Shkurt, qarte, sakte. Ja kjo ishte e tera.
Por le t'i kthehemi nje dickaje qe jam i sigurt do te interesoje shume, Aki. Gjate nje udhetimi te hershem ne nje zone krejtesisht normale dhe standarde te Galaktikes, mesatarisht nje sektor distance, gjetem nje nder gjerat me ekzotike qe kemi pare ndonjehere ne te tere Galaktiken.
Here goes.
Pullat Jeshile - Titulli origjinal: Green Patches
-- nga Isaac Asimov
Me ne fund ja kishte dale te hynte ne anije! Dhjetera te tjere bashke me te kishin pritur per ore te tera jashte barrieres dhe pritja dukej sikur nuk do te sherbente per asgje. Por me ne fund barriera energjitike ishte ulur dhe per pak minuta ai ishte brenda (nje tregues tjeter mbi suprioritetin e organizmave te unifikuar mbi fragmentet e izoluar).
Asnje nga te tjeret nuk kishte mundur te levizte aq shpejt dhe te perfitonte nga momenti kritik. Po kjo nuk ishte e rendesishme, i vetem ishte me se i mjaftueshem, nuk kishte nevoje per te tjere.
Ky mendim shume shpejt ia la vendin nje ndjenje te forte vetmie. Ndihej shume i trishtuar nga kjo ndarje e detyruar jo natyrore prej pjeses tjeter te organizmit. Ishte njesoj si te ishte edhe ai vetem nje fragment. Si ishte e mundur qe alienet mbijetonin menderisht nga fakti i te qenit fragmente?
Kjo gje ja shtoi vleresimin per alienet. Tashti qe edhe vete po e provonte ekzistencen si fragment, po kuptonte se ky izolim i tmerrshem ishte edhe burimi i frikes se tyre konstante. Frike nga vete veprimet e tyre te izoluara. Vetem cmenduria nga nje gjendje e tille depresive mund te shpjegonte friken deri ne ate shkalle sa te shkaktonin nje shperthim me rreze disa kilometra perpara se te uleshin. Shperthimi kishte qene aq grotesk sa kishte shkaterruar organistancat jetesore deri tre metra thelle nen toke ne te tere ate zone.
U perqendrua dhe filloi te perceptoje, duke lejuar mendimet aliene qe ta perfshinin te terin. Gjitmone i kishte pelqyer prekja e jetes mbi koshience. Por edhe kjo gje donte mase, nuk duhet te harronte veten.
Por degjimi i mendimeve nuk ishte aspak i demshem. Disa nga fragmentet prodhonin mendime te qarta, duke patur parasysh sa krijesa primitive dhe jo te plota ishin. Mendimet e tyre i ngjanin tringellimes se zileve mikroskopike.
"Ndihem i infektuar," tha Roger Olden. "E kuptoni? I kam lare duart pafund dhe asgje nuk ka ndryshuar."
Jerry Thom e urrente dramen dhe nuk e ngriti koken. Ende ishin duke manovruar mbi Planetin Saybrook dhe preferoi te veshtronte panelet e kontrollit. "Nuk ke pse ndihesh i infektuar. Nuk ka ndodhur asgje."
"Shpresoj qe jo. Te pakten te tere kostumet hapsinore jane ne airlok per disinfektim. Plus qe te tere ata qe ishin jashte do rrine ne UV edhe per disa ore te tjera. Po supozoj, se asgje nuk ka ndodhur."
"Atehere pse je kaq nervoz?"
"Nuk e di. Do ndihesha me i qete nese barriera nuk do kishte rene."
"Nuk kemi c'te bejme, aksidentet ndodhin."
"E vras mendjen," tha Olden me nje ze te perhumbur. "Isha atje, kisha turnin. Mbingarkimi i gjeneratorit ishte absurd. Lloj lloj pajisjesh neper priza, sende pa piken e lidhjes qe nuk duhet te ishin as ne ate dhome, e jo me te ngulura neper priza. Budallalleqe."
"E cfare te te them pervecse njerezit jane idjoter?"
"Nuk jane dhe aq idjoter, mos u bej merak. Edhe kur erdhi Plakushi qe te kontrollonte, i dhane te tere nga nje arsye. Deri edhe qarku per dizinfektimin e kostumeve ishte lidhur me linjen e barrieres. U be nje jave qe kane perdorur linjen sekondare. Per sot ama, asnjeri nuk me dha ndonje arsye pse kishin futur duart prape ke barriera."
"Po ti ke ndonje ide per keto arsye?"
Olden u mbush me fryme dhe hezitoi per pak sekonda. "Jo. Po vras mendjen, a eshte e mundur qe te ishin..." - beri nje tjeter pauze sikur po kerkonte fjalen e duhur - "hipnotizuar? Nga ato gjerat e cuditshme perjashta."
Thorn ngriti koken dhe pa nga dy te tjeret. "Une nuk do e thosha me ze te larte kete qe sapo the. Barriera qendroi e ulur me pak sesa dy minuta. Po te kishte ndodhur ndonje gje, sikur edhe nje fije bari te kishte hyre nga jashte, do kishte dhene alarmin bakterial ne te gjithe anijen brenda gjysem ore. Edhe luleshqiponja jote do kishte ndrruar ngjyre perpara se te ishim kthyer. Do ishin infektuar edhe lepujt. Hiqe mendjen Olden, nuk ka ndodhur asgje. Asgje."
U shkeput nga qendrat receptive dhe i la mendimet te rrjedhin te pa perceptuar. Keto fragmente nuk ishin te rendesishem, nuk ishin te pershtatshem per vazhdimesi jetesore. Pervecse ishin fragmente, ishin fragmente te paplote.
Ai lloji tjeter i fragmenteve, ishte shume ndryshe. Duhe te ishte shume i kujdesshem prej tyre. Do te kishte shume tundim dhe do i duhej te rezistonte per te mos dhene asnje shenje se ishte atje, derisa te ishin ulur ne planetin e tyre.
Vemendjen e kaloi ne zona te tjera te anijes duke studiuar format e ndryshme jetesore brenda saj. Ishin ne fakt te habitshme, cdonjera prej tyre, sado e vogel ne permase, ishte komplet e vetemjaftueshme per ekzistence te pavarur. Me keto mendime u mor derisa u be i vetedijshem edhe nje here per gjendjen ekstremisht te parehatshme konjitive te nje organizmi te tille dhe u mbush me mall dhe nostalgji per shtepine.
Shumica e mendimeve qe vinin nga fragmentet e vegjel ishin te turbullt dhe pa esence. Nuk mund te pritej shume prej tyre dhe kjo gje i bente te ishin edhe me te pa-kompletuar. Cuditerisht ishte ky fakt qe e bente te ndjente me shume simpati per ta.
Nje nga fragmentet jetesore ishte perkulur dhe po merrej me nje grumbull telash. Mendimet i kishte shume te qarta por edhe shume te kufizuara. Kryesisht kishin te benin me nje frut te verdhe qe po hante fragmenti tjeter prane tij. Vetem nje rrjete teli midis dy fragmenteve e ndalonte te parin qe t'ja merrte me dhune frutin te dytit.
E nderpreu linjen e mendimit nga nje ide e papritur dhe e shemtuar. Keto fragmente jetesore luftonin me njeri tjetrin per ushqimin vetjak!
U mundua menjehere te rilidhej me paqen dhe harmonine e shtepise, por distanca ishte shume e madhe. U rilidh vetem me hapesiren boshe ndermjet tyre.
Ndjente aq mall sa kishte deshire te ishte prane baltes afer barrieres. Nje dite me pare ishte zvarritur mbi te. Ndonese pa shenja jetesore, ishte balte nga shtepia dhe Per me teper, ne krahun jashte barrieres, po ajo balte ishte plot me forma te organizuara jetesore. Rikujtoi momentin kur me ne fund kishte kuptuar se ku ndodhej ne kete anije dhe momentin kur ishte hapur dera pasi barriera kishe rene. Ne morine e kembeve te shumta qe dilnin, ishte zvarritur dhe kishte hyre. Kishte pritur perseri perpara nje dere tjeter e cila me ne fund u hap edhe ajo dhe hyri perfundimisht brenda. Tashti edhe ai ishte shnderruar ne nje fragment, inert dhe i fshehur.
Me shume kujdes iu rikthye perseri perceptimit. Fragmenti i meparshem, i perkuluri, tashme po terhiqte dhe godiste me force rrjeten e telit. Kishte nje deshire shume te madhe per ushqimin e fragmentit tjeter, ndonese midis te dyve ishte ai qe kishte me pak uri.
Larsen me ne fund tha: "Boll e ushqeve dreqen. Nuk eshte e uritur, ndihet keq ngaqe Tilli hengri vete perpara se te mbushte barkun e vet. S'kam pare majmun me tahmaqar. Mezi pres te kthehem ne shtepi dhe te mos jem i detyruar te shoh kafshe cdo dite."
I hungerriu shimpanzese me te madhe ne moshe, e cila iu pergjigj me hakerrime menjehere dhe pa me te voglin hezitim.
"Mire pra mire," tha Rizzo, "Nuk kemi pse te rrime ketu. Orari i ushqimit mbaroi, ikim."
Kaluan pa vemendje perpara kafazeve te dhive, lepujve dhe ketrave dhe dolen nga dera ne korridor.
"E habitshme. Del vullnetar per udhetim eksplorues. Te konsiderojne hero. Gjate nisjes mbajne dhe fjalime ne shenje nderimi. Dhe ne fund je vetem nje kujdestar i nje kopshti zologjik."
"Te japin edhe dyfishin e pages normale."
"Po mire, edhe cfare pastaj? Une nuk eshte se pranova prej pages. Ne fillim u tha se mund te mos ishim ne gjendje te ktheheshim dhe se ekzistonte rreziku qe te perfundonim edhe ne si Saybrook. Une pranova sepse dua te bej dicka realisht me vlere."
"Nje lloj heroi qe ben shume zhurme," tha Rizzo.
"Une nuk jam infermier kafshesh."
Rizzo nuk u pergjigj nderkohe qe nxorri nje hamster nga kafazi dhe filloi ta perkedhelte. "Te ka shkuar ndonjehere ne mendje semos ndonje nga keta permban hamstera te vegjel duke u rritur brenda vetes?"
"Ti dhe zgjuarsia jote. Te gjitha kafshet kontrollohen perdite."
"Po po, patjeter." preku me hunde hunden e hamsterit i cili filloi ta nuhase i kenaqur. "Po sikur nje dite papritur te zbulosh se kane klyshe. Nje tufe me hamstera te vegjel qe ne vend te syve kane qime te buta jeshile."
"Per nder te Majkut, mbylle gojen!" uleriti Larsen.
"Pulla te vogla jeshile, me qime te buta fare," vazhdoi Rizzo dhe e futi hamsterin perseri ne kafaz me nje ndjene te zbehte neverie.
Roirientoi perceptimin dhe zhvendosi fokusin. Ishte shume interesante se si shume fragmente ne kete anije kishin funksione te ngjashme me organizimet e specializuara jetesore ne shtepi.
Kishte shume nga ata qe vraponin, shume nga ata qe notonin dhe shume nga ata qe fluturonin. Disa nga fluturuesit ishin te medhenj, me mendime qe perceptoheshin lehte. Kishte edhe te vegjel, me krahe si membrana delikate, me mendime me shume si emocione rudimentare perceptimi, me mungese rregullsie dhe qe nuk permbanin asnje grimce inteligjence.
Kishte dhe shume te palevizshem. Si dhe ne shtepi, shumica e tyre ishin jeshile dhe ushqeheshin me ajer, uje dhe balte. Keta ishin totalisht bosh ne mendime dhe e vetmja gje qe dinin ishte nje ndjenje e vagullt per driten, erresiren, lageshtiren, temperaturen dhe gravitetin.
Te tere fragmentet, te levizshem apo jo, ishin thjesht nje shaka e funksioneve jetesore.
Ende jo. Ende jo...
Me vullnet i frenoi te tera emocionet. Vertet, keto fragmente kishin ardhur edhe me perpara dhe te tjeret ne shtepi ishin munduar t'i ndihmonin -- por e kishin bere shume shpejt kete gje, nuk kishte funksionuar. Kesaj here do te duhej te prisnin me gjate.
Keto fragmente nuk duhet ta zbulonin.
Deri tani nuk e kishin zbuluar. Askush nuk e kishte vene re atje ne cep te salles se kontrolit, askush nuk ishte perkulur ta merrte dhe ta hidhte jashte. Kishte vendosur te mos levizte, ndonese dikush mund te kishte vene re dicka te ngjashme me nje krimb te ngurtesuar. Do e kishte pare, do kishte bertitur dhe me kaq cdo gje do te kishte marre fund.
Por nuk kishte pse te priste me. Kishin kohe qe ishin larguar nga siperfaqja, mekanizmat e kontrollit ishin bllokuar dhe dhoma ishte komplet bosh.
Per pak minuta gjeti nje kanalizim ne armaturen e dhomes e cila perfundonte ne nje hapesire te vogel plot me tela. Te tere ishin tela pa aktivitet, tela te vdekur. Me pjesen e perparme te trupit keputi nje nga telat dhe u fiksua ne njerin cep. Me krahun tjeter te trupit keputi perseri te njejtin tel rreth 30cm me tutje dhe u fiksua edhe ne cepin tjeter duke zevendesuar pjesen midis dy keputjeve. Pjesa jashte e telit ishte me ngjyre kafe dhe plastikore ndersa pjesa brenda nje metal i bute dhe i ndritshem. Nuk do te mund te imitonte pjesen e brendshme por kjo ishte pa rendesi per sa kohe lekura e tij ishte e padallueshme ne ngjyre dhe ne perberje nga mbeshtjellja jashte. Ishte lindur dhe rritur pikerisht per kete funksion dhe qe te dukej sa me i ngjashem me nje cope te zakonshme tel.
U shtrengua edhe nje here midis pjeseve te prera dhe aktivizoi ventuzat. Tendosja e terhoqi ne vend dhe u vu ne rresht me telat e tjere.
Tashti nuk do te mund ta gjenin dot. Edhe nese do e shihnin nga nje distance prej pak centimetrash, do te shihnin thjesht nje tel si pjese e nje qarku te komplikuar. Vetem nese do te shihnin me aq kujdes sa te dallonin dy pika shume te vogla mbi siperfaqen e telit, me qime shume te vogla dhe shume te holla ngjyre jeshile.
"Eshte e habitshme sa shume gjera mund te bejne tufa te vogla me qime jeshile," tha Dr.Weiss.
Kapiteni Loring mbushi me kujdes nje gote me whiskey. Ne nje fare menyre ky ishte nje moment per t'u festuar. Per dy ore do te ishin gati per kercim ne hyperspace dhe pas dy ditesh do te ishin ne Toke.
"Pra ti je i bindur qe qimet jeshile jane nje lloj organi shqisor?"
"Ashtu jane," u pergjigj Weiss. Whiskey e bente qe te mos mendonte gjate dhe te fliste shume, por festimi ishte dicka e domosdoshme, vertet e domosdoshme. "Eksperimentet u bene ne kushte te veshtira, por rezultatet ishin shume te rendesishem."
Kapiteni buzeqeshi ftohte. "Kushte te veshtira eshte si e pershkruan ti. Une nuk do i kisha kryer asnjehere."
"Gjepura! Jemi te tere heronj ne kete anije! Te tere jemi vullnetare, njerez me ego dhe krenare per arritjet e tyre. Edhe vete prezenca jote ketu eshte nje bast i jashtezakonshem qe ti ke vene kunder vetes!"
"Ti e kalove i pari barrieren."
"Dicka pa rrezik," ju pergjigj Weiss. "Kudo ku shkelja e digjja me peprara terrenin, pa permendur barrieren e kostumit. Eshte e kote te nenvleresosh veten ne kete menyre Kapiten. Medaljet do i marrim te tere sapo te kthehemi ne Toke, pa e vrare mendjen per gradimet. Per me teper qe une jam mashkull."
"Por edhe ti je i mbushur deri ketu me mikrobe," kapiteni beri nje gjest me doren tek vetulla. "Je po njesoj i prekshem po aq sa edhe nje femer."
Bene nje pauze per te pire secili nga pak whiskey.
"I mbushim prape?" pyeti kapiteni.
"Jo faleminderit. E kam kaluar masen time."
"Edhe nje te fundit per rrugen qe na pret." Ngriti goten ne drejtim te Planetit te Saybrookut, i cili nuk dukej me ne distance dhe ishte zevendesuar nga ndricimi i yllit te sistemit. "Per qimet jeshile qe i dhane Saybrookut idene fillestare."
Weiss aprovoi me koke. "Nje fat i jashtezakonshem. Kete planet patjeter duhet ta shohim te terin si karantine."
"Mua kjo nuk me duket dicka qe mjafton," tha Kapiteni. "Mund te dale perhere dikush qe do ulet ne menyre aksidentale dhe as qe mos i shkoje ndermend se cfare duhet te beje. Po sikur te mos e digjnin anijen ne hapesire sic beri Saybrook? Po sikur te uleshin me pas diku ne nje planet tjeter te populluar? A mendon se ndonje dite do arrijne te zbulojne vete zhvendosjen nder-yjore?"
"E kam me dyshim. Por nuk kam prova per kete. Mendoj se jeta e tyre eshte shume e ndryshme qe ne koncept, organizimi i tyre i ben veglat dhe mjetet komplet te panevojshme. Me aq sa dime, ketu nuk ekzistojne as veglat e gurit."
"Shpresoj te kesh te drejte. Ah se u kujtova, pse nuk bisedon me Draken?"
"Kush? Ai gazetari i 'Galactic Press'?"
"Po. Sapo te kthehemi historia e Planetit te Saybrookut do te botohet menjehere dhe nuk mendoj se eshte gje e mire sensacioni i pakontrolluar ne kete drejtim. Kam folur me Draken dhe i kam kerkuar te bisedoje me ty. Ti je biolog i mirefillte dhe fjalet e tua kane peshe. Do e besh?"
"Me kenaqesi."
Kapiteni mbylli syte, ngriti koken dhe e levizi lehte majtas-djathtas.
"Dhimbje koke Kapiten?"
"Jo. Po mendoja per Saybrookun."
(vazhdon)