Re: Ideali???
(teme interesante) Femra ideale? Ah, une dua qe ajo te jete sensuale, e brishte dhe nderkohe me sy shqiponje, te jete gjithmone e buzeqeshur, si pranvera, te dije te heshte, te jet plot arome natyre, te kete pranuar bekimin e Eros-it, te kete hapin e nje romakeje, shpirtin e nje maceje te eger, te jete e pafundme, ashtu sic eshte ne natyre, 'e pa bere pis', dinake, te mashtroje ashtu siç mashtrojne poetet, dhe mbi te gjitha te jete si hena qe reflekten driten e diellit. Po ku gjendet nje femer e tille? Jo se eshte e pamundur, por me pare duhet, ashtu si hena per diellin, te kete sakrifikuar shpirtin e saj per ate te nje mashkulli, ne menyre qe shpirti i saj i ri qe rikrijohet me keto cilesi.(Po cili mashkull eshte i zoti ta pranoje kete bekim? jane me pak e pakica). Duhet qe te mos mungojne meshkujt qe te ekzistoje 'femrorja ideale'. Tani nuk mund te rri pa thene nje aforizem te nje filozofi mbi femrat dhe meshkujt, e kam me shum merak; 'Tipi i femres se perkryer qendron me lart se mashkulli i perkryer, por qe gjendet me rralle'.