IAA - Independent Albanian Artists

IAA

Primus registratum
IAA - Independent Albanian Artists

Pershendetje!!!

IAA (Independent Albanian Artists) eshte nje mundesi per te gjithe ato persona te cilet kane pasion Kinemane.
IAA eshte nje grup personash te cilet e kane pasion te vertet kinemane dhe kerkojne te prodhojne filma ne disa
lloj menyrash. Ne kemi si synim kryesore te prodhojme filma shqiptare me mundesite qe na ofron ky vend. Dihet
tashme se filmat shqiptare jane te rralle neper TV dhe ato qe transmetohen jane te periudhes se komunizmit para viteve 90
pak filma te rinj jane prodhuar dhe pothuajse asnje nuk eshte shfaqur ne TV. Ne kerkojme te xhirojme filma
me kushtet tona per te treguar se ART mund te besh edhe pa pasur nevojen e aparaturave te shtrejnta apo aktoreve
me fame. Ne duam te bejme ART, prandaj kush merr pjese ketu merr pjese vullnetarisht ne nuk duam te detyrojme
asnjeri per te marre pjese nese nuk e ndien se mund te bej diçka ne sherbim te artit shqiptare. IAA eshte e
hapur per te gjithe ato qe duan te kene nje shans si aktore apo kameraman ose edhe ndonje rol tjeter...
Ne duam te prodhojme filma qe te jene te afte te konkurojne ne festivale te filmit brenda dhe jashte vendit.
Shume mund te mendojne se kjo nuk behet pa pasur fonde apo sponsorizime etj... asgje nuk eshte e pamundur dhe
kjo eshte provuar. Ne fakt ne kemi filluar nje projekt per nje film dhe ajo qe na nevojitet tani me shume
jane aktore, nuk eshte e nevojshme qe te jene aktore profesionale por njerez me pasion aktrimin
kjo eshte ajo qe po kerkojme pasi pjesa tjeter pothuajse eshte gati. Puna ne kete projekt siç e
thame eshte vullnetare pra nese mendoni se jeni te afte per te bere diçka, jeni te mirepritur.
Projekti i pare ka filluar keshtu qe ju mirepresim, pjesemarresit te jene nga 15 vjeç e siper!
Per me teper vizitoni adresen tone te Internetit http://iaa.atspace.com per me shume informacion rreth IAA dhe
projekteve te saj, si dhe per te na kontaktuar.
 
Top