Re: Hollande - Shqiperi ---> Drejtperdrejte ne Tv Klan
Ndeshja Hollandë - Shqipëri LIVE VIDEO tek Futbolli.com!
Te nderuar vizitorë të Futbolli.com dhe shqiptarë kudo në botë!
Futbolli.com me kënaqësinë më të madhe ju dhuron FALAS ndeshjen Hollandë – Shqipëri LIVE VIDEO!!!
Ndeshja zhvillohet të mërkurën, 11 tetor, ora lokale 20:30 (1:30pm Central Time, 2:30pm Eastern Time U.S.A.). Ndeshja do të transmetohet me cilësi të lartë, 700 kb/sec, dhe për këtë kërkohet një lidhje e shpejtë interneti (Cable/T1/LAN). Nëse keni lidhje qe ka shpejtësine e transmetimit me te vogël (Dial-up, ISDN, DSL) do të keni mundësi ta shihni videon por me shume ndalesa për shkak të bandwidth-it te kufizuar që do keni.
Për të parë këtë ndeshje ju duhet të jeni anëtar i faqes.
Regjistrimi në faqe është falas dhe kërkon vetëm pak minuta. Me Username-in dhe Password-in tuaj do të keni mundësinë të hyni në seksionin specifik të Futbolli.com në të cilën transmetohet ndeshja në formatin LIVE VIDEO.
Le të mbështesim kombëtaren tonë në këtë ndeshje të rëndësishme. FORCA SHQIPERIA!!!
Me Respekt,
Stafi Drejtues
Sqarim Teknik:
Transmetimi do të fillojë 5 minuta para fillimit te ndeshjes. Nuk ështe nevoja për të patur ndonje sofware të vecantë. Thjesht duhet të kini programin windows media player, me versionin më të fundit mundësisht, si dhe të përdorni Internet Explorer version 6.0 ose më lartë për ta parë ndeshjen me cilësine optimale. Ka pasur disa raste qe me Mozilla/Firefox videoja nuk hapej. Gjithashtu për të parë ndeshjen pa ndërprerje ju këshillojmë që pasi të futeni tek seksioni i transmetimi mos ta mbyllni videon, sepse do të keni probleme për t'u rilidhur me linjën direkte dhe do ju duhet të rifreskoni faqen disa herë derisa administratori t'ju rilidh me sinjalin live. Ju falënderojmë dhe njëherë per mbeshtetjen tuaj. Për cdo paqartësi mos ngurroni të na kontakoni nëpërmjet komenteve të këtij njoftimi ose nëpërmjet Kontakt Form. Do mundohemi t'ju përgjigjemi shpejt, pastër dhe saktë.