Hitler apo Mandel ?

Hitler apo Mandel ?

Hapa kete teme,nga nje arsye;Fjalet e neve Shqiptareve gjithnje ne veshe te shurdher!

A duhet te jemi te vrazhdte e luftarak sikur HITLERI,apo te bute e paqadashes sikur MANDELA,qe dikush t'na beje llogari ?
Pyetje: Cfar ngrite dinjitetin dhe forcon identitetin tone kombetare?

Ju lutem,le te jete inkuadrimi ne kete teme,me plotepergjegjesi dhe ndergjegjje!


Me dashuri per kombin tim! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

genti

Primus registratum
Re: Hitler apo Mandel ?

Shadow
Varet se ne cfare kendveshtrimi e sheh.
Psh. po ta shohesh Hitlerin se cfare ka qene ai per shume kombe, po eshte e vertet ka qene nje monster, por po ta shohesh ate se si arriti te shnderronte gjermanine nga nje shtet me ekonomi te rrenuar dhe papunesi te papare ne nje superfuqi,atehere mendoj se ai ka merita.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Hitler apo Mandel ?

pse shkoni aq larg deri ne gjermani per te gjetur nje shembull??????????!!!!!!!!!!!!!!!

Ne kemi hitleret tane ne histori
Nisemi nga Enveri se eshte me i aferti

-Papunesia prane 0
-Krimi prane 0
-Imazhi ne bote ai i nje populli te forte
-marredheniet me fqinjet ne pozita gati barazie e me koken lart
-ushtria me e forte qe shqiperia ka patur ndonjehere
-ndjenja kombetare ne qiell
-etika e morali i popullit gati i kulluar
-Zhvillim industrial(NUK THASHE MIREQENIE PERSONALE) i papare ndonjehere ne historine e shqiperise (edhe duke relativizuar)
-analfabetizmi prane 0
-sherbime sociale per tu patur zili
-te drejta te njeriut prane 0
-te drejta politike 0

PERFUNDIMI??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
NJE FALIMENTIM TOTAL SI GJITHE DIKTAURAT E TJERA
PSE????????!!!!!!!!
Eshte populli me punen e mendjen e te gjithe individeve qe sjell zhvillim dhe jo mendja e nje distatori e imponon (dikton) vullnetin e tij ne cdo fushe

Po edhe gandizmi nuk eshte shume i vlefshem ne vetvete e sigurisht jo ne cdo situate

Si ka thene nje i mencur "asgje nuk eshte absolute pervec relativitetit".

Shqiperia ka nevoje per nje strategji zhvillimi qe perdor ne maximum burimet e veta. flas per burime materiale po sidomos per ato njerezore (fizike e mendore)

LIgji eshte nje kontrate sociale dhe si i tille duhet respektuar, jo vetem sepse imponohet nga fuqia e shtetit por pikerisht sepse konsiderohet nje kotrate sociale e miratuar ne menyre demokratike (51% e votave eshte thjesht konvencionale, mund te ishte 61 apo 91) per t'u respektuar nga te gjithe
Policia (apo ushtria e gjykata etj) krijohen edhe keto ne menyre demokratike per te garantuar aplikimin e ligjit EDHE ne ate pakice qe nuk eshte dakort.

nese duhet t'i pergjigjem pyetjes, ne nje shkalle nga 1 ne 10 ku 1 eshte diktature dhe 10 pacifizem vetemohues, une them se duehe te levizim vazhdimish ne kete spekter sipas burimeve qe kemi ne dispozicion dhe sipas situatave qe na paraqiten.
 

Guest
Re: Hitler apo Mandel ?

Edhe une mbeshtes ate idene e Oto von Bismark-ut,diktature ne qeveri dhe jo ne popull,tjeter.me duket se ne parlamentin shqiptar po diskutohet ose eshte hedhur ideja e krijimit te XHANDARMERISE shqiptare,per mendimin tim kjo do ishte nje gje shum e mire duke pare reputacionin qe kane neper vendet e ndryshme xhandarmeria. :wave:
 

cao

Primus registratum
Re: Hitler apo Mandel ?

Nuk dua te futem ne dialog te kote me ju pasi do te beja te njejtin gabim por kur them qe nuk puqemi po ju them dhe njehere tjeter se nuk jepni zgjidhje duke ju analizuar Hitlerin Shqipetareve.
Mendoj se ka shume udheheqesa te suksesshem ne bote qe e kane cuar vendin e tyre shume lart.
Une nuk dua te beje te mencurin prandaj ju thashe se nuk e di rrugen si shkohet ne evrope.
Hajde te diskutojme sa te doni por jo me pike referimi nje diktator dhe nje tjeter qe historia me vone nuk dihet se si do flase per te.
Me pelqen qe diskutoni dhe ju lumte per kete por mendimi im eshte se rrotulloheni rreth vetes dhe nuk ofroni zgjidhjet qe me te vertete te cojne ne evrope.
 

genti

Primus registratum
Re: Hitler apo Mandel ?

O Bregdetari ca lesh evrope ne ne fund te fundit ne evrope jemi ne thjesht na duhet te rrisim pak standartet dhe bashke me to do ndryshoje edhe statusi jone si shtet.
Ne jemi nje popull vital ne edhe pse kemi korrupsjonin me te madh ne evrope dhe kriminalitetin me te organizuar kemi nje rritje te ekonomise me 6% qe eshte nga me te lartat ne EU.Ne kemi popullsine me te re ne Evrope.
Duhet hequr ai mendim se shpetimi yne si komb do jete futja ne BE, mos harro se nuk ka qene me ne interes te vendeve lindore qe sapo hyne ne BE se sa te vete BE-se.Kjo eshte nje politike globaliste.
BE-ja nuk ka per te pasur kurre barazine socjale qe ka sote USA dhe keto shtete qe sapo u futen do ngelen satelite te Bruxselit, dhe popullsite e tyre do jene te dores se dyte.
Pastaj ne fund te fundit BE eshte akoma ne faze eksperimentale, si e shpjegon faktin ti qe Anglia,Danimarka dhe Suedia i thane JO BE-se???

E vetmja ndihme e drejtperdrejte dhe me interes te perbashket per eurolindoret ishte antaresimi ne NATO .
 

Guest
Re: Hitler apo Mandel ?

Edhe une jam dakord me ate qe nuk duhet te ngutemi te futemi ne BE-te pakten jo si popull i dores se dyte. :thumbsup:
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Hitler apo Mandel ?

anglia i thote jo BE????????!!!!!!!!!!

(mos e kishe fjalen per monedhen e perbashket)

qe te bindeni se cfare do thote te jesh jashte Be shihni kete artikull te voa.
shiheni me sy kritik dhe do te vini re tendencen protecioniste te vendeve te pasura
me bukura eshte se po perdorin "terrorizmin" si jusitfikim edhe per idiotesira te tilla.
se shpejti rrezikojne te mbyllen ne ndonje tip autarkie (qe nuk duan te blene nga te tjeret) dhe po nuk ishe brenda do te jesh jashte (i ka zene tmerri nga kina)


Speciale Terroristët përqendrohen tek tregëtia e mallrave të falsifikuara
Roger Wilkison
30 maj 2004, 17:40 UTC


Policia ndërkombëtare, Interpoli, paralajmëron se terroristët po përqendrohen tani tek tregëtia e leverdisshme e mallrave të fallsifikuara për të financuar operacionet e tyre. Por, siç njofton nga Brukseli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Roger Wilkinson, Interpoli thotë se qeveritë e vendeve të ndryshme sapo kanë filluar ta kuptojnë këtë kërcënim.
Në një konferencë dyditore në Bruksel, zyrtarë të rendit dhe udhëheqës të biznesit u përpoqën të krijonin një front të përbashkët në luftën kundër fallsifikimit të mallrave, që sipas vlerësimeve, u sjell organizatava kriminale rreth 600 miliardë fitime në vit ose rreth 6 për qind të vlerës së tregtisë globale të vitit të kaluar.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për fallsifikimin e disqeve, rrobave apo të prodhimeve kozmetike. Një problem në rritje është fallsifikimi i ilaçeve, ushqimeve për foshnje dhe i pjesëve të këmbimit, përfshirë ato për avionët.

Interpoli thotë se megjithë kërcënimin që fallsifikimi paraqet për sigurinë dhe shëndetin, shumica e qeverive nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur këtij problemi.

Shefi i Interpolit, Ronald Noble, tha në konfererencë se fallsifikimi ka filluar të përdoret tani për financimin e veprimtarive terroriste. Ai përmendi kapjen vitin e kaluar në Liban të frenave dhe amortizatorëve të falsifikuar me vlerë prej 1 milion e 200 mijë dollarësh. Fitimet, tha zoti Noble, ishin destinuar për përkrahësit e grupit Hezbollah, të cilin Shtetet e Bashkuara e shikojnë si organizatë terroriste.

Zoti Noble tha se nga shitja e disqeve dhe e cigareve të fallsifikuara kanë përfituar organizata paraushtarake në Irlandën e Veriut dhe forcat kryengritëse marksiste në Kolombi.

Interpoli e cilëson tregëtinë me mallra të fallsifikuara si një krim të leverdisshëm që nuk përbën ndonjë rrezik të madh, i cilit nuk përbën ndonjë përparësi për shumicën e qeverive dhe të forcave policore. Sipas Interpolit, rreziku i përndjekjes penale për fallsifikuesit, nëse kapen, është i vogël. Edhe kur gjenden fajtorë, atyre u jepen dënime relativisht të lehta.

Objektivi kryesor i konferencës së Brukselit ishte nxitja e një bashkëpunimi më të madh midis zyrtarëve rendit dhe përfaqësuesve të biznesit në luftën kundër tregtisë së mallrave të fallsifikuara. Por, drejtori i njëaleance të sektorit privat në luftën kundër këtij problemi, William Dobson, thotë se kjo luftë nuk do të jetë e lehtë. “Kjo është një fushë e veçantë për forcat e rendit, ku ligjet dhe kontrolli janë në duart e sektorit publik, por njohuritë rreth prodhimeve dihen kryesisht vetëm nga pranarët privatë. Dhe kjo, theksoi zoti Dobson, është arsyeja që ne kemi nevojë për një partneritet të tillë.”

Zoti Dobson thotë se megjithëse kompanitë janë viktimat kryesore të fallsifikimit të mallrave, shpeshherë ato kanë ngurruar t’i publikojnë humbjet e tyre. Ai thotë se sektori i veshmbathjes humbet 9 miliardë dollarë në vit vetëm në Evropë, për shkak të fallsifikimit të mallrave. Kjo tregëti e paligjshme është shkaktare edhe për humbjen e deri në 100 mijë vendeve të punës në vit në vendet evropiane.
 

genti

Primus registratum
Re: Hitler apo Mandel ?

Eshte e veret!
Kina eshte nje superfuqi sote per sote,eshte eksportuesja me e madhe ne bote dhe nje ekonomist i njohur me te drejte e cilesoi se Shekulli i 19 ishte i Anglise,I 20-ti i amerikes, dhe 21 do te jete i Kines.
Dhe ne shume fakultete te ekonomise neper Evrope eshte duke u hedhur idea se ne te ardhemen do te jete e domosdoshme mesimi i gjuhes Kineze.
Kina perfundoi dy leshime eksperimentale ne orbite me sukses dhe ne te ardhemen pritet qe te dergoje njerez ne hene dhe te loshoje satelite ne orbite.
Te shohim se si do vazhdoje...
 

genti

Primus registratum
Re: Hitler apo Mandel ?

Mon e kisha fjalen mes shteteve dhe jo popullit, psh. ne USA nje punetor nuk paguhet me pak se 5$ ora dhe kjo vlen ne te gjitha shtetet.Dhe kjo nuk mund te ndodhe ne evropen e sotme .
 

cao

Primus registratum
Re: Hitler apo Mandel ?

Kur themi te futemi ne europe une kuptoj qe shqipetaret te kene arritur standartet e jeteses qe ka aty.Ato qe thuani ju per qytetare te dores se dyte nga nje vesh me hyjne e nga tjetri me dalin.Ne jemi tani te dores se katermbedhjete dhe permjerrim lart e juve ju shqeteson se do te jeni te dores te dyte.
Kur themi te futemi ne europe une kuptoj te kesh te drejten te levizesh ne ate i lire dhe mos te tregohesh me gishte si tani.
Nuk e di si e krahasoni veten me Angline,Suedine e ku di une ca tjeter.E kemi ne luksin qe te mund te zgjedhim Evropen apo jashte saj?
Mos ju mendoni se tani nuk jemi te varur prej saj,koke e kembe cna thone bejme dhe makar ti bejme si duhet.OK,CIAO.
 
Top