Ideja apo Materia ?

Universal

AnonymouS
Ideja apo Materia ?

Kjo ka qene gjithmone nje pyetje qe e ka munduar njeriun. Cfare mendoni per natyren e lidhjes se Idese me Materien ?
A shkojme domosdoshmerisht drejt fese sapo Ideja lidhet me Shpirtin ?
A mund te ekzistoje ideja jashte materies?
Nese pranohet se shpirti ekziston, atehere kemi shpirtin qe pajiset me materie apo materien qe pajiset me shpirtin ?
A duhet likujduar idealizmi ne favor te materializmit per nje jete me te mire, apo duhet te gjejme nje ekuiliber? A eshte njeriu ne gjendje ta gjeje vete kete ekuiliber ?
 

gurax

Pan ignoramus
Ideja apo Materia ?

Kjo ka qene gjithmone nje pyetje qe e ka munduar njeriun. Cfare mendoni per natyren e lidhjes se Idese me Materien ?
A shkojme domosdoshmerisht drejt fese sapo Ideja lidhet me Shpirtin ?
A mund te ekzistoje ideja jashte materies?
Nese pranohet se shpirti ekziston, atehere kemi shpirtin qe pajiset me materie apo materien qe pajiset me shpirtin ?
A duhet likujduar idealizmi ne favor te materializmit per nje jete me te mire, apo duhet te gjejme nje ekuiliber? A eshte njeriu ne gjendje ta gjeje vete kete ekuiliber ?
Universal, nuk mund te kete permbledhje me koncize per te tera pyetjet (dukshem me shume sesa nje) e parashtruara, sesa kjo qe ka dhene i jashtezakonshmi Bertrand Russell.

* * *

Bertrand Russell - Cfare eshte shpirti?

Nje nga situatat me te dhimbshme te perparimeve me te fundit ne shkence eshte se cdo avancim na ben te dime edhe me pak sesa me pare mendonim se dinim. Kur isha i ri, te tere e dinim, ose mendonim se e dinim, se njeriu perbehet nga trupi dhe shpirti; dinim se trupi eshte brenda hapesires dhe kohes, ndersa shpirti vetem brenda kohes. Nese shpirti i mbijeton vdekjes kjo tashme eshte nje ceshtje per te cilen ka mendime te ndryshme, por qe kishte nje shpirt ishte dicka e cila konsiderohej pertej cdo dyshimi. Per sa i perket trupit, njeriu i zakonshem sigurisht qe e konsideronte ekzistencen e tij dicka auto-evidente, dhe po keshtu e konsideronte dhe njeriu i shkences; megjithate filozofi ishte i afte ta analizonte ne nje menyre apo nje tjeter, duke e reduktuar zakonisht ne ide' brenda mendjes se atij qe i mendonte keto gjera, i cili kishte nje trup dhe te cilin nuk e vinte re askush. Por sidoqofte, filozofi nuk merrej seriozisht, dhe shkenca ngeli me rehati ne nje gjendje materialiste, madje edhe ne duart e shkencetareve jo pak ortodokse.

Sot keto lloj simpatish delikate dhe te vjetra, kane humbur: fizikantet na sigurojne se nuk ka dicka te tille si materia, dhe psikologet na sigurojne se nuk ka dicka te tille si mendja. Kjo eshte nje ngjarje pa precedente. Cili ka degjuar ndonjehere qe nje kepucar te thote se nuk ka dicka te tille si kepucet, apo nje rrobaqeps qe thote se te tere njerezit nuk vishen dhe jane lakuriq? Por kjo nuk do te ishte me ndryshe sesa ajo cfare bejne fizikantet dhe disa psikologe. E fillojme me keta te fundit; disa prej tyre perpiqen qe cdo gje e cila eshte aktivitet mendor ta reduktojne ne aktivitet trupor. Une nuk mendoj se mund te themi ende me siguri nese keto veshtiresi (shen.perkth: veshtiresite une i kuptoj te jene zgjidhja e paradokseve ne arsyetim per te cilat diskutohet qe kane te bejne me pyetjen e shkrimit) jane apo jo te kapercyeshme. Ajo cfare mund te themi, ne baze te vete fizikes, eshte se ajo cfare ne quajme trupi yne, eshte ne fakt nje konstrukt i nderlikuar shkencor i cili nuk korespondon me asnje realitet fizik. Nje ne-te-ardhmen-materialist moderrn do e gjeje veten ne nje pozicion mjaft interesant. Ne te njejten kohe qe do kete mjaft sukses ne reduktimin e aktiviteteve te mendjes ne aktivitete te trupit, perseri do te humbase fokusin ne momentin qe do doje te shpjegoje faktin se trupi ne vetvete eshte thjesht nje koncept, nje nocion, i shpikur nga mendja. E gjejme veten pra duke ardhur verdalle e verdalle ne forme rrethi: mendja eshte nje rrezatim i trupit, trupi eshte nje shpikje e mendjes. Eshte evidente se kjo gje nuk ka mundesi te jete e sakte, dhe do na duhet te kerkojme cfare nuk eshte as mendje dhe as trup, prej te ciles burojne mendja dhe trupi.

Le te fillojme nga trupi. Njeriu i zakonshem mendon se objektet materiale patjeter duhet te ekzistojne, meqenese jane evidente per shqisat. Cfaredo gjeje tjeter qe mund te dyshohet, perhere jemi te sigurt se nese perplasemi me dicka atehere kjo dicka duhet te jete e vertete; kjo eshte metafizika e njeriut te zakonshem. Gjithe kjo eshte shume ne rregull, por papritur hyn ne skene fizikanti dhe te tregon me demonstrime dhe prova se asnjehere, kurre, nuk perplasesh me dicka, as nuk e prek realisht nje pllake guri me dore. Kjo sepse ka elektrone dhe protone, qe formojne atome, qe formojne trupin, qe terhiqen dhe shtyhen ne menyre te ndersjelle, duke na dhene iluzionin e prekjes, por qe kurre, asnjehere, nuk preken me njeri tjetrin. Elektronet dhe protonet e trupit eksitohen nga aferia ndaj njeri tjetrit, dhe ky eksitim shperhapet tek elektronet dhe protonet fqinje ne forme vale, si rrathet ne siperfaqen e ujit kur hedhim nje gur; efekti i tere kesaj ne tru eshte ndjesia e te prekurit dhe me eksperimente eshte demonstruar se kjo ndjesi mund te mashtrohet dhe te fabrikohet qe te jete fallco. Elektronet dhe protonet, nga ana tjeter, jane modele perafruese, nje menyre qe te konsiderojme si nje entitet te vetem: ose nje bashkesi valesh elektromagnetike, ose probabilitetin statistikor te nje teresie ngjarjesh qe jane ne vetvete te rastesishme. Ne kete menyre edhe vete materia behet nje fantazme; disi e veshtire te perdoret si nje dajak per te rrahur mendjen. Materia ne levizje, e cila para pak na dukej dicka pertej cdo dyshimi, na doli qe eshte nje koncept komplet i paafte te permbushe nevojat e fizikes.

Gjithsesi shkenca moderrne nuk na jep as edhe nje indikator per ekzistencen e shpirtit, apo mendjes, si nje entitet i vecante; arsyet per te mos besuar ne te jane shume te ngjashme ne lloj me arsyet per te mos besuar ne materie. Mendja dhe materia, apo lenda, ishin dicka qe shihej si konflikti midis luanit dhe unikornit ne lufte per kuroren mbreterore. Fundi i kesaj lufte nuk eshte fitorja e njerit apo tjetrit, por zbulimi se qe te dy keta jane thjesht simbole te shpikura heraldike. Bota perbehet nga ngjarje, jo nga gjera qe zgjasin ne kohe te cilat kane karakteristika te ndryshueshme. Ngjarjet mund te mblidhen ne grupe ne baze te relatave te tyre shkaksore. Nese relatat shkaksore jane te nje lloji, grupi perkates i ngjarjeve mund te meritoje te quhet nje objekt fizik; nese relatat shkaksore jane te nje lloji tjeter, fare mire kete grup mund ta quajme mendje. Cdo ngjarje qe ndodh brenda kokes se njeriut do te jete pjestare e te dy ketyre grupeve; kur konsiderohet si pjese e njerit grup eshte pjese perberese e trurit; kur konsiderohet pjese perberese e grupit tjeter, eshte pjese perberese e mendjes.

Pra edhe mendja edhe lenda jane thjesht emertime te rendomta per menyra te leverdisshme ne organizimin e ngjarjeve. Nuk ka as edhe nje arsye qe te supozojme se ndonje cope lende apo ndonje cope mendje eshte e pavdekshme. Dielli humb lende nga vetvetja ne sasi miliona ton ne minute. Karakteristika me e dallueshme e mendjes eshte kujtesa, dhe nuk ka as edhe nje arsye qe te supozojme se nje kujtim i caktuar i nje personi te caktuar i mbijeton vdekjes se ketij personi. Ne krahun tjeter ekzistojne te tera arsyet qe te supozohet komplet e kunderta; kujtimet jane ne menyre shume te qarte te lidhur me nje strukture shume te vecante dhe shume te percaktuar te indit trunor dhe kur kjo strukture fillon degradon dhe shperbehet kur vjen vdekja, ekzistojne te tera arsyet qe te supozojme se edhe kujtimi degradon dhe shperbehet. Ndonese materializmi metafizik nuk mund te konsiderohet i vertete, nga ana emocionale bota eshte e njejte dhe njesoj sic do te ishte nese materialistet do kishin te drejte. Mendoj se kundershtaret e materializmit jane komanduar nga dy deshira: e para qe te provojne se mendja eshte e pavdekshme, dhe e dyta qe te provojne se fuqia ultimate ne Univers eshte fuqia mendore dhe jo ajo fizike. Une mendoj se ne te dy keto ceshtje, kane te drejte materialistet.
Eshte e vertete qe deshirat tona kane fuqi te konsiderueshme mbi siperfaqen e Planetit Toke; siperfaqja e ketij planeti do te ishte ndryshe nese njerezit nuk do e kishin perdorur per te ekstraktuar prej tij ushqim dhe pasuri. Por fuqia jone eshte shume e kufizuar. ne kete moment ne nuk mund t'i bejme asgje Diellit, apo Henes, apo berthames se Tokes, dhe nuk ka as ndonje hije per supozimin se ka ndonje arsye mendore per ate cfare ndodh ne zonat ku fuqia jone mendore nuk eshte shpalosur. Per ta permbledhur, nuk ka arsye te mendohet qe pervec se mbi siperfaqen e Tokes, dicka ndodh sepse dikush ka deshiruar qe kjo dicka te ndodhe. Dhe meqe fuqia jon mbi Toke eshte totalisht e varur nga Dielli, nuk do te permbushnim as edhe nje deshire nese Dielli ftohet apo shuhet. Sigurisht, eshte e nxituar te dogmatizohet se cfare mund te arije shkenca ne te ardhmen. Mund te mesojme te zgjasim jeten njerezore shume me teper sesa tashti mendojme te jete e mundur, por nese ka vertetesi ne fiziken moderrne, ne menyre specifike ne ligjin e dyte te termodinamikes, nuk mund te shpresojme fare se specia njerezore do te jetoje pergjithmone dhe perjete. Disa njerezve ky perfundim mund t'ju duket i erret dhe i zymte, por nese do jemi te sinqerte me veten, do na duhet te pranojme se ajo qe do te ndodhe pas miliona vjetesh nuk ka ndonje interes te vecante emocional per ne, ketu dhe tashti.


Dhe shkenca, nderkohe qe ul pretendimet tona kozmike, rrit ne menyre te theksuar rehatine tone tokesore. Kjo eshte pse-ja, qe pavaresisht horrorit te teologeve, shkenca ne teresine e saj gjate historise se njerezimit, eshte toleruar.
 

Universal

AnonymouS
Duhet kuptuar @gurax se ideja apo mendimi krijuar ka krijuar materien.Ne fakt,i gjithi Universi eshte si pasoje e mendimit njerezor i cili deperton ne hapesire ne kohe.
Nga mendimi ka lindur gjithcka dhe kjo nuk eshte cudi pasi,mendimi materiazon dhe krijon cdo forme,Universi ta sjell ate.
 

gurax

Pan ignoramus
Duhet kuptuar @gurax se ideja apo mendimi krijuar ka krijuar materien.Ne fakt,i gjithi Universi eshte si pasoje e mendimit njerezor i cili deperton ne hapesire ne kohe.
Nga mendimi ka lindur gjithcka dhe kjo nuk eshte cudi pasi,mendimi materiazon dhe krijon cdo forme,Universi ta sjell ate.
Shpresoj qe vertet te kesh ndonje argument te afte te qendroje ne kembe per kete gje. Jam kurioz te di me teper se mbi cfare duhet te bazohemi per te kuptuar pikerisht kete qe eshte shkruar ketu dhe qe nuk eshte trajtuar ne princip nga Bertrand Russell ketu me siper qe ne 1948, me nje kthjellesi te admirueshme.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Nuk e kuptova tere temen, ne pergjithesi :rolleyes:

Ideja apo materia ? Ka ndonje shpjegim me te gjere .
 

katsune

cherry blossom
kur degjoj apo lexoj pyetje te tilla ne lidhje me dualizmin ideja/materia, gjithmone me lind spontane nje pyetje: pse mendja jone eshte e kufizuar te mendoje/fantazoje gjithmone brenda formave ekzistuese ne natyre dhe tre permasave (gjeresia, lartesia dhe gjatesia). une mund te imagjinoj nje drago edhe se ky nuk ekziston ne natyre, por ama imagjinata ime nuk mund te shkoje asnjehere pertej tridimensionales. per te perdorur nje metafore, Michelangelo kur e pyesnin se nga i vinte ideja para se te fillonte nje skulpture te re, ai thoshte qe ideja e statujes ndodhej brenda bllokut te mermerte, atij i duhej vetem ta gdhendte dhe ta pastronte mermerin qe ne kete menyre ta zbulonte ate. ne kete kendveshtrim edhe ideja eshte e pandare nga materia, insitus do ishte termi me i pershtatshem per ta pershkruar kete raport.
 

joetisti_

Locus omnem
te alternuara. S'bejne dot pa njera-tjetren. Ata qe besojne te njera apo tjetra mbeshteten tek ajo qe kundershtojne ne menyre te padukshme. Pa e kuptuar.

Idealiste te materializuar.
 

Ciarli

Forumium praecox
Materia eshte inferiore ndonese egzistonte pa jete nga gjithnje, kurse Ideja nuk egziston, nuk eshte bere pis asnjehere. Ideja eshte Zoti!
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ne qofte se materja eshte energji e kondensuar atehere edhe shpirti i njeriut, si energji qe eshte, eshte po aq i kondensueshem sa materja.

Ju jeni duke diskutuar ceshtjen se kush lindi me pare ideja apo materja.

Pyetja qe duhet bere eshte nese eshte energjia ajo qe krijoi materjen apo materja ajo qe krijoi energjine.

Duke presupozuar se gjithcka i ka fillesat nga boshi atehere energjia e cila nuk shihet por ekziston eshte forca PRIMARE.

Ne qofte se energjia krijoi materjen, kjo energji nuk nenkupton ndergjegje apo ide.

Ideja nenkupton ndergjegje dhe materja fillestare premordiale lindi ne menyre te natyrshme dhe jo ne menyre te ndergjegjshme.

Femija qe lind nuk lind me ndergjegje por me instinkte natyrore animaleske.

Ne menyre qe krijimi te jete i ndergjegjshem dhe jo i natyrshem atehere ndergjegja ose shpirti duhet te lindin nga materja.

Shpirti qe lind mga materja eshte energji dhe si e tille ajo kondensohet dhe manifestohet ne forme te ngurte po aq sa edhe materja.

E gjithe kjo do te thote se energjia krijon materje dhe materja krijon energji.

Ne qofte se ne nuk jetojme ne nje bote premordiale atehere ne jetojme ne nje bote te krijuar nga qenie materiale dhe te ndergjegjshme.

Sa me etike keto qenie aq edhe me i mire krijimi.


El
 
Top