Re: Horoskopi !
Shigjetari eshte nje shenje zjarri,normalisht nga natyra shume impulsiv po ne te njejten kohe i drejte dhe i ndershem.I pelqejne udhetimet dhe rralle here lind,jeton dhe vdes ne te njejtin vend.
Raportet klasike sipas astrologjise jane raportet me shenjat e se njejtes familje te zjarrit(Dashi dhe Luani).Po nuk duhet kufizuar me kaq parashikimi.Ne fakt ndodh shpesh qe ashendenca te kete me ndikim se shenja diellore ne personalitetin e dikujt.Keshtu ndodh qe dikush qe ka si shenje diellore shigjetarin dhe ashendence peshkun te kete me shume karakteristika te shenjes se Peshqve se sa te Shigjetarit.
Ne rastin tend me duhet te dhenta komplete,ne c'date ke lindur,ne c'ore dhe ne cfare qyteti per te patur parasysh te gjithe planetet ne temen tende.
Persa i perket raporteve me shenjat e tjera mund te vesh dakord dhe m,e shenjat e ajrit:Binjaket,Peshorja dhe Ujori.Me Binjaket keni terheqeje fatale,jeni dy te kundertat qe terhiqen por jo gjithnje gjeni gjuhen e perbashket.Gjithsesi eshte nje shenje me te cilen gjendeni shume fizikisht.Me peshoren raporti eshte pak me kompleks.Shigjetari eshte shume tradicionalist dhe ndonjehere shume i drejtperdrejte,kurse peshorja shume e ndjeshme dhe shume e dhene pas jetes mondane.Ka shume mundesi qe te mos perputhen stilet e jetes qe bejne.Me Ujorin raporti eshte shume i buykur,kjo sepse shigjetari adhuron njerezit qe e lene.Po e le Shigjetarin e ke pas gjithe jeten,po e trajtove me pavaresi dhe indiference Shigjetari nuk do te lere kurre.E rendesishme eshte te mos jesh mbytese,mos kerkosh llogari per asgje dhe raporti shkon vaj.
Me shenjat e tokes ka probleme.Kjo se nuk flitet e njejta gjuhe.Ne fakt shenjat e tokes jane te rezervuar,praktike dhe me kembet ne toke.Nuk kane qejf te lene gjerat ne dore te fatiti po u pelqen ti fitojne me djerse dhe me mund.Keto karaktere jane te paperputhshem me shigjetarin por si me shenjat e ujit qe jane shume te ndjeshem dhe intuitive duhen pare gjithmone te tere planetet ne momentin e lindjes.
Per kete arsye gjejme cifte jo klasike te Shigjetareve me shenja me te cilat sipas astrologjise nuk duhet te shkonin mire.