Historia E Nje Nene Qe Nuk E Donte Femijen Qe Kishte Ne Bark. Lexoje. .

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Doktori i mençur
Sa mënyrë interesante për të mësuar!
Një grua e shqetësuar shkoi tek gjinekologu dhe i tha:
“Doktor, kam një problem serioz dhe me dëshpërim të madh kërkoj ndihmën tuaj! Foshnja im nuk i ka mbushur akoma 1-vjeç dhe unë jam përsëri shtatzënë. Nuk do të doja t’i kem kaq pranë njëri-tjetrit”.
Prandaj doktori i tha: “Dakord, por çfarë dëshiron që të bëj unë?”
Ajo i tha: “Do të doja të ndaloje shtatzëninë time dhe unë po besoj në ndihmën tuaj për këtë”.
Doktori u mendua për pak dhe pas pak kohe qetësie i tha zonjës: “Mendoj se kam një zgjidhje më të mirë për problemin tuaj. Dhe është më pak i rrezikshëm për ju”.
Ajo buzëqeshi me mendimin se doktori e kishte pranuar kërkesën e saj.
Më pas ai vazhdoi:
“Siç e shikon, meqënëse ti nuk mund të kujdesesh për të dy foshnjat në të njëjtën kohë, le të vrasim atë që ju mbani në krahë. Në këtë mënyrë, ju mund të pushoni pak kohë derisa tjetri të lindë.
Në qoftë se do të vrasim njërin nga këta, nuk ka rëndësi se kush mund të jetë. Nuk do të ketë rrezik për trupin tuaj në qoftë se zgjidhni foshnjën që mbani në krahë”.
Zonja u terrorizua dhe tha: “Jo, doktor! Sa e tmerrshme! Është krim të vrasësh një fëmijë!”
“Jam dakord”, u përgjigj doktori. “Por m’u duk sikur ishe dakord me këtë, prandaj mendova se kjo ishte zgjidhja më e mirë për ty. Doktori buzëqeshi, duke e ditur që ai e kishte arritur qëllimin.
Ai e bindi nënën se nuk ka ndryshim në vrasjen e një fëmije, qoftë tashmë i lindur apo në barkun e saj.
Krimi është i njëjtë...!!!
11987104_947113178677706_7311414690492640327_n.jpg
 

Aki

Paint It Black
Nje 'femije' smund te quhet femije perderisa eshte nje permbledhje qelizash qe nuk ka as zemer te formuar qe rreh, aborti eshte shum normal, i pranueshem dhe i lejueshem ne ditet e sotme perserisa behet deri nga muaji i katert. Sme pelqen kur promovohen idete kundra abortit dhe shfaqen si krim, pavaresisht arsyes pas saj, cdo femer perderisa ajo mban pergjegjesine e mbajtjes dhe lindjes se nje femije ka te drejte ta beje kete zgjedhje dhe kjo eshte shume larg nga krimi ose vrasja
 

katsune

cherry blossom
sic thote edhe Aki, ajo qe ka ne bark ajo nene eshte thjesht nje grumbull qelizash...dhe eshte budallallek ta krahasosh me femijen qe mban ne krahe...

me erdhi pak per te qeshur kur e lexova sepse gjeta ngjashmeri me nje paciente qe u prezantua nje dite te ambulatori i aborteve, dhe me konfirmoi per te disaten here qe budallalleku njerezor nuk ka fund. edhe ajo kishte nje femije 1 vjec e per kete arsye nuk donte ta vazhdonte shtatzanine. mirepo nepermjet ekografise zbuluam se embrionet ishin dy...kur e mori vesh shtangu, ndenji pak duke u menduar, dhe ia priti - ah atehere ndryshon puna, nese jane dy une do i mbaj, te ishte vetem nje nuk do e mbaja. une me kolegen u pame ne sy njehere se nuk po na besohej ajo qe po degjonim, dhe s'folem me...keshtu u largua zonja bashke me idene e saj per te abortuar ate dite. hajde merri vesh njerezit pastaj...
 

gurax

Pan ignoramus
Ka njerez qe nuk e kane te lehte te dallojne diferencen midis ndalimit me ligj te dickaje, dhe lejimit por mos-promovimit dhe mos-inkurajimit te dickaje. Sad.
 

Balahk

Locus omnem
Ato vertet jane nje grumbull qelizash,por ai grumbull merr form e behet njeri.


Sa keq kur njeriu nuk arrin te vlersoj ate te mire qe i ka dhene Zoti,te qenurin prinder.
se ka tjere qe luftojn me vite e nuk arrin.

Une personalisht jam shume kunder abortit,aq me shume ne te tilla raste.
cdo femije qe vjen ka rriskun e tij.
mgjs jam shprehur edhe ne nje teme tjeter qe jam kunder.
se i bie te behem perserites.
 
Last edited:

Mirabel

Locus omnem
Jam pro abortit.
Kam shkruar gjate gjetke per kete ceshtje dhe jam shtjelluar pafund.
Por pa kaluar ne detaje e pa dashur te perseris cfare eshte thene me siper...po jam shume dakort me abortin
 
Top