Re: Hitler apo Mandel ?
Lupis, ec plako se je ne rregull jam plotesisht dakort me ty!
Rommel a ka mundesi te sqarohesh icik me shume se une per vete nuk arrij te kuptoj ate diktaturen ne qeveri.
O bregdetari po ne ca menyre mendon do te shkojme ne europe e kudo ta gjejme vetveten ne europe? Te lutem a mund te shpjegohesh?
Xhino_1 shpresoj te jesh mire!
Besoj se kemi koncepte krejt te ndryshme qofte rreth historise qofte rreth shoqerise, gjithsesi debati te pasuron te pakten keshtu e shoh une.
Sa per hitlerin eshte e vertet qe ai ndertoi rruge e ura qe perdoren edhe sot, mirepo shiko informohu icik se ku i mori paret e ne cmenyre e beri kete "perparim" te gjermanise. Gjithsesi asgje nuk mund te justifikoje ate qe beri ai. Saper cifutet mos harro se ne ate kohe ata ishin te diskriminuar e i tregonin me gisht. E si mundet dikush te thote une jam gjerman para se te jem cifut atehere kur gjermanet e shofin shtrember dhe e kane inat vetem per faktin se ka lindur cifut. E njejta gje me cdo geto, si mundesh te ndihesh pjese e nje shoqerie qe te shef si njeri i dores se dyte.
Sa per punen e te bardheve, nuk ka lindur njeri i ditur, te gjithe kane mesuar qofte matematiken qofte organizimin. vetem se e bardhet ne afrike kane pasur shkollat ne te cilat zezaket nuk shkonin sepse nuk lejoheshin ndaj dhe normale qe dine te organizohen me mire.
Me afer, ne Shqiperi, nje njeri i lindur ne nje fshat te thelle malor dhe nje te lindur te blloku, jo te dy kane te njetat mundesi per te shkuar ne universitet. Le te jete i afte sa te duash fshatari. Nuk ka gjimnaz afer dhe ka delet per te ruajtur ndryshe nuk ka c'te haje.
Ndaj dhe nuk jam dakort me ate idene tende "kush eshte i zoti te caje" sepse mund te jesh i zoti, por s'ke ci ben ke lindur ne vend te keq, jo gjithshka varet nga personi.
Per fermeret e shpronesuar jam krejt kunder shpronesimit me dhune dhe vrasjeve qe jane bere. Dhe ja nje shembull tipik i te shtypurve qe nga inati kthehen kunder fermereve te pasur megjithese fermeret ndoshta nuk i kane bere gje ne menyre direkte. Prandaj them se shtypja e nje shtrese prodhon urrejtje dhe nje dite plas.
Sa per pronaret qe demtohen ngaqe punesojne zezaket, ata vetem po lajne nje pjese shume te vogel nga fajet qe kane bere parardhesit e tyre dhe ata vete ndaj zezakeve. Gjithsesi ai ligj eshte vetem nje zgjidhje ekstreme kunder diskriminimit. Nuk e kuptoj se ca lloj aparteidi do te krijonte ai ligj. Dhe nuk besoj se zezaket kane me pak edukim se te bardhet, dhe ne qofte nje gje e tille duhej heret a vone qe cdokush te kete mundesine te arrije dicka ne jete. Perndryshe lindin geto dhe zezaket pastaj perfundojne kriminela dhe pastaj i akuzojne prape per barbare e mbrapa me evolucionin.
Shpresoj te me kesh kuptuar! Naten e mire te gjitheve!