"I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

arterie

Primus registratum
"I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Pershendetje!
Mora shkas nga nje histori fatkeqe diku ketu ne AF por kam kohe qe kam dashur te lexoj mendimet dhe eksperiencat e tuaja ne lidhje me ceshtjen e "Te fortit".
Ekzistenca e "Te fortit " ne shoqerine tone dhe cfare statusi gezon ai. Une po ju tregoj vetem nje ngjarje te vogel. Diku ne hyrje te ish parkut "Rinia" del dikush dhe ndal nje shoqen time studente( por as qe e njihte fare). I thote "une po pi nje kafe tek ky lokali dhe dua qe te vish edhe ti te pish me mua". - "po une nuk te njoh fare ty?"- ja kishte kthyer studentja. "-Ti nuk me njeh mua-i ishte hakerryer "I FORTI" duke e perseritur dy here dhe i kishte thene edhe emrin pastaj sic kishte patur cigaren ne dore ja kishte fikur ne qafe nga inati se pse nuk e njihte te fortin dhe si guxonte te mos pranonte kafen me te. Ka qene periudhe pranvere dhe po ju them se per 2 jave nuk i ka ikur shenja e djegjes se cigares nga qafa por me vjen inat se nuk ja mbaj dot mend emrin "Te fortit".
Nuk e solla historine e mesiperme per te ndjere keqardhje por per te treguar se cfare statusi ka "I forti" ne shoqerine tone. Ju te gjithe duhet te keni dhe te njihni "Te fortin" e lagjes tuaj, te qytetit tuaj, te fshatit tuaj, te fisit tuaj e ku di une. Sa vete jane rrahur nga "injoranca" ne njohjen e te fortit. Shprehjen famekeqe por shume te perdorshme " E di ti se kush jam une" Kush e di se sa vrasje jane bere per te ruajtur nderin dhe lavdine e emrit " I forte" Pse shoqeria jone i jep ate status dhe pse i jane servila te fortit duke ja rritur me shume pushtetin atij. A mundet shoqeria jone ta ule "Te fortin" nga froni ku e ka vendosur.

Ps.Ju lutem shkruani mendime dhe histori pa u kapur me emra dhe ju lutem mos e anashkaloni temen.
Ju faleminderit!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

fatkeqesisht histori te tilla njohin te gjithe

edhe nese te paprekur personalisht, te gjithe kane asistaur ne skena te tilla (kafsheri)

dhe jane te gjitha te ngjashme

njoh nga ata ish te forte qe sot jane penduar dhe e pranojne se kane bere idiotesira atehere

do do te duhej nje psikiater qe te analizonte fenomenin individual

une mendoj qe eshte thjesht ceshtje PUSHTETI
(aftesia per ti imponuar dikujt te beje si do ti)

ne shumicen e rasteve nuk eshte ceshjtja nese jane apo jo vertet te pushtetshem (se nuk shoh ndonje prfitim nga sjella e tyre) por i kenaq fakti qe konsiderohen si te tille nga shoqeria (ata servilizmat qe per permende)

qe te mos kalojme ne politike e te themi se mungon rendi e te rrime te presim, mund te mendojme se cfare ka ne dore te beje sejcili


1- denoncimi i ketyre personave
edhe une jam skeptik per denimin efektiv por nje efekt do te kete sigurisht - ne dosjet e policise, dalengadale, do te mbushet kupa per ata persona
dhe keto do te perdoren sigurisht nga policia - mbase jo drejtperdrejt por te pakten do te kene nje mjet per te bere presion ndaj ketyre personave kur perpiqen te zbulojne ndonje krim apo vjedhje apo rrahje te rende etj
mendoni vetem qe denoncimi ne shumicen e rasteve nuk shkan dem edhe nese nuk ka nje efekt te menjehershem (te pakten nuk do i kemi politikane te ardhshem)

2-tallja e "te fortit"
ne cdo mjet te masmedias mund te analizohet fenomeni duke vene ne dukje te gjithe frikat, idiotesirat, nivelin e ulet intelektual, parazitizmin etj te figures se "te fortit"
kjo ndihmon ne uljen e frikes prej tyre duke i pare nga larte poshte
mbase nuk do te kete shume efekt tek te fortet aktuale por do te ndihmoje ne parandalimin e lindjes se te rinjve
 

zog

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Edituar

qe thu ti arterie, per mu i FORTI eshte specia me e bukur qe ka qyteti, lagjia, fshati, koteci.
problemi eshte qe akoma tek ne mungon rafinimi kesaj specie, sidoqofte gjerat do te evolojne per mire, besoj.
pra i forti s'do te marre me kenaqsi duke ja fik cigaren ne qafe gocave, por tek gjera me madhore e te komplikume, pra me te rafinume.
njashtu!

tjeter, po ta pysesh ate shoçen tate te persekutume, mendoj, se ne thellesi te shpirtit ajo tashme e dashuron ate specimenin, qe ti ne aparence e quan te forte.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Fillimisht postuar nga gene:
....2-tallja e "te fortit"
ne cdo mjet te masmedias mund te analizohet fenomeni duke vene ne dukje te gjithe frikat, idiotesirat, nivelin e ulet intelektual, parazitizmin etj te figures se "te fortit"
kjo ndihmon ne uljen e frikes prej tyre duke i pare nga larte poshte
mbase nuk do te kete shume efekt tek te fortet aktuale por do te ndihmoje ne parandalimin e lindjes se te rinjve
Keq me vjen te te them, qe kjo eshte gjeja me e kote qe ke shkruar ndonjehere ne AF.
Vagabondet dhe rrugacet kane ekzistuar ne te gjitha koherat, kompleksi qe kane perbrenda, inferioriteti eshte ajo qe i shtyn keta individe te nxjerrin me te keqen qe kane brenda vetes, te imponohen "me dhune" duke tejkaluar cdo parashikim.Historia e mesiperme eshte e frikshme, une di qe ketyre tipave per asnje moment nuk u duhet reguar apo demonstruar per as edhe nje cast te vetem qe i ke "frike" qe te "trembin" ndryshe ndodh ajo qe ka ndodhur edhe me ate vajzen per te cilen me vika shume keq.Ketu tek ne nuk ka rend ndaj ndodhin te gjitha keto ne mes te Tiranes dhe diten me diell.Kurrkund ne bote (ne nje vend me rend) nuk jane degjuar gjera te tilla nga njerez qe kane kartela psiqike te pastra.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] ça robi KOTI qe qeke mo gene, ...[/qb]
rrofsh rrofsh

po nuk na the ndonje gje interesante megjithe deshiren mire per te qene antikonformist (ne rastet e gabaura - per mendimin tim)
ata te fortet aty, gjerat madhore as nuk i perceptojne
max do rrembejne ndonje vajze do bejne ca para ketej nga italia e pastaj keto para do ia marre dikush tjeter (nje si puna e nanos /pf/images/graemlins/wink.gif me shoke )
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] ..Keq me vjen te te them, qe kjo eshte gjeja me e kote qe ke shkruar ndonjehere ne AF... [/qb]
te vjen keq te pakten
e terheq mendimin une po deshe, nuk ka nevoje per kaq emocione

me duket se ke filluar dhe ti te mos i lezosh fare postimet te cilave u pergjigjesh
kur them te analizojme fonomenin dhe permend friken, e kam fjalen per frikat e pasigurite e "te forteve" (po nejse, ti nuk e lexuar gjithe shkrimin)

pervec kesaj me permende rendin (dhe na the ndonje gje te re perver retorikave te zakonshme - jo te tuat)

po ndonje propozim a ke???
apo te pelqen vetem te kundeshtosh???
 

arterie

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Ju lutem mos u merrni me historine se ka plot te tilla por merruni me temen. Eshte shume e qarte dhe une do te gezoja po te ishte ceshtja e "te fortit" kaq e thjeshte por per aq sa kap psikologjia ime eshte jashtezakonisht e nderlikuar ne Shqiperi dhe faktoret jane te shumte . Analizat e juaja jane ato qe do kisha deshire te lexoja. Per mua eshte nje element qe ka shume pozita ne shoqerine tone. Eshte shume vendimmarres ne shume ngjarje e ndodhi brenda shoqerise. Te gjithe poziten une them qe jua japim vete. Menyra dhe hierarkia qe perdoret ne shoqerine tone eshte e tille qe ju le vend shume te fituar status " Te forteve" Nuk shkova as ne nje qytet te Shqiperise dhe te mos kete qene biseda e pare e "te fortit" te qytetit, kush eshte dhe bemat e tij dhe ke duhet te takoja qe te mund te te conte tek ai. Nejse per kaq por jam cuditur kur per heren time te pare qe kam dale jashte isha ulur ne nje tavoline me nja 7 shqiptare dhe asnjeri nuk me pyeti per atdheun megjithese kishin me shume se nga 3 vjet jashte dhe une sapo kisha ardhur prej andej por tema me e zjarrte dhe e vetme ishin "te fortet" dhe me pyesnin nese e kisha njohur filanin me emer ne kete qytet e fistekun ne nje tjeter qytet. Te gjithe dilnin ose shoke te "Te forteve" Ose djali i djalit te xhaxhait te komshijut banonte ne nje lagje me te, etj etj. Pse kaq status keta "Te fortet" qe kane me te forte efektin ne shoqerine tone sesa ate fizike e mendore.
Ps ju lutem te mos perfshihet shteti e politika, feja e raca ne kete bashkebisedim.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Ironia, perhere sherben si mjet lucidant gene, terheq vemendjen /pf/images/graemlins/wink.gif Nuk ta pata me te keq.Isha nisur nga ato qe lexoj prej teje dhe qe me duken me kembe ne toke /pf/images/graemlins/smile.gif

Opsioni yt i dyte mu duk deri diku...me mire nuk po shprehem sepse do te vinte ty keq ne kete rast.

Propoganda ne te tilla raste nuk vlen gene, ti flet per demaskim te tyre ne media, mire e ke ti po tani nuk jemi ne kohen e Frontit as te organizatave te partise ku keta individe demaskoheshin, i nxirrnin para kolektivit dhe u terhiqnin vemendjen apo u ulnin nota ne disipline per shafqje te huaja, ose me pas edhe i perjashtonin dhe i conin edhe per riedukim.Iku ajo kohe.
Ne shoqerine e sotme, i nderuar, eshte vete ritmi qe asimilon keta tipa, qe kryesisht jane parazite, rrojne duke kercenuar te tjeret te cilet edhe i paguajne qe t'i lene te qete, sepse marrin apriori te mireqene faktin (meqe ky i forti ka namin qe te ben gjemen) se mund te demtohen prej tyre ne nje menyre apo ne nje tjeter, qofte edhe vetem duke prishur terezine me ndalesa te tilla ne rruge.Mirepo ne ditet e sotme eshte disi me e veshtire te jetosh ne kete forme, edhe nese ekzistojne keta "te forte" ne shoqerite e zhvilluara kane nje karakter tjeter, jane te perqendruar neper lagje ku ka probleme me rendin dhe ku njerezit i perkasin te njejtit komunitet e "rregullohen" mes tyre si per kufijte e influences si per shkallen e forces.
Me kujtojne filma si tip mafioz apo edhe Gangstar's Paradise.
Une terhoqa vemendjen qe propoganda nuk ben pune, te gjithe femijet paralajmerohen nga prinderit e tyre te mos shoqerohen me tipa te tille qe cuditerisht per nje kategori femijesh jane shume atraktive, prindi ben te qarte qe ky njeri s'ben asgje per veten, as per shoqerine qe eshte nje parazit, qe eshte i padenje e te tjera si keto.Me pas shoqeria i eviton dhe kur behen te bezdisur per qetesine personale apo publike vjen denancimi dhe i sheh, sic ke parashikuar, kontigjent per burg.Ka dhe nga ata qe i "therrasin" mendjes ne kohe dhe me pas behen edhe me te mire se femijet e tjere.
Ti doje nje propozim prej meje, nuk me ke lexuar se ta kam shkruar, qendroju indiferente dhe mos shpreh frike.Nganjehere trimeria ngaterrohet me sigurine qe ke tek frika e tjetrit, e behesh trim "pa dashje" /pf/images/graemlins/wink.gifKjo qe zgjidhja e pare per vajzat.E dyta eshte me e gjate dhe nuk varet prej meje, rendi.

Jam enderrimtare gene qe kerkoj rend, por une shpresoj perhere.

:wave:
 

Turing

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Keq me vjen te te them, qe kjo eshte gjeja me e kote qe ke shkruar ndonjehere ne AF.
Per mendimin tim ato qe thote Gene jane shume te drejta. Dhe kjo eshte nje menyre shume efikase per te rezuar mitin e te fortit ne nje shoqeri akoma post-patriarkal si ajo shqipetare.

Per te mbrojtur effikasitetin e kesaj methode mjafton te kujtosh italine e viteve 80 ku mafia ishte ne kulmin e saj.

Ne ate kohe mediat luajten nje rol kryesor per demitizimin e figures se KAPOS.
kompleksi qe kane perbrenda, inferioriteti eshte ajo qe i shtyn keta individe te nxjerrin me te keqen qe kane brenda vetes, te imponohen "me dhune" duke tejkaluar cdo parashikim
Pjeserisht e drejte! Pasi ajo qe eshte me vedimtare ne krijimin dhe ruajtjen e mitit te "te fortit" jane komplekset e shoqerise. Te gjithe e dime se kush jane paragjykimet tona per ata cuna 20-23 vjecare qe levizin me makin lluksoze dhe te mbluar me ar.
"ky eshte AI", "Shife po kalon AI", "Kujdes se erdhi AI".

qe thu ti arterie, per mu i FORTI eshte specia me e bukur qe ka qyteti, lagjia, fshati, koteci.
problemi eshte qe akoma tek ne mungon rafinimi kesaj specie, sidoqofte gjerat do te evolojne per mire, besoj.
Per sa kohe koteci ka pula, gjelat nuk do mungojne!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]
...Ti doje nje propozim prej meje, nuk me ke lexuar se ta kam shkruar, qendroju indiferente dhe mos shpreh frike.Nganjehere trimeria ngaterrohet me sigurine qe ke tek frika e tjetrit, e behesh trim "pa dashje" /pf/images/graemlins/wink.gifKjo qe zgjidhja e pare per vajzat.E dyta eshte me e gjate dhe nuk varet prej meje, rendi.

Jam enderrimtare gene qe kerkoj rend, por une shpresoj perhere.

:wave: [/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif
nuk kam arsye te mendoj qe ma ke me te keq, mendova vetem qe nuk ke lezuar shkrimin perpara se te pergjigjesh

kam cituar ketu nje pjese te shkrimit tend me lart dhe me duket i njejte me timim

mbase nuk jam shprehur mire e mbase kam djegur disa etapa

te fortet kane frike (nga shume gjera dhe ne e dime por nje 14 vjecare e shoket e saj jo)
ideja jote me duket e njejte me timen - nuk duhet treguar se ke frike dhe duhet kuptuar se edhe "i forti" ka frike e kjo te ben edhe me trim

po kush do ti mesoje keto gjera 14 vjecareve???

ieja ime ishte qe figura e "te fortit" mund te deklasohet me ane te talljes, ironise dhe duke tregaur qe ATA KANE FRIKE dhe nuk jane aq te pakundershtueshem sa mund te duken


edhe njehere
merre keshillen tende (qe me dhe mua )
behe terheqese e te besueshme (humor e analize)
dhe pastaj jepja atyre 15 vjecareve nepermjet masmedias (menyra me e shpejte)

kjo do te te coje ne propozimin tim nr 2 qe ty tu duk i ... por ne fund te fundit niset nga i njejti arsyetim qe bere ti vetem se shkon pak me tej

:wave:
 

edda

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Para disa vitesh, kur jetoja akoma ne Shqiperi, dal per te bere pazaret me miken time. Zakonisht une s'dilja shpesh, perveç rruges nga shkolla ne shpi, ne kurs s'dija te shkoja gjekundi (s'me linte mami :rolleyes: ). Ate dite per dreq vendosa te shoqeroj kete shoqen time. Pa bere as 10 min. rruge na ndalon nje makine perpara kembeve. Obobo, po tashti - tha kjo shoqja ime - ec futemi ktej nga rrugicat. Ca rrugicash me - ia bera une qe po me dridheshin kembet - me mire ne rruge qendrore, do gjendet dikush qe te na ndihmoje.
Goca naloni i minut - na u drejtua shoferi, te cilit dukej sikur po i rendonin ne qafe zinxhiret e floririt. Po nxitojme - ia ktheva une. Hypni n'maqine - ai. Falemnderit - tha shoqja ime - po preferojme te shkojme ne kembe. Dhe ne kete kohe ne vazhduam rrugen içik me hap te shpejte. Ata te dy dolen nga makina dhe na kapen prej krahu. Kemi ndenjur aty rreth 20 min.. I drejtuam ca shikime lutese çunave qe rrinin tek bordurat por asnjerit s'ia mbajti te na ndihmonte. Pas shume pyetje -pergjigjeve shoferi nxjerr nje pistolete. "O hyp n'maqine ose ti nxorra trute ktu n'vend" Me falni per shprehjen por une aty thashe se e bona n'breke. Iu afrova edhe me afer, duke e pare ne sy dhe me nje ton prej kokoderreje (kush me njeh e di qe po thashe jo, jo e mori fund ajo pune) i them- une n'maqine s'hypi, ti bujrum, mi nxirr trute. Ai me kapi prej flokesh dhe ndofta po te mos kishte nderhyre shoku i tij, i cili tha "he re se kot fare qeka" kushedi si do kisha perfunduar. Kur ne beme per t'u larguar na dha dhe nje te share te fundit si per pershendetje "shk....".
Ene tashti qe po shkruaj mua me eshte bere mishi kokrra-kokrra.

Eh, te dashur miq, peshku eshte qelbur qe nga koka! Kur vete politikanet shkojne e marrin per bodyguard apo hyjne ne biznes me te tipa te tille ç'mund te presesh me?! Ne Shqiperi duhet te funksionoje rendi, ndoshta per ca kohe duhet edhe dikush si Edmond Koseni qe i beri keto "figurat", kto "njeshat" te mos kakarisin.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

cfare menon se mund te besh smile, qe te tjere te mos jetojne te njejten situate?
 

edda

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Personalisht s'mund te beja asgje por siç shkruajta edhe me lart POLICIA eshte ajo qe mund te beje shume shume.

Tallja e ketyre "te forteve" ne media ndoshta do te ndikonte pak fare tek ato qe jane già "te forte", duke i bere me te permbajtur ne ekzibizionizmin e tyre, por s'do te parandalonte aspak lindjen e te rinjve. (po te kujtoj mafien italiane!!)

Ndersa per ate qe thua ti, denoncimin e ketyre personave ne organet e rendit, te jesh i sigurt qe ne Shqiperi nuk mund te funksionoje sepse ti denoncuesi rrezikon me shume keshtu. Ai, qe eshte "i forte" ka edhe para dhe, besoj se e di, sesi funksionon ne Shqiperi, kush hedh lekun del i pafajshem edhe sikur 20 deshmitare ta kene pare duke vrare a duke vjedhur. Pra, me te dale nga burgu ai do vije tek ty i pari dhe ndersa ne fillim donte vetem te te merrte ca para tashme do te doje te te marri dhe jeten.

Keshtu i dashur Gene pema duhet shkulur me gjithe rrenje sepse jane ato te kalbura prandaj jane kalbur edhe gjethet!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

smile
une jam i mendimit se peshku qelbet nga koka e nga aty duhet pastruar
keto i diskutoj tek politika

ti mendon se nuk mund te benhet asgje pervecse te presim nga politikanet ?(une nuk pres shume nga ata te sotmit se mjaft kam pritur - tani kam vendosur te ndikoj)

nuk mendon se ata paten fike nga vendosmeria jote dhe per kete u larguan? (ai qe tha lere se nuk eshte gje vetem i hapi rruge tjetrit te terhiqet pa bere figure m...)

nuk mendon se kete vendosmeri mund tua keshillosh te tjereve qe mund te gjenden ne ate situate

nuk mendon se brenda policise behet nje lufte per pushtet (si ne cdo organizate hierarkike) dhe mos veprimi i nje shefi ne raste te tilla do te shfrytezohet nga ata qe duan ti marrin postin

po te ishin aq tima ata qe te ndaluan, do te kishin hipur ne makine
nje dajak i mire ne nje rajon policie (nuk ka nevoje te shkohet deri ne gjykate) do i bente akoma me pula

cfare do i keshilloje ti smile te tjeret te benin - te hipnin apo te tregonin dhembet sic bere ti?
 

edda

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Gene, jam dakort qe ishte vendosmeria ime qe i beri ata qe te me linin te qete, por dua te te kujtoj edhe nje detaj tjeter NE ISHIM NE NJE RRUGE KRYESORE aty. Sikur une per nje moment te kisha degjuar shoqen time dhe te isha drejtuar nga rrugicat thua do me linin te shkoja?!?!
Une, ti po 10, apo edhe 20 te tjere nuk jemi ne gjendje ti zgjidhim keto probleme. Kete duhet ta beje shteti.
Gjate kohes se Kosenit ne Elbasan, s'ia mbante kujt te ngacmonte nje femer ne rruge sepse vinte polici dhe e zhdepte ne dru (edhe pse Koseni vete dergonte policet qe te merrnin femrat me zor dhe t'ia çonin ne zyre!!!). Nuk kishte me Tan Kateshi & Co. qe te terrorrizonin njerezit.

nuk mendon se brenda policise behet nje lufte per pushtet (si ne cdo organizate hierarkike) dhe mos veprimi i nje shefi ne raste te tilla do te shfrytezohet nga ata qe duan ti marrin postin

ok, ja ta zeme se shefin e kapen ne flagrance duke mos zbatuar ligjin dhe e hoqen. Ai qe vjen pas tij ne radhe te pare shikon interesat e veta (sepse keshtu ne ndodh ne 99% te rasteve ne Shqiperi), ku te beje diçka per te mbushur xhepat e veta etj. mirepo kete diçka ai do ta beje me keto qe kane pare dhe keto qe kane pare dhe qe keto para i bejne ne menyre te paligjshme jane po kto "te fortet". Circolo vizioso!!!
Nje miku im eshte funksionar policie dhe nga goja atij me ka rene rasti te degjoj diçka te tille "s'mund ti bej gje filanit sepse eshte miku i ketij tjetrit qe me ka bere nje nder para ca kohesh"

eshte llogjike Gene
politikani eshte me i forte se polici + te fortin
polici eshte me pak i fort se politikani por me i fort se i forti
mirepo politikanet dhe "te fortit" jane mish e thua atehere po i hape pune te fortit (qe ne kete rast eshte me i dobti) ai qe rri atje siper per te mbrojtur b.. e vet te shtyp ty (sepse eshte me i fort se ty).

Dola içik nga tema se fola per ate "te fortit e medhenj" /pf/images/graemlins/smile.gif
 

arterie

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Se si mu kujtua nje seminar ne universitet. Po flisnim per ndertimin e imazhit te firmes. Morem shembull "Benzin" . Ne vendet perendimore "Benzi" gezon imazhin e nje makine qe perdoret nga njerez me pozita ne shoqeri, nga pronare aktivitetesh ekonomike, nga punonjes bankash etj, etj, etj pra pasja e nje " Benzi" jep personalitet. Po ne Shiqiperi kush e gezon kete personalitet (kete thesar te shoqerise) ???
Ne Shqiperi ndryshe nga cdo vend tjeter, imazhi i "Benzit" eshte negativ. Ne Shqiperi "Benzi ka te njetin imazh ne kuptmin qe vishet me personalitet por personat qe gezojne kete jane ata qe kane vrare, qe kane perdhunuar e prostituar femra, ata qe kane vene gjoba e deri tek ata qe te thone " Pse me shikon?".
E solla thjeshte kete copez seminari per te thene qe " Te fortet" gezojne personalitet te cilin ne bote e fitojne njerez per te cilin kane djersitur e kane shtyrdhur mendje per te gezuar ate thesar(personalitetin). E keta personalitetet tona(Te fortet) e kane marre te gatshem nga shoqeria jone, pa djersitur e pa shtrydhur mendje.
 

zog

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

arterie qeke femer e komplikume ti lal. si mi ne shqiperi Benzi paska imazh te keq, ai atje eshte VETURE NACIONALE dhe kjo tashme ka marre fame e bote.

tjeter, PERSONALITETI tek njeriu eshte i LINDUR, nuk fitohet me karriere. ate o e ke, o nuk e ke.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Ah si u be kjo tema :shrug:


Sic e shihni sic thote Edda me lart, s'e linin te dilte nga shpia dhe kur kish dale kish dale me kete shoqen.Keta "te forte" nuk jane aq budallenj sac duken, dine ke kapin, ata kapin vajzat e "ndrojtura", ato qe reflektojne pasiguri ne syte e tyre e dallohet qe larg qe nuk jane familjare me ate qe ndodh jashte dyerve te shtepise.Deh tak ia vene shenjestren dhe leshohen me furi.Ai tipi, nese e vini re, eshte larguar nga Edda vetem kur kjo (me ne fund) i ka treguar qe nuk ka frike /pf/images/graemlins/wink.gif .

Nje histori(e vertete):

Nje dite nje tip po ecte rruges dhe shef nje vajze qe po ecte para tij dhe shkon e "nduk" nga prapanicat duke i thene edhe ca fjale ekstra mbi te ndukuren dhe iken ne pune te tij pasi e ka parakaluar duke hyre ne nje bilardo aty prane.Vajza e ndjek nga pas, ne bilardon vetem me burra dhe i shkon ne tavoline ku ky tipi "i forte" /pf/images/graemlins/wink.gif ishte ulur dhe po llomotiste dhe kish harruar ate qe beri dy minuta me pare ne rruge.
I thote:"Ore qelbesire, ke ngacmon ti ne rruge?"...ky ngrihet i shastisur ne kembe nga ajo qe po i ndodhte pasi nuk e priste fare :eek: , ne bilardo kish rene qetesi dhe te tere po i shihnin."Mos guxo ta besh me se te zhduk nga faqja e dheut" i thote kjo pa iu dridh qerpiku, i rras nje shkelm ne te poshtmet dhe per dere e perjashta pa u lekundur fare.

Tregoji siguri ketyre tipave dhe e sheh se si ikin me bisht nder shale /pf/images/graemlins/wink.gif madje edhe i ben gaz te botes /pf/images/graemlins/wink.gif ...perderisa nuk ka rend e rregulla dhe cdokush ben ate qe i kalon neper koke duke abuzuar me qeniet ne dukje "inferiore" apo te dobeta (kete e them si antonim te "te fortet" /pf/images/graemlins/wink.gif ) kjo mbetet alternativa e vetme.
 

Dolores

Primus registratum
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

Nuk e di si jane kto punet ne shqiperi tani......por ne kohen e gjimnazit tim dhe vendit ku jam rritur ai i forti pas nji icidenti te tille mblidhte ata shurrabajget e vet edhe vinte ti thante kercinjte e kembeve.......ehhhhh c kemi heq /pf/images/graemlins/frown.gif
 

bobo

marksist-enverist
Re: "I forti" dhe pozita e tij ne shoqerine shqiptare

korde, kishte te bej kjo me temen,historia,?!-apo do me sgju inisiativen e ... /pf/images/graemlins/wink.gif
se mko raste i thon; ja dha truni-,si qe i dobt, si qe i fort! /pf/images/graemlins/laugh.gif
se helbede, mraste tilla-,kur tshef syni..., do dhe dora...-veshtir me majt veten :angel:

sa per temen: ... :confused:
 
Top