Igli Tare: Linçim politik familjes sime
Gazeta Shqiptare
Igli Tare është ndosh ta futbollisti më i rezervuar i ekipit kombëtar. I ndodhur prej më shumë se dhjetë vjetësh larg nga Shqipëria, ai ka qëndruar rregullisht larg ambjentit të thashethemeve të Kombëtares së futbollit dhe andrallave të saj të herëpashershme. Megjithatë Tare ka vendosur të ngrejë lart zërin nga Italia ku jeton prej disa vjetësh dhe ku luan aktualisht për skuadrën e Lazios. Shkaku është familja që ka lënë pas në Shqipëri, ku në harkun e disa muajve, i kanë larguar nga puna të dy vëllezërit, Auronin dhe Agronin, ndërsa është njoftuar për largimin nga detyra si shef i klubit Partizani edhe i ati Isa Tare.
I pari, ish-drejtor i Parkut Kombëtar të Butrintit, ishte ndër zyrtarët e parë të administratës që u largua në tetor të vitit të shkuar, pa një motivacion të qartë dhe pas një pune mjaft të lavdërueshme shtatëvjecare e konfirmuar kjo edhe nga disa Institucione Ndërkombetare. I dyti, prej gjashtë vjetësh diplomat dhe Drejtor i Zyrës së Minoriteteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, është larguar pa asnjë motivacion nga detyra vetëm 48 orë më parë.
“Ndaj familjes time po ndërmerret një fushatë ‘lincimi’ politik”, shprehet Igli për Gazeta Shqiptare. “Më vjen keq me atë që i ka ndodhur vëllezërve dhe babait tim në këto muaj, por duhet të them se e prisja këtë”. Për kapitenin e Kombëtares se zanafilla e gjithë kësaj furtune mbi familjen e tij në Tiranë është pjesëmarrja e tij në kongresin elektoral të Partisë Socialiste para zgjedhjeve të 3 korrikut. Tare thotë se e konsideron largimin e familjarëve të tij nga puna, si një rast të pastër hakmarrjeje me sfond politik, pasi sipas tij, rezultatet dhe përgatitja që ata kanë dëshmuar në profesionet e tyre, nuk lenë shteg për “raprezalje” të tilla. “Babai im është njëri ndër figurat e spikatura të sportit shqiptar”, thotë Igli, ai mban gradën e “Mjeshtrit të Merituar të Sportit”. “Vëllai im i madh Auroni, e ka marrë përsipër detyrën e drejtorit të Parkut të Butrintit në një kohë kur në Sarandë kishte vetëm banda dhe armë, duke punuar për vite rresht që ai park të përjetonte një zgjim të vërtetë”.
Duke folur për vëllain e tij të vogël, Agronin, të saposhkarkuar nga detyra e shefit të Zyrës së Minoriteteve, Igli Tare shprehet se “shkollimi i Agronit në njërin ndër universitetet më të vjetra të botës, në Bolonja, dhe puna që bën prej 6 vjetësh në diplomaci, nuk besoj se linte hapësira që ai hidhej në rrugë. Për këtë gjest, unë kam vecse një mundësi: pra të mendoj se gjithcka është kryer me sfond të pastër politik”.
Igli Tare shprehet shumë i zhgënjyer me atë që po ndodh me familjen e tij. “Mesazhi im në episodin e përfolur shumë kohët e fundit të Kongresit të PS, ka qenë që ne shqiptarët të ecim përpara, që gjërat të marrin për mirë dhe të mos shkojnë mbrapa. Me keqardhje konstatoj se po ndodh e kundërta dhe kjo është shumë e keqe për njerëzit e këtij vendi”. Ai thotë se ndjen keqardhje, porse nuk është i shqetësuar për familjen e tij në Tiranë. “Kemi ditur të jemi fitues e jo humbës në jetën tonë, kështu do të ndodhë edhe kësaj rradhe”, thotë Igli Tare. “Kjo nuk është një dramë personale, por një dramë më e gjerë se kaq, një fatkeqësi kombëtare”, përfundon ai.
17 Mars 2006