Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune!

Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune!

Nje nga gjerat qe i them njerzve te mi te me sjellin nga Shqiperia eshte revista KLAN sepse temat qe trajton Blendi Fevziu ne “OPINION” jane mjaft interesante. Edhe kesaj rradhe tema nuk me zhgenjeu: e kohes dhe realiste. Mendova t’jua tregoja dhe juve dhe te shihja ç’ mendimi keni ju per kete teme.

Blendi e fillonte (po e shkurtoj sepse eshte shume e gjate) duke treguar se kur kishte qene rreth te njezetave (periudha e dekadences se komunizmit dhe e fillimit te “demokracise”) kishte takuar nje shok tek parku rinia i cili i propozoi dicka interessante: te hynte ne “affari” me nje italian i cili i propozonte 70.000 $ nese Blendi dhe shoku i tij do ti gjenin “zhiven e kuqe”. Ne nje moshe te re dhe plot me shpresa dhe optimizem per te ardhmen, qe sillte renia e komunizmit, Blendi kujtoi se pas pak do te behej milioner. Kuptohet qe kishte diçka qe s’shkonte. Per zhiven e kuqe ishin vene ne kerkim dhe shume shqiptar te tjere, dhe siç mund tu kuptonte doli qe “zhiva e kuqe” nuk ekzistonte dhe nuk kishte nje material kaq te çmueshem. Kuptohet dhe zhgenjimi i nje 20 vjecari sepse kishte humbur si nje mundesi pasurimi si dhe nje enderr.
Blendi tregon pastaj per takimet e ndryshme qe kishte pas me shqiptar te cilet prisnin qe tu binte ndonje llotari per tu pasuruar, dhe se kishte lexuar 3 vjet me pare nje sondazh (ne nje reviste mediokre) e cila tregonte qe 60% e shqiptarve enderronin ne jete nje trashegimi.

Morali artikullit (sipas fjaleve te blendi Fevziu-t): Disa kohe pasi kisha takuar mikun tim te vjeter te zhives se kuqe, fillova te mendoja se deshira per te gjetur dicka qe ndryshonte jeten brenda dites, me shume se sa me te, kishte te bente me nje filosofi te caktuar. Me nje model qe shqiptaret kishin ngritur ne koke dhe rob te te cilit ishin pa kusht. Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune. E atij pasurimi qe vinte befas, si nje enderr e bukur dhe i bente qe te mos punonin me ne jeten e tyre.
Kjo shpjegon pse njerezit ne Shqiperi blenin (e blejne) aq shume bileta llotarie, pse do i depositonin kursimet e tyre ne firmat piramidale si Rrapush Xhaferri (nje njeri aspak normal qe kishte arritur te grinte, permes mekanizmit aq te preferuar te trashegimise diku ne SHBA, nje alibi per te justifikuar piramiden e tij) ose tek nje ish-punonjèse e fabrikes se kepuceve, me emrin Sude, e kthyer ne nje “Finanziere” e madhe. Dhe kur humben leket e tyre, furia a tyre nuk kishte te bente shume me leket e tyre sesa me faktin qe kishin humbur nje model, nje enderr qe e kishin besuar me kaq zjarr. Per humbjen e jeteses se lehte, qe mendonin se e kishin arritur, pa e kuptuar se rruget e ecjes perpara, pasurimit dhe zhvillimit ne bote qene shtruar prej me shume se 300 vjet!”

Une mendoj se ishte shume domethenese si teme. Dhe une vete kam pasur rastin, fatkeqesishte, te takoja njerez ketu ne Itali qe ankohen se punojne shume, sepse normalisht ne Shqiperi sbenin asgje (Kuptohet nuk flas per te gjithe njerezit, por per nje pjese te mire te popullsise Shqiptare). Mendoni se gjendja ka ndryshuar cdo pak? Po te rinjte shqiptare, do rriten dhe ato me kete fryme? Mua, personalisht, gjendja me duket kritike, per faktin qe ne Shqiperi eshte nje pjese shume e madhe e cunave qe sorollaten kot gjithe diten rrugeve. Ka dhe me keq akoma cuna qe pa baza, pa shkolle kane makina luksoze sepse kane arritur te bejne lek ne menyre “te lehte” (per mos me thene “te pista”).

Ju ç’mendoni? Argumentoni, argumentoni!!
 

bobo

marksist-enverist
Re: Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune!

kjo ide;ideja e pasurimit...,sbesoj qe e mundon vetem njeriun "shqipetar",por te gjith njerezimin.,duke perjashtuar njerezit e botes se pare,tek te silet,kjo ide eshte e "fshehur",dhe ndryshojn rruget dhe mjetet,qe perdoren per te arritur kete qellim,duke e krahasuar me ato qe perdorin bota e tret!?
filozofia e jetes se shqipetarit(22-40vj.,tpa pun),fillon qe me mgjes;kur del me dur nxhepa nga shpia...,dhe kthehet ne mbremjen e vone i dehur ...
z.Fevziu(qe dikur cirrej me mikrofon,ke QS,;"ILB-ja si UT-ja"),le tbej mib idera tjera filozofi...,se mbase do na bejne me per te qeshur...apo sishte ideja e idese,qe te qeshim.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune!

kjo filozofia e te pasuruarit te lehte nuk eshte tipike e shqipetareve poer e njeriut ne pergjithesi (per kete arsye lulezojne bizneset e mashtrimet)
ne shqipetaret e vendet ish komuniste baske me ne jemi si ai qe per shume kohe kishte humbur driten e syve dhe papritur i kthehet. eshte shume e veshtire ne keto raste te ambientohesh me boten qe te rrethon e shperson te jete sic e kishe enderruar e kur dikush te thote "po ashtu eshte" je i prirur ta besosh.
nqs per vende te tjera mund te themi u verbuan ne nje moment te caktuar, shqipetaret kishin lindur te verber (na kane mbajtur pushtuar ne shekuj)prandaj dhe ambientimi do te zgjase me teper.
 

zog

Primus registratum
Re: Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune!

Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune!

Do te doja te sqaroja pak ketu. Ne rradhe te pare, kjo nuk eshte IDE (duke u bazuar tek artikulli i Klanit) por DESHIRE.
Cili eshte ndryshimi midis te dyjave.

IDEJA eshte nje DESHIRE qe konkretizohet, merr forme duke u kthyer ne IDEAL. Si per shembell; ideali komunist, etj, etj.
Ndersa DESHIRA jo! Ajo ngel pa trajte, pa forme, gjithmone duke mos e kaluar cakun e enderres.
E para varet kryekeput nga NE, ndersa e dyta jo.

Tek Blendi psh, ajo mbeti nje deshire e parealizuar, e pakonkretizuar, pra ajo s'ishte nje IDE, (nje shkalle me lart se deshira). Ndersa tek Sudja, Kamberi, Vefa, te gjithe mafiozet e kapot e sotem te shqiperise, ajo u realizua, pra kjo tregon qe vetem tek keta ajo ndodhej ne forme IDEJE.

Ketu dhe Blendi gabon ne cilesim (kuptohet, ne qofte se titulli eshte i tij), meqenese ai i rreferohet vetes si dhe pjeses me te madhe te popullit, ai duhej ta titullonte ndryshe artikullin e tij.

DESHIRA per tu pasuruar pa lodhje e pa pune.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune!

ke shume te drejte. fillimisht eshte thjesht nje deshire por a nuk kthehet kjo ne nje ide kur bejme qofte edh enje hap te vetem konkret per realizimin e saj.
psh: blendi kerkoi zhiven e kuqe (apo cfare ishte), dikush ble bileta llotarie, edhe deshira e trashegimise a nuk kthehet ne ide nqs fillon e kerkon ndonje gjysh te pasur neper arkiva.
te gjitha keto deshira nuk jane dhe aq te parealizueshme mjafton te mendosh rastin e atij qe ben nje llogari probabiliteti te sakte dhe ble shume bileta llotarie me njefare garancie se do te fitoje
ne fund te fundit a nuk eshte shumica e arritjeve nje deshire qe u kthye ne nje ide dhe pastaj u realizua???????????
mos harro se ne piramida jo te gjithe ata qe "investuan" humben, pati edhe nga ata qe u terhoqen ne kohe dhe u "pasuruan" dmth paten nje deshire, menduan si ta realizojne dhe vepruan-dikush gaboi dhe dikush perfitoi.
megjithate koncepti ide apo deshire nuk ndryshon asgje ne thelbin e diskutimit tone.
 

mostro

Putraku
Re: Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune!

rrini enderroni te kapni nonji 6-shçe ne super enalloto.............
do zoti ishalla.
sot po vej datelindjen e goces.
neser te cunit
pasner daten e vdekjes se gjyshes
dhe dje vura datat qe ma ka dredh gruja me dashnorin....
53miliard /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bobo

marksist-enverist
Re: Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune!

o zog-u,
se lei un qe tbehet ideal,se bi mburg masanej!
po nejse rrofsh per sqarimin e boshtit ide-deshir-ideal /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune!

Une mendoj se pikerisht ajo eshte pika kritike e muhabetit, dmth qe per shqiptaret ishte me shume se nje deshire: ishte nje ide.
Blendi kishte bere ketu nje shembull per te treguar kete tendence te shqiptarve.
 

P_A_D_R_I_N_O

Primus registratum
Re: Ideja e pasurimit te shpejt pa lodhje e pa pune!

shqiptari (dhe bota ne pergjithesi pa perjashtim klase) e kane deshiren per tu bere te pasur pa u lodhur se njeriu qe ne fillimmet e tij keshtu ka qene qe nga pronaret e vegjel qe kishin dy apo tre skllever e deri te perandor te ndryshem qe luftrat e tyre vrisnin miliona njerez per se per te pasuruar dhe ne kurriz te atyre qe vriteshin. Po puna shqiptarit eshte ne nje shkalle me tragjike se shqiptari nuk i ka hapur syte si te tjeret qe shumica e botes e ka kuptuar qe pa pune nuk ha shqiptari pret akoma nga zoti nga qeveria nga europa etc. edhe puna e firmave shqiptaret te dale nga nje shoqeri medioker qe nuk e dinin se cfare ishte paraja shiten shtepite dhe ngelen pa gje fare pse vetem se pelqenin te rrinin ter diten ne kafene dhe tia jepte leket SUdja apo kush tjeter... e keqja e shqiptarit eshte se ne nuk kemi vullnet nuk duam qe te dalim nga kjo gjenje e mjeruar ku e gjith bota na sheh si .... dhe mezi na pranojne. Mendimi im eshte se shqiptaret po nuk u lane te ngordhin per buke po nuk u la te dali ne pah shtersa e vertet intelektuale jo ajo shtrese qe eshte sot intelektuale qe kane mbaruar juridikun me korrespondence apo tjera nuk ka per te dale kurr nga kjo gjendje se teoria e shqiptarit eshte shih per sot dhe vetem per vete dhe jo per te tjeret e per te ardhme...
 
Top