Histori te bukura dhe domethenese

brenatohyseni

Forumium maestatis
BISEDE ME LAPSIN
punuesi i lapsave ndane njerin laps ne nje ane dhe para se ta fus ne kuti, i thote:
-Para se te shes dua qe t'i mbash ne mend pese gjera te vlefshme. Pra, nese deshiron
te jesh laps i mire kete pese gjera nuk duhet t'i harrosh kurre .
-E para: Nese lejon te mbahesh ne dore, ti mund te besh shume gjera te mira.

-E dyta kohe: pas kohe ti do perjetosh mprehje te dhimbshme, mirepo per kete ti ke
nevoj qe te behesh laps i mire.

-E treta: ti duhet te jesh ne gjendje t'i korigjosh te gjitha gabimet qe mund t'i kesh bere.

-E katerta: pjesa e brendeshme duhet te jete gjithmon pjesa jote me e rendesishme.

-E pesta:Ne cilendo siperfaqe perdoresh t'i duhet te lesh gjurmen tende dhe ne cfaredo
rrethana t'i duhet te vazhdosh te shkruash.

Lapsi i kuptoj keto fjale dhe premtoj se do t'i mban ne mend dhe kurre nuk do t'i harron.


Pasi te keni lexuar pjesen e siperme te tregimit, tani ju duhet te nderroni vendin e lapsit me
veten tuaj.

Nese deshironi te jeni njerez te mire, mbani mend keto fjale dhe kurre moss i harroni.

-E para: Nese lejoni te mbaheni ne doren e Zotit, dhe nese lejoni t'ju afohen njerzit tjere
per aftesite tuaja qe i keni, ju mund te beni shume gjera te medha.

-E dyta: Kohe pas kohe, duke ecur pertej problemeve ne jete, ju mund te perjetoni dhimbje te
ndryshme, mirepo ju per to keni nevoj per t'u bere te fuqishem.

-E treta: Ju duhet te gjeni mundesin t'i korigjoni te gjitha gabimet qe mund t'i beni ne jete.

-E katerta: Gjeja me e rendesishme e juaja gjithmon duhet te jete zemra edhe shpirti juaj.

-E pesta: Mbi cilendo siperfaqe te tokes qe ecni, duhet t'i leni gjurmet tuaja. Cfaredo qe te
jene kushtet e rredhanat, ju duhet t'i kryeni detyrat tuaja dhe t'i beni gjithmone punet qe nuk
do te harrohen.

Ky tregim duhet t'ju le te kuptoni se secili prej jush eshte i vecante dhe se vetem ju mund ta permbushni qellimin per cka jeni krijuar.

Asnjehere mos e humbni shpresen ne vetveten tuaj, Kurre mos mendoni se jeta juaj eshte e
pavlere dhe se nuk mund te beni ndryshime ne shoqeri.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Beje te duhuren, leri te tjeret te thon cte duan.

Nje njeri u ul ne nje qoshe te nje restoranti, nxorri nje fletore te vogel me nje laps
dhe filloj te shkruante.
Plaka mendoi se ai po i shkruante leter nenes se tij....
Adoloshenti mendoi se ai po i shkruante leter te dashures se tij...
Femija po mendonte se ai po vizatonte...
Tregtari mendoi se ai po bente bilancin...
Nepunesi mendoi se ai po llogariste borxhet...
E shihni,
Te gjithe njerzit i intepretojne levizjet, gjestet dhe veprimet tona sipas menyres se tyre. Ata
na vleresojne nga prespektiva e tyre.
Andaj,
Mos i beni padrejtesi askujt
Mos pergojoni askend
Mos iu depertoni njerzeve ne qellimet e tyre.
Beje te miren, te duhuren, sepse nuk do te shpetosh nga fjalet e tyre, qofsh edhe me kurore
ari ne koke.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Filozofi dhe inxhinieri

Thuhet se nje filozof dhe nje inxhinier ndermoren nje rrugtim per tu argetuar ne mal. Pasi
arriten ne nje vend te bukur, te dy ngriten cadren dhe pasi hengren darke e i shtruan nje dore
muhabet, u shtrine te flene.
Diku pas mesnate, inxhinieri e zgjoi filozofin dhe i tha: Shi larte ne qiell e cfar
veren!''
Filozofi, pasi ferkoj syte dhe u mendua pak tha: Miliona yje.''
Inxhinieri;'' Qe do te thote!''
Filozof:'' Po ti qaseni astronomikisht, them se kjo na tregon me qindra milion
planete dhe galaktika te tjera. Po ti qasemi nga ana e kohes, mund te them se eshte ora tre e
nates. Po ti qasemi nga ana e motit, them se neser do te jete nje dite e kthjellet. Po ti qasemi nga
kendveshtrimi i krijimit, them qe Zoti, ndermjet kesaj bukurie dhe madheshtie, na tregon
pushtetin e Tij te pa fund dhe sa te dobet e te vegjel jemi perballe ketij universi.''
Pastaj, filizofi iu kdhye bashkudhetarit te tij dhe i tha:'' Mire tani me thuaj ti cfare shikon!''
Inxhinieri, pasi kruajti koken iu pergjigj:'' Po ti qasemi praktikishte kesaj ceshtjeje, mund te them
se dikush na ka vjedhur cadren miku im, prandaj i shohim yjet.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Historia eshte e vertet.

Kishte pas qen nje dhenderr ne naten e tij te dasmes bashke me nusen e tij.Aty prane ishte
ulur edhe nena e dhendrrit. Nusja e besdisur i thote: Te lutem largoje nenen tende nga ketu,
eshte me mire te rri poshte te pres miqte.
Dhendrri beri nje veprim te cuditshem: mori mikrofonin dhe u tha te pranishmeve :
''E kam nje nene dhe e ofroj ne ankand. Kush do te ma blej nenen?'' -tre here me rradhe.
Te pranishmit kishin varur nofullat dhe zgurdulluar syte nga habia.
Pas pak u tha te gjithve: Nenen time do ta blej vete''- dhe u ul puthi kembet e nenes se
vet.
Me pas deklaroi: Nga ky moment une deklaroi se gruan time e kam divorcuar publikisht.'' Mori
nenen e vet per dore dhe dolen nga banketi.

Lajmi u perhap shume.Pas pak ditesh vjen nje burre i cili i afron ta martoje me vajzen e
tij. Duke i thene: Nuk mund te gjej burre me te mire per vajzen time. Nese pranon,
shpenzimet e dasmes i mbuloj une te gjitha...
 

Monroe

Valoris scriptorum
1. DORA.

Një fëmijë doli të bëjë pazarin për nënën e vet.
U bë i saktë dhe i kujdeshëm.
Bakalli, për t’ia shpërblyer zellin e tij, mori nga dollapi një kuti plot me karamele, e hapi dhe ia dha ato fëmijës.
“Merre! O vogëlushë!”
Fëmija mori vetëm një karamele dhe bakalli e inkurajoi atë duke thënë:
“Merre të gjithë ato karamele që i zenë dora jote!”.
Fëmija e shikoi atë me sytë e tij të mëdhej dhe tha:
“Ah! Atëherë, merri ti për mua!”
“Pse?” vijoi bakalli.
“Sepse dora jote është më e madhe!”

Kur të luteni, mos i matni pyetjet tuaja me dobësitë e fesë tuaj.
Le të përkujtojmë se dora e Zotit është më e madhe.
 

Monroe

Valoris scriptorum
2. SHKO TI PËR MUA.

Zakonisht një burrë i thoshte gruas së vet
çdo dielë në mëngjes:
“Shko ti në Kishë e lutu për ne të dy!”
Edhe miqëve u thoshte;
“Nuk ka fare nevojë që të shkoj në Kishë.
Gruaja ime shkon dhe lutet për të dy!”
Një natë ky burrë pa një ëndërr.
Me gruan e vet te dera në parajsë
prisnin që të hynin brenda.
Dalëngadalë dera u hap
dhe dëgjuan një zë që i thoshte gruas:
“Ti mund të hysh për të dy!”
Gruaja hyri dhe dera u mbyll përsëri.
Burri u shqetësua dhe u friksua për së tepërmi,
Dhe u zgjua nga gjumi.
Më e mrekulluar qe gruaja e tij, të dielën tjetër,
kur, në orarin e Meshës burri i saj i tha:
“Sot do vij edhe unë në Kishë me ty!”


Unë, vetëm unë, pikërisht unë, o Zot,
kam nevojë për t’u lutur! (dy herë).

Jo nëna ime, jo babaj im, jam unë, o Zot,
që kam nevojë për t’u lutur…
Jo diakoni, apo shefi im, jam unë, o Zot,
që kam nevojë për t’u lutur.

Unë, vetëm unë…

(Negro Spiritua)
 

Monroe

Valoris scriptorum
PSE VRAPON GJITHMONË?

Nga dritarja e tij
nën sheshin e tregut,
Mësuesi pa një prej nxënëzve të vet,
një farë Haikel,
duke ecur me shpejtësi,
i zënë në punë deri në grykë…
E thirri dhe e ftoi
që të shkojë tek ai.
“Haikel, a e ke parë qiellin sot?”
“Jo, Mësues!”
“Dhe rrugën, Haikel? A e ke parë rrugën këtë mëngjes?”
“Po, Mësues!”
“E tani, e sheh atë?”
“Po, Mësues, e shoh atë!”
“Më thuaj çfarë sheh”
“Shoh njerëz, kuaj, karroca, tregtarë që lëvizin,
fshatarë që ngrohen,
burra dhe gra që shkojnë e kthejnë,
ja çfarë unë shoh”.
“Haikel, Haikel,- e qortoi me butësi Mësuesi –
pas 50 vjet, pas 100 vjet
do të jetë gjithmonë
një rrugë si kjo
dhe një treg si ky.
Makina të tjera do të sjellin tregtarë të tjerë
për të blerë dhe për të shitur kuaj të tjerë.
Por unë nuk do të jem më këtu,
edhe ti nuk do të jesh më këtu.
Atëherë unë të pyes, Haikel:
‘Pse vrapon nëse as s’ke kohë
për ta shikuar qiellin?’.
A e ke parë qiellin këtë mëngjes?”
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Dy burrat e semure ne spital

Dy burra, te dy shume te semure, ndanin nje dhome spitali.

Njerit prej tyre i lejohej te ngrihej ndenjur ne krevat cdo dite nga 1 ore pasi kjo e ndihmonte ne pastrimin e mushkerive.

Krevati i tij ishte afer dritares se vetme te dhomes.

Burri tjeter duhej ta kalonte gjithe kohen shtrire per shkak te semundjes.

Dy burrat kuvendonin per ore e ore te tera.

Flisnin per te kaluaren, per shtepine, familjen, punen, rinine e tyre, kohen e sherbimit ushtarak, kohen e pushimeve etj.

Cdo mbasdite kur burri afer dritares ngrihej ndenjur, e kalonte ate 1-oresh kohen duke i pershkruar mikut te tij cdo gje qe mund te shihte jashte nga dritarja.

Burri tjeter filloi te jetonte cdo dite ne pritje te ketij orari nje oresh kur bota e tij e brendshme pasurohej dhe ndricohej nga aktiviteti dhe ngjyrat e botes jashte dhomes se spitalit.

Nga dritarja shihej nje liqen i mahnitshem. Rosat dhe mjelmat luanin ne uje ndersa femijet zbaviteshin me varkat e tyre lodra. Ciftet shetisnin te lumtur ne lulishtet plot lule shume-ngjyreshe dhe i gjithe qyteti mund te shihej si ne pellembe te dores.

Nderkohe qe burri prane dritares i pershkruante te gjitha keto ne detaje, burri ne anen tjeter te dhomes mbyllte syte dhe imagjinonte kete panorame.

Ne nje pasdite te ngrohte, burri prane dritares pershkroi nje parade qe po parakalonte me hap rreshtor.

Megjithese burri tjeter nuk degjoi ndonje bande muzikore ta shoqeronte paraden, me syte e mendjes ai "shihte" cdo gje ndersa miku i tij e pershkruante kete pamje ne detaje tejet te hollesishme.

Dite, jave dhe muaj kaluan. Nje mengjes, infermierja erdhi t'u sillte uje por gjeti trupin pa jete te burrit prane dritates qe kishte nderruar jete paqesisht ne gjume.

E trishtuar, ajo lajmeroi personelin e spitalit per te marre trupin e tij dhe te kujdesej per cdo detaj tjeter te rastit.

Sapo situata ne dhome u normalizua, burri tjeter i kerkoi infermieres qe te levizte tek krevati prane dritares. Ajo e ndihmoi duke u siguruar qe cdo gje ishte mire dhe pacienti ndihej rehat.

Ngadale dhe me mundim, burri u mbeshtet ne berryla, duke u munduar te ngrihej.U zgjat ngadale per t'i hedhur nje sy botes perjashta por u shtang kur pa se perjashta ishte vetem nje mur.

I habitur, burri e pyeti infermieren se si ishte e mundur qe i ndjeri, ish shoku i tij i dhomes i kishte pershkruar gjera kaq te mrekullueshme per pamjen jashte kur aty ishte vetem nje mur.

Infermierja u pergjigje se i ndjeri kishte qene i verber dhe as qe mund ta shihte murin.

-"Ndoshta e ka bere per te te inkurajuar ty" - u pergjigj ajo.

Morali:

Lumturia me e madhe gjendet atehere kur mund te besh dike tjeter me te lumtur. Pikellimi i ndare me dike tjeter pergjysmohet por lumturia e ndare me dike tjeter dyfishohet. Nese do te ndihesh vertet i pasur, numero te gjitha gjerat qe i ke dhe qe nuk mund t'i bleje paraja.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
E pamundur

Filozofia e historisë që do të sjellim në rreshtat e mëposhtme sillet rreth prodhimit të ideve. Është ligj i jetës që idetë sjellin para, kurse paratë nuk sjellin ide. Praktika dhe jeta kanë treguar se idetë, sado imagjinare dhe të pamundura të duken, kanë një efekt magjik në zemrat e atyre që u besojnë. Të gjithë shpikjet madhore që kanë ndodhur dy shekujt e fundit në veçanti, kanë ndodhur pikërisht nga idetë imagjinare, ato që dukeshin në pamje të parë të pamundura.

Kjo histori bën fjalë për një të ri i cili kishte një ide, po një ide e cila në vitin 1990 dukej totalisht e pamundur, një iluzion.

Ai ishte një i ri 26 vjeçar dhe quhej Xhef Bezos. Ideja dhe ëndrra e tij ishte të ngrejë tregun më të madh në botë, por jo në botën reale, por në atë virtuale. Asokohe interneti sapo kishte dhënë shenjat e tij të para dhe nuk kishte përhapje masive. Ai ëndërronte për këtë treg dhe pazar virtual nga i cili njerëzit do të blinin gjithçka që donin. Pasi e kishte pjekur mirë me veten, ai e hodhi në letër në formën e një plan biznesi, me një buxhet prej njëqind mijë dollarësh për ta finalizuar.

Me projektin e tij ai filloi të shkojë tek biznesmenë të ndryshëm të cilëve ua prezantonte dhe u kërkonte ta financojnë. Nga të gjithë biznesmenët, nuk kishte as dhe një të vetëm që nuk kishte qeshur dhe nuk ishte tallur me këtë ide të çuditshme. Të gjithë e përcillnin me fjalët:”Mos na humb kohën!”

Për një moment, 26 vjeçari Xhef Bez i humbi shpresat dhe u mërzit shumë. Duke parë gjendjen shpirtërore të rënduar të djalit të tyre, prindërit u shtrënguan, mblodhën dhjetë mijë dollarë dhe i thanë:”Ja ku i ke dhjetë mijë dollarë sa për t’ia nisur projektit tënd!”

Me një shumë modeste të tillë ai bëri aq sa mund të bënte. Për pesë vite nuk gjeti dot as dhe një financues apo dhe ortak për projektin e tij. Pas pesë vitesh filloi të gjejë disa persona, të cilët nuk futën më shumë se dhjetë mijë dollarë secili, derisa ia arriti ta ngrejë në këmbë si projekt. Bëhet fjalë për faqen e njohur nga të gjithë www.amazon.com

Ai që mezi i gjeti njëqind mijë dollarë për ta finalizuar projektin e tij, ka një pasuri prej njëzet miliardë dollarësh. Sot njerëzit blejnë në amazon nga të gjitha vendet e botës dhe amazon.com është faqja e parë që njerëzve u vjen ndërmend kur duan të blejnë diçka në internet.

Fillimisht amazon.com ishte një ëndërr e pamundur për të gjithë, përveç Xhefit i cili besonte se kjo ëndërr është e realizueshme. Idetë madhështore shndërrohen në realitet kur njerëzit besojnë në to dhe bëjnë çmos që ti shohin të konkretizuara.
http://www.amazon.com/
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Lutja e Nenes

Ajo ishte një grua e ve, nënë jetimësh, nuk kishte ndihmës dhe përkrahës tjetër përveç Zotit. Kujdesi më i madh për fëmijët, ishte dashuria, dhembshuria dhe siguria që përpiqej tu përcjellë, jo aspekti material. Me gjithë fukarallëkun dhe nevojat, ajo manifestonte durim dhe kishte besim të madh tek Zoti, gjë e cila i kishte falur forcë dhe rezistencë.

Një natë, pasi errësira mbuloi gjithçka dhe fëmijët i kishte zënë gjumi, filloi një stuhi e madhe. Era ishte shumë e fortë dhe shiu binte me rrëmbim. Shtëpia e tyre, për të mos thënë kasollja e ndërtuar me qerpiç, ishte e hallakatur dhe me themele të dobëta. Nga frika për fëmijët e saj, nëna qëndroi e zgjuar, pa fjetur gjithë natën. I përkëdhelte, i përqafonte, i mbulonte dhe u falte ngrohtësi sa të mundej.

Ajo nuk e kishte kuptuar se njëri nga fëmijët e shihte dhe e ndiqte çfarë po bën, ndërkohë që hoqi një gjysmë qerpiçi nga muri dhe pasi futi diçka aty brenda, e ktheu sërish!

Kaluan vite dhe fëmijët u rritën, u shkolluan dhe u punësuan. Me shtimin e të ardhurave, ata blenë një shtëpi në qytet. Një vit pas vendosjes në shtëpinë e re, nëna e tyre ndërroi jetë. Tre ditë pas vdekjes së saj, pasi ishin shpërndarë njerëzit që kishin ardhur për ngushëllime, fëmijët u mblodhën kokë më kokë duke sjellë kujtimet e tyre më të bukura me nënën. Në një moment, njëri nga vëllezërit kujtohet se e ëma kishte futur diçka në murin e shtëpisë së vjetër, atë natë stuhish dhe rrebeshi.

Të gjithë brofën në këmbë dhe u nisën drejt shtëpisë së vjetër në fshat. Hynë brenda dhe hoqën qerpiçin ku fshihej letra dhe nxorën atë.

Në atë çast, shtëpia fillon të lëkundej fort! Të gjithë ia dhanë vrapit dhe dolën jashtë saj. Në çast, shtëpia shembet me potere!

Të gjithë mbetën si të ngrirë, pa ditur çfarë të thonë!

Si ndodhi kjo?!

Njëri prej tyre, pyeti:”A e keni letrën që gjetëm në mur?”

“Po” tha vëllai që e kishte nxjerrë që andej.

“Hape ta lexojmë!” thanë të gjithë njëzëri.

Në letër ishin shkruar vetëm disa fjalë:

“Rezisto pash madhështinë e Zotit!”

Pastrojeni zemrën nga mllefi dhe urrejtja, pastaj luteni Zotin me besim dhe siguri se Ai do i përgjigjet lutjes tuaj! Lutja, është një energji që ia dhurojmë vetes, kur lutemi për veten, ose ia dhurojmë tjetrit kur lutemi për tjetrin. Sa më e pastër nga emocionet negative të jetë zemra, aq më e madhe është kjo energji dhe aq më e shpejtë është përgjigja e Zotit! “Luteni Zotin të bindur se do u përgjigjet!” thoshte profeti Muhamemd a.s.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Ti me degjove

Në një studim me adoleshentë mbi nevojat e tyre më të mëdha, iu dhanë objekte nga më të ndryshmet për ti radhitur sipas nevojës. Adoleshentët e përzgjedhur për këtë studim, mbi 90% e tyre kishin radhitur si nevojën më të madhe një zemër, pra ata kishin nevojë për një zemër që i do.

Vendin e dytë në listën e nevojave e zinte veshi me mbi 80%, pra ata kishin nevojë për një vesh që i dëgjon. Në atë moshë por dhe më vonë, njeriu ka nevojë që ti shkarkojë me fjalë ngarkesat e tij emocionale, t’ia thotë një miku/mikeshe, ti qajë hallet dikujt me më shumë përvojë. Sa më gjatë të mbahen këto ngarkesa, aq më e rëndë dhe e vështirë bëhet jeta.

Oficeri i policisë Kevin Brigs që merrej me rastet e vetvrasjeve në urën Golden Bridge, tregon se në vitin 2005 mori një telefonatë sipas të cilës një i ri po orvatej të hidhej nga ura. Lartësia mes urës dhe ujit poshtë ishte shumë e madhe dhe personi që hidhej ishte i sigurt se i jep fund jetës, ose nga përplasja ose nga mbytja. I riu quhej Kevin dhe qëndronte në rrugën e këmbësorëve. Me ta parë oficerin ai e kaloi rrugën e këmbësorëve dhe o hodh tek tubi metalik prej ku mund të hidhej kollaj. Oficeri iu afrua dhe mes tyre u zhvillua një bisedë për një orë e gjysmë, ku pjesën më të madhe të kohës e zunë fjalët e Kevin, ndërkohë që oficeri vetëm e dëgjonte dhe ndonjëherë bënte ndërhyrje sa për ta ngacmuar të flasë më shumë.

Në fund, Kevin vendosi ti japë jetës një shans tjetër. Kur pranoi të kthehej dhe po e bënin gati për ta transportuar, oficeri e pyeti:”Kevin, a s’më thua, përse vendose të heqësh dorë nga vetvrasja dhe ti japësh jetës një shans tjetër?”

E dini si u përgjigj Kevin?

Ai i tha:”Sepse ti më dëgjove. Më le të flas. Thjesht më dëgjove me vëmendje.”

Kevin tashmë është ka krijuar familje, ka fëmijë dhe është aktiv në jetë. Ai flet pa ndrojtje mbi ngjarjen e asaj dite me shpresë se përvoja e tij do frymëzojë shumë persona të tjerë të dëshpëruar.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Mos e gjyko tjetrin nga thashethemet e miletit

Stefanov ishte një burrë shtatlartë, i bëshëm dhe me një sy të vetëm. Lëkura e tij ishte plot plagë nga rrëshqitjet dhe përplasjet në akujt e dimrit në Gjeorgji, gjatë kryerjes së krimeve të tij, siç thuhej të paktën.

Të them të drejtën, unë si kryetar bashkie nuk e kisha parë kurrë Stefanovin duke kryer ndonjë vepër penale, megjithatë për shkak të thashethemeve të shumta, kisha akumuluar një farë urrejtje për atë njeri, aq më tepër që pamja e tij e jashtme ta shpifte. Kur një plakë erdhi dhe u ankua për të, u gëzova sepse do e plasja në birucë atë shëmtirë. Ajo ishte një plakë gjithë rrudha, me dhëmbët e parë të rënë dhe me dy bishtaleca të thinjur. E akuzonte se Stefavon i kishte vjedhur qumështin e lopës, madje edhe se e kishte ngacmuar atë vetë.

Nga ana ime dërgova katër burra të fuqishëm që ta sjellin Stefanovin e frikshëm. Ata nuk kishin arritur ta sjellin veçse duke e qëlluar me një plumb me lëndë anestezike.

Kur erdhi në vete Stefanov ishte i gozhduar në birucën e burgut. Pa fajde u orvat të më bindë se ishte i pafajshëm dhe se gjithçka nuk ishte veçse një shpifje. Unë i hodha një vështrim si vëngër dhe nga shikimi mu mbush mendja se fytyra e tij ishte fytyra e një krimineli. Kurrë nuk më kishte tradhëtuar shikimi në identifikimin e kriminelëve.

Stafanov qëndronte në birucën e vetme i rrethuar nga roje të armatosur.

Para se të shtrihem të flej gjumë, pashë nga dritarja një zotëri dhe një zonjë duke rendur drejt shtëpisë time. Çfarë ti ketë nxjerrë në atë natë të errët dhe të ftohtë?! U ngrita në pritje të tyre, ndërkohë që ata, pa u afruar mirë thirrën:”Zoti kryetar! Vajza jonë Pamela është zhdukur. Kemi që në drekë që e kërkojmë dhe nuk e kemi gjetur!” Pasi dola jashtë, zonja më puthi duart me lot në sy duke mu përgjëruar që të nxjerr njerëzit të kërkojnë vajzën e saj.

Nata ishte shumë e errët, pa hënë dhe pa yje, stuhia shuante çdo lloj drite, edhe ndriçimin e fabrikës aty pranë. Gati refuzova. Nuk kisha fjalën për të mos e kërkuar vajzën, por ishte shumë errët dhe ftohtë, gjë e cila nuk do të na ndihmonte. E cili nga ushtarët e urritur do të pranonte të dalë të kërkkojë në atë mot të vështirë. Teksa mendohesha çfarë të bëj, akoma pa i dhënë përgjigje prindërve të Pamelës, vjen oficeri i policisë duke bërtitur nga larg:”U arratis Stefanovi! I qëlloi dhe i la pa ndjenja rojat dhe ia mbathi!”

Këtu mu ngritën qimet e kokës përpjetë. Ai dreq duhej gjetur menjëherë. U bëmë dhjetë burra dhe u nisëm të dalim në kërkim. Nëna e Pamelës na tha se e bija e tyre kishte pasur një farë lidhjeje miqësie me Stefanovin. Nuk ia vura veshin fjalëve të një zonje që gati po humbiste mendjen për shkak të bijës dhe u nisa.

Rrugës takuam doktor Xhorxhin i cili kthehej nga një i sëmurë. Fytyra e tij ishte bërë dyll e verdhë dhe me tu përshëndetur më tha:”Kam përplasur me veturë Stefanovin! I ka dalë vendit nofulla dhe nëse orvatet të flasë do të mbytet e për rrjedhojë do të vdesë!”

Ky lajm më gëzoi, sepse do më kursente kërkimin në atë natë të ftohtë dhe të errët. Nga përshkrimi i doktorit ai do të vdiste nëse nxjerr zë dhe ishte e pamundur të mos orvatej të flasë qoftë dhe një herë.

Oficeri i policisë dëgjoi një zë të mbytur që vinte nga banesat e fundit, duke pranë liqenit të ngrirë. Vrapuam andej dhe kur vajtëm u befasuam. Stefanovi sa një div qëndronte sipër trupit të Pamelës së vogël. I qëllova me pistoletë në kokë dhe pastaj largova vajzën. Nuk di nëse Stefanovi vdiq nga i ftohti, nga plumbi apo nga aksidenti me makinë. Pamela u lemeris dhe na tha:”Përse e vratë?! Ai më kishte mbështjellë dhe po më mbronte nga i ftohti!”

Çfarë? e pyeta unë pa u besuar veshëve.

Po. Kur dëgjoi se kisha humbur, ai u arratis nga biruca dhe erdhi e më gjeti, sepse unë jam mikesha e tij e vetme! Ai më mbuloi me trupin e tij që mos ngrij nga i ftohti!

Pas kësaj ngjarjeje e lashë postin e kryetarit të bashkisë, por që atëherë nuk kam hequr dorë nga vizita e varrit të Stafanovit. Këtë histori e shkrova dhe e dërgova në postën e partisë, me shpresë se do i mbërrijë Stalinit dhe ta lexojë ndonjë ditë.

Po këtë histori ia dërgova dhe vajzës së humbur, Pamelës, e cila ia dhuroi vajzës së saj. Ajo emigroi në Paris dhe e publikoi atë.

Morali: Kur ke pushtet, mos i persekuto njerëzit që nuk i ke me sy të mirë, pa pasur prova dhe fakte për vepra penale kundër tyre. Në të kundërt, mund të detyrohesh tu vizitosh varrin gjithë jetën duke u kërkuar falje.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Druvari dhe sopata...

Na ishte një herë një druvar trupmadh dhe shumë i fuqishëm i cili kërkoi punë tek një tregëtar i madh lënde drusore. Tregëtari e punësoi me një rrogë dhe rrethana të mira pune. Për këtë druvari vendosi të jepte më të mirën e tij që t'ia kthente respektin.



Tregëtari i dha një sopatë dhe i tregoi se ku do të punonte. Ditën e parë druvari solli 18 trungje pemësh. - - - ''Përgëzime'', i tha tregëtari, ''vazhdo kështu''.



I gëzuar nga fjalët e tregëtarit, druvari u përpoq akoma më tepër ditën tjetër por arriti të sillte vetëm 15 trungje. Ditën e tretë u përpoq akoma më tepër, por solli vetëm 10 trungje. Çdo ditë përpiqej me të gjitha fuqitë por sillte gjithmonë e më pak trungje.



''Po humb fuqitë e mia'', mendoi druvari. Kështu shkoi tek tregëtari dhe i kërkoi të falur, duke i thënë se nuk mund të kuptonte se çfarë po ndodhte.



- ''Kur ishte hera e fundit që e mprehe sopatën?'', e pyeti tregëtari druvarin.



- ''Ta mprehja? Nuk kisha fare kohë ta mprehja. Isha shumë i zënë duke prerë pemët...''





—————————

Kështu ndodh dhe në jetën tonë reale. Nuk gjejmë kohë të mprehim ''sopatën''. Ndodh çdo ditë të jemi gjithmonë e më tepër të zënë dhe paralelisht më të mërzitur.



Përse ndodh kjo vallë? Mos vallë harruam të jemi të zgjuar? Është mirë të punojë dikush fort, por pa neglizhuar gjërat e rëndësishme të përditshmërisë, si jetën personale, familjen, leximin, etj. Të gjithëve na nevojitet kohë që të relaksohemi, të thellohemi, të mësojmë dhe të zhvillohemi.



Nëse nuk gjejmë kohë të mprehim ''sopatën'', bëhemi të plogësht dhe mendja jonë humb aftësitë e saj.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Efekti i përshëndetjes me respekt

Juan është një punëtor në punishten e ruajtjes dhe shpërndarjes së peshkut. Një ditë, pak para se të largohen të gjithë punëtorët, ai hyri në dhomën e ngrirjes dhe në një moment neglizhence i mbyllet dera, e cila hapej vetëm nga jashtë.

Pothuajse të gjithë punonjësit ishin larguar dhe Juan e dinte se çfarëdo orvatje nga ana e tij për të kërkuar ndihmë do të dështonte, pasi ishte totalisht i izoluar.

Megjithatë, ai bërtiste, godiste derën me sa forcë kishte, thërriste emrat e kolegëve të tij, por askush nuk i erdhi në ndihmë. Të gjithë ishin larguar për në shtëpitë e tyre.

Pesë orë më pas, kur Juan ishte në çastet e fundit të jetës, i ishte ftohur trupi dhe ishte gati të shembej një herë e mirë përtokë, në frigorifer hyn një nga punonjësit e sigurisë së punishtes. Ai e shpëtoi Juanin nga vdekja e sigurt.

Pasi Juan e mori veten, e pyetën rojën e sigurisë se çfarë e kishte bërë që të shkonte dhe të kontrollonte frigoriferin në atë orar dhe si e kishte kuptuar se Juani ishte aty brenda.

Ai u përgjigj:”Unë ka 35 vite që punoj në këtë fabrikë. Me qindra punonjës vijnë dhe largohen çdo ditë, por fjalët “Mirëmëngjesi” dhe “Shihemi nesër” që i thoshte ky burrë (Juani) ishin krejt të ndryshme. Ky është personi i vetëm i cili më trajton me humanizëm dhe me respekt. Përshëndetjet e tij përcjellin tek unë dhembshuri, respekt dhe vlerësim. Atë ditë, pas përfundimit të orarit të punës, nuk i dëgjova fjalët e ngrohta dhe përshëndetjen plot respekt të Juan para se të largohej për në shtëpi. Me vete mendova se diçka duhet ti ketë ndodhur. E kërkova në të gjithë punishten por nuk e gjeta, derisa vajta tek frigoriferi ku e gjeta në çastet e fundit të jetës!”

Fjalët dhe përshëndetjet që u themi të tjerëve sigurisht që kanë ndikimin e tyre tek ata. Përshëndeti njerëzit duke u nisur se janë qenie humane dhe meritojnë respekt, pavarësisht racës, fesë, ngjyrës, krahinës... Diferenca do të jetë e madhe. Secili prej nesh gjendet në momente të caktuara të jetës në “Frigoriferin ngrirës” dhe janë pikërisht njerëz të tillë ata që do të na kërkojnë dhe na zgjasin dorën.

Të mirat e Zotit u shoqërofshin në çdo çast të jetës njerëz të mirë!
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Gruaja e Çarls De Gol

Kjo histori ka të bëjë me thënien:”Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua”.

Çarls De Gol ka qenë president i Francës gjatë luftës së Dytë Botërore. Një ditë, për tu shkëputur pak nga tensionet e ditës, Çarls De Gol dhe e shoqja vendosin të shkojnë në një restorant për të ngrënë darkë.

Ata gjetën një restorant të vogël larg zhurmave të qytetit dhe larg syrit të njerëzve. Pronari i restorantit u mrekullua nga prania e presidentit në restorantin e tij. Pasi bënë porosinë, pronari iu afrua çiftit dhe i dha të njohur gruas së presidentit. Pasi u largua, Çarls De Gol e pyeti të shoqen:”E njeh atë?”

Ajo i përgjigjet:”Po, e njoh. Kur kam qenë vajzë pati bërë tentative që të fejohej me mua.”

Çarls De Gol, nuk i erdhi mirë kjo, prandaj dhe i tha:”Po të ishe fejuar dhe martuar me të, sigurisht që sot do të ishe bashkëshortja e pronarit të këtij restoranti!”

Kurse e shoqja ia ktheu:”Jo i dashur. Po të isha martuar me të, do e kisha bërë president të Francës!”

Thënia se pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua, është e vërtetë, por vetëm nëse: I qëndron pranë, e mbështet me gjithçka që mundet dhe e motivon. Kjo ngjarje më kujtoi të shoqen e profetit Muhamed a.s, Hadixhen. Ajo e vizitonte herë pas here në meditimet e tij, i dërgonte ushqim, shkonte e bisedonte dhe nuk e linte vetëm. Kur Profetit a.s iu shfaq engjëlli Xhibril për herë të parë, gjë e cila e frikësoi, ai vajti tek e shoqja, e cila e qetësoi dhe e motivoi.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Sorrat, vajza dhe diamanti

Shumë njerëz e shohin sorrën si ters dhe ndjellëse e fatkeqësive, por në fakt shpendi i sorrës njihet si një nga shpendët më të zgjuar. Zoti e përmend sorrën në Kuran pikërisht në kuadër t zgjuarsisë. Në fillimin e historisë së njeriut mbi tokë, pas konfliktit mes Kabilit dhe Habilit, ku ky i fundit mbeti i vrarë nga i vëllai, Zoti dërgoi një sorrë që ti mësojë si varroset njeriu.

Pak kohë më parë, në Angli ndodhi një ngjarje shumë e çuditshme, e cila u bë objekt i stacioneve më të njohura si BBC etj...

Një vajzë e vogël angleze, Gabi Man, për katër vite me radhë, që kur ishte katër vjeçe dhe deri tani që është tetë, ishte mësuar që çdo ditë të nxjerrë ushqim tek kopështi i saj për ta ngrënë sorrat. Përveç ushqimit, sorrat filluan të familjarizohen edhe me vetë vajzën e cila u shërbente kaq me korrektësi çdo ditë. Për katër vite sorrat prindër dhe ato fëmijë shihnin të njëjtën vajzë që u ofronte ushqim dhe mesa duket edhe ato e donin vajzën e vogël. Ajo që e tregon këtë është se sorrat filluan të sillen çuditshëm, gjë e cila tregon dhe zgjuarsinë e këtij shpendi. Pothuajse çdo ditë, sorrat filluan ti sjellin nga një dhuratë vajzës, dhuratë të cilën ia hidhnin tek kopshti, tek vendi ku ushqeheshin. Sa herë që gjenin diçka që sipas tyre kishte vlerë, ia hidhnin vajzës tek ballkoni. Herë i sillnin një kapele për fëmijë, herë një kukull, herë kopsa të ndryshme, vida, e kështu me radhë.

Por, ajo që bëri që kjo ngjarje të marrë dhenë, ishte se një ditë i sollën një copë diamant, të cilën ia kishin lënë në tabakanë ku vajza u ofronte ushqimin. Që në atë çast, lajmi i sorrave mori dhenë duke u përhapur në të gjithë Britaninë.

Me këtë gjest, sikur sorrat donin ti kthejnë të mirën vajzës.

Nuk e dimë me siguri nëse sorrat janë kaq të zgjuara saqë ta shpërblejnë vajzën në një mënyrë kaq xhymerte, mund të jetë diçka rastësore, ama edhe nëse është rastësi kjo puna e diamantit, përmban një mesazh të fuqishëm: E mira nuk humbet kurrë, edhe nëse i bëhet një sorre!

E mira i ka rrënjët e forta në tokë, degët lart në qiell dhe jep fruta në çdo kohë. Një nga ligjet e Zotit në këtë botë është se e mira duhet ti kthehet patjetër atij që e bën. Kjo ngjarje është rreze shprese për çdo njeri i cili beson tek të bërit mirë, për çdo njeri që i bën mirë qoftë dhe një kafshe apo shpendi.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Ndjesa e Maradones

Pavarësisht asaj çfarë publikohet dhe thuhet mbi Maradonën, sidomos kohët e fundit, sipas mendimit të shumë ekspertëve ai mbetet lojtari më i mirë botëror i futbollit. Edhe sot e kësaj dite kur sheh ndeshjet ku ka luajtur Maradona, mbetesh pa frymë. Ai luajti fillimisht me skuadrën e Napolit e cila ishte në kategorinë e dytë, por që falë talentit të Maradonës kaloi në të parën, madje fitoi kampionatin e Italisë. Ai e çoi Argjentinën në botëror dhe bëri që ta fitojë kupën e botërorit dy herë. Maradona është nga lojtarët legjendarë që ka hyrë në historinë e futbollit.

Kohët e fundit, mediat evropiane publikuan një lajm pozitiv mbi jetën dhe aktivitetin e Maradonës. Gjatë një vizite turistike të tij në Tunizi, ai kërkoi të takohej me një person të njohur dikur, ish gjyqtarin tunizian, Ali bin Nasir i cili gjykoi ndeshjen Argjentinë – Angli në botërorin e 1986 të cilin Argjentina e fitoi 2 – 0.

Po përse vajti ta vizitojë në shtëpi?

Kjo sepse Maradona në këtë ndeshje shënoi një gol me dorë. Dukej sikur ai e goditi topin me kokë, por regjistrimet treguan se ai e ka goditur topin me dorë. Vetë gjyqtari Ali bin Nasir nuk e vuri re dhe e konsideroi golin të vlefshëm, pavarësisht kontestimeve të skuadrës angleze. Vetë Maradona kur u pyet më pas deklaroi se goli ishte i vlefshëm dhe se e kishte shënuar me kokë, jo me dorë.

Pas kaq shumë viteve, Maradona shkoi te Ali bin Nasir në Tunizi për një vizitë ku i kërkoi të falur. Ai i dhuroi një çertifikatë vlerësimi dhe fanellën e tij, duke i kërkuar falje dhe njëherë para kamerave.

Pavarësisht se kanë kaluar mbi njëzet vite dhe pavarësisht skandaleve që i publikohen herë pas here, Maradona ka jetuar me ndjenjën e fajit gjithë këto vite. Ai nuk e ka harruar faktin që ka marrë diçka që nuk i takonte.

Çdo njeri, pavarësisht sa pajtohemi apo jo me të, ka brenda në zemër mirësi dhe bardhësi e cila e shtyn gjithmonë drejt të mirës dhe të bukurës.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Nxënësi hiperaktiv!

Mësuesja kërkoi prindin e një nxënësi që të paraqitet në shkollë, për të biseduar rreth ecurisë së djalit të tij në mësime. Ajo kishte shumë vërejtje dhe pakënaqësi për të.

Me të ardhur prindi, pasi u përshëndetën ajo i tha:”Ju kam kërkuar për djalin tuaj. Ai ka nevojë për Ritalinë (ilaç që u jepet personave që vuajnë nga mungesa e përqendrimit dhe hiperaktiviteti). Ai nuk lë dy gurë bashkë, i shqetëson nxënësit e tjerë dhe na prish mësimin. Sigurisht që as vetë nuk mëson fare!”

Prindi e pranoi propozimin e mësueses, por djali i tij i tha:”Jo se mua më vjen turp të pi ilaçin para shokëve e shoqeve të klasës! Ata do të më tallin pastaj!”

Mësuesja i tha:”Nëse është kështu, unë propozoj që kur të vijë orari i pirjes së Ritalinës, unë do të dërgoj të më sjellësh një kafe nga bufeja e shkollës. Ndërkohë, ti shko tek dhoma e mësuesve dhe pije Ritalinën atje. Pastaj më sill kafenë. Askush nuk do e kuptojë!”

Si babai dhe djali e pranuan këtë propozim.

Gjërat vazhduan si mos më mirë për disa kohë. Ritalina kishte dhënë rezultatet e veta.

Mësuesja e thirri të atin një ditë për ta falënderuar për bashkëpunimin dhe për ti thënë se i biri i ishte kthyer normalitetit, kishte sjellje të pëlqyeshme, ishte i qetë dhe kishte përmirësim të dukshëm.

Sigurisht që i ati u gëzua shumë nga fjalët e mësueses së djalit. Ai e falënderoi dhe vlerësoi jashtë mase bashkëpunimin mes tyre.

Pasi u kthyen në shtëpi, ai e thirri djalin e tij dhe pasi e puthi në ballë i tha:”O bir! Sot më thirri mësuesja dhe më tha se ishte e kënaqur me përmirësimin tënd dhe ndryshimin e suksesshëm tëndin në mësime dhe sjellje!”

Djali iu përgjigj:”Gjërat janë krejt ndryshe nga ajo që i mendoni ju babi. Sa herë që shkoja për të pirë Ritalinën, unë e hidhja tabletën në kafenë e mësueses dhe ia çoja ta pijë. Që atëherë, mësuesja ka qenë më e qetë, na mësonte siç duhej dhe na trajtonte me më shumë dashuri!”

Shpesh herë, para se të fajësojmë të tjerët, duhet të shohim nëse jemi ne ata që duhet të ndryshojmë diçka në sjelljet tona!
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Nje plak i tregoi nipit te tij nje tregim!

"Biri im - i tha plaku. Eshte nje beteje mes dy ujqerve brenda secilit nga ne".

Nje ujk eshte djallezor. Eshte zemerimi, xhelozia, lakmia, pakenaqesia, inferioriteti, gjenjeshtra edhe egoja.

"Tjetri ujk eshte i mire.
Eshte gezimi, paqja, dashuria, shpresa, perulja, miresia, ndjeshmeria edhe e verteta."

Djaloshi u mendua pak per kete dhe pastaj pyeti:

Babagjysh, cili ujk fiton?
Plaku me ze te bute i pergjigjet: AI QE E USHQEN ME SHUME!
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Një i ri ishte ulur i vetëm në autobuz dhe mbante shikimin jashtë autobuzit. Nuk ishte më shumë se njëzet vjeç, me një paraqitje të bukur dhe një fytyrë të ëmbël. Afër tij ulet një grua, shkëmbejnë disa fjalë për motin e ngrohtë veror. Më pas djali i rrëfeu gruas :
-Kam qenë në burg për dy vjet. Kam dalë sot në mëngjes dhe po shkoj në shtëpi! Fjalët e tij dilnin rrjedhshëm ndërsa i tregonte gruas që ishte rritur në një familje të varfër por të ndershme, dhe se sjellja e tij e keqe iu kishte sjellë prindërve vetëm dhimbje dhe iu kishte ulur kokën nga turpi! Këto dy vjet nuk kishte patur lajm prej tyre! Ata ishin shumë të varfër, nuk kishin para të shkonin ta takonin në burg. Djali nuk iu dërgonte as letra sepse ata nuk i ktheni përgjigje...
Tre javë para se të dilte nga burgu kishte tentuar i dëshpëruar që të kontaktonte me prindërit. Në letrën që u dërgoi iu shkroi se i kuptonte arsyet e tyre dhe i kërkonte që ta falnin.
Pasi doli nga burgu i hipi autobuzit, i cili ndalonte përpara oborrit të shtëpisë ku ishte rritur dhe ku akoma banonin prindërit e tij. Për ti bërë gjërat më të thjeshta u kishte kërkuar prindërve të tij (në letër) që ti bënin një sinjal që të shihej nga autobuzi. Nëse e falnin, ata duhej të lidhnin një shenjë të bardhë në pemën e mollës që ishte në kopësht! Nëse ata nuk e lidhnin, ai nuk do të zbriste nga autobuzi dhe do të dilte përgjithmonë nga jeta e tyre!
Ndërsa autobuzi po i afrohej shtëpisë, djali po bëhej nervoz, aq sa kishte frikë të shikonte jashtë dritares, sepse ishte i sigurt që nuk do ishte lidhur shenja e bardhe...
Gruaja pasi e dëgjoi deri në fund, i thotë:
-Ndërrojmë vendin bashkë, shikoj unë në vendin tënd.
Autobuzi ecën dhe pak metra dhe gruaja pa pemën në oborrin e shtëpisë!
Preku me kujdes supin e djalit dhe duke mbajtur lotët, i tha:
-Shiko, shiko! E kanë mbuluar komplet pemën me fjongo të bardha...!

Gjëja që kurrë nuk i gjendet cmimi... FAMILJA!
 
Top