo nuk merret në konsideratë nga studjuesit dhe historianët Evropian.. Troja edhe pse ishte e popullar nga Pellazgo-ILiro- Dardanët, edhe pse emrat e mbretërve Trojan kishin emra ILIR, nga historigrafia zyrtare thuhet se janë tjeshtë kojçidenca.. Por këto kojçidenca spo kan të sosur, duke i treguar Shqiptarëve, se janë pa diskutim FARA e racës Evropiane..

Në një pikur Etruske që gjindet në Itali, shihet qartë-Akili duke sakrifikuar dy të burgosurit Trojan.. Nga e djathta në të majtë dy të burgosurit trojan, që në shkrimet e gjuhës etruske shkruhet dhe quhen (TRUIALS), pra trojanët nga etruskë quheshin (TRUALLSIT)..

Qyteti i Trojes Dardane ishte një nga qytetet më të lashta dhe më të ndritura që ka njohur njerëzimi. Trojanët janë quajtur Dardanë nga Homeri dhe, sipas tij, janë të parët që kanë banuar në Azinë e Vogël pas përmbytjes së madhe..Pa dyshim që dardanët e trojës ishin dardanët e sotëm (Alban apo Shqiptarë).. Emri i Trojes ka kuptimin e Troje-Truall..Kjo është e vërtetuar edhe nga pikurat etruske..

Troja.jpg
 

Hektor12

Locus omnem
Uliksi me plis në Villa la Olmeda Spanjë


uliksi.jpg


Uliksi me plis në Villa la Olmeda Spanjë

Vila Romana La Olmeda është një vilë romake e shekullit IV para eres sone, mozaiket u zbuluan në vitin 1968 në fshatin Pedrosa de la Vega në krahinën e Palencias (komunitet i Castile dhe Leon, në Spanjë). Në vitin 1996 ajo u shpall një vend me interes kulturor nga këshilli i Castile dhe Leon. Muzeu monograf i villes është i vendosur në qytetin e afërt të Saldanjas.

Ne pamje kemi Uliksin dhe Akilin, Uliksi zvesh Akilin nga inati, i cili ishte duke u rehatos per nje caste me disa gra, dhe Uliksi i rikujtoj se ne Troje kishte filluar lufte e madhe, keshtu qe nuk kishte kohe per rehatim.
 

Hektor12

Locus omnem
ODISE udhëtari me Qeleshe ose ( Plis )

odise.jpg




ODISE udhëtari me Qeleshe ose ( Plis )

Mozaiku i parë, ndodhet në Muzeun Bardo të Tunizis.
Ajo i përket Shekullit II pas Krishtit..
Këtu, Odiseu dhe njerëzit e tij rezistojë thirrjes së Sirenave; Odise udhëtari është i lidhur në direk dhe bashkë me njerëzit e tij, kalojnë Sirenat këngëtare..

Odise ne shume variante statujash apo pikturash paraqitet thuajse gjithmonë me një qeleshe ne kokë. Kjo vërteton se është veshja e tij tradicionale. Odise nuk ishte i vetmi që shfaqet me këtë veshje tradicionale, e cila në ditët e sotme është shenjë dalluese e shqiptarëve. Odise në këtë formë pasqyron një tjetër element dëshmues të kulturës pellazgo-ILire, kulturë e cila është ruajtur me fanatizëm nga shqiptarët deri në ditët tona.

Historia e këtyre heronjve të antikitetit ngjan me historinë e heronjve të Revolucionit Grek, arvanitasve, të cilët edhe pse ishin shqiptarë, përmenden si heronj të Greqisë së Re. Veshja e tyre e famshme, fustanella shqiptare, u bë veshja kombëtare greke. Histori që përsëriten.
 

Hektor12

Locus omnem
Nga bregdeti ilirian, Trakë e deri në Azi të Vogël, një vështrim me studimet e disa autorëve të lashtë e të sotëm

Fiset (kombet) që u shpërngulën nga Europa Mesdhetare më shumë për në Azinë e Vogël ( ku shtrihet sot Turqia), përmbi malet Taurus, ishin Pelasgi, Brigjet (Phrygians), Lidianët, Karianët, Misianët, Lisianët, Kaunianët, si dhe Matienët (degë e Lelegëve) duke shtyrë nga Jug-Lindja e Azisë së Vogël popujt Semites – Solymi dhe Pisidae.

Të shkruarit me emrin Ballkan të zonës që Romakët e thirrën Paeninsula Illyrica ose Illyricum prej Dravës, Savës,Danubit, Adriatikut e përgjatë gadishullit ku banuan Pellazgo-Ilirët, në ditë e sotme krijon qëllimisht përhumbjen e qytetërimit Pellazgo-Ilir, sidomos nga shkruesat filhelenë Europianë që dëndin me konfuzion edhe sot audiencat universitare të Perëndimit.
“Emrin Ballkan për herë të parë e ka përdorur gjeografi Zeune në vitin 1909, (LJLZ,76v). ” 1)
Traka ishte më shumë mundësia e ardhjes në Azi të Vogël, sepse këto fise Pellzage (kombe) pushtuan anën tjetër të Trakës dhe nuk dallonin shumë nga njëri-tjetri.
Herodotus deklaron se : “Fise shumë të sigurta Pellazgjike në kohën e tij flisnin një gjuhë barbare.” 2)
Brigjët ,ky popull Ilir është quajtur që nga Homeri, Hesiodi, Herodoti, Xanthus, Straboni, Pindar,Ptolemi, Stephan Byzantinus e të tjerë autorë të lashtë si dhe anglishtfolësit e këtyre tre shekujve të fundit me emrat Briges, Brygoi, Brygi, Bryges, Phrygian, Fryges dhe Frigjët.Kurse në artikuj studimorë të shkruar në Shqip shkruhen Brigjët.
In Eugammon Telegony, shkruar në shek. e VI thuhet se Odiseu ( në vitet 1180 BC – 1170 BC) komandoi Thesprotët për herë të parë pa sukses kundër Brigjëve (Brygi), pasi ai ishte kthyer në Itakë. Ky fakt është vërtetuar nga gjetjet arkeologjike në Kiperi dhe pak kilometra prej Çitadel Mikeniane mbi Nekiomanteion në luginën e lumit Akeron.
Në periudhën pas vitit 1080 BC (Brigjët) Briges mbajtën pjesën më të madhe të Maqedonisë të pjesës perëndimore të lumit Vardar, Pelagoninë dhe Shqipërinë Qëndrore. Në legjendën themeluese të Epidamnus, në të cilën pushtuesit pri-Korinthas janë numëruar (Appian,BC 11,39), Brigjet mbajtën zonën pas Heracles dhe përpara Taulantëve, një fis Ilir. Edhe pas shpërnguljes nga Traka në Azi të Vogël gjendeshin disa Brigjë (Briges) në brëndësi të Epidamnus ( Ps-Scymnus 434) dhe në veri të Pelagonia ku një nga qytetet e tyre quhej Brygae ( St. Byz, Brygias and Bryx). Këto Brigjë (Briges) të Europës ishin sigurisht me lidhje me Brigjët (Phryges) të Azisë së Vogël sepse njëllojshmëria e poçerisë përgjatë shek. 12 BC në Maqedoni dhe në Trojën VIIb janë shumë të shënuara. 3)
…këta popuj (kombet) Ilirë janë të përzier me njëri-tjetrin, disa prej tyre janë vendosur në pjesën jugore të distriktit malor dhe të tjerët përmbi Gjirin Jonian. Për sa më sipër, prej Epidamnus dhe Apollonia deri aq larg sa malet Keraune jetojnë Bylliones,Taulantii,Parthini dhe Brygi. 4)
Lumi Erigon ( Cërna Reka) pasi ka mbledhur shumë rrjedhje nga malet Iliriane si dhe duke kaluar përmes territoreve Lyncestae, Brygi, Deuripoes dhe Pelagonians derdhet në Axius (Vardar) .Kur flet për qytetet që u takojnë këtyre kombeve Ilire Strabo shënon se Cydrae i takon Brygi. 5)
Diku në këtë lagje (Trakë) është mali Bermius (Bermion) që ishte më parë në zotërim të Brigjeve (Briges), një (komb, popull ) i Trakës disa fise prej të cilit u shpërngulën në Azi dhe janë quajtur me një emër tjetër Phrygians, (Phryges). 6)
Arnold Toynbee, që studjoi historinë e antikitetit nënvizon edhe ekspanionin e Mbretërisë Argead në vitin 492 BC dhe shkruan sipas Herodotit libri VI,kap.45 se vëndi midis të Malit Bermion pjesa lindore e Eordisë dhe bregdetit zotërohej nga populli Trako-Phrygian i quajtur Brygoi dhe këta Brygoi ishin në zotërim të territorit të paraardhësve të tyre midis malit Bermion, ultësirës së lumit Haliakmon dhe lumit Loudias. 7)
Po sipas studimit të Arnlod Toynbee, Ptolemi emëron dy vënde perëndimore të refugjatëve si Eordoi që u shpërngulën drejt perëndimit : njëri është Dibolia, Selasforo moderne në veri të rrjedhjes së sipërme të lumit Devoll dhe e dyti është Skampis ( Elbasani) , që ishin stacione të rrugës Egnatia. Këta refugjatë u ndoqën edhe nga fise të Brigjëve (Brygoi) që ishin në zonën rreth malit Bermion ku kishin siguruar pavarësinë e tyre deri më 492 BC. Kështu Edesa në pjesën Veriore të malit Bermion duhet të ketë qënë fshat a qytet Brygan ( i Brigjëve) përpara se Argead ta pushtonte atë.
Edesa është fjalë Trako-Phrygian ( Trako-Ilire) që nënkupton vënd me ujë, sepse aty kalonte dhe lumi i saj (Edesës) ku fusha që krijohej u quajt nga (Brigjët) Brygoi, Kopshtet e Mitas (Midas). Patjetër ka qënë tokë e punueshme nga Brigjët që e kishin mënyrë jetese punimin e tokës.
Mita (Mida) është emër mbreti i Brigjeve (Phrygians , Briges) që i dha lavdi këtij populli me mbretërinë e tyre në Azinë e Vogël në vitet 700 BC. Këta refugjatë Briges prej veri-perëndimit të kësaj zone të Edesës dhe malit Bermion të këtij vëndbanimi të Brigjëve (Brygan country) duhet të kenë qënë paraardhësit e atyre Brygoi që i dhanë emrin stacionit Brucida, midis Kastra (Parembole dhe Lykhnidos (Ohrit) në rrugën Egnatia, në basenin e Liqenit Prespa, në lindje të rrugës tranzitore për në Adriatik. 8)
Herodoti nënvizon se …”Në qoftë se unë mund të përmbledh prej këtyre Pellzagëve që janë vendosur në Placia dhe Skylace në Hellespont (Dardanele) dhe ata që njëherë u përballën me Athinjotët e çfarëdo qytet tjetër, të cilët megjithëse Pellazgë të vërtetë kanë ndryshuar emrin e tyre; në qoftë se unë mund të lejohem të përmbledh prej kësaj, Pellazgët flisnin një gjuhë barbare” . 9) Pa rënies së Hititëve përreth 1180 BC Azia e Vogël përjetoi ardhjen e fiseve të gjuhës Indo-Europiane kryesisht prej një aristokracie kalorsiake kështu i njohin Grekët sipas Homerit dhe të quajtur sipas Herodotit Brygoi, Phrygian që në gjuhën Shqipe u themi Brigjë.
Duke ju referuar popullimeve të vëndbanimeve të këtyre fiseve Pellazgo-Ilire si dhe traditave të trashëguara në Illiricum, Maqedoni dhe Trakë, të paktën çfarë kemi të shkruar nga Herodotus (III.73) se Brigjët (Phrygians) kaluan kanalin e Dardaneleve ( Hellespont) për në Anatoli ( ku shtrihet sot Turqia ) nga Traka ku deri atëherë ata ishin njohur si Bryges ose Briges.
Kjo ngjarje emigrimi ( shpërnguljeje ) e Brigjëve bashkë me Misianët në një vëndbanim të ri ndodhi përpara luftës së Trojës sipas Xanthus, historian Lidian, fis Pellazg.
Dardanët në Azi të Vogël dhe Brigjët janë një gjak Pellazgo-Ilir dhe janë lidhur edhe me krushqi mes tyre.

brigjet-464x309.jpg

Homeri (Iliada III.84) tregon se Priami ,mbreti Dardan i Trojës luftoi krah Prijësve të Brigjeve , Otreus dhe Mygdon në betejat kundër Amazonëve në lumin Sangarius, që presupozohet se janë Hititët, sepse kishin veshur helmeta si të Brigjëve .
“Vajza e Zeus Afërdita i përgjigjet në poemën e Homerit Anchises : Otreus, emër me famë ishte babai im, ke dëgjuar për të dhe ai sundoi përmbi të gjithë Brigjët (Phrygia) të pasur me kështjella.” 10)
Të gjithë aletatët e Dardanëve të Trojës në Luftën e Trojës janë folësa të gjuhës Pellazge , pra nuk janë Greqishtfolës, por Homeri i veçon ata prej gjuhës së tyre barbare .
Po po të shohim gjeografikisht Illiricumin i bie që Dardanët dhe Brigjët kanë jetuar ngjitur me njëri-tjetrin, edhe tej e përkëtej Vardarit.
Homeri i përshkruan Karianët si folësa të jashtëm, barbarofonë. 11)
Në luftën e Trojës Homeri i përshkruan Brigjët si aletatë të Dardanëve të Trojës.
Phorkys dhe godlike Askanios ishin lordët ( komandantët) e Brigjëve.12)
Vajza e Zeus i drejtohet vëllezërve Trojanë ( Dardanë) Aleksandër dhe Skamandër ( Helenit që ishte profet) Do të çoni akoma më larg diku pranë qyteteve fairly të ngritur? Në Brigjë ( Phrygia) ose në të dashurën Maionia? 13)
Dolon i rrëfen Odiesut se si ishin vendosur kundështarët e tyre në Anatoli, përveç Karianëve, Paionianëve,Lelegët, Kaukonianët dhe brillantët Pellazgë shton:
…afër Thymbre janë vendosur Lykians dhe krenarët Mysianës me Brigjët që luftojnë mbi kuaj …. 14)
Brigjët ishin më shumë të vendosur në veri-perëndim të Anatolisë, pothuaj në gjysmën e Turqisë së sotme. Ata zotëruan më shumë edhe ato vënde ku më parë ishte mbretëria Pellazge e Hititëve.
Në Gordion ( ish-vëndbanim i Hititëve) që ishte edhe kryeqyteti i Brigjeve gjetjet arkeologjike shënojnë 900 vjet BC dhe papritur paraqiten në korrespondencë me punimet e poçerisë në Illyricum e gjetkë dhe më tej humbasin pasi bërësit e tyre asimilohen si fuqi e Anatolisë.
Fisi Mygdones i Brigjëve sipas heroit të tyre Mygdon e kishte vëndbanimin rreth liqenit Askania, pranë Nikesë , afër me kthesën e fundit të lumit Sangarius dhe ky mund të jetë vëndbanimi i parë i Brigjëve, kurse Misianët u vendosën në Troad dhe Prepontis. Për një kohë të shkurtër, përafërsisht 1200 vjet BC Brigjët populluan pothuaj të gjithë zonën perëndimore të Anatolisë duke izoluar Luvianët.
Gordius dhe Midas ishin mbretërit më të famshëm të Brigjëve. Sipas Gordius kemi kryeqytetin Gordion dhe sipas Midas kemi edhe Midas City, kurse sipas nënës së zotave kemi Mother City , Qyteti Nënë ose Cybele. Tjetër vëndbanim është Ancyra (Ankaraja). Gjithashtu edhe më në lindje ku dikur ishin Hititët pas Halys kemi gjetje të vëndbanimeve të Brigjëve në Pteria ( Bogazkoi) që ishte kryeqyteti i Hititëve si dhe në Pazarli, Alisar,Alaca dhe Kultepe.
Në qytetin e Midas, brenda hyrjeve të ndërtesave, u gjetën skulptura imazhesh të zotave të Brigjëve Matar dhe Cybele si dhe shkrime të Brigjeve përfshirë dhe emrin Mita ose në Anglisht Midas.
Janë disa emra arkeologësh dhe studjuesish të antikitetit si Keneth Sams, Lynn Roller,Richard Liebheart, Mary Voight, Mark Goodman, Mary Ballard, Rodny Young , Keith De Vrais e shumë të tjerë që me laboratorin e ri radiokarbonik të Universitetit të Pennsilvanias në SHBA kanë datuar dhe po datojnë shkencërisht gjetjet arkelogjike sidomos në zonën që zotërohej nga Brigjët ( më parë Hititët e pastaj edhe të tjerë si Misianët , Dardanët e fise të tjera Pellage).
Kryeqyteti i Brigjëve Gordion u zbulua më 1893 nga gjermani klasicist Alfred Korte që vizitoi një vënd në lumin Sangarius ku vazhdonin punët inxhinierike për hekurudhën Berlin-Bagdad. Korte ( 1897, 4:18) vërtetoi se përputhej me atë çfarë kishte shkruar historiani Romak Livi se Gordion ishte në iterenarin e marshit të Romakëve me gjeneral Manlius Vulso më 189 BC kundër Gallatianëve.
Gërmimet provojnë se në Gordion, kryeqytet i Brigjeve arriti një grup i ri në fundin e shekullit dymbëdhjetë të mijëvjeçarit të dytë BC. Siç është sugjeruar prej Sams (1988) emigrantët përdorën poçeri paralel me Illiricum ( Ballkanin) .15)
Në studimin “The Oxford Handbook of Ancient Anatolia: (10,000-323 BCE)”
të edituar nga Sharon R. Steadman, Gregory McMahon shkruhet se Brigjët janë një gjuhë e njerëzve më të fuqishëm politikisht në Anatolia në Epokën e Hershme të Hekurit.
Karakteri Indo-Europian i fisit (kombit) të Brigjëve është shfaqur prej ruajtjes (mbetjes) së gjuhës së tyre, prej shkrimeve në guret e varreve sipas alfabetit të tyre origjinal apo edhe të shkrimeve e grafikave në monedhat dhe në poçeritë e tyre .
Brigjet e Vogla (Lesser Phrygia) në Dardanele ( Hellespont) ishin përreth malit Olimp dhe quheshin edhe Epictectus. Në Epictectus ishin Brigjet Paroreia, kurse në Brigjet e Mëdha (Greater Phrygia) kishte qytete të mëdha si Apamea Cibotus, Laodicea, si dhe vënde e fshatra me emrin Aphrodisias, Colosae, Themisonium , Sanaus, Metropolis dhe Apollonias dhe më larg tyre Peltae, Tabeae, Eucarpia dhe Lysias.Lumi Maeander ishte lumi më i madh përmes tokave të Brigjeve dhe ndante zotërimet Karia me të Lidia.
Vëndi ku banonin Brigjët para luftës së Trojës ishte shumë i pasur në minerale dhe i lakmueshëm nga popujt e tjerë në të dy krahët e kontinenteve. Kështu,në atë kohë, atje ekzistonin tre fise të një gjuhe e gjaku: Pellazgët (Pelasgi), Caucones dhe Leleges.
Kufijtë e tokave të Mysianëve dhe Brigjeve sipas Strabo ishin pjesë e njëri-tjetrit. Ishte e vështirë ti dalloje respektivisht edhe për hir të ardhjeve barbare që përndiqnin vëndasit dhe zinin tokën e tyre.
Edhe Lidianët shpikësit e parë të monedhës (parasë) që ishin më miq me Brigjet janë të së njëjtës familje Indo-Europiane jo vetëm nga gjuha, por kishin edhe tempuj të përbashkët me Karianët dhe Misianët dhe në traditën mitollogjike thuhej se kishin një paraardhës të përbashkët si degë të Pellazgëve.
Mbështetur tek Herodotus dhe Xanthus i Lidia që shkruan në shekullin e pestë BC, Herodotus Vii,73, Xanthus p5, Fragm. Hist. Graec. C Mueller’s edit.’ tom.i. p 37, Strabo X.iii 16 përmbledh se “Brigjet janë koloni e Trakës” dhe penetruan në Azinë e Vogël përmes kanalit të Hellespont ( Dardaneleve). 16)
Aq të lakmueshëm kanë qënë Brigjet si popull punëtor edhe luftarak, por që dëshironin më shumë paqen me fqinjët e një gjaku a të ardhurve nga Lindja Aziatike, sepse e zotëruan për një kohë të gjatë Azinë e Vogël pa luftë, me fuqinë e një mbretërie të fortë vetëm me punën e tyre që la shenja e gjurmë në besimin e tyre, në art, muzikë, apo edhe në nxjerrjen dhe përpunimin edhe të metaleve të rralla si floriri dhe argjëndi si dhe prodhimet blegtorale.
Tek Xanthus faqe 5 shkruhet se Arrian në një paragraf të ruajtur nga Eustathes ( Denys Periegetes, 322) thotë se Brigjët kaluan nga Traka në Azinë e Vogël të shpëtonin prej vështirësive të vazhdueshme prej ndërhyrjeve të Cimmerianëve.
Në Iliadën e Homerit Brigjet janë aleatët e Trojanëve dhe kanë disa fise në Askania një rajon që ndryshe njihej si Hellespontic Phrygia.
Duke ju referuar Xanthus Askania ishte një distrikt Europian ku kaluan Brigjët gjatë shpërnguljes për në Azi të Vogël sipas Strabo XIV, v.29.
Një djalë i Priamit, mbretit të Trojës quhej Ascanus si dhe një djalë i Eneas, nipit të mbretit të Trojës që mërgoi për në Itali pas rënies së Trojës.
Nuk duhet të harrojmë se edhe ish-zotëruesit e mëparshëm Pellazgë , Hititët kishin alfabetin e tyre dhe çmbetën nga Hititët kur erdhën Brigjët u trashëguan nga këta të fundit ose u përsosën me tej.
Alfabeti i Brigjeve kishte 19 shkronja : a, b, g, d, e, v(për f), z, i, k, l, m, n, o, p, r, s, t, u, ph. Ky alfabet nuk ishte derivuar direkt nga Phoenician ( Fenikasit). Ai përmban shkronjën F,f që është shumë e përdorshme në shkrimet e Brigjeve në fasadat e varreve (tumuli) si dhe në faqe gurore apo në punimet e poçerisë . 17)
Euesbius e vendos fillimin e regjimit të mbretit të Brigjëve, Midas në vitin e katërt të Olimpiadës së dhjetë , pra, në vitin 737 BC (Anglelo MAI, Chron., p321)
Brigjët ishin barinj dhe familjarë. Ata kur erdhën fillimisht në Azi të Vogël punuan të pastronin pyjet e dëndura për të ngritur vëndbanimin e tyre.
Artin e punimit të metaleve dhe hapjes së minierave nuk e mësuan në Azinë e Vogël. Ata ishin shumë të zotë të shisnin metalet që nxirrnin e përpunonin si flori dhe argjënd.
Shkrimet e tyre në gurët e varreve janë dëshmi e lëvrimit të gjuhës së tyre, si dhe figurat në male, shpella dhe poçeri që tregojnë se ishin talente të artit plastik.
Brigjet ishin dashurues të mëdhenj të muzikës dhe si shpikës të fyellit ata dhanë prova të origjinës së vërtetë të mëndjes.
Në një nga poemat e Homerit xiii., Cybele është thirrur “Nëna e zotave që dashuron tingujt e mprehtë të shakujve, fyejve dhe dajres që gjëmon.”
Aq të adhuruara e të bukura ishin festivalet e Brigjeve sa Pindar ( Strabo, X, iii.12) shkruan : “O nënë e zotave, cylat (dyjaret) , dajret dhe bilbilat kanë tingëlluar aq shumë sa pishat janë ndriçuar në të verdhë, për shenjë se festivali ka filluar.”
Festivalet e Brigjëve ishin drama të shenjta, subjekti i të cilave ishte dhimbja midis jetës e vdekjes, dritës dhe errësirës, rinisë dhe shuarjes (shkatërrimit).
Diodorys Siculus III. lviii.4 shënon se Atys ishte quajtur “Baba” pas disa kohëve prej Brigjeve.
Është gjetur edhe një shkrim në një nga fasadat e varreve (tumule) që fillon me BABA shkruar sipas alfabetit të Brigjëve (Briges, Phrygians) si një nga dëshmitë më të forta të komunikimit të këtij populli. Emri i vërtetë dhe më i sigurtë i zotit për Brigjët ishte Atys ose Agditis.
Macrobius identifikon Atys me Diellin : ” Solem Phryges sub nomine Attinis ornant et fistula et virga.” tek Saturn.,i. 22.
800 vjet BC Brigjet kishin kultin Anatolian Mother of Goddes që me mbërritjen e kolonive Greke këtë Nënën e zotave të Brigjeve e adoptuan Grekët këtu ( në zonën që populluan Brigjet) që gradualisht e përvetësuan atë për hyjnitë femërore të tyre, veçanërisht Rhea dhe Demeter. 18)
Në Mbretërinë e Brigjëve të Mëdha ( Greater Phrygia) koha më e lulëzuar ishte nën mbretërimin e mbretit Mida në vitet 730 BC. Po ashtu Tantalus, Pelops dhe Niope quheshin Brigje. Brigjët e Vogla ( Lesser Phrygia) ishin në Dardanele ( Hellespont) përreth malit Olimp quheshin edhe Epictectus. Në Epictectus ishin Brigjet Paroreia, kurse në Brigjet e Mëdha kishte qytete të mëdha si Apamea Cibotus, Laodicea, si dhe vënde e fshatra me emrin Aphrodisias, Colosae, Themisonium , Sanaus, Metropolis dhe Apollonias dhe më larg tyre Peltae, Tabeae, Eucarpia dhe Lysias.
Lumi Maeander ishte lumi më i madh përmes Brigjeve dhe ndante Caria and Lidia.
Vëndi ku banonin ata para luftës së Trojës ishte shumë i pasur dhe i lakmueshëm.
Kështu,në atë kohë , atje ekzistonin tre fise të një gjuhe e gjaku: Pellazgët (Pelasgi), Caucones and Leleges.
Kufijtë e tokave të Mysianëve dhe Brigjeve sipas Strabo ishin pjesë e njëri-tjetrit. Ishte e vështirë ti dalloje respektivisht edhe për hir të ardhjeve barbare që përndiqnin vëndasit dhe zinin tokën e tyre.Brigjët (Phrygia Catacecaumene) ose Brunt, ishte e zotëruar nga Lidianët dhe Misianët.
Disa fise të Brigjëve kishin emra si Berencyntes dhe Cerbessi sa që Alcman shkruan se : “He played the Cerbesian, Phrygian air”, /”Ai luante Serbesian, ajrin e Brigjeve” dhe Tantalus thotë: “Unë pashë brazdat e fushave Berenthiane për dymbëdhjetë ditë udhëtim të gjatë ku uleshin Adrastea dhe Ida që jehonin nga pëllitjet e kopeve dhe blegërimat e deleve dhe gjithë fusha kumbonte me thirrjet e tyre.” 19)
Brigjët janë në vëmëndjen e arkeologëve Amerikanë të Universitetit të Pensilvanisë të cilët kanë vijuar me gërmime dhe studime në zotërimet e tyre në Turqinë e sotme dhe jo vetëm ata, por edhe për Hititët, ish-zotëruesit e asaj zone përpara tyre po hidhet më shumë dritë për këtë qytetërim Pellazg përmbi 12 shekuj para Krishtit e më pas deri në zgjerimin e zotërimeve të kolonive Greko -Romane .
Mbetet më shumë për të bërë nga historianët, gjuhëtarët, muzikologët dhe arkelologët Shqiptarë për të hedhur më shumë dritë mbi gjetjet e deritanishme që vërtetojnë se ka mbretëruar ky popull Ilir, Brigjët që vërtet kanë lënë gjurmë prej Durrësit, Apollonisë , pjesës perëndimore të lumit Vardar , më tej në Trakë si dhe në Azi të Vogël në Turqinë e sotme.

Lënda
1) Shefki Sejdiu punimi shkencor me titull: Gjurmë interferimesh emërtimi Helen(ik)o-Greke, Ilir(ik)o-Albane dhe Ital(ik)o-Romane botuar tek vepra Shqipja dhe Gjuhët e Ballkanit nga Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, faqe 222 – 223
2) History of Herodotus, vol 1 , George Rawlinson, M.A, faqe 525
3) The Cambridge Ancient History, Volumes 1-4, Edwards I. E. S., faqe 709.
4) Geography of Strabo Libri VII,Kap VII ,faqe 500, ( Casub.327) përkthimi i H.C Hamilton,ESQ dhe W.Falconer Vol.1.
5) po aty, faqe 501
6) po aty faqe 510
7) Some problems of Greek History, Arnold Toynbee, faqe 142.
8) po aty 143,144
9) Herodotus (56-57): A New and Literal Version from the Text of Baehr nga Henry Cary, Johann Christian Felix, faqe 22
10) Hesiod: The Homeric Hymns and Homerica (Homer, Hymn To Aphrodite V, 83-111) faqe 402-426
11)The Oxford Handbook of Ancient Anatolia: (10,000-323 BCE) edited by Sharon R. Steadman, Gregory McMahon,faqe 20
12) Homer, Iliad, faqe 99, rreshti 862 përkthyer nga Riçard Lattimore
13) po aty, faqe 111, rreshtat 400-401.
14 po aty faqe 229, rreshtat 429-430
15) Henrickson 1993,1994, Voigt dhe Henrickson 2000 a,b. faqe 23.
16) History of Arti in Phrygia, Lydia, Caria and Lycia , Georges Perrot , Charles Chipiez, faqe 1
17) po aty, faqe 8
18) In search of God the Mother, Lyn E. Roller, faqe 19
19) The Gjeography of Strabo, kap viii, vol 2 , faqe 326-337 përkthyer nga H.G.Bohn 1856 ( përshtatur sërish nga Hamilton dhe Falkoner)
 

Hektor12

Locus omnem
The Enigma of Pelasgians and Etruscans
Pelasgians, ancient people, the ancestors of all the Indo-European people, these people were known to illuminate and give the culture to Europe, about them it is known little, or better to say nearly nothing.
The' alphabet of these mysterious people is called Pelasgic from the civilization that created it, DIODORUS SICULUS informs to us that the Pre-Homeric poets expressed themselves just with that alphabet, and from the same source, we learn that, at least 10 centuries aC. That same writing was used. Moreover Diodorus reports that they were the first to bring their alphabet in Italy, as well as to the rest of Europe, practicing opportune adaptations and improvements.
Also Pliny the Elder confirms the information of Diodorus.
Virgil (Aeneid, VIII, V. 62-63), writes:
"It is said that the first dwellers of our Italy were the Pelasgians" .
From the ancient authors we have learned that before the arrival of the Greeks, those territories were known as Pelasgia, the several sources inform to us moreover, than the Greeks learned from the Pelasgians not only the art of the working of the metals, of the construction of walls, but they learned, improving it, their way of writing and made their divinity their own.
Several populations, species the pelasgic one, have given to the country their name
Pausanias (Arcadia, VIII, 1,4,6) reports:
The Arcadians tell that Pelasgus was the first born in Arcadia. Since Pelasgus became king, the country was called Pelasgia in his honour
Pindar (Carminia, Fragmenta Selecta, I, 240) tells:
Bringing a beautifull gift, the earth made the first human being, the "Divine pelasgus", be born in arcadia, long before making the moon�
Pindar's narration could appear as poetically, or even mythically, inspired, thought long later scientists have proved that the moon is formed by fragments separated from our globe.
Homer mentions the Pelasgians between allied with the Troyans, (Iliad, II, 840-843) and narrates that Achille prayed the "PELASGIAN ZEUS OF DODONA" (the Iliad, XVI, 223). Homer also mentions them also like PEOPLE of Crete, (Odyssey, XIX, 177).
Ephorus the historian reports of a book of Esiod that attests the tradition of people of the Pelasgians in Arcadia and develops the theory that was people of warriors from a native land that annexed and had colonized all the regions of Greece in which the ancient authors talk about, from Dodona to Clay to the fine Triade in Italy, where their very recognizable takeovers are anchor in the time of the Elleni and are in tightened relation with the Tyrrhenians
The characteristic structure of the masonry of the citadel of Atene is made of constructions in squared blocks and without the use of mortar wouldn't have had the name of pelasgian masonry, exactly as sometimes they are said giant walls(cyclopic in italian language), that is constructed from the Pelasgians, those who taught to the Greeks the methods of the constructions, the way to write and their culture.

dodona1.jpg


(a fantastic wiew of Dodona, perhaps the centre of the Pelasgians)

We could continue infinitely with citations of the Pelasgians, in order to always conclude in almost every case and that the civilizations in general terms begin with the Pelasgians, but the main question that rises to this point is: Who were they?
Nermin Vlora Falaski, in her book "Linguistic and genetic heredities" (written also in English language), has deciphered Pelasgic and Etruscan inscriptions with today's Albanian language. This would try that the Albanians (Descendants of the Illyrians) are the modern descendants of the Pelasgians, one of the most ancient civilizations that lived Europe. Here we will propose some translations of Falaski.
Therefore, in Italy it exists the locality of the TOSCHI (the Tuscany), therefore note "Toskeria" in southern Albania.
Note: Many authors support that the Tosk word, or Tok, is the "DHE" synonym, modern Albanians use indifferently the word "DHE" and "TOK" in order to say "earth"
In Tuscany an ancient city is founded from the Pelasgians, that is Cortona, (Note, called in Albanian: COR=harvest, TONA=ours, that is our harvests). From the immense and fertile plain of the Val di Chiana it is approached a fast hill, and on the top of that, a beautiful castle is found, transformed in archaeological museum. In a large epigrafic patrimony, there is also one particularly beautiful and interesting registration, on a sarcophagus bearing the following inscription.

ania.jpg


Nermin Vlora Falaski simply translated this pelasgian inscription with the Albanian language:

Untitled-TrueColor-01.jpg


The ship is for us pride, courage and liberty
Ire, ira, in albanian has the positive meaning of "pride", while in english, as well as in latin, italian and in old french stands for "anger". We can deduce that ira is a reason of pride in war, becoming negative in peace. However, in albanian the word is rather obsolete. In Sanskrit, latin, spanish, the word ir, ire, means "to go", But with the slight change from ir to iras, in sanskrit means "hostile behavoiur". The several sources inform to us that the Greeks learned from the Pelasgians not only the art of the working of the metals, of the construction of wall, but they learned, perfecting it, their way to write and made their divinities their own, like as an example DE-MITRA (Dhe=earth Mitra=womb, that is the GODDESS MOTHER EARTH), or AFER-DITA (Afer=near, Dita=day, later called Venus from the Romans).
The Pelasgians, that were called also The Sea People, since they were skillful and free navigators, they called ILLYRIA (ILLYRIA for the Romans) their homeland: which mean the country of the free people (lir=free), as a land spanning from the mediterranean to the Danube.
The Root of the word lir can be traced in the following languages: Pelasgo-illyrian (Liri), Etruscan (Liri), Albanian (Liri), Italian (libertà), French (Liberte), Latin (libertas), English (liberty), Spanish (libertad), Rumanian (libertade), Portuguese (liberdade).
In Italy, and precisely in Lazio, it exists the Liri mount, the Liri river, and Liri Fountain. This name has been conserved during the centuries in several the Mediterranean European countries, probably through the irradiation of the several illiric tribes, like the Etruscans, the Messapi, the Dauni, the Veneti, the Piceni, etj, Everyone of these names has meaning in the Albanian language: ETRURIA (E=of, TRURIA= Brain, country of intelligent people), MESSAPI (MES=center, HAPI=open, country of open people), DAUNI (dauni, separated), to VENETI (name deriving from the goddess VEND, native land, place for excellence), PICENI (PI=to drink, KENI=you have, place with abundant water).
The "Pelasgian" name can be referred to the Albanian word PELLG (deep sea), like in Italian pelago.

This is an illiyric registration, dated between the III-II century a.C, it is currently situated in the archaeological museum of Durres, in Albania:

Untitled-TrueColor-02.jpg


Underego your pain and weep, if that helps you anguish, but entrust him to the warm earth, to the Heavenly Grace and to the Supreme Good

It is important to notice that the language of this registration is so similar to the modern Albanian, than with difficulty can be thought that it goes back more than two thousand years ago.
Normally, more ancient inscriptions are written from right to left, sometimes continuing alternately from left to right, namely in a bustrophedic way, often without interruption between each word. the Durres documents we have just seen, is formulated from left to right, revealing a relatively recent engraving and the writing always went from left to right.
//-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
In going to the search of new inscriptions, from the Aegean to the Atlantic and accidentally in Egypt and beyond, in the attempt to not only discover their content, but also in order to verify the monogenesis of the languages that comes supported from eminent students, in the Archaeological Museum of Atene it has been met a stele that is quite ancient and that contains a written up bustrofhedic registration with the Pelasgian alphabet and expressing a heartbreak mourning. This stele has been discovered in the island of Lemno and, in general terms, it comes considered much difficult and little every convincing attempt to comprise the content of that writing. And it is for that reason very little attempts have been made to seriously engage and melt that enigma. We begin showing this Stele of Lemno, attributed to 6th century BCE (but from some characterized studious is older):

Untitled-TrueColor-03.jpg


But, observing with attention the registration, since the first words, we can see that it is recorded in the pelasgo-illyrian language, like in the rest of the euro-Mediterranean territories, and it is therefore obvious that we can decipher it only through the Albanian language, this is the translation

Untitled-TrueColor-04.jpg


Untitled-TrueColor-05.jpg


Untitled-TrueColor-06.jpg


This entire bustrophedic registration, where the letters TH and H can be read continuously, in order to represent sighs and sobs, as we would today make AH and OH contains tormenting complains of a funeral, obviously for the dead person that had been also a great hero. We now rewrite our the Stele in a modified shape adapting it to the modern era:

MOURNING, we are in full mourning,
anguish, ill luck all over,
women covered with black veils.
Grief you have given to the kinship, oh kinsman!
He belongs to our stock, Ah! , Oh!
He was torn away from us, what misfortune.
But in order which guilt, this disaster?
Gelid is his golden throne, Ah!
Of his fame we were proud, Oh!
Grief, grief in the whole world,
tearing him away, we are beheaded!
This grief struck us suddently, ah!
Alas, who knows for what fault? Oh!

Our kinsman he was,
Why ever did he struck us with such grief?
In Grief and despair, ah!
tears choke us, Oh!
He, who kept up our stock,
for what fault, now does he extinguish it?
Ah! Oh!

Oh! precious he was,
knife wounds, oh misfortune,
he suffered so much!
In Silence, never uttering an insult!
Ah! Oh!
You, kinsman, you have beheaded us, Oh!
You, great affliction you have given us, Ah! Oh!


//-----------------------------------------------------

The word "ZI" (or "SI") appears also in this inscription, very short but remarkable for tenor, also found at Feltre (Northern Italy).

Untitled-TrueColor-07.jpg


"We suffer grief without end"

We must be always aware that the linguistic wealth of the people is the only incontestable document of the archives, especially when other tests lack, but its above all, the main proof of the human creativity.
Several scholars uphold the thesis of the monogenesis of the languages, particularly during these last 2 centuries, when the progress of the communications has given to the persons the possibility to move with facility and of having contacts also with populations in remote zones much fastly.
Alfredo Trombetti, Elia Lattes and Francisco have been cited as Italians which are valid supporters of this thesis, beyond that to the illyric origin of the italian populations. Beyond to cited authors, there are other scholars, German, Austrians, French and English who assert the illyrica origin of the italian populations. A particular merit goes to prof the Zacharie Mayani, teacher to the Sorbona, which in years 1970 has published 3 large volumes, in order to support that the Etruscan language it can be understand only through the Albanian language. In order to verify the truth of its discovery, he studied the Albanian, before to Paris, then in Albania, in order to improve it. The three volumes published by Mayani are entitled: Les Etrusques Commencent a Parler; Les Etrusques Parlent; La fin du Myst;re Etrousque.
In any case, he who for first has launched and diffused the idea of the monogenesis of the languages was Sir William Jones (1746-1794), famous orientalist that at the end of his intense life knew 28 languages. However, in our days, the valid supporter of this thesis is prof. the Colin Renfrew of the university of Cambridge, who in his work Archeaology and Linguistics published in 1989, writes:
;The main reason of the publication of this job is in order to put in evidence that the archeologists of these last years, in order to recompose the past have not taken in the due consideration the witness of linguistics.
in our globe, there is always a horizon, beyond which it is not possible to see. Therefore, as far as the antiquity, our Divine horizon are the Pelasgians. Being they the first inventors of the phonetic writing, we cannot deny that the true culture begins with the Pelasgi, as also we have learned from several authors of the antiquity.
For the time being, let us put aside the linguistic correspondences and let us read some inscription found from the Aegean to the Atlantic with the samewords with a common meaning, such as Yj, Arno, Reze etc.
We may begin with words found in Albania, all of pelasgo-Illyrian origin. On this little temple of the III century B.C found and kept in the city-state of Apollonia (west-Albania) we can read:

image019.jpg


Untitled-TrueColor-08.jpg


"The Child entrusted to this temple, now is deified. Let it be for the Good!"

After reading this illyric inscription, that, without a doubt, corresponds to the Modern Albanian, concentrated to the essence of the just meant, we read another, equally beautiful, of Durres. As the previous one narrates of Deification (YJNERIM) and that it belongs to III the century a.C:

Untitled-TrueColor-14.jpg


"Oh, (Lord) deify her and make her belong to Thou. Let it be for the good!"
Herodotus has explained to us that, before the arrival of the Greeks, that territory was called PELASGIA. He also told to us that the Greeks learned from the Pelasgians the art of the working of the metals, the construction of walls, the writing that refined and that until the discovery of the Latin, was the only divulgative writing. Still today, in the several museums of Albania there are epigraphs written up with the Greek alphabet, whose content it is comprised however not with the Greek language, but with Albanian, with the exceptions ofa few neologism. We shall have the opportunity to examine some of these inscriptions.
We were dealing with registrations that contain words YJ (stars) like already seen, also with those with ARNO (Creator) and REZE (beams).

Since we speak about the monogenesis of the languages, we return to this river of the Adriatic and read in the archaeological museum of Siena this registration that is found on a wonderful sarcophagus, where moreover all the three words with that we wanted to deal are found(YJ, REZE and ARNO).
From the relief shown in front of the sarcophags with personages in a state of meditation and with the Godness Vend in the middle it is easy to deduce a cosmological meaning of the inscription:

Untitled-TrueColor-09.jpg


Now we read the translation:

Untitled-TrueColor-10.jpg


As we know, the Etruscans called themselves Resa. Let us now recompose this inscription in its dynamic modern form
Arno, (Creator), as you for us are in the stars, you deserve be commemorate by all the Etruscans (Resa)

The word ARNO, today, we find it only in the Albanian language with declassed meaning of restorer, but, to restore something damaged, also means to recreate it, therefore the interpretation of the word ARNO in this and other registrations of the Etruria task is valid.
Moreover, there is the very famous river ARNO who bathes, between others, the flourishing city of Florence: and we know that the civilizations are always born close to important rivers.
YJ (stars): neither this word has been found in other languages, except the Albanian, also being a much common one in epigrafici documents of the antiquity, from the Aegean to the Atlantic. YJ, YJNOR, HYJNERON are coming from terms from the pelasgo-illirico-Etruscan. In fact, they are found in abundance in their registrations, but today they are used only in the Albanian language. From this we can deduce that the several shapes of YJ could be of proto-Indo-European origin. And we can come to this conclusion by taking in consideration all the other Indo-European languages that do not call YJE the stars, but: Sanscrito (Astra), Italian (astro, stella), Spanish (Estrella), Portuguese (Estrela), English (Stars), Greek (Aster) Persian (Setareh), German (Stern).
In the Iberian Peninsula registrations much similar to those of the Illiria are found and of the Etruria, recorded with the pelagic alphabet and are always interpreted through the Albanian.
We have mentioned the registrations with word YJE and derivatives. Now, in order to remain in the topic, between registrations of the Portugal of the South, discoveries to the first of XVIII the century and up to now have never been deciphered, and we see this epigrafe that it appears on the stele n.22:

Untitled-TrueColor-11.jpg


I have dedicated It to the divinity when i was still alive
 

Hektor12

Locus omnem
Po pse Meryamun-Aleksander masakroj Grekët e Tebes ???



Po pse Meryamun-Aleksander masakroj Grekët e Tebes ???
A nuk ishte Aleksandri Grek ???! ! !
Pas vrasjes së Filipit nga një komplot greko-persë me asistencën e veçantë të ish-mbretëreshës së shkurorëzuar Mirtali, në moshën 20 vjeç, Aleksandri mori fronin Maqedonas. Ai menjëherë filloi të përgatisë ushtrinë për në lindje, për luftë kundër persëve. Aleksandri kishte pasur përvojë në drejtimin e shtetit maqedonas, sepse Filipi kur ikte në fushata ushtarake e linte atë të kujdesej për Maqedoninë. Ai kishte marrë pjesë në disa beteja që në moshën 16-17 vjeç, ku midis të tjerave kishte shkatërruar Çetën e ShenjtëTebane dhe i kishte shpëtuar jetën Filipit disa herë. Grekët të cilët mendonin se me vdekjen e Filipit s’kishin më punë me Maqedoninë, filluan ta shihnin me mospërfillje Aleksandrin, por që shumë shpejt e panë se me kë kishin të bënin. Grekët filluan të shpallin pavarësinë nga Maqedonia, ndërsa Demostenit i qe dukur Aleksandri si”një budalla qesharak i padëmshëm”kjo tregon qartë se sa fjalë të pa menduara ka thënë Demosteni grek.

Në kohën kur u plagos në kokë në luftë me ilirët, në Greqi u hap fjala se vdiq dhe grekët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit ILiro-Maqedonas. Tebanët rrethuan garnizonin maqedonas që u mbyll në kështjellë për të luftuar. Aleksandri vjen me të shpejtë dhe i kërkon Tebës paqe, por përgjigjja e saj ishte se do bashkohej me Persët kundër Maqedonisë. Persia kishte qenë armike e Greqisë më tepër se sa e Maqedonisë dhe tani që Aleksandri përgatitjej të luftonte kundër saj, grekët preferonin më mirë persët. Pa dyshim kjo e tërboi Aleksandrin, i cili së bashku me gjeneralët e mirë që i kishte lënë Filipi e mori mjaft lehtëTebën që e kishte ngrënë në besë dy herë, një herë të atin e tij e një herë atë. Ndërsa Filipi u hakmor duke mos varrosur kufomat e mos çliruar robërit, hakmarrja e Aleksandrit qe e paparë. Ai masakroi dhe vrau 6000 tebanë dhe shiti si skllevër 8000 të tjerë, shkatërroi Tebën deri në themel. Kjo masakër e parë e jetës së tij tmerroi tërë botën greke, që kishte ngritur krye, e cila filloi të hynte në garë se kush do i nënshtrohej më shumë. U pa se Aleksandri qe më i tmerrshëm se i ati dhe me të nuk bëhej shaka. Pasi vuri në kontroll prapavijën, shiti pasurinë e tij për të mbajtur 30 mijë ushtarë dhe 5000 kalorës për një muaj, përshëndeti të ëmën, që e donte shumë dhe iku drejt Lindjes për të mos u kthyer më kurrë. Ndalesën e parë e bëri në Trojë, ku i bëri kurban heronjve të saj,pasi ai ishte i marrosur pas tyre dhe filloi të përgatitej kundër Persisë.

Etniciteti i Aleksanrit të Madh të Maqedonisë
1 – Emri i vërtetë mbretëror i Aleksandrit të Maqedonisë është Mirjamun Aleksandër ( Alexander’s royal name Meryamun Setepenra Alexandro)
Këtë emër e ka vendosur në një mbishkrim në Egjipt ku thuhet një citim dhe në fund vendoset emri i tij”Horus, the strongruler, he ëho seizes the lands of the foreigners, beloved of Amun and the chosen one of Ra–(meryamun setepenra Aleksandros)”. Emri i Aleksandrit, Mir-jam-un do të thotë nga shqipja Mir-jam-un, jam mir unë. Pra, Aleksandri e ka emrin shqip të pastër.2 – Babai i tij ishte Filipi II i Maqedonisë, i cili ishte gjysmë Maqedon dhe gjysëm nga fisi ilir i Lynkestëve të cilët banonin rreth liqenit të Ohrit dhe kishin kryeqytet Manastirin esotëm.3 – E ëma e tij ishte Mirtali ose Olimpia, princesha e Epirit, i cili në antikitet është quajtur nga autorët antikë grekë si popull “barbar”që ka kuptimin jo-grek, pra që nuk ka të njëjtën gjuhë dhe zakone me grekët dhe janë të shumtë autorët që i kanë quajtur me emrin pellazg. Epiri historikisht është banuar ashtu siç banohet edhe sot në pjesën më të madhe të tij nga rraca shqiptare.4 – Në të gjitha të dhënat e autorëve antikë, Maqedonia asnjëherë s’është quajtur nga grekët si greke, por si barbare, pra jogreke. Autori Pompe Trogu që ka shkruar një vepër të plotë për Maqedoninë, e cila ka ardhur përmes Justinit, shprehet
“Populli quhej pellazg,kurse krahina Beotia”.
Straboni i quan me gjuhë dhe zakone të njëjta si maqedonasit dhe epirotët pellazgë.

Maqedonasit janë quajtur si paion, por paionët ishin ilirë që tregon se edhe maqedonët ishin ilir. Maqedonasit kishin një gjuhë të tyre që ndryshonte nga gjuha greke. Ka fakte të forta që ata flisnin me përkthyes dhe se Aleksandri, ushtrisë së vet i fliste maqedonisht dhe grekëve, greqisht, të cilën nuk e zotëronte mirë. Kur ka fakte që maqedonasit flisnin një gjuhë të ndryshme nga grekët atëherë si ishin grek kur nuk flisnin asnjë dialekt greke.Nëse ishte grek pse duhet që Aleksandri të mësonte greqisht? Që këtu del se Aleksandri ishte 100 përqind ilir. Them 100 përqind sepse nga e ëma ishte epirot ngai ati 50 përqind ilir e 50 përqind maqedonas, por siç e pamë maqedonasit ishin pellazgo-ilirë, atëherënë dejet e tij rridhte 100 përqind gjak pellazgo-ilir, pra shqiptar.Historia duhet të thotë të vërtetën dhe t’u japë shqiptarëve meritat që ata kanë në lindjen dhe rritjene burrave të mëdhenj si Aleksandri.
Grekët apo sllavët mund të pretendojnë Aleksandrin vetëm nëse plotësojnë një kusht, nëse në dejet e tyre rrjedh gjak iliro-shqiptar. Kur të vërtetojnë përqindjen e gjakut iliro-shqiptar në dejet e tyre, atëherë mund të pretendojnë se në raport me përqindjen e gjakut shqiptar që kanë, është edhe përqindja që u përket Aleksandri. Marre nga libri “Albanet me famë mijëvjeçare” i autores Elena Kocaqi , botuar me 2006.
 

Hektor12

Locus omnem
Gjuha shqipe gjuha e parë e njerëzimit

kulla-e-babelit.png




Gjuha shqipe gjuha e parë e njerëzimit
“Ajo flitej, që kur u ndëtua ( KULLA BABELIT)”

Kulla e Babelit që përmendet në bibël, ishte një kullë në ndërtim për të arritur qiellin dhe vehtë Zotin. Njerëzimi i bashkuar që flitnin të njëjtën gjuhë, nisën te ndëtonin këtë kullë gjigande. Perëndia që vëzhgonte kryelartësinë e njerëzimit, vendosi të përshtjellonte gjuhën e njerëzimit, që ata të mos kuptohen më me njëri-tjetrin..
Ashtu Zoti e bëri dhe kështu parandaloi çdo përpjekje kolosale të tillë në të ardhmen e njerëzimit. Njerëzit, te nesërmen nuk u kuptuan më. Zoti lindi gjuhët e botës.

Shqipja është GJUHA E PARË E SHKRUAR NË BOTË, është GJUHA E FILLIMIT! Po, po, mos kini frikë, provat janë të shumta dhe sistematike. Ato gjenden në mbi 200000 “libra” (pllaka me shkrim kuneiform) të kulturës më të lashtë të botës – asaj sumere. Pasardhësit akkadianë e babilonas e kanë quajtur atë vend Super (Shumer) apo “Shum Erë”. Vetë shumerët e quanin KI.E.NGIR, që do të thotë “tokë e ngirë”, enginjur, e ngopur, e begatë. Provat gjenden edhe në 3-4 miliardë kopje të Biblës në të gjithë botën. Besohet se tregimet biblike, veçanërisht kapitulli i parë, zanafilla/genesis, janë me prejardhje nga shkrimet e pllakave sumere si “Eposi i krijimit”. Bibla është përkthyer në mbi 2000 gjuhë të ndryshme, por pjesa e parë e 39 librave përbërës të “Dhiatës së Vjetër”, e quajtur “Zanafilla”, paragrafi 6:4, e përmban provën SHQIP me fjalët “në fillim”. Ajo ka qenë problem i madh për përkthyesit, të cilët përfundimisht e kanë lënë në gjuhën origjinale dhe kështu shprehja “në fillim” është një nga provat më të rëndësishme për prejardhjen nga gjuha shqipe edhe të tregimeve biblike. Një provë tjetër, përsëri në Bibël, është fjala “mallkim”, e shkruar si “Malakhim”
 

Hektor12

Locus omnem
Emri “Jesus, Krisht dhe kryq” shpjegohen vetëm me gjuhën dhe besimin e Pellazgo-Shqiptarëve

Nga : Fatbardha Demi
Source : http://prishtinapress.info/emri-jez...e-gjuhen-dhe-besimin-e-pellazgo-shqipetareve/

Emri “Jesus, Krisht dhe kryq” shpjegohen vetëm me gjuhën dhe besimin e Pellazgo-Shqiptarëve

« Zakoni i të mbajturit me fanatizëm i shenjave të veta dalluese ka një kuptim të përcaktuar qartë… dëshira e tij (e shqipetareve) për t‟u identifikuar është më e madhe se frika nga vdekja. »

Rose Lane « Majat e Shales »

Ka vite, që gjithmonë e më shumë 25 dhjetori, dita e Krishtlindjeve, po bëhet e pranishme në shoqërinë shqipëtare. Si një popull tolerant, ay historikisht i ka festuar ditët e shënuara të të gjitha besimeve, pavarsisht në se i njihte apo jo domethënien fetare apo mitike të këtyre datatve dhe riteve.

Me qenëse çdo dukuri ka një zanafillë, na lind pyetja se: “Nga e ka origjinën emërtimi i Jezusit, KRISHT dhe në gjuhën dhe besimin e kujt populli, ay arrin të motivojë simbolin kryesor të fesë kristiane, KRYQIN ? ”

Sipas Ungjillit të Mateut, tregohet se Maria , nëna e tij që i ishte premtuar Jozefit, mbeti shtat-zanë me Frymën e Shenjtë. Jozefit, që mendonte ta linte Marine, iu çfaq në ëndër një ëngjëll i Zotit dhe i tha : « Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë me vete si gruan tënde, sepse ç’është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë. Dhe ajo do të lind një djalë dhe ti do t’i vesh emrin Jezus, sepse ai do te shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre. (1)

Në Bibël nuk përmendet se kush ja vuri emrin « Krisht » (Christ) Jezusit të Nazaretit. Ka studiues dhe besimtare, që e shpjegojnë emrin « Krisht », si pasojë e dënimit të Jezusit me një vdekje plot vuajtje trupore mbi një kryq. Kryqi, sipas besimit kristian, shpreh kryqëzimin, Krishtin, Fjalën dhe Figurën e dytë të Trinitas. Të gjithë besimtarët dhe studiuesit e historisë, bashkohen në mendimin se “kryqi” sot, përfaqson simbolin e besimit kristian.

Por, siç dëshmon studiuesi Joel B. Green (“The Cambridge Companion to Jesus”)“Dëshmia e mënyrës së vdekjes të Jezusit është shumë më e errët, se sa është paraqitur. Në literaturën e antikitetit Roman, nuk jepen përshkrime të aktit të kryqëzimit“ (2) Edhe teologu anglez E. W. Bullinger, në librin “The Companion Bible” (botuar më 1922) pohon se në katakombet e Romës, Krishti nuk është pasqyruar asnjëherë i dënuar mbi një kryq. (3)

125.jpg


(a) një grafikë që sjell formën e përhapur të dënimit (Justus Lipsius, 1595) (b) Dënimi i legjionarit romak Acacio, (viti 303) për shkak të përqafimit të besimit të ri kristian.Në plan të parë është Jezusi. (4)

Siç dihet, për krijimin e miteve të reja, duhet të kalojë një periudhë disa shekullore nga ngjarjet historike. Gjatë kësaj kohe, miti pasurohet me material tregimtar, pasqyrim viziv nëpërmjet artit të gdhëndjes dhe pikturës, me rite e ditë të shënuara.

J. Hall në “Dictionary of Subjects & Symbols in Art” ka pohuar se : “duke filluar nga shk V, kryqi filloi të gdhëndet në sarkofaget dhe objektet e tjera. Wallis Budge (në librin “Amulets and Talismans”) shton: « Para shk 4, Kryqi nuk ishte emblemë kryesore dhe simbol i të krishterëve”. (5)

Si përfundim del se, simboli i kryqit kristian është futur në periudhat e mëvonshme, nga koha historike e vdekjes së Jezusit. Format e ndryshme të kryqit që gjënden sot në Europë, na bëjnë të mendojmë, se keto figura grafike, duhet të kenë lidhje me simbole të miteve të tjera (që nuk lidhen me kryqëzimin) të një besimi shumë më të hershëm, të pa trajtuar deri më sot. Në Enciklopedinë e literaturës Biblike (Cyclopædia of Biblical, Theological, and Ecclesiastical Literature) dëshmohet se shenja e kryqit mbahej si simbol i shenjte tek shume popuj të Antikitetit. (6) Sipas studiuesve, ndërmjet figurave gjeometrike, kryqi është simboli i tretë kryesor i ardhur nga periudha me e herëshme e lashtësisë dhe ka lidhje me qëndren, rrethin, katrorin dhe trekëndëshin

126.jpg


Kryqi (1) latin , (2) françeskan , (3) grek, (4) ortodoks, (5)kryqi i Shen Andreas, le premierapôtre appelé par Jésus dans l’Évangile (Matth. 10,2) i shek X, (6) kryqi bizantin, (7) bask dhe (8) keltik.

Gjatë historisë njerëzore është vërejtur se çdo mit i ri, për të ndikuar mbi popullsinë, mbart në gjirin e tij simbole të miteve dhe besimeve të kaluara. Ky fakt e gjen shpjegim në shkencën e psikologjisë. Si shëmbull mjafton të vërejmë flamurin e BE-së. Yjet pes-cepësh na sjellin ndërmend yllin e Davidit dhe numri 12, numrin e Perëndive mbi Olimp. Në simbolet e shumë flamujve apo heraldikave të shteteve, gjënden yje pes-cepesh, vetëm apo të shoqeruar me hënën, shqiponjën, numrin e shënjt « tre » të ngjyrave, vijat paralele, katrorin, rrethin, trekëndëshin, pemën e jetës etj. që i gjejmë në besimin hënor dhe mitet pellazge. Në këtë pamje, nuk mungon edhe kryqi i paraqitur në forma të ndryshme. Petro Zhei shprehet se « Simbolet kapërcejnë vëndet dhe kohërat, situatat individuale dhe rrethanat e rastësishme… » (7) Kete e deshmon edhe studiuesi Joseph L. Henderson « Miti antichi e uomo moderno », i cili pohon se ka simbole që nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre përracën njerëzore. (8)

Përderisa besimi kristian e vuri kryqin në qëndër të mitit të tij, jam e bindur se ky simbol, mbart në vetvete një kuptim shumë të rëndësishëm, ndoshta më të rendësishmin ndër simbolet e tjera të besimit zanafillor të shoqërisë njerëzore. Gjithashtu mendoj se, kjo peshë simbolike e kryqit në lashtësinë e herëshme, ka lidhje edhe me emërtimin « Krisht » ,me të cilin shqiptohet sot figura qëndrore e kristianizmit – Jezusi i Nazaretit.

Kryqi, ndër shenjat më të lashta

Më poshte kemi të paraqitur (a) shkrimin më të lashtë europian dhe (b-c) kryqe tek simbolet ilire dhe një tatuazh me kryqe i dorës tek shqipetarët e Maqedonisë, dërguar nga studiuesja Edibe Selimi Osmani (dt 2.07.2013). (9)

127.jpg


I këtij mendimi është edhe Niko Stillo i cili pohon se “Simboli i kryqit të thyer është simbol apo shkronje e shkrimit apo e shkrimeve lineare tepër të lashta në Europe” (11)

Meqenëse kryqin e hasim që në “artin” e njeriut të neolitikut, kur nuk ishte krijuar akoma shkrimi, arrijme në përfundimin se në periudhën e parë këto shenja nuk ishin shkronja, por lidheshin me besimin zanafillor. Studiuesi At Justin Rrota, në veprën e tij “Për historinë e alfabetit shqyp”(1936), na tregon një shembull të tillë: “Në botimin e Buzukut, gjejmë fijen qi na zgjidh nejet (hijen-shën im)e dyshimit mbi shenjet e posaçme të shkrimit të shqypes (….) Për të shprehe tingullin e « y »-s sonë, qi ky shkrimtar e përdori edhè për zânoren « u », ai vojti e muer shêjin e zodiakut (brirët e demit) qi âsht në përdorim në degë t’astronomis për ftyrën e Taroçit (Taurus).” (12)

Ne sot nuk arijmë dot, të themi me saktësi se ç’fare ka dashur të shprehë njeriu primitiv me shenjën e kryqit, që vizatoi në shpella apo kur e gdhendi në kockë, gurrë apo baltën e pjekur. Por mund të pohojmë, se në atë periudhë të herëshme, besohej në forcat e mbinatyrshme, të paaritshme prej tij dhe në rradhë të parë, ato që ndodheshin në qiell, si hëna, dielli, yjet, uji (shiu) dhe ajri, etj. Besimi dhe mitet më të herëshme, ju përkasin “banorëve” të kupës qiellore, dhe sot e kësaj dite aty ndodhet edhe banesa e Zotit. Mircea Eliade pohon se “Lartësia është diçka e paaritshme për njeriun dhe si e tillë, i përket forcave dhe ekzistencës mbinjerëzore…Qielli ‘simbolizon’ përsosmërine, shenjtërinë, forcën, pandryshueshmërine…Thjesht nga të qenurit ‘i lartë’ , që ndodhet ‘lartë’ e barazvlerëson me të qenurit i pushtetshëm” (13)

Njeriu i paleolitit ishte në « kërkim të Zotit », të ndjerë prej tij si një FORCË e pa-formë. Ay e shikonte atë tek shumë dukuri të natyrës qiellore dhe tokësore, nga të cilat varej jeta e tij dhe e fisit. Frika më e madhe për të qe zhdukja e dritës, kur terri i një nate pa hënë apo në thellësinë e shpellave, përpinte çdo gjë përreth tij. Në terr, nuk ekzistonte asgjë. Lufta kundër « territ » për të shpëtuar DRITËN (hënore dhe diellore), gjëndet në themel të miteve të para të njeriut.

Kryqi, përmban në vetvete elementin shprehës të zbritjes në tokë të DRITËS – rrezen (vijën e drejtë). Fjala e gjuhës shqipe “rreze” ,vëren studiuesja Nermin Vlora “ Është një fjalë që e hasim edhe sot në të gjitha gjuhët indo-europiane, (por) nuk haset as në greqisht, turqisht, arabisht dhe as në gjuhen kineze…” (14) Siç e vërteton Petro Zhei nëpërmjet fizikës moderne, gjuhës dhe miteve «Gjuha referon gjithnje tek Qendra (Zoti) » (15)

Rrënja e emrit “rreze” gjëndet në emrin e Zotit tek egjiptianët e lashtë (Perëndia Rê / Ra- ajo që bije në tokë sipas Xh.Katapanos) dhe është e shprehur në muret e Piramidave në formën e vijave të drejta që përfundojnë me një dorë (dora e Zotit), por edhe në pikturat mesjetare të kristianizmit. Asnjë objekt tokësor, nuk kishte atë pamje të përsosur të vijës së drejtë si rrezja, e cila lidhte Dritën qiellore (Zotin) me Tokën. Ashtu sikurse në lashtësi edhe në besimet e sotme, çdo element i shënjtërisë, shprehet si një burim ndriçimi apo rrezatimi.

128.jpg


(a)Monedhe me koken e Seleukidit, mbretit të Sirise antike (b) Perendia Mitra (c) Mozaik i Krishtit me rreze perreth kokes i shk 3 në bazilikën e Shen Pjetrit, Vatikan (16)

Dy rreze të kryqëzuara (kryqi) ishin një nga simbolet më të herëshme për Zotin, se bashku me figurën e hënës, si shpreje e natyres së tij KRIJUESE dhe Shqiponjës, të vetmes qënje të gjallë që i afrohej më afër tij.

Në veprën “Thoti fliste shqip” studiuesi arbëresh Xhuzepe Katapano pohon se “Shqiponja dhe Ylli simbolizojnë që në kohët më të lashta , dritën, shpirtin pra vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi, që janë thelbësisht të rendit mendor …(dhe) sipas Moisiut , shqiponja dhe ylli, janë sinonime (17) Në fotot poshtë, kemi një monedhe romake e vitit 217-215 pk, me shqiponjën që mban një kryq në formë ylli dhe një pjesë e relievit kushtuar perëndisë së Mithrës në Muzeun e Vatikanit e shk 3, ku paraqitet hëna me dy kryqe-yje .(18)

129.jpg


Në qëndër të kryqit qëndron shqiponja, që së bashku me dy hënat dhe yjet sipër, përfaqësojnë Krijuesin. Katër rrathët, me qëndrën e spikatur në formë ruaze, janë shprehje e botës hyjnore me Zotin në qëndër. “Raporti midis Zotit dhe Krijimit –shprehet Antonietta Zanatta- është i njejtë me atë të rrethit dhe qëndres”. (20)

Që të treja format e kryqit që njihen edhe sot (X,, T ), kanë patur për lashtësinë vlerë të njejtë mitike, gjë që dëshmohet edhe në alfabetet e para. (vini re gërmën-kryq fenikase, atë arkaike greke , formën “T” greke klasike, etruske dhe latine, me të njejtën vlerë fonetike (21)

Kjo vihet re edhe në monedhat romake ku kryqi, ylli dhe germa “T” janë simbole të Zotit.

130.jpg


Germa “T” mbas kokës së binjakeve dhe dy yje mbi kokat e kuajve si shprehje të Krijuesit.Le_monete_di_Luceria_Classe_IV_-_8. (22)

Kryqi-yll dhe binjaket e Zeusit

Që simboli i kryqit-yll ka qënë, dy / tre rreze që ndërpriten me njera-tjetrën, me idenë e pranisë së Zotit, kemi dëshmi të shumta në materialet arkeologjike. Në shumë monedha të periudhës romake, mbi kokën e binjakëve: Kastorit dhe Polideukut, të njohur me emerin – Dioskurë, ndodhen dy kryqe-yje (fotot lart). Dioskuret, sipas mitit pellazg, ishin fëmijët e Ledës, (grua e Tindrit, mbretit të Spartës) e të Zeusit, që e mashtroi duke u paraqitur si mjelmë. Dy binjakët, kanë mbi kokë pikërisht dy gjysmat e vezës nga kanë lindur (qeleshet) që është pjesë e veshjes vetëm e traditës shqipetare. Ky është edhe një fakt tjetër, që dëshmon se mitet “greke” kanë për autorë, paraardhesit e shqiptareve-Pellazgët hyjnorë.

131.jpg


(majtas) skicë e mitit, punuar nga Leonardo da Vinçit (1692) Musée Boijmans Van Beuningende Rotterdam (qendër) binjakët Dioskure mbi kokën e të cilëve qëndron hëna dhe dy yje, shk 2 pk (djathtas) statujë e Dioskurëve, si simbol hyjnor i forcës ushtarake të Perandorisë Romake. (23)

Më hollësisht për Dioskurët dhe babanë e tyre, Zeusin pellazg apo Oine, Lamahun, Minosin, Nino, Sheshoosi tek egjiptianet, Dionis nga greket dhe Noe, në Dhjatën e Vjetër është shtjelluar në veprën madhore të Niko Stillos “Etruskishte-Toskërishte”, që vijon të mos përfillet nga Albanologjia e politizuar zyrtare.

Në shumë objekte arkeologjike apo grafika edhe të kohëve të reja, kryqi-yll me hënën, paraqiten të bashk-shoqëruara si shprehës të njeri-tjetrit, siç e gjejmë ne simbolin e besimit islam, të huazuar nga besimi pellazg. Ylli sipër hënës ishte simboli i Perëndeshës Afërditë dhe i shtetit të Epirit. Ky simbol është pasqyruar edhe mbi qeleshen e Aleksandrit të Madh. Në monedhën romake (në foton poshtë) të vitit 112 pk, hëna dhe ylli shprehin idenë “Zoti është me ju!”dmth ushtari romak ka mbrojtjen hyjnore. Po kështu, në heraldiken e gazetës së arbëreshëve, hëna / kryqi-yll, në qendër të shqiponjës dy krenore, shprehin tre simbole të Zotit dhe dëshmojnë lidhjen e tij me Kombin arbër.

132.jpg


(a) monedhe romake e vitit 113-112 pk (b-c) ne mes të shqiponjës dy krenore, ndodhen dy figurat sinonime: hëna dhe ylli.(24)

Në librin kushtuar figurës së shquar arbërore Gjergj Xhemisto Pletones (shk15), Moreno Neri sjell një dëshmi të çmuar për temën tonë. Në një letër dërguar fëmijëve, me rastin e vdekjes së babait të tyre shkruhet: “(Ai) i kaloi njerëz të shumtë të hyjnizuar që ka lindur Hellada, ashtu sikurse Faeton (Zeusi) ishte më i miri ndër yjet e tjerë ” ( 25) Të mos harrojmë, se Ptolemeu e quan Epirin “Hellas prehistorik” ndërsa Polibi e quan popullsinë e Epirit dhe Maqedonisë, si hellenë në të gjitha kuptimet (26) dhe “(s)hellenizmi” ka qene deri në shk19, besimi i popullit arbër. Emërimin “yll” nuk e gjejmë vetëm për Zeusin, por edhe tek fiset pellazge. Studiuesi Trevor Bryce në librin e tij “The Kingdom of the Hittitës”,(Oxford 1998) duke ju referuar emrave të mbretërve hititë veren “ se ata kanë prapashtese -ili, mënyrë e cila i identifikonte ata me yllin… Përveç ilireve dhe hititëve, nuk ka asnjë popull tjetër në Azi apo Evrope, që të përdorë prapashtesën -ili pas emrit të një mbreti. Mes gjuhëve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin.” Hititët dhe iliret kishin të njëjtën kulturë e qytetërim dhe të njëjtën gjuhe. (27) Simboli i yllit qëndron edhe tek emërtimi “Ilirë”, që gabimisht kuptohet si “i lirë”. Ne dialektin çam emri “ylli” shqiptohet “illi” dhe emërtimi historik i popullit tonë është “yllorë” dhe i vendit Ylliria. Këtë e mbështet mitollogjia pellazge dhe emri i më vonshëm “Illyria”, ku ka ndodhur ndrimi i zanores “y” me “i” tek bashtingellorja e parë. „Yj“( yj- yjnor – hyjneron) -dëshmon Nermin Vlora- këtë fjalë nuk e kam gjetur në asnjë gjuhë tjetër me përjashtim të shqipes(…)megjithëse ishte e përhapur në të gjitha mbishkrimet e lashtesisë, nga Egjeu deri në Atllantik (28)

Për sa u shtjellua më sipër mbi simbolin e kryqit në objektet arkeologjike, të traditës, studimet gjuhësore dhe historike, dëshmohet se : KRYQI në besimin dhe mitollogjinë pellazge, ka simbolizuar YLLIN dhe ka përfaqësuar Krijuesin-Zotin.

Kryqi, shkenca e lashtë dhe miti

Në rast se do të shprehemi se, besimi i Pellazgëve dhe tempujt ishin institucione sa administrative të mbretit, aq edhe shkencore të lashtësisë, nuk do të bënim ndonjë lajthitje, por do të zbulonim ndryshimin e madh që ka patur besimi në lashtësi, me ate të ditëve të sotme.

Brënda kësaj strukture besimtare (mitike dhe shkencore)të lashtësisë, kurdoherë, kryqi ka qënë i pranishëm. Këtë përfundim e dëshmon katërcipërisht materiali arkeologjik.

Siç vumë në dukje edhe më lart, kryqi është i shprehur me kryqezimin në qëndër të dy dhe tre drejtëzave (rrezeve) me kënde të ndryshëm apo 90° dhe në lashtësi mendohej se kishte një forcë magjike hyjnore. Në foton e parë poshtë (a) në varkat e fisit ilir të Liburnëve, kemi një brez kryqesh që shprehin Hyjninë (kryqi) në botën tokësore (katrori), dhe do të thotë: “Zoti është pranë jush!” Në të dytën (b), tek statuja e Isidës (1360 pk.), qëndrimi i Perëndeshës hënore, shpreh kryqin e drejtë, të shoqëruar nga krahët e shqiponjës dhe hënën e plotë mbi kokë mes brirëve të demit. Kjo paraqitje e Isidës, do të bëhet simbol i kryqit në Egjiptin e Lashtë. Foto e tretë (c) paraqet një armë dy-tehëshe e tipit pellazgjik, me kryqe brënda saj dhe tehun në formën e hënës.(29)

133.jpg


Njeriu modern e ka shkurtuar me mijëra-vjeçarë, periudhën kohore të lashtësise. Duke mos qenë në gjendje të zbulojë plotësisht arritjet e shkencës së lashtë, të mbuluar me “vellon” besimtare të simboleve, sot kemi një shkencë historike dhe gjuhësore të mangët për nga faktet dhe lehtësisht të manipulueshme.

Por studimet e kohëve të fundit, sidomos të studiuesve shqipetarë, kanë sjellë trajtime të reja të simboleve dhe miteve pellazge. Një prej tyre është edhe vepra“Shqipja dhe Sanskritishtja” e Petro Zheit, që vendos bazat e një shkence të re në studimin e Lashtësisë, duke shfrytëzuar simbolet dhe mitet e besimit pellazg, gjuhën shqipe, ligjet e fizikës moderne dhe gjuhësinë krahasuese.

Për zbërthimin e simbolit të kryqit, ne do të mbështetemi pikërisht në këtë shkencë të re, të cilën autori e ka emërtuar « Filozofia dhe Llogjika e Gjuhës »: “Sipas mendimit mitik- pohon Petro Zhei – Qëndra (pika e prerjes së vijave të drejta) përcaktohet si përputhja e të kundërtave që identifikohet në instance të fundit me ZOTIN… (30) Qëndra = Zoti = Dashuri. Ky përfundim gjen një rikonfermë të njëzeshme në të gjitha Shkrimet e Shenjta, sipas të cilave Zoti është Dashuri, një dashuri pa kushte e me çdo kusht …Qëndra = Dritë” (31)

Kryqi përfaqësonte mbrojtjen hyjnore të Zotit ndaj bijve të tij, por edhe lidhjen me të. Tek arbërit ka ekzistuar gjithëmonë bindja se ishin një popull HYJNOR. Shumë popuj e kanë shpallur këtë emërtim për veten, por përveç miteve të vonshme, nuk kanë mundur ta vërtetojnë edhe me gjuhën e tyre. Siç dihet, gjuha ka lindur para miteve, prandaj është ajo, që e vërteton mitin dhe ky privilegj i ka takuar gjuhës pellazgo-shqipe. Ky fakt dëshmon se arbërit, janë ay POPULL HYJNOR, që thurri mitin e Krijimit dhe ngriti një besim institucionalSellenizmin (besimin hënor).

Po sjell vetëm një, nga shumë fakte që e vërtetojnë mendimin tim. Sipas fjalorit të Biblës, emri Adam në hebraisht vjen nga “âdam” (kuqalash, i kuq, i lyer me të kuq) (Edom); është emër i dhënë Esaut pasi ai kishte shkëmbyer parë-birin e tij me një pjatë supë të kuqe (Zan. 25.30) (32). Në fakt, emri biblik Adam, gjen shpjegimin mitik vetëm në gjuhën shqipe : A+dam dmth “A-i pari + i damë, i ndarë/i krijuar” nga Zoti. Po sipas Fjalorit të Biblës lexojmë se: “Te Zanafilla ( e para qënje e krijuar- shën im) quhet nga vetë Perëndia: njeri ose Adam (Zan. 5,2) për të vënë në dukje anën tokësore të qënies së tij… për njeri në hebraisht është fjala «îysh », që do të thotë « burrë » ose « mashkull »(Eks. 35,29) “bashkëshort”, “qënie njerëzore” (Num. 23,19)” (33)

Në gjuhën shqipe, emri “njeri”, ka si rrënjë emërtimin e numrit “një” dmth- Zoti, i cili është unik -“1” dhe i pandashëm. Pra Adami ishte Bir i Atit-Një dhe si vepër e Zotit, u emërtua me emrin e tij “një + ri”. Pra as në gjuhën hebraishte dhe as në gjuhën greke apo latine , numri “një” nuk ka lidhje me fjalen “njeri” dhe nuk përputhet, nga ana gjuhesore, me mitin e krijimit. Por nuk është vetëm gjuha shqipe, që vërteton se paraardhësit e arbërve dhe shqipetarëve të sotëm, i përkasin asaj race hyjnore. Kryqi tek fiset pellazge ishte pjesë e pandarë e veshjes dhe e gjejmë edhe në veshjen e traditës të shqipetarëve të sotëm.

134.jpg

(Dy të parat)Burrë me fustanellë (gur i gjëndeur në Maribor të Sllovenisë shk Vpk) dhe një veshje ilire me rypa në formë kryqi. (djathts) Dy kryqe në veshjen e perëndisë Shamash në Mesopotami apo Utu tek Sumerët, i cili njihej si bir i perëndisë hënore Sin. (34)

Kur shikohen ngjashmëri të simboleve apo në mite me popujt e lashtë të Azisë së Afërt , studiuesit zakonisht u venë “vulën” se janë ndikime të ardhura nga Lindja.

Arif Mati, pas një pune afro 30 vjeçare mbi lashtësinë, dëshmon se Sumerët ishin me zanafillë nga Ballkani dhe të afërt me trojanët, thrakasit ose frigët, dmth një popull pellazg

“Popull i famshem ‘i malësorëve me kokë të rrumbullakët’ të cilët kanë shkelur tokën e Lindjes së Mesme rreth viteve 4000” (35) Shqipetaret e ruajne kryqin edhe sot në veshjen e traditës.

135.jpg


Studiuesi Petro Zhei në veprën e tij « Shqipja dhe Sanskritishtja » pohon se : « Qëndra është e vendosur në pikën e ndërprerjes të të dy krahëve të kryqit …(dhe) me qenëse O (zero, hiçi) është zgjidhja e vetme e ekuacionit të Qendrës = Zotin, kjo është njëlloj si të thuash se ka vetëm një Zot. (37) Pra besimi pellazg apo “pagan”, siç u emërtua nga kristianizmi, ka qenë besim monoteist, që do të thotë se ADHUROHEJ NJË ZOT. (Të mos ngatërohemi me Perënditë e Olimpit , që ishin njerëz tokesorë të hyjnizuar)

Për lexuesin e thjeshtë, ndoshta është e vështirë të kuptojë shpjegimin shkencor të studiuesit Petro Zhei mbi simbolin e kryqit. Por, arti i lashtësisë na e pohon me gjuhën e tij shprehëse.

Në fotot e mëposhtme shikojmë se ideja e Zotit (Qëndrës së prerjes së dy rrezeve) ishte e njohur për njeriun e lashtësisë dhe kryqi mbahej si simbol kryesor i besimit.

136.jpg


Simboli i kryqit si shprehje e Krijuesit, në Egjyptin e lashtë, dëshmon origjinën pellazge të Faraonëve, profetëve dhe mbretërve, që krijuan më vonë besimin e judaizmit ( të izraelitëve), paraardhës i besimit kristian. “Ramsesi i II, i Madhi i dinastise XIX, më i madhi dhe shkëlqimtari Mbret , nipi i tij Hosarsiph (djali i motrës) prift i Osiridës, sipas Menetonit dhe Strabonit, i quajtur më vonë Moisi nga çifutet, çështjen e të cilëve e pranoi më vonë, Salomoni-djalë i hitites së bukur Betsabea; që të tre ishin trojanë” (Gerhard Herm « L’ avventura dei Fenici » Garzanti, 1974) (39) Dhe siç e pamë edhe më lart, trojanët ishin pellazg. Pra, simboli i kryqit-yll, u trashëgua në besimin kristian nga vetë pellazgët, por tashmë me një mit të ri – si objekt i dënimit të Krishtit.

Nga e ka origjinën emri i Jezus Krishtit?

Në traditën e arbërve, një nga femijët trashëgonte emrin e gjyshërve, sipas gjinisë që kishte. Ky zakon e kishte burimin nga besimi pellazg, sipas të cilit shpirti (fryma e shenjtë) e të parëve “rilind” në tokë, në trupin e familjarëve të tij. Sigurish gjatë qindra shekujve, ky mit është haruar, por është ruajtur riti, si një detyrim i pasardhesve për të rikujtuar dhe nderuar të parët e tyre.

Edhe emri i Jezu Krishtit, ndjek po këtë mit të besimit pellazg. Tek “Ungjilli sipas Mateut”, për lindjen e Jezusit, shkruhet se ngjizja e tij u bë nga Fryma e Shenjtë e Zotit.

Shpjegimi i P.Zheit të emrit të Jesusit nëpërmjet gjuhës shqipe, e mbështet këtë mit: “Trekëndëshi i formuar nga blloqet e shkarkimit dhe arkitrau, dukej si një “sy” i madh qëndror, brenda tij, ishte skicuar një tetragrame (4shkronja) që në gjuhën çifute lexohen JHVE që përbën emrin e “të Pashprehshmit” dmth “Ti je i Vetmi” pikërisht si në arbërisht : Je VE(T). Ju kujtojmë se në hebraishten e lashtë H-ja shqiptohej E“ (40)

Ndërkohë në fjalorin e Biblës thuhet se: “Jezus në greqisht Jesous, i përgjigjet Jehôshûa në hebraisht dhe do të thotë Jehôvâh shpeton, Perëndia shpëton”. (41) Siç shihet, gjuha shqipe e shpjegon saktësisht fjalën JHVE, dmth Biri, ku u “fut” Fryma e Shenjtë e Atit, morri edhe emrin e tij, siç e gjejme ne traditën e popullit tonë. Ky mit nuk mbështetet me gjuhën hebraike.

Për emrin “ Krisht”, sipas fjalorit të Biblës është përkthim i emrit grek « Kristos » dhe i fjalës hebraike Mesia (Masîah) që do të thotë “I vajosur” (Gjo1,41). (42)

Edhe në këtë shpjegim, emri nuk zberthehet me anën e gjuhës hebraike, greke apo latine., Jezusi u emërtua edhe Krisht nga emri i Atit, që siç e pamë më sipër, përfaqësohej nga kryqi. Në gjuhën shqipe, rrenja “kri” është e njejtë, si për Krijuesin edhe kryqin (kri-qi në dialektin çam),që nuk e gjejmë në gjuhët e tjera. Kjo rrenjë e përbashkët dëshmon lidhjen e Jezusit me simbolin e kryqit dhe Zotin (Kri-sht, Kri-q, Kri-juesi).

Nga materiali i mësipërm, ku për të mos u zgjatur nuk janë përfshirë edhe fakte të tjera, kemi provuar se:

1: Kryqi dy rrezesh me të dyja format e tij, (90° apo kënde të tjera) si dhe tre- rrezesh, ka qënë simbol i yllit, dhe krahas hënës dhe shqiponjës, ka shprehur botën hyjnore dhe vetë Zotin. Të gjitha format e kryqit, kanë qenë sinonime të njeri-tjetrit, gjë që dëshmohet në materialet arkeologjike. Kryqe dy-tre rrezesh edhe sot shërbejnë për të shprehur grafikisht yllin.

2: Emri Krisht dhe Kryq kanë të njejtën rrënjë “kri”, siç e gjejme në dialektin e Çamërisë, ku kryqit i thonë “kri-q” (sht dhe q, janë mbaresa), e dëshmuar edhe nga gjuhësia historike e shqipes, ku vërehet se gërma “y” është më e vonëshme. Këtë lidhje gjuhësore nuk e gjejmë në asnjë gjuhë të besimit kristian. Rrënja “Kri” i përket në dialektin çam edhe emrit “Kriet”, që tek shqiptarët e sotëm shqiptohet Kryet apo Koka dhe ruan edhe në ditët e sotme kuptimin e “njëshit”, i të Parit të familjes apo Zotit të familjes, i cili mendon dhe vendos për të. Kjo dëshmohet edhe nga përdorimi i fjalës “Zot” për të Plotfuqishmin qiellor dhe për krye-familjarin, gjithemonë në kuptimin “i vetmi, i plotfuqishmi për fatin e … dhe të përkatësisë”. Siç pohon edhe studiuesi Beonlev: “Fjala, me të vërtetë i përket gjuhës në të cilën ajo nuk gjëndet e izoluar, ku bën pjesë në të gjithë familjen e termave, nga të cilat njëra palë shpjegon tjetrën” (43)

3: Emri i kryqit lidhet me emrin e Jezu Krishtit nëpërmjet mitologjisë dhe gjuhës pellazgo-shqipe.

Perfundimi: Gjuha pellazgo-shqipe ka qënë gjuha e miteve të para të njeriut europian dhe e simboleve të besimit. Bashk-shoqërimi i Jezusit në art, me simbolet pellazge si : shqiponja, hëna dhe dielli, rrezet, syri i Zotit, kryqi, demi, etj dëshmon zanafillën pellazge të kristianizmit.
137.jpg


Emri i Jezu Krishtit, siç e thërret e gjithë Bota kristiane, dhe i Kryqit janë të gjuhës shqipe dhe shpjegohen me mitet e besimit të dardano-thesprotëve – sellenizmin (hellenizmin). Ky besim, gjatë mijeravjeçarëve pati zhvillimet dhe ndryshimet e veta, duke u pasuruar në mite dhe duke krijuar besime të reja që trashëguan doktrina, rite ,simbole, emërtime dhe shume gjera të tjera, nga besimi i PARË zanafillor. NëUngjillin sipas Gjonit shkruhet :“Askush se pa Perëndinë kurrë ; i vetëm-linduri Bir, që është në gjirin e t’Et është ai, që e ka bërë të njohur”(45) – duke trasheguar emrin e Tij, në gjuhën hyjnore të ARBËRVE!

Fatbardha Demi

3.01.2014

1-f1BIBLA – Dhjata e Vjeter dhe Dhjata e Re (botuar nga Shoqata shqiptare e Bibles, 1995)
2- ‎en.wikipedia.org/…/Instrument_of_Jesus’_crucifixion
3-po aty
4- (a) Justus Lipsius‘ De cruce 1595 http://en.wikipedia.org/wiki/Crucifixion_of_Jesus (b)http://it.wikipedia.org/wiki/Sant'Agazio
5- http://en.wikipedia.org/wiki/Dispute_about_Jesus'_execution_method po aty
7- http://fr.wikipedia.org/wiki/Croix_(symbole) po aty
7- f57 Petro Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja” (pjesa e dyte),Tirane, Tertiumdatur, 2006
8- f91 Carl Jang « L’uomo e i suoi simboli » TEA, Milano, 2011
9- Fragment nga nje objekt erkeologjik. (La più antica scrittura alfabetica, Marston, “La Bible a dit vrai”, Plon 1935, f21) www.abebooks.fr/Bible-dit-vrai-MARSTON-Sir-Charles/…/bd
10- http://www.funsci.com/fun3_it/scrittura/scrittura.htm
11- f184 Niko Stillo”Etruskishte Toskerishte”
12- f12 At Justin Rrota « Per Historine e Alfabetit shqyp » Botime Françeskane, Shkoder, 2005
13- Mircea Eliade- da Trattato di Storia delle Religioni (1948), Einaudi, Torino 1954, pp. 42-45; 111-114; 105-107.http://www.disf.org/AltriTesti/Eliade.asp
14- f 45 Nermin Vlora Falaski “Prona gjuhesore dhe gjenetike”,1997
15- f17 Petro Zhei ,po aty
16- (a) http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (b) Perendia Mitra (c)http://it.wikipedia.org/wiki/In_hoc_signo_vinces
17- f87, 88 Xhuzepe Katapano „Thoti fliste shqip ose Thot-i boreal, Iliro-Shqiptar, i dha Botes Kumtin e pare te Lirise dhe te Drites“ Botimet enciklopedike, 2007
18- http://www.antiqva.org/Monetazione IV-III Sec aC.htm
(djathtas) Sol Invictus (upper left) and Mithras slaying a bull, 3rd century, Vatican Museum
19- (a)Monedhe romake e vitit 189-180 pk. (b) (DA ALLORA INIZIO’ IL DECLINO DI VERCELLIwww.webalice.it) (c) Ein heraldisches Exlibris aus dem Jahr 1895, entworfen von Ernst Krahl (1858-1926) http://www.dr-bernhard-peter.de/Heraldik/seite38.htm
20- Antonietta Zanatta http://www.storia-dell-arte.com/significato-del-cerchio.html
21- http://www.summagallicana.it/lessico/e/Etruschi.htm)jiptiane
22- (a-b) http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (c)Le_monete_di_Luceria_Classe_IV_-_8.jpg it.wikipedia.org
23- (majtas) http://fr.wikipedia.org/wiki/Léda_et_le_cygne_(Léonard_de_Vinci) (qender) A ROMAN MARBLE RELIEF WITH THE DIOSCURI CIRCA 2ND CENTURY A.D. http://www.christies.com/lotfinder/...relief-with-the-dioscuri-5546883-details.aspx (djathtas) Romano Impero: CULTO DI OPI – OPSwww.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html
24- (a) Denarius. Rome, 113-112 BC. Helmeted head of Roma left, holding s…http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (b-c). www.bksh.al
25- f251 Moreno Neri “Pletone Trattato delle virtu” Bompiani Testi a Fronte, Milano 2010
26- it.wikipedia.org/wiki/Denominazioni_dei_Greci
27- f64 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008
28- f 43 Nermin Vlora Falaski “Prona gjuhesore dhe gjenetike” 1997
29- (a) http://www.forumishqiptar.com/threads/118026-Gjetjet-arkeologjike-në-Kroaci (b)www.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html)
(c) http://it.wikipedia.org/wiki/Arma_bianca (d)http://www.thekeep.org/~kunoichi/kunoichi/themestream/min.html#.UijwieNOJH0#ixzz2e3SxjfDo (e) (Monogramma di Cristo, sec. IV) www.scalarchives.it
30- f24 Petro Zhei po aty
31- f49,50 Petro Zhei po aty
32- f306 BIBLA– Dhjata e Vjeter dhe Dhjata e Re (botuar nga Shoqata shqiptare e Bibles, 1995)
33- f306 Bibla po aty
34- http://www.forumishqiptar.com/threads/123176-Veshjet-Ilire-dhe-frizuara-e-tyre-(djathts) http://fr.wikipedia.org/wiki/Shamash
35- f.277 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008
36- (a) Flickriver: Photoset ‘Etruscan Civilization’ by ЯAFIK BERLINTwo men retrieving a dead comrade.www.flickriver.com (b) Albrecht Dürer, Portrait de Sigismond de Luxembourg, empereur du Saint-Empire, vers 1510-1513.http://fr.wikipedia.org/wiki/Aigle_à_deux_têtes (c) Qostek, shk19, Tepelene. «Veshje popullore shqipetare », Instituti i Kultures Popullore, vol I, f 101
37- f46, 87 Petro Zhei po aty
38- (a) ilsalottodellestreghe.forumcommunity.net(b) The Original Black Cultures of Eastern Europe and Asia realhistoryww.com (c)http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/3/3c/Pope_Benedict_XVI_1.jpg
39- (Gerhard Herm « L’ avventura dei Fenici » Garzanti, 1974), f58 Xhuzepe Katpano, po aty
40- f65 Petro Zhei po aty
41- f320 Bibla po aty
42- f333, Bibla po aty
43- f.382 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008
44- (a) Reliquary of the True Cross at the Church of the Holy Sepulchre, Jerusalem.http://en.wikipedia.org/wiki/True_Cross. (b-c) San Miniato al Monte (Florence) – Apsidal Mosaic (d)http://fr.wikipedia.org/wiki/Représentation_artistique_de_Jésus_Christ
45- f107Ungjilli sipas Gjonit. BIBLA po aty
 

Hektor12

Locus omnem
Aleksandri ose Leka i madh ishte ILIR

Aleksandri-i-madh.jpg



Aleksandri ose Leka i madh ishte ILIR

Aleksandri i Madh, për të cilin grinden grekët dhe maqedonasit prej vitesh..Ai mund të jetë veç ILiro- shqiptar. Kjo është përforcuar me një serë faktesh dhe argumentesh.

Aleksandri i Madh, i cili ka lënë gjurmë në historinë botërore edhe 2000 vjet pas vdekjes së tij, nuk ishte as grek as maqedonas por me origjinë Ilire.
Sipas fakteve që nxirren në këtë Enciklopedi, origjina e babait të Aleksandrit , pra Filipit ishte ilire, ndërsa Olimbia nëna e Aleksandrit, gjithashtu ishte bijë e prindërve ilirë.

Më tej thuhet se Aleksandri i ngjante shumë nënës dhe dajave të tij nga fisi ilir i epiriotëve. Aleksandri mbante brirët e cjapit, një përkrenare e mbajtur më pas nga Pirroja i Epirit dhe Skënderbeu. Gjuha që fliste Aleksandri me miqtë ishte ilirishtja e vjetër e dialektit gegë , ndërsa greqishten ai e mësoi nga Aristoteli. Një tjetër fakt është se në vitin 1925 , kur Shqipëria drejtohej nga Ahmet Zogu monedhën shtetërore ai e quajti Lek për nder të Aleksandrit të Madh dhe në monedhat e para ishte fytyra e tij. Kur Shqipëria e kishte këtë monedhë, Greqia e Maqedonia nuk e kishin ende.

Diplomacia gjerë mes Aleksandrit dhe ilirët vetëm sugjeron se Aleksandri ishte vetë ILir .
Aleksandri Bashkë me fiset ILire kan pushtuar Botën e atëhershme.
Kur shikon në një hartë të përparimeve të tij , kaq të çuditshme të mjaftueshme Illirija dhe Epiri nuk është i prekur nga ushtrija e tij . Aleksandri i ka konsideruar si vëllezërit e tyre, sepse ata ishin të gjithë ILirë, pra (I njëjti GJAK). Aleksandri nuk mund të pushtonte vendin e tij . Kjo është arsyeja pse ILirija dhe Epiri, ka mbetur e paprekur në pushtimet e Aleksandrit të madh.

Nje fakt tjetër: Krye-heroi jonë shqiptar Gjergj Kastrioti e mori llagapin Skënderbe në bazë të Lekës së Madh. Skënder është versioni turk për emrin Lekë/Aleksandër. Skenderbeu në letrën e tij Alfonsit V, thotë për vetën e vet se është stërnip i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

Marin Barleti përmend 3 emra për përkatësinë e Skënderbeut: arbër, maqedon dhe epirot. Në atë kohë ende nuk kishte dalë në skenë emri shqiptar dhe Skënderbeu e quante vetën maqedon. Fakti se pasardhësit e Skënderbeut dhe të bashkëluftëtarëve të tij e quajtën vetën shqiptarë ndërsa një pjesë e bullgarëve, pas Luftës së Dytë Botërore (1945), vendosën ta quajnë vetën maqedonë, është një gjë që nuk ka ndodhur vetëm në këtë pjesë të globit..

Pretendimi i kombeve ballkanike për Aleksandrin e Madh është i ligjshëm/Grekët i japin të drejtë vetit ta quajnë Aleksandrin e Madh grek vetëm pse gjuha e diplomacisë së tij ishte greqishtja antike. Harrojnë se Demosteni mbante mitingje për rrezikun që kanosej nga pushtimi i Filipit II, babës së Lekës së Madh. Kjo është sikur italianët ta pretendojnë Skënderbeun pse gjuha e diplomacisë së tij ishte latinishtja.
 

Hektor12

Locus omnem
Dialektet e lashta Greke



Dialektet e lashta Greke

Peloponezi Pellazgo-Arkadian, ne lashtesi, sipas studiuesve kane folur dialektin AEOLIK te greqishtes, qe sipas tyre ishte djalekti me i lashte prej te cilit kane dale djalektet e tjera te kesaj gjuhe, si Joniku, Doriku dhe Atiku. Pra djalekti i lashte AEOLIK po te doni mund ta quani edhe Pellazgjik. Pellazgët, flisnin një gjuhë njërrokëshe e njëjtë me dialektin GEG.. Për të gjithë ata që nuk e dinë kuptimin e dialektit GEG njërrokësh po ju shpjegoj.. Ajo është shkalla parë e evolucjonit dialektikorë të homosapjens, domethënë para se të flitej gjuha njërrokëshe njerëzit flisnin me shenja dhe me gishta, duke thirrur njëritjetrin vetëm me tingull..

Cuditerisht dialekti AEOLIK apo gjuha pellazge per historianet IndoEvropian eshte pa gen. Sipas tyre Pallazgjistja ose AEOLISHTJA njërrokëshe, nuk ka nje popull te cilin e perfaqeson. Te kunderten qe ne djaliktin e Jonishtes jane Jonet, pas Dorishtes jane Dorët dhe pas dialektit Atik jane popujt e Atikës. Dua të kujtoj se JONET-ATHINASIT DHE DORET, për Homerin ata ishin të gjithë Pellazgë. Tre dialektet greke Aeolishtja, Jonishtja dhe Dorishtja, të gjtha këto dialekte janë me origjinë Pellazge, e pranuar edhe nga vetë studjusit e lashtë . Aeolishtja, ishte pellazgishtja GEG njërrokëshe, që nga Aeolishtja lindi Jonishtja.. Ndërsa gjuha Dore mundet të jetë ajo që, sot quhet Arvanishtja Toskë.. Një krahasim të vogël dua bëj psh. Dorët e quanin Ujin=Oi, në të njëjtën mënyr i thojnë edhe Arbëreshët e ITALIS; pra Oi = Uj.. Ata Arvanitas Arbëreshë që kanë bërë edhe këngën e famshme (MOJ E BUKURA MORE), i kan kënduar këngën Peloponezit, që dikur quhej MORE, të cilët ata jetonin në territorin të ashtëquajtur greke , që nga kohra që nuk mbahen mend..

Bota akademike dhe katedrat historike arritën të vendosin një fjalë apo më saktë një parafjalë magjike të quajtur PROTO, e cila merr arsyen shkencore, bije fjala, nga koha e Platonit deri ne periudhat me të hershme të historisë HOMOSAPIENESVE. Kjo gjetje universale të shkencave sociologjike në këto 200 vitet e fundit e shfrytëzuan fjalën magjike PROTO për të bërë së bashku vajin me uthullën, si në rastin e Maqëdonëve dhe të PROTOmaqëdonëve. Në historinë e Greqisë edhe në historinë e Romës, studiues seriozë të histografisë afirmojnë se themeli i këtyre dy perandorive të medha ishin Pellazget. Teoria indo-evropiane e anashkaloj kete popull hyjnor duke e quajtur si popullsi Proto Indo Evropiane, ose popull autokton mesdhetare ( pra jo Indo-Evropiane). Histografia i permend Dardanet si Ilir per here te pare ne shekullin e V p.K, permes Herodotit. Por Dardanet permenden edhe nga autoret antike ne shekullin XVI para krishtit si banore te pare qe populluan Arkadine, zemren e peleponezit dhe se ata Dardanet ishin gjeneza ose pjella e Pellazgeve. Prej ketu burojne te gjitha gjenealogjite mitologjike te fiseve e popujve te lashte. Si Thesprotet, Kaonet, Molloset, Maqedonet,Trojanet, Tyrrhenet, Etrusket, Romanet etj. Dardanet Arkadian te peloponezit ne shekullin XVI p.K, jane molla e sherrit per historigrafine. Prania e tyre atje vendos teorinë Indo-Evropiane jo nje pikepyetje te madhe, por nje pikeçuditese kolosale. Sipas kesaj teorie indoevropiane, (Pellazgo Arkadianët Dardanet) nuk jane Indo-Evropian, sepse Indo-Evropianet erdhen ne keto rajone ne vitet 1100 para krishtit. Ne planin filologjik ata nuk kane qene foles te gjuhes Indoevropiane. Personalisht mendoj se po te ishte shkruar historia e vertet do te ishte folur per Dardanët Greko Arkadian, Dardanët Trojan, Dardanët Frigjiane, Dardanët Ilir, Dardanët Thrakas, Dardanët Maqedon, Dardanët Romak.
 

Hektor12

Locus omnem
Encyclopaedia Britannica: Pelasgians were Albanians with fame.

"In Homer Pelasgians are neighbors Trojans .., but in the Song II (range. 233) calls the Iliad poet worshiped Zeus at Dodona in Epirus, pelasgian Zeus, which indicates that once lived there Pelasgians, and Song II (string. 681) Thessalia all or a part of it calls "Argos pellazgjike".

11. KAPSALI (education consultant) "The findings of the excavations in the Acropolis and traditions. Pickaxe, ... leader from shiny in tracing prehistoric times, threw light on the history of the Acropolis neighborhoods before revealing that even on this holy rock lived and did a people whose civilization was the same and went through the same stages the civilization of that people, who became the god of the Acropolis, the Acropolis Tyrinthit and Mykenës, who were most prominent cities of Greece Akaike ..

Today accept almost all the countries of the oldest settlements in Attica were those Pelasgians, the largest branch in the number of pre-helen tribes, which had basic knowledge parahelen barbarofon civilization .. .. native tribe of Pelasgians of Herodotus paraekzistuar today admitted that there really and not as a fantasy fiction. Skepticism supercritical, the enemy of tradition, bowed and Pelasgians athenasve tradition Kranaj .. tribe of Pelasgians Aigialeas and danaasvet as descendants of Pelasgian .. entrusted confident today as witnesses of their existence. Undefined remains only time and place of their origin. (Great Encyclopedia Greek - Pyrsos, vol. II, p. 44).

Pelasgi (Ark.). So called old Greek writers older residents of their country, ie pre-helen tribes, which are distributed not only on the Greek mainland and in the islands, but also around the coast of Asia Minor, as well as around the coast of Illyria, Italy and other countries, almost the entire coast of the Mediterranean, forming oc- curred countless prehistoric population.

The origin of this people, his first cradle, its language, and its civilization generally, have preoccupied and preoccupy scholars prehistoric archeology specialists and other nearby branches of science, but these clues given writers old on Pelasgians, have not achieved to date in line among them.

Information old writers almost Pelasgi summarized in the following: "In Homer Pelasgians are neighbors Trojans .., but in the Song II (range. 233) calls the Iliad poet worshiped Zeus at Dodona in Epirus, Zeus pelasgian, which It proves that once lived there Pelasgians, and Song II (range. 681) Thessalia all or a part of it calls "Argos pellazgjike" ...

Homer also admitted that on Crete lived Pelasgians (Odis. XIX, 177) who did not have the same language with other tribes who lived there (eteokretasit, hydonet, doriejt). Homer then Pelasgi found scattered in mainland Greece, even in Asia Minor and the Greek islands. According to Herodotus, the main source for those dealing with the ethnological problem Pelasgians .., Pelasgians were ions and Eole, whose branches were akejtë and Helena, doriejtë ..

Thus, indigenous Pelasgians, ancestors of the Greeks, there are fabulous people, but a people stories (myths) and whose gods are not distinguished from those of the Greeks, a nation that with the Greeks formed a nation through peaceful coexistence, merger, the change of name only, as tradition attests to the Argolidës pellazgjotët Danau that were called by him Danaj ". (Enc. Great Greek, 19, 873-874).

12. LEFEVRE "Hellenic origin" (Paris 1893): "In the face several attacks ... the most powerful piece of Pelasgians went to Dodona .. then .. left the country. An oracle prophesied in turn were recommended to seize the Italy .. So, before and during the very centuries helenizohej, Greek world, being including Southern Italy, Daun, ENOTRIA, has been pellasgs. There really actually. Now, from these Pelasgians came so numerous and steadily established between the Balkans and Crete, between Calabria and Kapadekisë?

13. ELEFTHERIADHI (Orientalist special legal advisor, in his "Greece pelazgjike - pre-Hellenic", Athens, 1931): "So then, according to the testimonies of the elderly cut, but they pellazgjike people who lived in countries mainly Greek, early and lived before the war Trojane and across Italy, and in Sicily, where the same language is spoken and pellasgs, long before the appearance of the Greeks, the Greek current countries as well as in Asia Minor, as well as in Italy and Sicily, and augment, and in the Iberian peninsula and North Africa, as well as meridian France and in many other countries (page 123).

And pellazgjike people who lived in the Iberian Peninsula, in France, in Italy and in the Greek provinces in how many other countries had since the beginning so numerous, needless to imagine that, as do Dionysius and others only a pelazgjik people who lived in the beginning in the Peloponnese and then constantly relocated in different places, doing so strongly uncut nomadic life, while the construction of the first cities and civilization of all the above mentioned countries were forced Pelasgians who lived with other millennia in the lands that were occupied (page 124).

In this way, therefore, Pelasgians, constituted a new world pellasgs and Greek world, formed and developed in very late, indeed represents a break and specialization, a particular phase of that world and the original great and Shiny (page 132). Thus the Greek was formed in most and almost all of Pelasgic very rich language .. "(page 133).

14. E. Çabej (Elements of Albanian literature and linguistics - Tirana, 1936): "There will be pain to satisfy those who even today have great faith in our language Pelasgic origin. Rather, it is time that, at least in school, not the student's brains are filled with vague hypotheses middle of the last century ".

15. Encyclopaedia Britannica (11th edition, 1910-1911, Vol. XXI, p. 65) "Name" Pelazg "that cite Greek writers, shows a prehistoric people, traces of which are believed to exist in the Greek provinces. .Qyteti their (the Pelasgians) called Larissa, has been rich, and they (Pelasgians) are famous Albanians ".

16. G. Sergi (origin and spread of Mediterranean trunk, Rome, 1896 - English translation 1901): "Finally, the character of the old building wall of the Acropolis of Athens (which is the work of the Pelasgians) is the same it all works constructed of them from Asia Minor and up to Spain (p. 65) ".

 

Hektor12

Locus omnem
ORËT NË MITOLOGJINË GREKE FLASIN VETËM SHQIP.

Orët e mitologjisë Greke kanë tmerrrsisht ngjashmëri me emrin e Orëve të mitologjisë shqiptare.. Origjina e tyre duhet të jetë shumë e lashtë, por edhe pse kanë kaluar shumë shekuj, akoma sot emri tyre përdoret nga Shqiptarët ..Cuditërisht me të njëjtin emër (Orë-Ore) njihenin edhe në mitologjin e Argosit Pellazgjik. Të nderuara me një tempull të veçantë në Argos, ka gjasa të jenë 100% me origjinë Pellazgjike..

Orët, nga mitologjia greke thuhet se ishin vajzat e Zeusit dhe perëndeshës Themis. Ata ruanin portat e shtëpisë së Zeusit-Zot dhe çdo mëngjes hapnin dhe mbyllnin perdet e qiellit plot me Re.. Mbretëronin bashkë me gruan e Zeusit (perëndeshën Hera), e cila i kishte rritur dhe edukuar Orët.. Gjithashtu, ishin pjesë e oborrit të perëndeshës së dashurisë, Afërdita.. Ata ishin bukuroshe të rrepta dhe gjithmonë me lule në dorë, mbretëronin në fronin e Zotit-Zeus.

Po të njëjtin emër kanë trashëguar edhe Orët e maleve Shqiptare, të cilat janë një figurë e madhe popullore. Ata përfytyroheshin si vajza shumë të bukura dhe besohej se jetonin nëpër male, pyje - fusha ose në kroje .. Orët, në mitologjin shqiptare janë të mira dhe sjedhin fat të mirë, por mundet të bëhen edhe të liga, të varura nga zemra e njeriut që kan përballë. Orët mund të kenë qenë një lloj zanash, të cilat thirreshin me emra përkëdhelës si "qofshin të bardha", "ato të lumturat" apo "ato të mirat". Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike më e përhapur tek ne shqiptarët. Pra me pak fjalë, emri i Orëve tregon pa dyshim Autoktoninë e popullit shqiptar dhe lidhjen e tyre Pellazgo-ILire, sepse akoma sot me fanatizëm besojnë tek të lumturat " apo "ato të mirat (ORË)
 

Monroe

Valoris scriptorum
Popujt që u bënë më të njohur në historinë e lashtë të Ballkanit janë Grekët, Ilirët dhe Trakët. Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishuliit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropogjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaftë të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit, në veri, e diri te gjiri i Ambrakisë (Prevezë), në jug, kurse në lindje deri te tokat përreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në Italinë e Jugut. Këto janë fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet në veprat antike që në shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnë e përmendës që në shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është shumë e lashtë. Fillimet e origjinës ilire janë që në mesin e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e bronzit të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet etnike ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare kulturore gjuhësore e antropologjike etnike. Teoria e vjetër që i bën ilirët të ardhur nga Evropa Qendrore, në shekujt XII-XI p.K., është rrëzuar nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë Botërore. Vetë fakti që varrimet me urna, karakteristike për popujt e Evropër Qendrore, nuk janë tipike për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së ardhjes së ilirëve në Ballkan nga veriu. Gjurmët e kulturave të Evropës Qendrore, që ndeshen në Iliri, janë rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e të lëvizjes së artizanëve të punimit të metaleve.

2. Fiset kryesore ilirie

Ndër fiset më të përmendura ilirie janë taulantët, adrianët, dardanët, dalmarët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.

- TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.
- ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

- DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

- ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

- ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

- DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane,, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

- DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.
- PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

- MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

- KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

- THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.
3. Vendbanimet dhe varrezat Ilire
Vendbanimet ilire të periudhës së hekurit (shek.XI-V p.K.) ndodhen në vende të ngritura kodrinore e malore, ku kishin edhe një mbrojtje të sigurt natyrore. Përreth tyre kalonin rrugët tradicionale të komunikimit. Disa prej tyre ishin vazhdim i bnimeve më të lashta, bronzit e fillimi i epokës së hekurit. Vendbanimet ilire ishin të fortifikuara dhe të hapura. Vazhduan të përdorëshin edhe vendbnime të tipit palafit. Tipi i parë i vendbanimit ishte i fortifikuar me mure prej guri ose me rrethim të drunjtë. Kishte edhe vendbanime të rrethuara me ledhe prej dheu. Qteza e Gajtanit (në afërsi të Shkodrës) është vendbanimi më tipik për trevat e Ilirisë së Jugut. Ajo është e ngritur mbi një lartësi jo të madhe. I gjithë vendbanimi është i fortifikuar me mure guri të trasha rreth 3 m. Dy faqet e murit janë të punuara me mure guri të thyer. Fortifikimet në këtë kohë nuk kanë qenë të pajisura me kulla mbrojtese. Porta e vendbanimit të Gajtanit është e punuar me gurë të mëdhenj, të latuar më mirë. Banesat kanë qenë prej druri, në trajtë kasollesh, të ngritura në faqet e malit, brenda sistemit fortifikues. Sipërfaqja e këtyre vendbanimeve është 4-5 ha. Ka edhe vendbanime me përmasa më të mëdha, deri në 15 ha. Vendbqanimet e kësaj kohe kanë pasur ekonomi fshatare, me një artizanat të zhvilluar të qeramikës e të metaleve. Mënyra karakteristike e varrimit për ilirët ishte varrimi në tuma, në kodra artificiale prej dheu. Përmasat e këtyre tumabe shkojnë në lartësinë 0,50-4 m, kurse diametri nga 15-32 m. Në mesi e çdo tume ndodhej varri qendror, varrimi i parë. Ai vihej në sipërfaqe të tokës ose i futur në taban. Herë-herë ky varr rrethohej me një unazë të madhe prej gurësh. E gjithë kjo sipërfaqe mbulohej me dhe e gurë, duke krijuar një kodër ku vazhdonin të bëheshin varrimet.
4. Kolonitë helene në Iliri
Helenët themeluan kolonitë e para të tyrë brigjet e Jonit dhe të Adriatikut Lindor, në shek. VIII p.K. në Ambraki (Artë) dhe në Korkyrë (Korfuz), ku qenë vendosur tregtarët librunë, të cilët kishin zbritur nga viset veriore të Ilirisë. Në vitin 627 p.K. helenët themeluan Dyrrahun (Durrësi), kurse në vitin 588 p.K. themeluan Apoloninë (Pojani i FIerit), mbi bazën e vendbanimëve më të vjetra ilire. Më vonë themeluan edhe koloni të tjera si Farin (Hvar), Isen (Vish) dhe Korkyrën e Zezë (korculla). Themelimi i kolonive ndikoi në rritjen dhe në zhvillimin e tregtisë së ilirëve me botën helene dhe në futjen e kulturës helene në trevat e Ilirisë. Dyrrahu, që mbante edhe emrin Epidamm, që në shek. V p.K. u kthye në një qytet-shtet (polis) të zhvilluar. Interesat e mëdha që kishte Greqia për këtë qytet bënë që për shkak të grindjeve që kishin plasur në Dyrrah, të fillonte lufta e Peloponezit, e cila fërfshiu Greqinë dhe vazhdoi për 30 vjet rresht. Ilirët lejoheshin të vendoseshin në Dyrrah, prandaj kjo koloni pati një numër të madh ilirësh. Dyrrahu shumë shpejt u shndërrua në një port të rëndësishëm dhe u njoh si porti më i madh i Adriatikut. Që në shek. V.p.K ky qytet preu monedhën e vet prej rgjendi. Cicerroni i thotë se Dyrrahu u kthye në koloni romake. Apolonia ishte qyteti më i madh ndër 30 qytetet qe në antikitet mbanin këtë emër. Edhe ky qytet-shtet, që në shek. V.p.K. preu monedhën e vet të argjendë, e cila u përhap shumë në Ballkan e jshtë tij. Apolonia nuk ishte vetëm qendër e rëndësishme ekonomike, por edhe qendër kulture. Këtu vinin edhe nga vende të tjera për të mësuar. Cicerroni e quan Apoloninë "qytet i madh e hijerëndë". Këtu, shtu si në Dyrrah, lulëzuan skulptura, mazaiku dhe muzika. Për rëndësinë e madhe që kishte, Apolonia u bë arnë luftimesh ndërmjet ilirëve, epiriotëve, maqedonasve e romakëve.
 

Monroe

Valoris scriptorum
Kush ishin Ilirët
Iliria.jpg

lirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar. Disa historianë besojnë se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve, banorët më të lashtë të siujdhesës.

Në lashtësi u krijuan marrdhënie mes fiseve ilire dhe grekëve. Në vitin 342 p.e.s. Demosteni u përpoq të bënte për vete ilirët në luftë kundër Maqedonasve. Në qindvjeçarin e II dhe III p.e.s. fisi ilir i ardianëve krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën. Pas pushtimeve romake në fillim të qv.III mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore.
 

Monroe

Valoris scriptorum
Zbulimi, ilirët ishin superiorë ndaj grekëve
timthumb.php

Të premten arkeologët dr. sc. Dinko Radiç dhe dr. Igor Borziç në varrezën afër varrezës tek rrënojat e lashta në Kopila në afërsi të Blatos në Korçulë duke zbuluar shtresë pas shtrese kanë hasur në gjetje të vlefshme, të cilat do të mund ta ndryshojnë historinë në libra mësimi.


Janë gjetur dhjetëra enë helene, e në të njëjtën hapësirë, jo më të madhe se gjysmë metri katror, është gjetur një sasi e madhe e eshtrave njerëzor, pastaj stoli bronzi nga shekulli I apo II para Krishtit.


- Përfundimi ynë preliminar është se është fjala për persona të rinj. Enët kryesisht janë të thyera, që ne e vëmë në lidhje me devastimin e nekropolit në fillim apo fund të shekullit XIX. Poenta është në atë se po gjejmë enë të pastra greke në një histori e cila s'ka të bëjë fare me grekët. Ky zbulim ka rëndësi të madhe pasi që kultura ilire ka qenë në nivel më të ulët se ajo greke, ndërsa zbulimi tregon se ilirët megjithatë i kanë përvetësuar një pjesë të madhe të trashëgimisë së civilizimit grek - thotë Dinko Radiç.


- Deri më tash është menduar se pas ardhjes së grekëve në këta ishuj ata kanë vendosur mbi ndodhitë politike e ekonomike. Por, këto artefakte udhëzojnë në një bashkësi të fuqishme lokale ilire, e cila ka qëndruar deri në vitin e tridhjetë para Krishtit dhe në të vërtetë janë ilirët ata që kanë pasur ndikim në zhvillimet politike të hapësirës përreth, që është befasi e llojit të vet dhe deri më tash as që është supozuar ndonjëherë - ka thënë i entuziazmuar arkeologu Dinko Radiaç.
- Rëndësia e zbulimeve të djeshme është e madhe - shton docenti në Degën për arkeologji në Zarë, dr. Igor Broziç, duke kontrolluar dhe prekur çdo milimetër të dheut nga Sonda 3., si forenzikët e CSI-së.


-Tash disponojmë me shumë më shumë fakte dhe dëshmi mbi kulturën materiale të popullsisë lokale. Ata kanë shfrytëzuar qeramikën më të bukur helenike, të prodhuar në Italinë jugore dhe në Vis (Issa). Kjo tregon shkallën e lartë të helenizimit të kulturës materiale. Mund të themi me siguri se në Korçulë ka jetuar një bashkësi lokale e fuqishme dhe e pasur ilire, ndërsa mbi fuqinë e saj ushtarake flet sasia e madhe e gjetur e armëve të hekurit, para së gjithash shtizave. është e qartë, krahas fuqisë ushtarake lehtë mund të ndërlidhet edhe pavarësia politike - thotë Borziç.


Punimet janë në vazhdim, në dritë të ditës po nxjerrin gjetje qenësore dhe të rëndësishme si stoli broniz, madje edhe sferë plumbi, e cila sigurisht është hedhur me llastik. Enët tash për tash janë të formave të panjohura, e me këtë nuk dihet as destinimi i tyre.


Këta shkencëtarë të palodhshëm kanë konstatuar se varrezat e ilirëve lokalë kanë qenë të ndërtuara me pllaka guri, kurse fundi i tyre është i mbuluar me zall të pastër të bukur të detit.


Vazhdimi i hulumtimeve do të jep njohuri edhe mbi mënyrën e varrimit, kultet e kulturën materiale të banorëve lokalë ilirë në kohën e cila i paraprin dominimit romak në Korçulë dhe në pjesën tjetër të Dalmacisë. /Express/
 

Monroe

Valoris scriptorum
Këta janë dhjetë Papët me origjinë iliro-arbëroro-shqiptare
frrok-kristaj-k-euml-ta-jan-euml-dhjet-euml-pap-euml-t-me-origjin-euml-iliro-arb-euml-roro-shqiptare_hd.jpg

Populli iliro-arbëro-shqiptar deri më tash i ka dhënë selisë apostolike të Romës dhjetë papë: Papë Klimensi I, Papë Piu I, Papë Eleutherus, Papë Urbani I, Papë Caios (Kai), Papë Gjoni IV Dalmati, Papa Pali IV (Karafa), Papë Sistus V - Peretti, Papë Klementi XI dhe Papë Klementi XII, thotë letrari dhe studiuesi Frrok Kristaj.
Populli iliro-arbëroro-shqiptar padyshim se është populli i parë në Evropë që pranoi me vullnet krishtërimin. Predikimet e para të lajmit të gëzueshëm (për lindjen e Jezu Krishtit) në këto troje i bëri Shën Pali, apostull, pastaj ushtarët ilirë që gjendeshin në kuadër të ushtrisë së Perandorisë Romake, nëpërmjet fisit ilir të Parthëve, Shën Bartolomeu, Shën Luka, Titi (nxënës i Shën Palit), që ishin ilirë e të tjerë. Derisa krishterimi i popullatës ilire merrte përpjesëtime të mëdha, pushteti i Perandorisë Romake këtë filozofi e luftonte me të madhe.

Shqiptarët mbrojtës të krishterimit

Në Iliri ekzistonin komunitete të krishtera. Këto komunitete përndiqeshin nga romakët paganë. Në mbojtje të krishterimit u martirizuan shumë pjesëtarë të fiseve ilire, kështu që kaluan disa shekuj derisa u bë krishterimi religjion i barabartë dhe legal me “Ediktin e Milanos” (313), përkatësisht krishterimin e legalizoi në Perandori Konstandini i Madh, dardano-iliro, i biri i Konstant Klorit dhe Helenës, i lindur në Naissus (Nish) në vitin 285.
Se ilirët nuk pranuan krishterimin me dhunë e argumentojnë përndjekjet që ua bënë romakët ilirëve të krishterë. Në fakt, kur ilirët pagëzoheshin në krishterim, Roma këtë jo vetëm që nuk e pranonte, por edhe e injoronte duke e trajtuar atë si sekt hebraese. Përndjekjet e para ndodhën në kohën e perandorit Neron (54-68), që ishte sundimtar i tmerrshëm, i cili e dogji Romën (64), ndërsa fajin ua la atyre që kishin filluar të pagëzoheshin në krishterim.

Në këtë përpjekje pësuan edhe Shën Pali e Shën Pjetri. Përndjekja e dytë e viteve 100-250 ishte kohë kur krishterimi trajtohej si religjion i veçantë armiqësor ndaj njerëzve dhe ndaj Perandorisë Romake. Ndërkaq, përndjekja e tretë u bë nga viti 250-311, kur sundoi edhe mbreti Dacius (249-251), mbret ky që tentoi ta përtërijë Perandrorinë Romake. Ai i akuzonte të krishterët dhe ata i trajtonte si destabilizues të mbretërisë dhe se feja e tyre e krishterë dallonte nga ajo e Romës. Mbreti Dacius për t’i realizuar planet e veta persekutoi shumë të krishterë, por edhe pse ky vdiq i ri, perskutimet vazhduan edhe nga pasardhësit e tij, si Galil (251-253), Valeriu (253-260) e kështu me radhë. Gjatë asaj kohe persekutime bëri edhe perandori Dioklecian, pjesëtar i fisit dalmat të ilirëve (284-305), i cili urdhëroi të rrëzohen të gjitha kishat dhe të digjen të gjitha librat e besimit të krishterë.

Në radhën e të persekutuarve, përkatësisht të martirizuarve, që kishin prejardhje daedano-ilire, nga Ulpiana ishin edhe Flori e Lauri, skulptorë gdhendës të gurit e të mendimit, të martirizuar në kohën e perandorit Hadrian (117-138). Sipas Farlatit, gjatë sundimit të Hadrianit u persekutuan së pari Prokuli e Maksimi, ndërsa më vonë edhe nxënësit e tyre Flori e Lauri. Bashkë me këta dy martirë, përmenden edhe “shumë shokë tjerë”.
Sipas disa dorëshkrimeve këta (shokë) do të ishin të varfërit e shumtë për të cilët Flori e Lauri i shpenzuan krejt fitimet e tyre duke e ndihmuar popullatën në frymën e Ungjillit. Po ashtu, Flori e Lauri u ndihmuan shokëve edhe në rrëzimin dhe thyerjen e idhujve të deriatëhershëm. Për këtë administratori romak i Dardanisë kishte urdhëruar që të vriten (Flori e Lauri), përkatësisht të digjen (Mijoviq P. “Flor i Lavr - naimari kamenoresci iz Ulpiane”, në GMKM VII-VIII (1962-1963), 330-353; Dragutinac M. “Flor i Lauro”, “Leksikoni i ikonografisë, liturgjisë dhe i simboleve të krishterimit perëndimor”, Zagreb, 1979, f. 230).

Papët me origjinë ilire

Duke mësuar emrat e papëve me origjinë ilire shihet se ilirët pa dyshim se kanë kontribuar ndër popujt e parë të Evropës drejtë besimit të krishterë.

Andaj shkurtimisht po i përshkruajmë në mënyrë kronologjike se sa papë me origjinë iliro-arbëroro-shqiptare janë ulur në vendin e Shën Pjetrit. Ne i kemi dhënë Selisë Apostolike të Romës dhjetë papë. Gjithësesi ka vend për studime të tjera, pasi shumica dërmuese e ipeshkëve të Romës janë nga Italia, ku ka patur pothuajse gjithmonë një prani bukur të madhe iliro-arbëroro-shqiptare.
Për trashëgiminë e lashtë shpirtërore e kulturore ilirët, e më vonë edhe arbërit, përkatësisht shqiptarët, dhanë edhe martirët e tyre të tjerë të fesë e të atdheut. Martirë të tillë këto troje etnike kanë dhënë shumë, si Shën Eleutheriusin, papë, pastaj Shën Jeronimin (Xhera), Shën Astin, Agrikolen, Luanin, Niketë Dardanin, Prenën, Anthin, Therinin, Kuirinin, Irineun, Dankatin, Martinin, Venancin, Lulin, Miroshin, Fran Durrësakun, Gjergj Albanin, Dhimitër Tericianin, Mikel Albanin, Pjetrin e Vlorës, Angjelilen e Shqipërisë, Gjon Rrobaqepësin, Pjetër Bardhin, Gjergj Jubanin, Gjergj Sumën, Dhimitër Vlorën, Emilianin, Adronikun, Apolinin, Izacin, Kodratin, Martin Albanin e shumë e shumë të tjerë, të cilët mjerisht historia jonë kombëtare aspak nuk i njeh, përkatësisht deri të humanistja më e madhe e paqetorja botërore, nobelistja e parë shqiptare - Nëna Tereze, që ishte bijë, motër e nënë e shqiptarëve dhe nënë e mbarë njerëzimit të botës.

Do përmendur se në të hyrë në Konkatedralen e Zojes Ndihmtare në Prizren, në anën e djathtë, nën elterin e shën Ndout, është truporja e shën Nikës (Viktorinit), dëshmor, dhe pranë kësaj trupore të shtrirë gjendet një valixhe e vogël metali, në të cilën ruhen edhe sot eshtrat e këtij shenjti me një shkrim në gjuhën latine: “Corpus, s. Viktorini, martyrus, të Ciriakut”.

Sipas disa të dhënave “Veritas” nr. 5/1982, faqe 15, shën Nika (Viktorini) u lind në Mauritani. Me detyrë ishte ushtarak dhe ka shërbye në Milano (Itali) kur ishte perandor Maksimiliani. Ai ka shërbyer edhe në trojet dardane (shqiptare). E dha jetën si martir për Krishtin në vitin 303, kur refuzoi t’i adhuroj idhujt e rrejshëm dhe kur u deklarua publikisht si i krishterë. Shën Nika ishte dhe mbeti pajtori kryesor i Milanos, pra shenjtë i qytetit të Milanos. Festohet më 8 maj në të gjitha kishat katolike të botës (Imzot Nikë
Prela “Shenjtërit - pajtorët tanë”, Drita, Prizren, 1994, faqe 90, përkatësisht Frrok Kristaj “Eshtrat e cilit shenjtë edhe sot ruhen në Konkatedralen e Prizrenit”, “Bujku”, Prishtinë, 24 korrik 1997, faqe 13).

Papët me origjinë iliro-shqiptare

Përveç shenjtërve nëpër shkrime të ndryshme lexojmë, por edhe ndeshim fakte se paraardhësit tanë i kanë dhënë krishtërimit “vetëm një papë, dhe ai mendohet se ishte Gjon Françesku - Papë Albani - Klimenti XI”, gjë që nuk është e vërtetë. Ilirët, përkatësisht arbërorët, i kanë dhënë Selisë Apostolike të Romës dhjetë papë. Megjithatë, ka vend për studime të tjera, pasi shumica dërmuese e ipeshkëve të Romës janë nga Italia, ku ka pasë pothuajse gjithmonë prani iliro-arbërore e shqiptare.

Papë Klimensi I ishte papë i Romës nga viti 90-92 (aty-këtu thuhet se ishte papë nga viti 99-101). Ishte ilir me prejardhje nga Korinthi, që gjendet në afërsi të Mikenës. I përkiste gjuhës dhe kulturës pellazge, e cila në ujëdhesat dhe brigjet e Egjeut flitej sipas Herodotit deri në shekullin V para kohës së re (A. Wolf “Historia e letërsisë greke”, 1925, faqe 7).

Papë Piu I ishte papa i dhjetë me radhë dhe shërbeu papë gjatë viteve 140-155. Ishte i lindur në Aquilea të Istries ilire (tash tokë kroate). I ishte kushtuar tërësisht luftës kundër gnosticizmit. Ai ekskomunikoi Marcionin, njërin prej përfaqësuesve të tij, gjatë një sinodi të mbajtur në vitin 144, duke provuar kështu që Roma ishte bërë qendra më e rëndësishme e krishtere e botës perëndimore. Për nder të motrës së tij, Prudentienes, ndërtoi një kishë në Romë, që e pagëzoi me emrin e saj. Ndoshta ajo ishte një e krishtere e martirizuar në kohën e perandorit Mark Aureli. Papë Piu I është i shenjtëruar (Frrok Kristaj “Ura e kujtesës”, Prishtinë, SHKK “Anton Pashku”, 2008, faqe 68).
Papë Eleutherus ishte i biri i Abondit të Nikopolit, u lind në Nikopolis (Preveza e sotme në jug të Çamerisë) të Epirit. Ishte pasues i Anicetusit, që e mori sekretar të vetin. U bë papë me vdekjen e Shën Soterit dhe shërbeu papë 14 viteve 175-189. U interesua për përhapjen e krishtërimit. Dërgoi priftërinjtë Fugaziusin dhe Damianin për të përhapur ungjillin në Britani, me kërkesën e mbretit Lucius. Është martir, ndaj është shejtëruar nga kisha. Festa që i kushtohet atij kremtohet më 26 maj. Është mbrojtës i udhëtarëve të anijeve. Do përmendur se më 20 shkurt, kalendari kishtar e përkujton Shën Eleuterin, ipeshkëv i Tournai-t në Belgjikë, i cili jetoi ndërmjet viteve 456 e 531, në epokën e pushtimit të Galisë nga mbreti i frankëve, Klodoveu, asokohe pagan.

Rënditet papa i katërmbëdhjetë me radhë. Në veçanti i kontribuoi përhapjes së krishterimit jo vetëm ndër ilir, por edhe në mbarë kontinentin e vjetër të Evropës. Kjo do të thotë se në shekullin II në Iliri ka qenë një administratë kishtare e organizuar mirë. Elementet e para të kishës, të cilët i kanë vënë themelet doktrinës së krishterimit, në shtatë Koncilët e para ekumenike, kanë ardhur nga njerëzit e tokave ilire. Nga kjo del se dikur Iliriku është quajtur edhe “Gadishulli i shenjtorëve”. Papë Eleutherus (117-192) u martirizua nga idhujtarët e Romës, në vitin 192 (Bibl. Enciclopedia italiana fondata da Giovanni Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p. 249; vol. XIII, p. 779. Zhan Klod Faveirial "Historia e Shqipërisë", Plejada, 2004, f. 80).
Shenjtit ipeshkëv i takoi detyra të hidhte farën e Zotit në zemrën e një populli barbar e idhujtar, frankëve, të cilët, duke ndjekur shembullin e mbretit të tyre, i vetmi autoritet që njihnin, u kthyen masivisht në fenë e krishterë. Eleuteri vijoi kështu veprimtarinë me zell të shumëfishuar si punëtor i Ungjillit, edhe pas kësaj korrjeje të begatë.

Shën Eleuteri, dishepull i Shën Medardit, luftoi kundër heretikëve dhe paganëve. Vdiq në Tournai e u varros në katedralen vendase, që u në menjëherë cak shtegtimesh së përshpirtshme.

Edhe sot e kësaj dite, më 18 prill, kalendari i Kishës katolike përkujton Shën Eleuterin, ipeshkëv i Ilirikut dhe Ancien, nënën e tij, shenjtorë martirë.

Aktet apo shkrimet që flasin për martirizimin e Eleuterit, si ato greke (BHG, I, fq. 173-749 , ashtu edhe ato latine (BHL, i, fq. 368, NN. 2450-52), kanë më tepër karakter legjendash. Sipas shkrimeve më të vona se shekulli V, Eleuteri, biri i Ancies, vejushë e konsullit Eugjenio, u shugurua diakon ose meshtar e më pas edhe ipeshkëv nga një farë Aniçeti. I dërguar si ipeshkëv në Ilirik, qe kapur nga Feliçi i cili e çoi në Romë ku u gjykua nga Perandori Adrian. Gjykimi nisi me premtime e përfundoi me dënimin me vdekje të Eleuterit e të nënës së tij. U martirizuan më 15 dhjetor.

Përkthimi latin i tekstit grek, i realizuar aty nga shekulli VIII, na tregon se Aniçeti, pasi e shuguroi Eleuterin, e çoi të kryente shërbimin ipeshkvnor në Apuliam Aecanam civitatem, prej nga u kthye, së bashku me t’ëmën, në Romë, ku edhe u mbyt më 18 prill. Gjithsesi ai hyri në martiriologun Romak me atributin “Episcopi Illyrici” - “Ipeshkëv i Ilirikut”.

Ndërkaq nuk dimë asgjë për jetën e Eleuterit, kulti i
të cilit është shumë i lashtë. Përkujtimi i Shën Eleuterit (disa herë në formën latine Liberalis), në sinasarët vendoset më 15 dhjetor ose 20 korrik; në martriologun Jeronimian, më 18 prill e më pas më 5 shtator e më 24 nëntor. Në Kalendarin Marmoreo të Napolit, më 18 prill; në librat moxarabikë në të njëjtën datë. Edhe librat liturgjikë janë dëshmitarë të kultit të tij.

Një numër i madh kishash u ngritën në Itali për nder të Shenjtit: në Romë në rrugën Labikane; më pas në Nepi, në Vasto e në Parenco d’Istria, ku kremtohej me solemnitet më 18 prill. E kështu me radhë në të gjithë Italinë. Shën Eleuterit i është kushtuar edhe Kuvendi i famshëm i Maiellës në udhën Traiane. Si përfundim mund të themi se nuk duhet përjashtuar identifikimi i tij me martirin romak Liberalis, varrosur në varrezën ad clivum Cucumeris. Tek ky varr në shekullin VII mblidheshin shumë shtegtarë për të nderuar martirin, që me sa duket s’është tjetër, veçse Ipeshkvi i Ilirikut, që derdhi gjakun për Krishtin, ku emri i tij mori trajtën latine Liberalis

Papë Urbani I ishte martir i kishës nga Iliria. Fronin papnor e mbajti gjatë viteve 222-230. Festa e tij është më 25 maj. Rënditet papa i tetëmbëdhjetë me radhë (Bibl. Enciclopedia italiana fondata da Giovanni Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p. 249; vol. XXXIV, p. 771. Fan Stilian Noli "0 Zot, shpëtoje Shqipërinë" në Saint George Cathedral, Boston (USA), 1971).

Papë Caios (Kai) ishte martir i kishës nga Sallona e Dalmacisë. Sipas legjendës ishte i afërt i perandorit Dioklecian. Ishte papa i njëzet e nënti me radhë. Në masë të madhe i pat zbutur persekutimet ndaj të krishterëve. Sipas Prokopit “Në këtë kohë, disa të krishterë punonin në oborrin
perandorak dhe nuk ishte e vështirë të mirrej leje për të ndërtuar kisha”. Vdiç më 22 prill 296. U varros në kishën e Shën Kaliksit. Shtëpia ku jetoi ai u kthye në kishë. Më 1631, eshtrat e tij u vendosën poshtë një lteri të madh. Kur më 1880 u hodhën aty themelet e Ministrisë së Luftës së Italisë, eshtrat e tij u vendosën në një kapelë në Barberini. Papë Caiusi kreu detyrën e papës gjatë viteve 283-296 dhe ai më pastaj u shenjtërua. Festa e tij është më 22 prill (Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma, l949, vol. XXVI, p. 249. Zhan Klod Faveirial, Historia e Shqipërisë Plejada, 2004, f. 90).

Papa Saint Caius (283-296) njihet si Papa i parë që vendosi rregullat strikte të sjelljes dhe hierarkitë mes peshkopëve të Vatikanit. Gjithashtu gjatë periudhës së papatit të Caius në fronin perandorak të Romës ka hipur nje nga figurat më të njohura të antikitetit, Diokleciani.

Papë Gjoni IV Dalmati ishte dalmat nga Iliria. Ishte prift në Romë, kur më 24 dhjetor 640 u bë papë (i shtatëdhjetë e katërti me radhë). Dënoi me ashpërsi monothelitizmin në një Koncil që mbajti në Romë. Bëri shumë për bashkatdhetarët e tij, skllevër të sllavëve dhe avarëve, që kishin pushtuar vendin, duke ua blerë lirinë me para. Ndërtoi një kishë me emrin e shejtorit ilir Venantius (kështu quhej edhe i ati i tij). Në këtë kishë edhe sot gjendet portreti i tij. Vdiç më 12 tetor 642, duke patur kështu një pontifikat të shkurtër (640-642). U varros në Katedralen e Shën Pjetrit në Romë (Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p. 250; vol. XVII, p. 252).

Papa Gjoni IV gjatë papatit të tij nuk e harroi kurrë origjinën e tij shqipëtare dhe sipas historianëve ky Papë ka dërguar dhe ndihma konsistente popullit të Dalmacisë që ndodhej nën zgjedhën e serbëve dhe hordhive barbare.
Papa Pali IV (Karafa) ishte papë gjatë viteve 1555-1559. Rënditet i dyqind e njëzet e pesti papë me radhë. Gjatë kohës së tij, më 1555 u botua në gjuhën shqipe "Meshari" i klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Edhe sot është një fshat arbëresh në Kalabri (në Katanzaro) që e mban emrin Karafa (Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p. 250; 236; vol. II, p. 92; vol. VIII, p. 930; 927. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë 1985, f. 136).

Papë Sistus V - Peretti (1585-1590) ishte me origjinë nga Margegajt (vend i lashtë dardan e mesjetar) e Tropojes (Enciklopedia e Tropojes. U lind më 13 dhjetor 1520 në Grottammare (Provincë e Ascoli Piceno) në brigjet e Adriatikut në Itali. Zëvendësoi Papë Gregorin XIII (13 maj 1572 deri më 10 prill 1585, ku u pasua nga Papë Urbani VII (15-23 shtator 1590. Ishte fëmijë i një refugjati arbëror nga Margegajt e sotmë të Tropojes (Malësisë së Mirë), vend ky ku nëntoka e saj fsheh një kishë nga më madhështorët e truallit arbëroro-shqiptar. Pra, prejardhja e tij nga Margegajt, prej nga emigroi në shekullin XV bashkë me Dinastinë princore të Spanëve (me seli në Selimaj të Geghysenit të sotmë), që ishin në lidhje gjaku me Derën princore të Zaharinjt (vendbashkimit të Valbonës me Drinin.

Italianët dhe malazezët duan ta kthejnë si të tyrin, por faktet të çojnë te burimi i prejardhjes së tij arbërore, e në veçanti malazezët pretendojnë se ishte fëmijë i refugjatëve, të cilët ikën nga një vend në Schiavonia i quajtur Krushevo, që identifikohej me Krushevicën në Bokën e Kotorrit, gjë që nuk përkon aspak me faktet historike. Ky ishte nga personalitetet shumë të rëndësishëm të krishtërimit.
Përndryshe ky papë (i dyqind e njëzet e nënti me radhë) ndërtoi kolonadën madhështore të Shën Pjetrit në Vatikan (Bibl. Enciclopedia italiana, fondata da G. Treccani, Roma 1949, voI. XXVI, p. 251 ; vol. XXXI, p. 923-924. Edith Durham "Brenga e Ballkanit", Tiranë, 1991, f. 508).
Malazezët pretendojnë se ishte fëmijë i refugjatëve, të cilët ikën nga një vend në Schiavonia i quajtur Krushevo, që identifikohej me Krushevicën në Bokën e Kotorrit.

Papë Klementi XI apo Gjon Françesk Albani ishte me origjinë nga Arbëria. Është papë që njihet më së miri në opinionin e gjërë arbëroro-shqiptar. Gjithë karrierën e bëri në kurinë romane gjatë viteve 1700-1721. U bë papë (i dyqind e dyzet e pesti me radhë), vetëm 46 ditë pasi u shugurua meshtar. Pati fillim të shkëlqyer të pontifikimit. Bëri shumë për atdheun e tij të origjinës dhe vendlindjen e tij.

Përndryshe, gjatë dhe pas luftës së gjatë të Gjergj Gjon Kastriotit - Skënderbeu kundër Perandorisë Turke, nga viset etnike iliro-arbërore-shqiptare kishin migruar shumë familje arbërore në Itali. Ndër ata refugjatë shqiptarë ishin edhe vëllezërit Gjergj e Filip Mikel Laçi nga Kelmendi e Rugova, të cilët qysh në vitin 1471 ishin ngulitur në qytetitin Rubino të krahinës së Markesë në Itali. Këta vëllezër, sikurse edhe shumë familje të tjera arbërore, edhe në Urbino e kultivonin vetëdijen e origjinës së tyre bujare dhe famën që e kishin fituar si luftëtarë të Skënderbeut, pastaj si njerëz të formuar arbëror dhe fetar. Vëllezërit e përmendur në Rubino e kishin ndërruar mbiemrin nga Laçi (Laci), përkatësisht de’Lai në Albanesi e më vonë në Albani.
Tani familjet Albani në Urbino, përafërsisht nga prosperiteti në mjeshtërinë ushtarake, në shkencë, art e në hierarkinë kishtare, si gjithmonë e edhe më tutje do të ndihen arbëreshë. Në vitin 1494 në Urbino familjet Albani ngrisin monumentin kulturor të quajtur Palazzo dei Principi Albani (Pallati i princëve arbëreshë).

Në anën tjetër, duke qenë të ngulitura famijlet Albani në një qytet universitar, siç ishte Urbino, ata dhe brezat e tyre të mëvonshëm u shkolluan dhe kështu arritën statusin e familjeve intelektuale të afirmuara në Urbino, përkatësisht në krahinën e Makresit në Romë, e më gjerë në Itali.

Nga familja Albani më vonët trashëgimtar ishte Karlos Albani. Ndërkaq, më 23 korrik të vitit 1649 në Urbino lindi Gjon Françesku - Albani, i biri i Karlos e Elenës (mbiemri i vajzërisë Moska), prindërit e Gjon Françeskut ishin familje e afirmuar ndër bujarët e Rubinos. Ata kishin lidhje të ngushta, por edhe ishin afirmuar edhe në Romë.

Gjon Françesku, pas kryerjes së shkollimit fillor (1660), shkon në Romë për të vazhduar shkollimin në “shkollat publike” të Kolegjit të Romës, ku dallohet për zgjuarsi dhe aftësi. Pas diplomimit në drejtësi (1668), vazhdoi të studionte filozofinë dhe teologjinë. Në vitin 1670 praktikisht ai e fillon karrierën kishtare, duke e pranuar emërimin për kanonik. Atëbotë ai më vonë hyri edhe zytarisht në prelaturën romake, përkatësisht u emërua konsultator në Kongregatën Konsistorale të papatit (1677). Shtatë vjet më vonë (1683) Gjon Françesku do të zgjidhet vikar për judiakturë të qendrës së shën Pjetrit, kurse më 13 shkurt të vitit 1690 zgjidhet kardinal.
Në anën tjetër, pas kalimit në amshim të Papë Inoçentit XII, më 27 shtator 1700, konlave e kardinalëve mblidhet (më 9 tetor 1700) për të filluar procedurën e zgjedhjes së papës së ri. Do përmendur se Gjon Françesku deri atëherë nuk ishte prift. Kështu, ai u shugurua prift, (në shtator të vitit 1700) para se të hynte në konklavë, kurse meshën e parë e çoi më 6 tetor 1700 për ta plotësuar edhe atë kusht për t’u zgjedhur papë. Ndërkaq, më 20 nëntor të atij viti Gjon Françesku fitoi shumicën e votave - 40 sosh (konklava e kardinalëve përbëheh nga 66 kardinalë, prej të cilëve në 58 sish merrnin pjesë në mbledhje). Lajmi për zgjedhjen e Gjon Françeskut për papë u publikua më 23 nëntor, kurse Gjon Françesku, përkatësisht kardinali Albani i deriatëhershëm u kurorëzua papë - Papë Klimenti XI në Literan të Romës më 18 dhjetor 1700 pra para 303 vjetëve.

Me rastin e zgjedhjes së Gjon Françeskut për papë (Klimenti XI) në veçanti kishte ndikuar origjina e tij nga vjë vend që e kishin okupuar dhe shkatërruar turqit, sidomos në dhjetë vjetët e fundit, kur edhe i kërcënoshin edhe gjithë Evropës. Bile, dhjetë vjetë më parë (1690) në Kosovë ishte organizuar koalicioni antiturk që e kishte humbur luftën me turqit, kur kishte filluar islamizimi i popullsisë, që deri atëherë te shqiptarët nuk kishte depërtuar më se 10 për qind, por që atëherë kishte vdekur edhe Pjetër Bogdani (6 dhjetor 1689) nga pasojat e luftës kundër turqve. Mu për këtë Papë Klimenti XI ishte më i përshtatshmi dhe joshësi më i madh i rrethanave për ruajtjen e civilizimit evropian nga shkatërruesi i egër aziatik.

Do përmendur se Gjon Françesku kur ishte emëruar kardinal ishte quajtur kardinal Albani, kurse me rastin e emërimit për papë e kishte ndërruar në Papë Klimenti XI, që shfaqet në varianitn e fsit të vet Kelmendi dhe të shën Klementit martir. Mu për këtë deh në Urbino ndërrohej shën Klimenti e që edhe sot në Rubino rruga kryesore e mban emrin e këtij pape - Papë Klimenti XI. Papë Klimenti XI - Albani kaloi në amshim më 19 mars 1721 pikërisht në festën e shën Jozefit (Zefit), që ishte pajtor i të vdekurve dhe mbrojtës i Kishës Katolike.

Papa avancon çështjen kombëtare shqiptare

Papë Klimenti XI, që e kishte krenarinë e madhe për origjinën e vet nga populli Alban(shqiptar), përkatësisht nga fisi Kelmend, këtë do ta arsyetojë edhe me vepra, si në planin kombëtar shqiptar ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ai në radhë të parë bën përpjekje të mëdha për ta konsoliduar kjerin katolik shqiptar, sidomos me konvokimin e Kuvendit të Arbënit, pastaj me dërgimin e misionarëve në Arbëri (trojet etinike shqiptare), me hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe me botimin e librave në gjuhën e të parëve të tij - në gjuhën shqipe.
Origjinën shqiptare të Patë Klimenti XI të gjithë e dinin, sikurse që i dinin edhe përcaktimet e tij politike ndaj botës shqiptare, ku më së tepërimi ishte rrezikuar krishtërimi, e këto drejpërdrejt kishin ndikuar në ngadalësimin e zhvillimit të qytetërimit evriopian. Për gjendjen në trojet etnike shqiptare ata e joftonin ipeshkëvijtë, sidomos Pjetër Karagiqi, ipeshk në Shkup, Anton Bulbi, ipeshkv në Shkodër, Mihill Suma, Gjon Nikollë Kazazi, ipeshkv i Shkupit e i strehuar në Zym të Hasit të Thatë, pastaj Vinçenc Zmajeviqi e shumë e shumë të tjerë.

Angazhimin e Papë Klimentit XI për çështjen shqiptare e dëshmon edhe biografi i këtij pape, i cili, në mes tjerash thotë se “Gjon Françesk Albani, përkatësisht papë Klimenti XI, që kishte origjinë shqiptare, në veçanti u përkujdes për fatin e kishës në vendin e paraardhësve të tij. Me angazhimin e tij u tubua kuvendi i ipeshkëvijve katolikë në Ballkan. Nga ajo kohë filloi rekrutimi i të rinjve - djelmoshave shqiptarë që u shkolluan për priftërinj në Kolegjin e Asisit. Kjo ishte një fitore për shqiptarët dhe kuluturën shqiptare, pasi që klerikët katolikë ishin të parët që filluan të shkruanin gjuhën amtare dhe të krijonin monumentet e para të letërsisë shqiptare”. Ndërkaq, Gaetano Moron shkruan se “në vitin 1708 Papë Klimenti XI, origjina e të cilit ishte nga Arbëria, themeloi një fondacion prej katër mijë skudash për shkollimin e studentëve shqiptarë në KOlegjin Urban të Propagandës në Itali”. Nga kjo del se Papë Klimenti XI, apo siç njihet edhe si Papë Albani XI, rëndësi të veçantë i kishte kushtuar kultivimit dhe ruajtjes së vlerave të dëmtuara dhe atyre ekzistuese etnike shqiptare dhe religjioze.

Papë Klimenti XI konvokon Kuvendin
e Arbënit

Gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Otomane (turke) në viset etinke shqiptare në Ballkan jaën mbajtur disa kuvende. Bie fjala, më 1462 është mbajtur Kuvendi i Matit, në materialet e të cilit është ruajtur “Formula e pagëzimit”. Do përmendur se Kuvendin e Matit e kishte konvokuar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, kurse punimet e tij kishte udhëhequr Pal Engjëlli, arqipeshkv i Durrësit. Pastaj njihet Kuvendi i Dukagjinit (1601 - 1602), Kuvendi i Prokupit (1616), këto tri të fundit ishin organizuar nga shqiptarët, por në nivel ballkanik, pastaj Kuvendi i Arbënit etj.

Të gjitha këto tubime në përmbajtjen e tyre në radhë të parë të kultivonin frymën dhe traditën kastriotike, frymë këtë që në një formë origjinale e kultivonin edhe arbëreshët e Italisë, nga të cilët do të dalë edhe Papë Klimenti XI - Albani, i cili e kishte konvokuar Kuvendit e Arbënit, e që ishte mbajtur në Kishën e shën Gjonit në Mërkinjë afët Lezhës, më 14 e 15 janar të vitit 1703. Me punimet e Kuvendit kishte udhëhequr imzot Vinçenc Visk Zmajeviku, arqipeshkv i Tivarit, i caktuar nga vet ëpapa në kët detyrë. Në këtë kuvend kaën marrë pjesë Pjetër Zymi arqipeshkev i Durrësit, Pjetër Karagiqi, arqipeshkv i Shkupit, Gjergji, arqipeshkv i Zadrimës, Nikollë Vlladani, ipeshkëv i Lezhes, Ndue Babi, arqipeshkv i Shkodrës, Marin Gjini, ipeshkv i Pultit, pastaj tre misionarë, përfaqësues të rendeve (rregulltarëve) kishtarë, 43 kishtarë të tjerë dhe mbi 200 besimtarë. Në veçanti ky kuvend kishte ndikuar në ngritjen e vetëdijës së qëndresës dhe të krenarisë.
Në anën tjetër, të gjitha vendimet e Kuvendit kishin të bëjnë me qëndrimin e prerë që në forma të organizuara dhe të përbashkëta të përballohet presioni turko - islamik dhe influenca tradicionalisht e fuqishme sllavo - ortodokse, të cilat ngushtonin hapësirën religjioze dhe kulturore shqiptare, përkatësisht diferencimi i plotë nga turqit (islamët) dhe sllavët (ortodoksët), e kjo shpiente drejt forcimit të shqiptarizimit për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave fetare e kombëtare-etnike.

Papë Klimenti XI - Albani i kishte ndihmuar shkollat e Kurbinit e të Lezhës, pastaj sipar urdhrit të tij (Papë Klimenti XI), në Romë ishin hapur dy katedra të gjuhës shqip, njëra në Kuvendin e shën Bartolomeut (në Isola Tibertina) dhe tjetra në Kuvendin e shën Pjetrit të Montorios, këtë të fundit e udhëhiqte Françesko Mario de Leçe, autori i gramatikës së parë shqipe (të botuar në vitin 1716). Njëherësh, ai (papa) njihet edhe si reformator i Universitetit të Romës, sikurse edhe themelues i shtypshkronjës dhe institucioneve të tjera arsimore e kulturore në Romë e gjetkë.

Nga kjo del se puna e shkollimit të arbëreshëve, sikurse edhe e shqiptarëve, hapja e institucioneve shkollore, hartimi i librave shkollorë, sidomos ato për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe angazhimi për atdheun e paraardhësve, ishin aktivitete programore dhe patriotike të Papë Klimenti XI - Albanit. Ai, në fakt, ishte faktor shumë i rëndësishëm për përhapjen e emrit të popullit të tij shqiptar, të historisë dhe të gjuhës së tij (Bibl. Enciclopedia italiana, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol. XXVI, p. 251; vol. X, p. 572; vol. II, p. 95; vol.XXXI, p.923-924, Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 1985, f. 585).
Papë Klementi XII apo Lorenzo Corsini ishte me origjinë shqiptare nga nëna. Në damarët e tij rridhte gjaku i Kastriotëve. Korsinët ishin ndër familjet më fisnike të Italisë. Loreci hyri në kurinë romane, bëri karrierë si ambasador i papës, sekretar i thesarit, e tjerë. Emri i tij përmendet si kandidat për fronin papnor në shumë asamble kardinalësh. Më në fund u zgjodh papë (dhe këtë detyrë e kreu gjatë viteve 1730-1740), kur ishte 71 vjeç. Është i pari papë, që vendoset në Quirinale. Roli tij në zhvillimin e arsimit në Shqipëri është i krahasueshëm me të Klementit XI. Ai u angazhua shumë në veprimtaritë misionare nëpër botë. Vdiq në vitin 1840. /Telegrafi/
 
Top