HOMERI - grek apo trojan !

neta

Forumium praecox
Re: HOMERI - grek apo trojan !

nak,
sa per dijeni enea nuk ishte djali i mbretit priam. Babai i tij thuhet te ishte Anchises ndersa e ema ishte Creusa (lexo Virgil's Aeneid).

Persa i perket temes, nuk eshte e qarte se Homeri perkrah ose ndjell ndjenjen e simpatise per Trojanet me shume se per Greket. Ne fund te fundit jane greket ato qe fitojne (sic tregon Odisea), dhe gjate gjithe Iliades ka nje balancim toni mes dy paleve. Homeri mundohet (dhe ja arrin) qe te shfaqe ato karakteristika humane qe humbin ne vete emrin e ushtarit. Nga shume akademike besohet qe Iliada eshte nje liber lufte qe eshte kundra luftes, qe shfaq ato qe vertete vuajne pasojat e saj, dhe qe si gjithmone jane te pafajshmit. Homeri shfaq qe pas emrit dhe uniformes te cdo ushtari (heroi) qendron nje histori humane, nje familje, ndjenja etc.

Prandaj ne baze te ngjalljes te simpatise per Trojanet nuk mund te thuhet qe Homeri ishte Trojan, sepse ai te ngjall te njejten simpati edhe per Greket. Gjithashtu duhet te mbahet ne mend qe tmerrin e Trojes pas renies nuk e shpreh Homeri por Virgili ne historine e Aeneas dhe me mbrapa tragjedite Greke si ajo nga Euripides, " Trojan Women". Iliada mbaron me vdekjen e Hektorit, dhe "humanizmin" e Akilit duke i dhene Priamit trupin e te birit.

Mendimi im ky.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

me pelqen se si arsyeton zog, nje identitet ashtu sic duam ta pershkruajme ne sot nuk egzistonte jo ne ate periudhe por as para 100 viteve.

Sa per homerin imagjinoni njerzimin pas 3000 vjetesh, nje tip zbulon nje bllok te zhubravitur, nuk e di ca eshte, fillon ta perkthej, e lexon dhe i pelqen, eshte skenari i " Full Metal Jacket" i Kubrick. Te gjithe arkeologet do vien ne kerkim te skenarve te tjere, do zbulojne hollivudin,dhe skenare te tjere, te gjithe skenaret per vietnamin dhe luften mund te quhen fare mire FMJ dhe autori Kubrick. E do vrasin mendjen kush ishte Kubrick autori i FMJ, dime vetem qe ishte nga Holliwood.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

OKEJ TASHI E KUPTOVA.O CUNA MOS U ZEMERONI SE KESHTU NA KA SHPJEGU ZYSHA E LETERSISE.SA TE RROSH DO MESOSH.
PO A E DINI JU QE EDHE ZHUME EMRA GREKE PERENDISH NUK KANE KUPTIM NE GREQISHTE POR KANE KUPTIM NE SHQIP????

PSH:ZEUS =ZOT,AFERDITA (KJO ESHTE SHQIP NUK KA NEVOJE TA PERKTHEJ)ETJ...ETJ...

NEJSE GREKET JENE PER TU PJEKUR NE HELL
 

Odoakri

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

ore dakorte Albuberalles, vetem se ti haron qe te gjitha qytetet antike ilire kane qene koloni helene. keto gjera nuk duhet ti thote syzha e letersise por ajo e historise.
ti mund te thuash qe bush eshte shqiptar se kam pasur nje komshi qe quhej keshtu.
Ne shqiptaret kemi nje zakon te keq , cdo gje qe tingellon ne shqip eshte shqiptare, zeus vjen nga zot apo zot vjen nga zeus?!?!?!
 

ezhderha

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

mystic...

enea asht nji nga djemte e priamit, thashe, sipas iliades. asgja ma teper.

po pyetja e temes ne asht homeri grek apo trojan mue nuk me duket shume e randesishme. arsyen me duket kjo;
ne kohen kur supozohet te kete ndodhe lufta e trojes (rreth viteve 1200 p.e.s) kena te bajme me dyndjet e fiseve dore qe erdhen nga veriu, qe nenshtruen greqine dhe vendosen mikenen si kryeqytet te tynin.
nga ana tjeter, ne azine e vogel, per disa shekuj me radhe ka pase ndikime te perandorive se babilonise, asirise, dhe hititeve. kena te bajme me shume kombesi e grupe etnike, jo vetem ne greqine e lashte por edhe ne azine e vogel.

e kam thane dhe ma perpara homeri e ka pershkrue historine e trojes rreth pese shekuj mbasi ajo ka ndodhe. asht njisoj si me pase doreshkrimin e pare ne lidhje me skenderbeun, bjen fjala, ne shekullin e 20-te.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

odoakri
me duket se ti nuk ti shqip
Po perse emri Zeus ne greqisht nuk ka kuptim????
ma shpjego te lutem.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

po ti njeh greqishten e lashte???? di si tingellon ne greqisht fjala qe ne shkruajme Zeus?
Po mir ti qe di shqip me jep pergjigjen e dates 1555, nuk ka dyshim mund te kete nje date me te hershme se kjo por duhet zbuluar, per momentin jemi 1555.

Jepi çezarit ate qe eshte e çezarit.
 

balforum

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

Odakri ,jo vetem zeus ka kuptim ne shqip por gjith ylliada dhe udhesheu ne teresi.
Prijam = prijes jam
kasandra = ka ca andra (dihet qe kasandre shikonte andra te frikeshme dhe e parashikonte luften katastrofike te trojes = truallit. Ajo parashikoi dhe ardhjen e Parisit = (i) pari eshte,djali i mbretit prijesjam.
Te gjithe ata shqipetare te thjeshte si puna ime dhe jotja qe jane zgjuar nje cike me shpejte se ty shikojne nje cike me tutje se hunda e tyre dhe gjithe kjo poeme madheshtore qe sic thuhet dhe me larte jane balada gojedhena legjenda qe kendoheshin nga rapsode,ne kete raste nga rapsodi qorr homeri = i mjeri.
Jane me qindra emrat e vendeve dhe te heronjeve qe kane kuptim ne shqipe.
Shume bukur e the jepni Cezarit cfar eshte e Cezarit.Dhe ne kete gje kerkojme asgje me shume. :wave:
 

balforum

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

Zgjohuni ,se po nuk u ezgjohem tani qe dime nje cike me shume se shkrim e kendim greku do pretendoj te na marri dhe gjysmen e shqiperise si greke meqense disa kane mesuar pese fjale greqisht dhe harrojme ate cka kemi shme me te vjeter se grekja,historin dhe gjuhen tone. :wave:
 

Odoakri

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

hallall me pelqejen largpamesit. ne te tjeret ndriçohemi nga drita juaj, por pergjigjes time nuk i dhe pyetje 1555
 

gentilushi

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

Odoakri edhe nickun me duket se e ke grek.
po mire une te kuptoj qe je i dashuruar me greqine mbase ke qene atje dhe ke ke bere 1555 qejfe.Por sa per dijeni une nuk i dua greket dhe e them hapur nuk kam pse ta fsheh.Ata i kane bere dem kombit tim dhe sa per Homerin te mjerin te te them qe me sa kam lexuar nga me lart them qe ka qene Pellazgo-ilir dhe sic dihet iliret jane paraardhesit e shqiptareve dmth qe Homeri ka qene shqiptar.une kete llogjike nxjerr dhe nuk i kam syte e zene nga dashuria per popullin tim.Ti ne qoftese ke ndermend te na mbushesh mendjen na e ARGUMENTO me fakte sic na e argumentuan shoket me lart.

shiko realitetin ne sy vlla i dashur ata po mundohen ta hane Shqiperine te gjalle..
 

gentilushi

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

sa per daten me te hershme ta them une.
1)mbi varrin e mbretit ilir Gent diku ne itali jane gjetur disa fjali ndermjet te tjerave(kryesisht ishin fjali ne latinisht) qe nuk mund te deshifroheshin dot.Supozohet te jete ilirishtja (ose shqipja e vjeter) sepse ishte nje alfabet qe nuk ishte pare ndonjehere me perpara.
2)Shekulli XIII9 nuk e mbaj mend mire daten e sakte po me duket se viti 1250 eshte shkruar libri i pare shqip nga nje shkodran qe u gjet ne vatikan para ca kohesh e ke tek albasoul.com hyr dhe lexoje.
3)ke degjuar per ate tezen historike qe kane hedhur shkencetaret se fundi qe supozojne qe etrusket (populli qe ka ndertuar Romen) jane pasardhes se PELLAZGEVE ngaqe nuk dihet nga ka ardhur ky popull (dmth etrusket).

do te shkruaj prape se nuk kam kohe shume
 

gentilushi

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Rrofte Shqiperia e Bashkuar
 

Odoakri

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

shpresoj qe pervec shkrimit tek albasoul te kesh lexuar edhe kritikat qe i jane bere atij punimi nga A.Plasari.


Sa per "odoakri" po te kishe lexuar pak me shume histori do ta dije kush ishte dhe do ta dije qe nuk kishte lidhje me greqine. por keto jane histori dhe nje qe lexon historine tek albasoul nuk ka si ti dije.
Por ti njohes i kulturave te antikitetit si valle ben nje gabim te tille?!?!?!?!
 

balforum

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

Per shkrimin e teodor shkodranit nuk kam cfar te them.Do ishte mire sikur te ishte e vertet por nuk na prish shume pune edhe ne qofte se ai qe e shpiku ishte nje mashtrues i madh.
Sa per pyetjen e 1555 te gjithe e kane nje pergjigje por qe iliria ishte gjithe gadishulli ballkanik dhe tani eshte katandisur 28 000 m katror,ti ke ndonje pergjigje te me japesh mua!?

Besoj se e kupton pyetjen time.Nuk eshte halli tek metrat katror por vetem kaq duhet te mendosh se sa grabitqar kane qen fqinjet tane ne toka dhe ne histori per ta shfarosur nga faqja e dheut ate popull cka ishte zonja e ballkanit dikur.
 

Odoakri

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

Nje gje duhet te kujtoni, qe italishtja ka lindur me Danten e jo me pare, prandaj nuk eshte "turp" te thuash qe shqipja e shkruar eshte 1555, aq me shume kur profesore akademie (jo nga ata te albasoul) pohojne faktin qe nuk eshte per tu perjashtuar mundesia e egzistences se nje doreshkrimi me te hershem, vetem se duhet zbuluar, ose te pakten te gjenden gjurme te egzistences se tij.
Ne kemi nje kulture dhe histori tonen, nuk do ishte me me vend te krenoheshim me te, pa pasur nevoje te biem ne shkrime me atesi te dyshimte.
Historia nuk behet me nazionalizem, por me prefesionizem. Shkrimi i mesiperm eshte shembull.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: HOMERI - grek apo trojan !

o odoakri na jep fakte qe Homeri ka qene grek ose trojan ose ku di une.
deri tashi e kam te mbushur mendjen qe ai ka qene pellazgo-ilir
 
Top