Holokausti ndaj femrave
Nga Shekulli online, 14 Prill, 2006:
Një apel dramatik për mbrojtjen e femrave. Gratë dhe vajzat keqtrajtohen dhe shtypen në mbarë botën. Miliona prej tyre vdesin. Bota indiferente vetëm shikon
Holokausti ndaj femrave
Enver Robelli (përkthim)
Ayaan Hirsi Ali
Ndërsa përgatitesha të shkruaja këtë artikull, i telefonova një miku i cili është hebre, dhe e pyeta nëse është e lejueshme të përdor nocionin “Holokaust” për të përshkruar dhunën në mbarë botën kundër femrave. Ai u step. Por kur i lexova shifrat e Qendrës së Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) nga marsi 2004, pa ngurrim tha: Po!
Në mbarë botën mes 113 dhe 200 milionë femra demografikisht janë “të zhdukura”. Për çdo vit mes 1.5 dhe 3 milionë gra dhe vajza humbin jetën, sepse ndaj tyre përdoret dhunë apo injorohen vetëm pse janë femra. Revista e famshme “The Economist” rezultatet e Qendrës së Gjenevës nëntorin e kaluar i përmblodhi me këto fjalë: “Në çdo dy deri katër vjet numri i viktimave arrin përmasën e Holokaustit të Hitlerit. Dhe bota e injoron këtë”.
Si është e mundur kjo? Ja disa faktorë.
Në vendet, ku lindja e një djali shihet si dhuratë, dhe e një vajze si dënim i Perëndive, foshnjat femërore eliminohen përmes aborteve selektive dhe vrasjes së fëmijëve.
Vajzat vdesin mbiproporcionalisht nga mungesa e kujdesit, sepse ushqimi dhe trajtimi mjekësor së pari është i rezervuar për vëllezër, etër, burra dhe bijë. Në vendet, ku femrat konsiderohen pronë e burrit dhe e kërkojnë vetë partnerin e tyre ato vriten nga etërit, vëllezërit, burrat. Kjo pastaj quhet “vrasje për shkak të nderit”, ndonëse s’ka të bëjë fare me nderin. Gra të reja vriten, sepse etërit nuk u kanë paguar sa duhet bashkëshortëve. Kjo quhet “vrasje e pajës” - por këtu nuk kemi të bëjmë me vdekje, por me vrasje. Tregtia ndërkombëtare brutale seksuale me vajza të reja vret femra të panumërta. Në çdo vend të botës dhuna familjare është shkak i shpeshtë i vdekjes së femrave. Për femrat e moshës 15-44 vjeçare gjasat janë më të mëdha të vdesin apo sakatohen nga të afërmit e tyre mashkullorë se sa të bien viktima të kancerit, malarjes, aksidenteve në trafik apo luftës. Meqë shëndetit të tyre u kushtohet aq pak rëndësi, për çdo vit vdesin 600 mijë femra duke lindur fëmijë. Siç ka shkruar “Economist” kjo është sikur gjenocidi në Ruandë të përsëritej në çdo 12 muaj.
Për çdo ditë 6000 vajza të vogla sakatohen nga ndërhyrjet gjenitale, siç ka konstatuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Shumë prej tyre vdesin, të tjerat vuajnë gjatë gjithë jetës nga dhembjet paralizuese. Sipas OBSH-së çdo e pesta femër gjatë jetës së saj është viktimë e dhunimit apo e përpjekjes për dhunim. Genocid do të thotë eliminim sistematik i një numri të madh njerëzish. Ajo çfarë ndodh me gratë dhe vajzat në shumë vende të botës është genocid. Këto vrasje nuk ndodhin pa u vënë re – të gjitha viktimat klithin dhimbjen e tyre. Nuk është se bota nuk do t’i dëgjonte; për më tepër kur ne njerëzit e tjerë kemi vendosur të mos reagojmë. Për ne është shumë më lehtë t’i injorojmë këto probleme, aq më tepër kur ato janë të shtrira aq gjerësisht dhe - për shumë lexues gazetash - janë aq larg. Me “ne” unë mendoj edhe femrat, sepse shpesh e tradhtojmë njëra-tjetrën. Shpesh ne jemi të parat që shikojmë anash. Ndoshta edhe marrim pjesë në krim, duke preferuar djemtë tanë dhe duke injoruar vajzat tona. Me mosbesim i shohim ato që kanë guximin të dënojnë realitetin e hidhur të femrave në gjithë botën. Të shikojmë edhe njëherë faktorët e lartpërmendur. Të gjitha këto shifra janë vlerësime. Pothuaj kurrë nuk ka shifra të sakta në këtë fushë; në shumicën e vendeve nuk është parësore që të regjistrohet dhuna kundër femrave. Sa procese gjyqësore janë zhvilluar për të dënuar autorët e këtyre krimeve? Sa komisione të së vërtetës dhe pajtimit janë themeluar? Sa përmendore në mbarë botën duhet të na kujtojnë për t’i vajtuar viktimat? A thua femrat janë mall përdorues, njerëz jo tamam të vlefshëm? I dëgjoj arsyetimet e zakonshme, që të mos ndërmerret asgjë. “Ne s’mund të themi se bëhet fjalë për eliminim sistematik”. “Kështu është feja e tyre, dhe shumica e femrave nuk kanë asgjë kundër që i takojnë kësaj feje”. “Nuk duhet të sulmohet kultura e njerëzve”. “Keq për viktimat, por ja që njerëzit vdesin në kohërat e luftës dhe varfërisë”.
Por “Economist” raporton se mes viteve 1992-2003 numri i konflikteve më të rënda, në të cilat kanë humbur jetën më shumë se 1000 njerëz, ka rënë për 80 për qind. Edhe varfëria ka pak të bëjë me këtë. Vendet e pasura po ashtu i përndjekin femrat. Në Arabinë Saudite femrat nuk guxojnë të votojnë, nuk guxojnë të braktisin vendbanimin dhe shtetin pa lejen e etërve dhe burrave të tyre; guxojnë të punojnë dhe të zgjedhin partnerët e tyre vetëm nëse këtë e lejojnë burrat. Femrat në Arabinë Saudite kurrë nuk mund të jenë të rritura. Në rastin më të mirë janë kafshë shtëpiake, në rastin më të keq skllave shtëpiake, të barabarta nuk janë kurrë. Askush s’mund të thotë se Arabia Saudite është e varfër, përveçse në aspektin kulturor.
Ne kemi të bëjmë me tri sfida. Ne gratë nuk jemi të organizuara apo të bashkuara në asnjë mënyrë. Ne femrat në vendet e pasura, që kemi arritur barazi para ligjit, ua kemi borxh dihmën pjesës tjetër. Vetëm zemërimi dhe presioni ynë politik mund të sjellin ndryshime. Forcat e territ janë duke vepruar që bota të izolohet edhe më shumë në vend që të hapet. Islamistët janë duke punuar që të gjallërojnë ligje brutale, të prapambetura dhe t’i zgjerojnë ato. Çdokund ku islamistët zbatojnë sharinë (ligjin islamik), femrat dëbohen nga jeta publike, u refuzohet arsimimi dhe detyrohen të bëjnë jetë në skllavëri shtëpiake. Lufta kundër islamizimit është luftë për shpëtimin e trupin dhe shpirtit të femrës. Relativistët kulturorë dhe moralë dobësojnë zemërimin tonë, duke theksuar se të drejtat e njeriut na qenkan një shpikje e Perëndimit. Ata pretendojnë të drejtën për një kanon tjetër vlerash, për të drejta të njeriut “aziatike”, “myslimane” apo “afrikane”. Ky qëndrim duhet të thyhet. Një kulturë, e cila masakron gjenitalet e një vajze të vogël, i prangos mendjen dhe e shtyp fizikisht, nuk është e barabartë me një kulturë, e cila u jep femrave të drejta të njëjta me burrat. Edhe nëse angazhohen seriozisht për paqe dhe mirëqenie, liderët tanë – kryesisht janë burra – rrallë kuptojnë se njerëzimi nuk do ta gjejë paqen derisa zhvillohet luftë kundër femrave. E gjithë shoqëria fundoset nëse femrat injorohen. Nëse ne dhunohemi, atëherë kemi të bëjmë me një fryt të poshtërimit dhe ne zemërimin tonë e transportojmë te bijtë tanë. Nëse nuk na duan, nuk mund të duam; nëse nuk kujdesen për ne, atëherë ne i lëmë anash të tjerët. Femrat që vuajnë nga tmerri lindin mercenarë dhe shtypës. Nëse na shkatërrojnë, atëherë shkatërrojmë edhe ne. Përballë këtij tmerri edhe unë ndjehem e pafuqishme. E di se na duhet pafundësisht shumë energji dhe koncentrim nëse duam t’i japim fund kësaj gjendjeje.
Liderët e botës duhet të ndërmarrin tri masa: një gjykatë siç është ajo e Hagës, do duhej të hetonte fatin e 113 deri në 200 milionë gra dhe vajza, të cilat janë zhdukur. Ai që i zëvendëson shifrat me fytyra dhe emra do të pengojë dukshëm dhunën. Duhet të ndërmerren përpjekje ndërkombëtare për të regjistruar saktësisht dhunën kundër vajzave dhe grave, në çdo vend, në mënyrë që vuajtja e tyre e padurueshme të regjistrohet. Në dy shekujt e fundit Perëndimi hap pas hapi ka përmirësuar trajtimin e femrave. Për këtë arsye në Perëndim ka më shumë paqe dhe përparim. Shpresoj se bota e tretë në këtë shekull do të bëjë përpjekje të njëjta. Së treti është e domosdoshme një fushatë në mbarë botën për të reformuar ato kultura, të cilat lejojnë krime të tilla – kultura, të cilat përkrahin eliminimin e foshnjave femërore, të cilat ua refuzojnë femrave kontrollin mbi trupin e tyre dhe nuk i mbrojnë ato. Këto kultura nuk guxojnë të jenë anëtare të bashkësisë ndërkombëtare. Ne duhet t’i përmendim ato me emër dhe t’i damkosim.
Ky artikull u botua në disa gazeta evropiane dhe amerikane. Ayaan Hirsi Ali, 36- vjeçare, ka lindur në Somali dhe është rritur në Kenia. Ajo kërkoi strehim në Holandë duke ikur kështu nga martesa me presion. Kineasti holandez Theo van Gogh u vra pasi kishte xhiruar bashkë me Ali një film mbi keqtrajtimin e grave myslimane. Ali është anëtare e parlamentit holandez.