Histori fatkeqe

cremaster

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

Problem eshte edhe se denimi per trafikantet sot per sot eshte i paket. Per mendimin tim, nuk ka asnje krim me te rende se heqja e lirise, perdhunimi, dhe tortura, mjete qe trafikantet i perdorin per t'i detyruar viktimat e tyre qe te behen prostituta.

Duke pare edhe shkallen qe ka arritur problemi, kushdo qe shpallet fajtor per trafikim femrash duhet te denohet me konfiskim te te gjitha pasurive dhe me burgim te perjetshem. Vetem keshtu do t'u hiqet stimuli krimineleve. Perndryshe, perderisa trafikimi mbetet aktivitet fitimprures, gjerat nuk mund te ndryshojne.
 

arterie

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

Pershendetje!
Nuk di se cfare te flasesh me per keto ceshtje. Te gjithe qe keni shkruar me siper e bashke me mua na duket e dhimbshme nje histori qe na e tregon dikush ( dhe te them te drejten me jane mbushur syte me lot) por imagjinoni pak se sa dhimbje eshte per ate qe e ka provuar. O zot i madh sado kurve te jete nje femer te provoje 26 meshkuj ( ca te lare e ca te palare) ne nje dite cfare kenaqesie mund te kete, cfare dhimbje ka ai shpirt.Pa mendoni sikur ai i 26-i te ishit ju. Ikni o shqiptare se na ndrydhet shpirtin na e ndrydhet. Pse ore vetem keqardhje, pse nuk guxoni ta perballni. Kush jane ata qe i bejne keto pune. Ata nuk jane zoterat e tokes, ata jane nje pjese qe eshte nen nivelin tuaj dhe qe kane arritur te marrin pushtetin shoqeror. Nuk di se cfare te them se me ka hipur nje mllef i madh dhe nuk dua ta shfry ketu.
Po shkruaj vetem dy vargje nga nje poezi e imja
"... O njerez a me degjoni
C'shije ka ajo kocke qe lepini,
c'eksitim ka ajo femer qe perdhunoni,
o njerez...
Iku, iku edhe kjo dynja e bashke me te edhe ne qe ja shijuam dhimbjen.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

Ke te drejte, pse nuk bejme dicka...

ky debat eshte hapur ne shume tema, sdo ti dali do ti fundi ketu....

dikush ishte shprehur se e ndjente veten deridiku pergjegjes/e, dhe vertet mosveprimi per te bere dicka eshte ne nje fare menyre faj.

eshte e lehte per ne te percaktojme te drejte e te gabuar, por eshte shume e veshtire per dike qe nuk ka eksperincen, forcen dhe mundesite ne jete per te ndryshuar vuatjet e tyre. Cfare do te benim ne po te ishim ne poziten e tyre "kete apo ate"!?!?!!?

Ne nuk jemi ne poziten e tyre, dhe nuk mund te themi pse nuk bejne kete apo ate, nuk kemi te drejte, nuk arrijme te kuptojme, nuk mund te kuptojme.

Nuk ka asgje te keqe te enderrosh per nje te ardhme me te mire, nuk ka asgje te keqe te zgjedhesh vuatjen ne emer te atyre qe do..... thjesht e ben per te evituar vuatje me te madhe...

p.s. e nisa shkrimin vetem per tju kerkuar dicka, personalisht (te tjerat jane sterthene). Nese njihni histori personale te tilla, dhe keni mundesi te flisni per to, evitoni cdo mjet identifikumi, me perjashtim te rasteve kur personat ju kane kerkuar, ose kane shpallur publikisht se ata duan te identifikohen.

flm
 

assassino26

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

1 here kur jetoja ne Itali,mes te tjereve kam njohur 1 cun qe merrej me prostitucion.E mora vesh nga goja e atij,se e kishte si mburrje.E nejse qe mos e zgjas shume,mbas ca kohesh marr vesh qe kete cunin e kishte denoncuar ne Shqiperi femra qe ky shfrytezonte dhe e kishin futur ne burg.Mu be qeifi pa mase,sepse i urreja keta njerez.S'kaloi shume edhe u ktheva edhe une ne shqiperi.1 dite percolla me makinen time 1 kushuri per ne portin e Durrsit.Kur duke pire kafe me kte kushuririn me afrohet njeri,ftyre e pare.Vjen edhe pasi me pershendet ulet ne tavoline.S'te mbaj mend i thashe,ftyre e pare me dukej por sme kujtohej.Me dha te njohur.Ishte ai qe kishin denuar.
Si perfundim historie ate e kishte denoncuar i jati i asaj goces edhe ky pasi kishte bere 5 muaj burg e kishte paguar nja 50milion leke kishte dale.Aty ne Durres ishte sepse do ikte ne Zvicer te merrej me droge se kishte ca kushurinj te tij atje.
historia tjeter:
ne gazete.Kapet 1 super hajdut se kishte vjedhur ne 1 furgon linje 1 celular dhe disa 10mije lekshe...
Denimi 11 vjet burg.

Tani me thote dot njeri sa e mundur eshte te ndryshoje e gjithe kjo?
Ai qe vrau vajzen e tij ne Berxull u denua me nja 4 muaj burg...
1 femer tjeter kishte vrare te bijen 3-4 vjece dhe e denuan me 40 dite burg
na lini rehat aman se kur filloj mendoj kto gjojna me iken tepeleku edhe me prishet gjaku.
 

arterie

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

“Im atë më ka përdhunuar dhe kërcënuar"

TIRANË – Një 56-vjeçar akuzohet nga e bija për përdhunim dhe kanosje me armë. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se mbrëmjen e së enjtes është prangosur Taip Taipi. Ai është arrestuar rreth orës 22.00 të mbrëmjes, pasi ka kanosur me armë vajzën e tij 25-vjeçare, Zamira V. e martuar dhe me një fëmijë të mitur. Denoncimin e ka bërë vetë e bija, banuese në fshatin Yrshek, pasi dy ditë më parë është përballur me një thikë të drejtuar nga i ati, i cili e kanoste se do ta vriste. Taip Taipi, 56-vjeçar nga fshati Bërdicë i rrethit të Shkodrës, kishte shkuar mëngjesin e së enjtes tek shtëpia e vajzës së tij të martuar, së bashku me një mikun e tij. Sipas asaj ç’ka ka deklaruar Zamira V. para punonjësve të policisë mësohet se i ati i ka kërkuar të bijës që t’i bënte dy kafe për vete dhe shokun e tij e më pas e ka thërritur mënjanë, për të “sqaruar” diçka. Zamira ka dëshmuar në polici se pikërisht në këtë moment, ai ka tentuar ta përdhunojë përsëri. Kësaj radhe, 25-vjeçarja gati e lemerisur ka dalë me shpejtësi nga shtëpia, pasi ka mundur që t’i shpëtojë “kthetrave” të të atit dhe ka kërkuar ndihmë. Fillimisht ka qenë burri i saj e më pas punonjësi i policisë së zonës që kanë ndërhyrë për të sqaruar situatën. Zamira V. i është drejtuar policisë, ku ka denoncuar të gjitha dhunimet që ka provuar nga i ati. Vajza e ka bërë dëshminë e saj në formë denoncimi, ku ka treguar se ajo ishte përdhunuar disa herë në periudha të ndryshme nga babai i saj. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Zamira V. ka dëshmuar se i ati e kishte përdhunuar edhe gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë dhe priste të lindte fëmijën e vetëm të saj. Gruaja e re ka treguar se disa herë radhazi ka qenë viktimë e forcës së të atit dhe abuzimeve të tij seksuale, por se nuk kishte guxuar asnjëherë më parë të shkonte në polici dhe të bënte një denoncim për të. Taip Taipi është arrestuar në flagrancë nga policia e komisariatit nr.4 menjëherë pas denoncimit të vajzës së tij.

13/12/2003
...... a e shihni qe tema duhet ndryshuar nga "histori fatkeqe" ne "hisoriTE fatkeqe" .
 
Top