"I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

atman

Forumium maestatis
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Problemi eshte se te ndukuren ne te ndenjurat e mori kush kishte per ta marre dhe duket se dhemb akoma perderisa nuk eshte harruar. Pra akti u krye. Problemi eshte qe te mos ndodhin keto e jo te tregojme qe une mund te ec serbes serbes e me kete menyre te ecuri do te tremb ata qe jane, le ti quajme te "forte".
Eshte e pamundur te trembesh tipa te tille. Per nje arsye shume te thjeshte sepse jane fenomene psikologjike qe veprojne, pra nuk eshte kaq e thjeshte. Tipa te tille zakonisht jane nga ata qe ne adoleshence kane qene me te zhvilluar fizikisht dhe kete lloj superioriteti e kane perdorur per te vene posht te tjeret. Zakonisht ne ate moshe, elementet e forte shikohen nga te tjere elemente te dobet, si heronj dhe u ngjiten pas, keshtu krijohet nje rreth "miqesie" dhe keshtu fillojne e krijohen edhe historite e "trimerive" te tyre, ose legjendat metropolitane. Ky lloj grupi zakonisht shperbehet kur kalohet ne nje moshe me te rritur, mbi njezet vjeç. Mirepo individe te tille jane mesuar te dominojne dhe kerkojne ta bejne ne çdo moshe, duke harruar qe eshte e pamundur. Pas kesaj keta te forte ose vetshkaterrohen duke u bere vegla e te tjereve, ose e mbledhin trurin dhe e kuptojne se tashme gjerat nuk zgjidhen me me force, pra maturohen. Per fat te mire shumica nuk mbetet me, per fat te keq tipa te tille ka dhe do te kete. Nuk mund te evitohen as nga policia, as nga e ngrysura e vetullave, nga asgje. Egzistojne thjesht siç egziston e keqja ne shoqeri. Problemi eshte qe te mos kesh fatin te te ndukin te ndenjurat sepse e nxira do kohe te kaloje dhe duhet te shpiegosh origjinen e shenjave. Sidoqofte nje gjest i tille nuk ndryshon shume nga gjesti i nje shefi qe t'i prek te ndenjurat si padashur. I leme shakate menjane, jane te paevitueshme. Marrim shembullin e pare, (cigaria e shuajtur) ngjarja ndodhi dhe askush nuk mund ta pengonte, sepse ishte e papritur.
 

arterie

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Mua me shqeteson fakti se "te fortet" gezojne pushtet ne shoqerine tone. Kur flas per "Te fortet" nuk nenkuptoj vetem ata qe ngacmojne femra rruges,ose ata qe fizikisht jane te tille, por nje kuptim me te gjere duke perfshire te gjithe ata qe i behen problem shoqerise ne kuptimin e sjelljes me arrogance. Me cudit edhe fakti se si "te fortet" e njohin shume mire njeri-tjetrin dhe kane nje organizim gati gati perfekt dhe dine ta ruajne shume mire pushtetin qe kane. Po edhe trashegimnine e kane po prap te tille. Shume prej tyre mbajne prane vetes te rinj te cilet shohin tek "i forti" enderren e pushtetit mbi te tjeret. Pra nje lloj trashegimnije apo jo?
Mu kujtua edhe nje moment kur njerit nga shoket e mi i vodhen makinen ne Tirane. Pas denoncimit ne polici asgje me shume ne rruge ligjore. Ndersa nje tjeter i njohuri i jone shef i njerit nga rajonet e policise te Tiranes beri te mundur kthimin e makines. E si thoni ju??? Ngaqe ai e njihte Nehat Kullen i tregoj per makinen e vjedhur dhe ky i fundit ja gjeti per 2 ore. E kishin vjedhur nje grup qe operonin ne zonen ku u vjedh makina por qe nuk kishin lidhje te drejtperdrejte me Kullen.
Eshte shume e cuditshme kjo menyra se si ata gezojne kaq pushtet ne shoqerine tone. Une per vete nuk arrij ta kuptoj se si ndodh kjo pune. Me duket karakteristike e shoqerise sone sepse ne vendet e tjera nuk e kam vene re.
Ps. ju lutem analizoni si edhe pse
Faleminderit!
 

atman

Forumium maestatis
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Arterie ky eshte nje retushim qe po i ben temes. Shembulli qe tregove kishte te bente me nje cigare dhe me nje vajze mbi te cilen u shuajt cigaria. Ne kete rast kemi nje shembull te qarte rrugaçerie, ose njerez te semure nga trute, ndaj edhe i thashe Kordeles qe nuk ke si i eviton keto gjera sikurse nuk ke si i zgjidh. Dhe kur i permenda "ndukjen" desha ti them qe e dhunuara mban mend, ndersa dhunuesi jo. Pra humbjen e ka gjithmone ajo qe reagoi ne ate menyre.
Ne rastin e dyte te makines, kemi nje trajtim tjeter te temes qe mund te lidhet me mafiozet ne shqiperi dhe se ata qe jane te tille eshte e natyreshme qe te jene te rrethuar nga "ushtare" te gatshem per te zbatuar urdherat e padroneve te tyre. Por nuk e besoj se padronet u thone shkoni e cimbithni (po perdor kete fjale sepse me duket me e sakte, nduk nga vlora i thone kafshoj) nje vajze rruges, apo shuajini nje cigare sepse eshte diskretitim komplet i tyre.
Me kete retushim tema merr karakter tjeter.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Po nenat i harruat? Nuk kam degjuar ndonjehere qe keta te fortet te kene qene nga shtepia e femijes.

Pra kane patur mundesine te rriten dhe jetojne ne nje familje, dhe ne te gjithe e dime sa e rendesishme eshte familja per edukimin e njeriut.

Por po me vine ne mend tani ca skena qe i kemi pare ne televizor ne '97 me ca gra te revoltuara, dhe burri im qe thoshte "nga keto lloj nenash, monstra dalin". Ja kujtoni Zanin dhe te jemen qe ishte "me e forte" se vete "i forti".

Dhe mos harroni se kur filluan te bejne vjedhjet e para apo te sigurojne parate e para me grabitje dhe trafik, nuk besoj se kur i kane cuar ne shtepi, nenat ja kane flakur surratit (per ilustrim kujtoni tek filmi me Al Pacino ne rolin e Tony Montana skenen me nenen kur shkon ta "bleje" dashurine e saj me parate qe ka fituar)...
 

atman

Forumium maestatis
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Mirror, mos harrojme se tipa te tille fillojne e demonstrojne muskujt kur hyne ne adoleshence. Nga ana psikologjike keta fillojne e krijojne stereotipe te cilat jane jashte botes se tyre dhe krijimi i stereotipeve ose i arketipeve shpreh deshiren e tyre per te qene si "ata". Ne fazen e fundit te adoleshences, dalja prej saj shoqerohet me faktin e shkeputjes biologjike nga prindet, krijimi i pavaresise, i individit. Qe nga ky moment kemi te bejme me dy faktore, ose ata mbeten nen influencen e rruges, ose maturohen si individe. Familja ne kete faze eshte thuajse inegzistente. Normalisht shumica piqen, disa jane lende e pare per boten e krimit, ose mish per top per mafien, ose behen vete mafioze.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

...kur hyjne ne adoleshence...

dhe pikerisht se ne kete moment jane te ndjeshem ndaj imput te jetes shoqerore

te vetmet imput qe kane tani jane ata te fortet e rregjur dhe mbi ta krijohet miti

kemi nevoje per dy gjera

1- te skaterrojme vleren e imput nga te fortet
2- te japim imput qe kanalizojne mendimin e adoleshentit diku tjeter


per te fortet aktuale mund te behet shume pak (pa hyre ne politike - rend) por mund te perpiqemi te parandalojme krijimin e te rinjve

dhuna natyrale duhet kanalizuar
menyrat me te thjeshta jane ushtria e sporti
ushtrine leme menjane dhe mendojme per sportin

mendoni gjith banoret e bathores qe krijojne nje skuader rregbi kunder banoreve te kombinatit

egersia e me te forteve(fizikisht) shkarkohet ne fushe dhe aty kuptojne edhe cfare do te thote dhimbje fizike


nuk eshte nje veprim apo memdim i vetem qe sjell zgjedhje
duhet te mendojme ne sistem
shume ide bashke te mbledhura ne nje projekt te fokusuar drejt zgjidhjes e keti problemi
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Sqarim i vogel: ajo vajza qe une i tregoj historine nuk jam une e per rrjedhoje te ndenjurat nuk me djegin hic, madje asgje nuk me djeg /pf/images/graemlins/wink.gif .

Une personalisht me keta tipa ia kam dale mbane me shperfillje.
 

Archi

Forumium praecox
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Dakort me ty gene, po qe se do te kishim te benim me rehabilitimin dhe resocializimin e ketyre "te forteve".
Mirepo problemi eshte, qe keta "te forte" nuk jane pjelle e nje pjese asociale te shoqerise, te cilet padrejtesite ose ne gjuhen popullore "drurin", qe mund te hane mbi kurriz nga shoqeria dhe pakenaqesite ndaj kesaj shoqerie i kanalizojne ne dhune dhe agresivitet ndaj kesaj shoqerie. Gjithashtu nuk duhet te ngaterrojme keta "te forte" dhe "veprat" e tyre me adoleshentet dhe trillet e nje faze te pashmangshe ne jete, te cilen e kemi kaluar te gjithe.
Problemi ne Shqiperi eshte se keta "te forte" jane pjelle e shoqerise se kalbur shqiptare. E kjo shoqeri eshte e kalbur ne te gjitha shtresat e saj, me perjashtim te nje pjese fare te vogel intelektuale. Keta "te forte" jane pjella e shoqerise barbare shqiptare, shoqerise fisnore "alla mafioze", ku ligjin nuk e ben ligji dhe shteti, por ai qe ka fisin me te madh, ka me teper vellezer, ka me teper "trima" te armatosur pas vetes. Jane pjelle e kesaj shoqerie te qelbur shqiptare, qe keta funderrina i mban si "djem per se mbari", "cuna me lek", dhe mbi te gjitha nje shoqeri qe gjithe ekzistencen e saj e mbeshtet ne perpjekjet "per te lene nam (per mire apo per te keq, pak rendesi ka) neper bote", patjeter qe kesisoj mostrash do te pjelle dhe do te vegjetoje.
Jane pjelle e kesaj shoqerie, djemte e se ciles nuk kane nje pamje normale, por nje fytyre te shtremberaur nga te parit venger dhe me inat. Ajo shoqeri, ne te cilen nqs nuk i ke floket te palare, nuk ke te veshur xhup te zi lekure dhe po qe se te vjen era parfum, je i humbur.
Biles edhe 90% e bisedave qe behen prej meshkujve shqiptare neper klube vertiten rreth "te forteve", se cili cfare makine ka, kush e ka dashnoren me te bukur dhe kush u vra prej kujt.

Me thene te drejten, gjate vizites se fundit ne Shqiperi, me ka habitur konstatimi i nje pronari te nje shtepie botimi (normalisht ky duhet te ishte nje person i kultivuar dhe me horizont), i cili vend e pa vend donte te me bente te qarte, qe ne kete vend nuk ecje perpara pa bere pislliqe, ma ka neveritur shpesh vellai i nje te njohure qe kam ketu, i cili, gjate vizites qe i beja per ti dorezuar nje pako me placka nga e motra, perpiqej qe te me cudiste me historite e tij me "kallash" dhe me gangot me ere djerse dhe zhuli te Rruges Bardhyl, me bente edhe per te qeshur shoku im i femijerise, i cili gati me lot ne sy me tregonte, sesi e kishin vrare Mirin e Xhikes, dhe me bente bé se "kur ai ishte gjalle kishte patur shume respekt per "shokun" tim", dhe jo vetem Miri i Xhikes, por edhe Naimi edhe Denisi kishin patur "respekt" per te, e qe te githe kishin qene "cuna tamom".

Si perfundim kur kjo shoqeri te civilizohet dhe te emancipohet, atehere kjo specie jo se do te zhduket, pasi ajo ekziston ne te gjitha llojet e shoqerive, por te pakten do te zere vendin e saj qe i takon, dhe pikerisht ne vend te respektit do te marre ate qe i takon, perbuzjen e shoqerise.
 

arterie

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Shyqyr qe u fut perseri ne rrymen e saj tema. Ah sa duhet folur per keta "te fortet" dhe te gjitha ata qe fshihen nen nje ombrelle me ta. Jane plaga nga po del kanceri qe po vdes shoqerine tone.
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

bobo keto emra sna u dane ... Miri .. e Denisi etj etj ... :shrug: maj mend qe emrat e te forteve tek parku autobuzave shkruhej neper mure si parrulla ... pffff /pf/images/graemlins/frown.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Sqarim akoma me i vogel: dikur Arqileja, nje shoku im i femijerise, (ishim a s'shim shtatevjeçare), gjeti ne kazanin e plehrave nje tufe me rigon dhe filloi te therriste ne rruge: Hajde rigon! Kush ble rigon! Nuk e gjeta ne kazan, po e mblodha ne mal! C'dreqi kishte qe thoshte: nuk e gjeta ne kazan /pf/images/graemlins/wink.gif
- Sqarim me i vogel se i vogli i te voglit: natyrisht aty ku funksionon vetem sistemi hidraulik nuk ka si te digjet gje /pf/images/graemlins/wink.gif
 

loaded

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Koncepti i "te fortit" eshte produkt.I injorances,i kaosit,i pasigurise se shoqerise ne pergjithesi.Njerezit ndertojne maskat e tyre per tu ndjere me te sigurte ne vetvete.Ne situaten qe ka kaluar Shqiperia nga '90 e pas,"te fortit" e kane shoqeruar hap pas hapi."I forti" druhet vetem nga "me i forti".E vetmja menyre ti besh balle atij eshte te hiqesh ti si "me i forte".
 

eros111

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Fillimisht postuar nga BeBa:
[qb] bobo keto emra sna u dane ... Miri .. e Denisi etj etj ... :shrug: maj mend qe emrat e te forteve tek parku autobuzave shkruhej neper mure si parrulla ... pffff /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
ndersa tani nuk i themi me me emra po ka nje emer qe i mbledh te gjithe : bobi /pf/images/graemlins/laugh.gif
qe thoni ju kete vere te blloku, mbasdite nga mesi i gushtit,pashe nje skene qe ma hoqi trurin fare...ishte i bob me 2kg flori ne qafe qe po i bertiste nje vajze (duhet te ishte e dashura) sh***** , te q**** ****...ajo u zu ngushte dhe i gjuajti me shpulle, ky bobi aq deshte dhe filloi ta terhiqte duke e share dhe ajo qe qante...kjo skene u zhvillua e gjitha ne kulmin e te bertitures, pushuan te gjithe dhe sfliste njeri...
eh shqiperia, shqiperia thuaj...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Ministria e Rendit Publik

Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun

Adresa: Sheshi “Skënderbej”, Nr.3 Tel: 247155




Tiranë,
19 Nentor 2003




Njoftim për shtyp



TIRANE



Komisariati i Policise Nr.2

Me date 10.11.2003, ora 20.00, u arrestuan ne flagrance shtetasit: Ç.A., 18 vjeç dhe R.A., 16 vjeç, banuesa ne Tirane, pa arsim, i denuar me pare per vjedhje, sepse rreth ores 02.30, ne rrugen “Stavri Themeli” kane vjedhur banesen e nje shtetasi.



Komisariati i Policise Nr.3

Me date 10.11.2003, ora 19.00, u arrestua shtetasi ne kerkim Arben Sulejman Sulejmani, 34 vjeç, banues ne Kamez, me arsim tetevjeçar, sepse me 26.08.2002, ne Laprake, me mjet ka tentuar t’i marre jeten ne krye te detyres policit te qarkullimit.



Zyra rajonale e l.k.k. Ek- Financiar

Me date 10.11.2003, ora 20.00, u arrestuan shtetasit Klajdi Novruz Canaj, 37 vjeç, dhe Skender Abas Priska, 49 vjeç, banuesa ne Tirane, me arsim te mesem, te denuar per fallsifikim, sepse ne banese i u gjeten e bllokuan ne cilesine e proves materiale 20 vula te institucioneve, 1500 leje qarkullimi, 110 deftesa pjekurie, 50 çertifikata, 50 pulla sigurimi dhe 20 flete hyrje te doganes Durres, te fallsifikuara.



Zyra rajonale e l.k.Droges

Me date 10.11.2003, ora 22.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Ilirjan Shaqir Faci, 23 vjeç, banues ne Elbasan, me arsim tetevjeçar, sepse rreth ores 12.00, ne ambjetet e ish N.P.V. u kap duke shitur 4 doza me lende heroine.



DURRES



Me date 10.11.2003, ora 16.00, zyra rajonale e l.k.Trafiqeve ndaloi shtetasin ne kerkim Bardhyl Shefqet Bashkmeta, 41 vjeç, banues ne Durres, me arsim tetevjeçar, sepse prokuroria e rrethit, me 16.06.2003 ka filluar çeshtjen penale per organizim te trafikut klandestine me mjete lundruese, per qellime fitimi.



Me date 10.1.2003, ora 20.00 u arrestuan shtetasit: Edomond Xhaferr Xhaferri, 47 vjeç, kapiten i anijes “Ervina”; Qazim Bajram Vokshi, 39 vjeç, marianr; Sokol Sabri Kertusha, 36 vjeç, mekanik; Rrahman Kapllan Margocaj, 53 vjeç; Agim Halil Lika 50 vjeç, kryemekanik; Besnik Lulo Ngjela, 44 vjeç; Kujtim Asllan Domi, 37 vjeç, te gjithe banues ne Durres; Muharrem Zyber Habili, 48 vjeç e Seit Halim Llulla, 46 vjeç, te dy banues ne Kavaje, sepse ne bashkepunim kane ndihmuar per te kaluar kufirin klandestine me anijen “Ervina” te 17 shtetasve shqiptare, per qellime fitimi. Punohet per gjetjen e pronarit te anijes Hamdi Kodra e te birit Ervin Kodra, ndaj te cileve prokuroia ka filluar çeshtjen penale.



VLORE

Delvine

Me date 10.11.2003, ora 17.00, u arrestua shtetasi ne kerkim Thoma Miço Kola, 68 vjeç, banues ne Finiq- Delvine, me arsim fillor, sepse me 05.11.2003, ka demtuar me dashje pronen e nje shtetasit, banues ne Sarande.



KORÇE

Devoll

Me date 10.11.03, ora 15.00, zyra rajonale e l. k. Droges arrestoi ne flagrance shtetasin Ardian Zini Lipe, 32 vjeç, banues ne Devoll, me arsim te mesem, sepse u kap me nje sasi lende narkotike canabis sativa ne mjetin DV 1845 A.



DIBER



Me date 10.11.2003, ora 21.30, u arrestua shtetasi Lulezim Ibrahim Bajraktari, 24 vjeç, banues ne Arres, me arsim 7-klase, sepse rreth ores 15.00, pas nje konflikti me punonjesit e administrates se komunes Arres, ka marre ne banese nje pushke te cilen e mbante pa leje dhe ka hapur zjarr ne drejtim te godines se komunes. Arma u bllokua ne cilesine e proves materiale.



LEZHE

Kurbin

Me date 10.11.2003, ora 14.00, u arrestua shtetasi Genci Gani Çopani, 25 vjeç, banues ne Malbardhe-Kurbin, me arsim tetevjeçar, sepse me 09.11.2003 ne banese iu gjet e bllokua nje pushke pa leje.



SHKODER



Me date 10.11.2003, ora 15.00, nga zyra rajonale e l. k. Droges u arrestua shtetasi ne kerkim Ded Prendush Gjeka, 64 vjeç, banues ne Grude, me arsim fillor, se pse gjykata e rrethit ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per kultivimin e bimes narkotike.

http://www.mpo.gov.al/2003/nentor/komun11.11.2003.htm
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Ministria e Rendit Publik

Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun

Adresa: Sheshi “Skënderbej”, Nr.3 Tel: 247155




Tiranë,
19 Nentor 2003




Njoftim për shtyp



TIRANE



Me date 11.11.2003 u arrestua shtetasi ne kerkim Kujtim Haxhi Pataj 27 vjec,banues ne Çekreze,pasi gjykata e rrethit Tirane e ka denuar me 9 muaj heqje lirie per vepren penale te armembajtjes pa leje.



FIER



Me date 11.11.2003 u arrestua shtetasi Bekim Rexhep Latifi 32 vjec,banues ne Hamil pasi rreth ores 06.00 ne fshatin Afrim i Ri me mjetin “Benz” FR 4771B,ka aksidentuar me vdekje drejtuesin e nje motorçiklete dhe duke i aksidentuar ne gjendje te rende bashkesjorten.



KORÇË



Me date 11.11.2003 ne V.K.K.Kapshtice jane kthyer te keqtrajtuar nga policia greke shtetasi Shpetim Bajram Shabani 28 vjec,banues ne Lushnje,i cili ka qene me dokumenta te rregullta si dhe shtetasit Albert Ligor Prifti 36 vjec,banues ne Kozare te Kuçoves dhe Vetjak Shahin Mane 34 vjec banues ne Plug-Lushnje,te dy pa dokumenta.Nderkohe po punohet per sqarimin e plote te ngjarjes.



BURREL



Me date 11.11.2003 u arrestua ne flagrance shtetasi Renols Shefqet Hoxhosmani 19 vjec,banues ne Burrel,pasi ka kundershtuar grupin e gatshem te policise ne krye te detyres.



SHKODER


Me date 11.11.2003 u arrestua shtetasi Brahim Adem Miruku 37 vjec,banues ne Shirq,punonjes i policise kufitare,sepse ka qene me sherbim buze lunit Buna,ne kushtet e fyerjes dhe goditjes ka vrare me arme zjarri shtetasin Sabah Hamza Mehmetaj 35 vjec,banues ne Shirq,i denuar me pare per kundershtim me arme te policise,i cili se bashku me shtetasit Ramazan Rustem Rusja 43 vjec,banues ne Muriqan,Shyqeri Metush Hasani 48 vjec,banues ne Shkoder,kane futur kontrabande me lundra disa krere lope.Per shtetasit e mesiperm filloi ceshtja penale ne gjendje te lire.

TIRANE



Komisariati i Policise Nr.3

Me date 18.11.2003, ora 13.30, u arrestuan ne flagrance shtetasit Edmond Kujtim Kataroshi, 21 vjeç dhe Shkelqim Qamil Avdia, 22 vjeç, banuesa ne Tirane, me arsim tetevjeçar, sepse me 15.11.2003, rreth ores 21.30, tek dogana, ne bashkepunim me nje shtetas ne kerkim, i kane grabitur nje shtetasi nje motorr, i cili u bllokua ne cilesine e proves materiale.



Me date 18.11.2003, ora 24.00, u arrestua shtetasi Elis Petrit Fikaj, 23 vjeç, banues ne Laprake, me arsim tetevjeçar, sepse me 01.11.2003, per motive te dobeta, ka tentuar te vras me arme zjarri nje shtetas, roje parkingu.



Zyra rajonale e l. k.k.Eko- Financiar.

Me date 18.11.2003, ora 21.00, u arrestua shtetasi ne kerkim Bedri Sabri Myrto, 42 vjeç, banues ne Valias, me arsim te mesem, sepse gjykata e Tiranes, e ka denuar me 1 vit heqje lirie, per vepren penale te mashtrimit.


ELBASAN



Me date 18.11.2003, ora 20.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Mehmet Dane Hoxha, 47 vjeç, banues ne Belsh, me arsim te mesem, i denuar per rrahje, sepse rreth ores 16.00, ka goditur per shkak te detyres arketarin e bashkise Belsh.



Me date 18.11.2003, ora 21.00, u arrestua ne flagrance shtetasi K.T, 17 vjeç, banues ne Elbasan, me arsim te mesem, sepse rreth ores 13.30, ne lagjen e Re, per motive te dobeta, ka plagosur me thike nje shtetas, i cili ndodhet ne spital ne gjendje te rende.



FIER

Lushnje

Me date 18.11.2003, ora 13.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Ahmet Haki Çela, 48 vjeç, banues ne Lushnje, me arsim te mesem, sepse nga kontrolli ne banese i’u gjet e bllokua nje automatik dhe nje sasi fishekesh, pa leje.



VLORE



Me date 18.11.2003, ora 05.00, zyra e l.k.k Trafiqeve, ne bashkepunim me forcat e repartit “DELTA”, ne vendin e quajtur “Shelgjet e Mifolit” ne lumin Vjose, kapen nje gomone te maskuar, me gjatesi 7 metra, me dy motorra, e cila u transportua ne piken e bllokimit Radhime. Punohet per identifikimin e kapjen e pronareve.



LEZHE

Laç

Me date 18.11.2003, ora 20.00, u arrestua shtetasi ne kerkim Afrim Qerim Berisha, 29 vjeç, banues ne Mamurras, me arsim tetevjeçar, sepse gjykata Tirane, e ka denuar me 7 vjet heqje lirie, per vepren penale te mardhenieve seksuale me dhune.



KUKES



Me date 18.11.2003, ora 23.30, u arrestua shtetasi Artur Ndue Djerri, 30 vjeç, banues ne Tirane, me arsim tetevjeçar, sepse rreth ores 17.00, u kap ne VKK Morine me pasaporte te fallsifikuar, per te kaluar ne Kosove me mjetin Mitsubishi TR4081 F.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Rrëmbeu 20- vjeçaren, ndalohet nga policia


Vladimir Muçaj

FIER - Ishte denoncuar për rrëmbimin e një vajze me qëllim trafikimin e saj, por dje ka rënë në prangat e policisë. Burimet e policisë së Fierit thanë për gazetën se në prangat e policisë ka rënë Reanto Balla, banues në lagjen “1 Maji”, i dënuar më parë për plagosje të lehtë. Sipas burimeve të policisë, 24-vjeçari ishte denoncuar nga një 20-vjeçare nga një fshat i rrethit të Fierit. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në mars të këtij viti. Balla në bashkëpunim me të tjerë persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, me anë të mashtrimit kanë rrëmbyer një 20- vjeçare nga fshatarat e Fierit. Sipas denoncimit, rrëmbyesit e kanë kërcënuar vajzën, ndërsa i kanë thënë asaj se do ta trafikonin për qëllime prostitucioni. Vajza ka treguar në polici se pasi është marrë forcërisht është strehuar në një hotel bregdetar, ku ajo ka qëndruar për 15 ditë me radhë. E terrorizuar gjatë gjithë kësaj kohe, ajo ka qënë nën presionin e vazhdueshëm të të dy djemve rrëmbyes, ndërkohë që ata vazhdimisht janë përpjekur t’i mbushin mendjen për të punuar si prostitutë në Itali. Pasi kanë hasur në kundërshtimin e rreptë të 20- vjeçares, ata janë detyruar ta lënë atë të lirë dhe ta kthejnë në Fier, duke e kërcënuar se do ta kishte keq punën nëse do të tregonte. Vajza që ka shkuar në shtëpi u ka treguar prindërve atë që i kishte ndodhur dhe bashkë me ta ka bërë denoncimin në polici.


20/11/2003
KATEGORIA: Kronikë nga rrethet
www.shekulli.com.al
 

arterie

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Pershendetje!
Nuk desha te shkruaj qe te sjell temen time ne krye por sepse sapo lexova dicka qe ka lidhje me kete teme dha thashe ta shkruaj sepse per ata qe jetojne ne Tirane mund t'ua kene ndjere eren me mire ketyre puneve. (marre nga gazetat shqiptare)
TIRANË - Disa vite më parë, Altin Lame ka pasur një përplasje edhe me grupin e djemve të rrugës së Kavajës. Në vitin 1996, pas një grindjeje të gjatë ndërmjet tyre, Denis Gina ka plagosur me pistoletë Altin Lamen. Sherri i tyre nuk ka vazhduar gjatë dhe pas plagosjes, gjërat janë qetësuar. Në atë kohë Lame ishte pronari i disa lokaleve në kryeqytet si dhe i diskos “Krokodil”. Pas plagosjes, Lame është parë të lëvizë në Tiranë me një pistoletë tip “Magnum 45”. Lame është bërë i njohur në kryeqytet edhe si njeriu që ka sjellë makinën e parë tip “Benz Mercedes CLK 320”. Ai lëvizte me makinën e shtrenjtë, ngjyrë blu, i armatosur dhe pa u shqetësuar nga policia. Pas vitit ‘97 Lame ka hapur edhe disa biznese të tjera në kryeqytet, ndër të cilat edhe disa lokale luksoze.

Ps. Ua solla kete lajm por te them te drejten nuk dua qe temen ne fjale ta bej si kronikat e zeza por do kisha deshire per mendimin dhe opinion tuaj ne lidhje me temen.
Faleminderit!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Zgjidhja e vetme per te shpetuar nga te fortet eshte ti detyrosh te shkojn ne univeristet. Vetem robt me shkolle te mesme ne tete vjecare paskan premisa per tu bere te fort /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top