Histori fatkeqe

cremaster

Primus registratum
Histori fatkeqe

Njëherë pata 26 klientë në një natë të vetme, thotë ajo, duke mos i hequr sytë nga mbulesa e tavolinës. Ndonjë ditë do të doja të bëja dashuri me dikë që e dua. Por nuk besoj se do jem në gjendje të bëj dashuri pa më vajtur mendja tek gjithë ata meshkuj.

Pas pune, tutorët e përdhunonin njëri pas tjetrit, dhe thithnin kokainë nga barku i saj i lakuriqtë.

.....

Ndiehem fajtore, tha ajo, tashme e kthyer ne shtepi. Kur isha 15 vjeç tundimi per te ikur ishte shumë i fortë. Kisha nevojë që dikush të kujdesej për mua. Në fakt duhej të kisha qëndruar në shtëpi, edhe pse burri i motrës më rrihte. Nuk ma kishte marrë mendja se mund ta pësoja edhe më keq.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në anglisht në adresën:

http://www.guardian.co.uk/g2/story/0,3604,1077703,00.html
 

b.k.

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

Dhe perseris, keto kane mbijetuar, mendoni ato qe nuk jane ne gjendje te deshmojne. :shrug:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Histori fatkeqe

E drejte dhe e trishtueshme Triny. Nje vajze shqiptare qe "bashkatdhetaret" tane e mbanin te mbyllur ne nje pallat diku ne periferi te Milanos, per te mos iu futur rruges se prostitucionit, pas muajsh presioni, nuk rezistoi me dhe...u hodh nga kati i shtate. Kjo ngjarje me la kaq mbrese sa fillova te shkruaj diçka dhe kam perfunduar nje liber me nje titull provizor "Zonjushat e shiut", ose "Vajzat e shiut", nuk e di, ndoshta e ndryshoj. Do ta botoj nga muajt e pare te vitit qe vjen.
Megjithate ka shume nga ato qe e ushtrojne vete kete profesion, por mua nuk me interesojne. Me intereson qofte edhe nje qe e ben pa deshiren e saj.
 

Guest
Re: Histori fatkeqe

Para disa kohesh pashe nje film menje goce Shqiptare qe donin me e bo prostitute ne Itali , e bere nga nji italjan imagjinoje ca smunjesh kane ata robt dhe ja ngjisnin asaj tshkretes , pse si nodhin kto gjona atyre tkqijave po gjithmone gocave me te mira me te bukura dhe mo zemermira dhe juve qe shkoni neper k.... mendohuni mire kur te shkoni heres tjeter mendoni sikur ajo te ishte motra juaj :smash:
 

eM

Paper Moon
Re: Histori fatkeqe

Eshte verte e temershme. Lexoj dhe degjoj histori te tille shpesh, dhe me vjen inat, inat me vetem. Me duket sikur ne nje fare menyre te gjithe Shqipetaret e kane fajin per gjera te tilla, edhe une! :mad:
 

bolonjezja

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

gjeja qe me neverit me shume eshte se ne shumicen e rasteve jane po djem shqiptare ata qe nxjerrin ne rruge vajzat shqiptare,motrat e tyre.... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Histori fatkeqe

Nuk arrij ta konceptoj se si vajzat shqiptare menaxhohen nga djem shqiptare ne keto pune :shrug: eshte vertete per te ardhur keq /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Loti

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

Fillimisht postuar nga GJENERALI:

juve qe shkoni neper k.... mendohuni mire kur te shkoni heres tjeter mendoni sikur ajo te ishte motra juaj :smash: [/QB]
nuk kam c'te them tjeter se ke thene fjalet me te sakta...do ta prishja te them dicka tjeter...tamam ma vend...
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Histori fatkeqe

Normale qe i dhimbset gjithkujt, po perse dreqin me e bo vedin me u dhimbs?

Nuk e kuptoj pjesen tjeter ne anglisht, por me qe 15 vjece paska dale rrugave..sot s'ma do mendja se i ka me shume se 30. Pra o mosha me e mire. S'eshte aq e zonja me dale me punu si te gjithe njerezit? Apo ju behen duart me kallo e nuk rrijne tere diten e gjate tuj u trukos e tuj ly gishtat me manikyra!

Me dashte nje njeri qe ka dy fije tru..largohet o ben dicka..po thuaj qe injoranca eshte teper e madhe..e me ne fund injoranca shenderrohet me frike!

pS: Me vjen inate te mendoj qe s'ja dijne vleren vetes!
 

eM

Paper Moon
Re: Histori fatkeqe

Fillimisht postuar nga paperina:
[qb] Normale qe i dhimbset gjithkujt, po perse dreqin me e bo vedin me u dhimbs?

Nuk e kuptoj pjesen tjeter ne anglisht, por me qe 15 vjece paska dale rrugave..sot s'ma do mendja se i ka me shume se 30. Pra o mosha me e mire. S'eshte aq e zonja me dale me punu si te gjithe njerezit? Apo ju behen duart me kallo e nuk rrijne tere diten e gjate tuj u trukos e tuj ly gishtat me manikyra!

Me dashte nje njeri qe ka dy fije tru..largohet o ben dicka..po thuaj qe injoranca eshte teper e madhe..e me ne fund injoranca shenderrohet me frike!

pS: Me vjen inate te mendoj qe s'ja dijne vleren vetes! [/qb]
pappy, nuk ka si ty...

ke shume te drejte. megjithate nje ndodhi e tille vret shpirtin e njeriut. Nuk eshte e lehte te ngrihesh pas gjithe asaj, nuk eshte kollaj te hedhesh gjithe ato vuajtje pas... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

edda

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

Me dashte nje njeri qe ka dy fije tru..largohet o ben dicka..po thuaj qe injoranca eshte teper e madhe..e me ne fund injoranca shenderrohet me frike!

Paperina te keshilloj te lexosh librin e Elvira Dones "Yjet nuk vishen keshtu".
Histori te njejta dhune fizike dhe psikologjike, qe Dones i pershkruan aq hollesisht ne kete liber, i kam degjuar nga goja e nje prostitute shqiptare. Pasi te provosh vezet e ziera qe ti vene nen sqetulla, banjot ne vaska me uje te ftohte, te shohesh emrat e familjareve te tu te shkruara ne mur me gjakun tend, sikur ore e minute te te thone "nese s'del tek semafori do te hedhim ne ere shpine", do te kishe me aq forca per t'ia mbathur apo per ti denoncuar???

Ajo qe me ka treguar kete histori u rrembye nga nje kriminel, i cili ne ate periudhe (flas para viteve 97) nuk ishte dhe aq i degjuar. Nje dite la oren e mesimit dhe pranoi ftesen per nje kafe. Ishte hera e pare qe pranonte te dilte me te. Ai pasi e perdhunoi ne makine vendosi te mos ta çonte me ne shpi. Ne fillim e detyroi, me ato metodat e tij, te bente prostituten ne Greqi. S'kaluan as 2 muaj (mesa me kujtohet!) dhe ajo gjeti menyren te ikte. Pas shume peripecish u kthye ne Shqiperi por s'vonoi shume dhe ai erdhi dhe e mori perseri, kete here duke e kercenuar se do t'i vriste te vellai dhe te motren. Edhe sot e kesaj dite ajo vazhdon dhe ben prostituten ne Itali.

Eshte e pamundur te mos te te vije keq per keto femra!!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Histori fatkeqe

Nuk dua te tregohem cinik, (ne lidhje me prostitutat e vendeve te tjera)por me vjen mire qe numri i prostituave shqiptare ne Itali kohet e fundit ka rene. (sipas statistikave)
Smile ka te drejte, shume rralle e gjejne rrugen per t'u çliruar. Ose e gjejne duke e paguar me jeten e tyre. Sidoqofte ka edhe shume qe tashme e ushtrojne si profesion. Rastesisht kam njohur dike ne tram, fliste me nje shoqen e saj, nese nuk harroj i takon 1996 si fakt, pra fliste me nje shoqen e saj dhe nga fjalori qe perdornin e kuptova qe ishin prostituta. Nuk u dhashe te njohur diten e pare por njehere tjeter. Ishte vetem kjo vajza ne tram dhe i fola. Me tha se tani e kishte filluar dhe nuk terhiqej me.
Ne 2000-en u takuam rastesisht ne kuesture. Ishte ajo qe me foli. Me tha se vazhdonte ende te njejten pune dhe se kishte blere shtepi. Ishte e fejuar (ky eshte nje fakt ?) dhe se i kishte blere benz te fejuarit. Eshte shume bukur si vajze dhe duket se e ushtron profesionin ne te ashtuquajturat "studio estetike". Te pakten nga sa kuptova sepse ajo nuk tha gje, sikurse une nuk e pyeta dhe ku siç dihet "sherbimet" seksuale paguhen shtrenjte. Nejse edhe prostitutat kane rangun e tyre.
Megjithate une mendoj se per shumicen eshte nje dhimbje e vazhdueshme e cila i le gjurmet e saj per gjithe jeten.
 

Leandra

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

Bobo, kur degjon kete historira te tmerrshme, te duket vetja me shume fat dhe pse kujton se nuk je... Imagjinoje te ishe ti nje nga ato te shkretat, tmerr i vertete...
Por mos te harrojme te shume djem, sidomos ato djem qe jetojne ne itali, kane "shkuar" me keto femra dhe pasi kane degjuar se kete profesion e ushtrojne pa deshiren e tyre...
 

Blendi

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

E mbani mend ate gocen kinge me syte e Djemte e Detit.

"Sa shume qe kam gabuar,
si s'me shkoi aspak ne mendje..."

Ajo e pesoi keshtu, por pati forcen apo fatin te rikthehet ne jete. Kur e njeh dike personalisht merr peshe tjeter, kisha frike t'i flisja kur u kthye se me dukej sikur do thyhej. Por isha gabim, ca kohe pas kthimit iu kthye dhe nuri i bukur.
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: Histori fatkeqe

Histori shume e dhimbshme. Jane te shumta vajzat qe bien viktima te trafikimit. Por per mendimin tim faji bie mbi ato vet. Si nuk e kuptojne qe cuni qe sapo e ka njohur i ofron nje te ardhme jashte shtetit vetem per ta mashtruar dhe per ta detyruar te prosituohet. Kjo tregon naivitet te madh tek femrat. Jo te te gjitha kuptohet. Vete e kerkojne.....
 

bolonjezja

Primus registratum
Re: Histori fatkeqe

nuk eshte aq e thjeshte...ku ta di nje femer se c'behet ne bote,kur bota e saj eshte aq e limituar....vetem shtepia e saj...mos kujto se te tilla gjera i ndodhin vajzave qe kane pare,kane lexuar....Nje femer e zgjuar,me kulture mbi te gjitha, e zgjedh mire shoqerine e saj.Po nuk varet vetem nga keto:varet dhe nga ambjenti ne te cilen eshte rritur,dhe ku vazhdon te jetoje... :shrug:
 
Top