I beri pis makinen, biznesmeni tenton te vrase kolegun

I beri pis makinen, biznesmeni tenton te vrase kolegun

I beri pis makinen, biznesmeni tenton te vrase kolegun
Nje sherr mes biznesmenesh ka perfunduar me perdorimin e armes se zjarrit, me pasoje plagosjen e njerit prej tyre. Taulant Hoxha, eshte 25 vjecari qe, sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Policise se Fierit, ka plagosur me pistolete, kolegun e tij Sulejman Sula, president i firmes se pijeve freskuese "Juli" sh.p k. Shkaku i sherrit ka qene automjeti i Sulos i cili kur e ka parakaluar i ka bere pis makinen, thane burimet e policise. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme perbri poliklinikes qendrore te Fierit tek lagja "11 Janari", ne rrugen qe te con per tek spitali i qytetit. Sulejman Sula 47 vjec, pronar e president i Juli sh.p k ishte duke udhetuar me automjetin e tij tip Benz se bashku me bashkeshorten. Ne parakalim e siper, rrotat e Benzit te Sulos kane rene ne nje grope me uje dhe si shkak, lagen paksa, Benzin ngjyre kafe me targa te huaja BR500089 qe drejtohej nga Taulant Hoxha 25 vjec, pronar i nje lokali luksoz prane policise. Hoxha i indinjuar nga berja pis e benzit te tij i ka zene rrugen biznesmenit Sula. Keshtu qe pasi ka zbritur edhe Sulejmani nga automjeti i tij ka nisur debati, por qe ka degjeneruar me pas ne grushte e shkelma nga ana e Sulejman Sules, pohojne burimet policore. Pasi Hoxha eshte goditur disa here nga Sula, ka shkuar ne automjetin e tij ku ka marre pistoleten dhe i eshte drejtuar Sulejman Sules per ta qelluar. Dy plumbat e dala nga gryka e armes e kane zene Sulen ne krah. Pastaj Hoxha eshte larguar nga vendi i ngjarjes, por grupi i gatshem i policise e ka ndaluar 100 metra me tutje.

Xh.Beharaj
<img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: I beri pis makinen, biznesmeni tenton te vrase kolegun

Dhe cudira te tilla ndodhin vetem ne Shqiperi...
Kujdes ai/ajo qe me ben pis bicikleten se do ja marr jeten.... non sense
eek.gif
 

bazuka

Primus registratum
Re: I beri pis makinen, biznesmeni tenton te vrase kolegun

per te qeshur e per te qare po ti kishte kapur gruan ai kushedi cdo i bente kyja
lol.gif
wub.gif
devil.gif
 
Top