Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga BE

Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga BE

Dogana e makinave hiqet në korrik

F.Papadhimitri

TIRANË-Automjetet nuk do të tatohen më me tarifën tradicionale doganore. Lajmin e kanë konfirmuar për mediat, drejtori i përgjithshëm i Doganave si dhe menaxheri i kërkimeve pranë Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT. Kështu, tarifa doganore, ose taksa e njohur si “zhdoganimi” prej 2 për qind për makinat e reja dhe 15 për qind për makinat e përdorura, do të hiqet, por kjo vetëm për automjetet që hyjnë nga vendet e Bashkimit Europian. Heqja e taksës në fjalë, vjen si pasojë e nënshkrimit të pritshëm të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Marrëveshja që pritet të nënshkruhet në muajin qershor, sanksionon bërjen zero të taksave doganore, që nga data 1 korrik e këtij viti, për rreth 85 për qind të produkteve industriale që hyjnë nga BE-ja në vendin tonë. Duke pasur parasysh faktin se importet e BE-së, zënë rreth 68 për qind të totalit të importeve të Shqipërisë, specialistët dhe ekonomistët parashikojnë një impakt shumë të madh, jo vetëm në strukturën e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë, por edhe në çmimet e produkteve të importit. “Zerimi i taksës doganore për produktet industriale, do të thotë që tashmë makineritë dhe shumë produkte të tjera, do të hyjnë në Shqipëri me çmime më të lira. Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për bizneset, por edhe për konsumatorët shqiptarë, të cilët do të mund të gjejnë në tregun vendës produkte me çmime më të ulëta”,- ka thënë Ilir Ciko, menaxher kërkimesh pranë Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT. Një nga disavantazhet më të mëdha konkurruese të Shqipërisë, në krahasim me vendet e tjera, kryesisht ato të BE-së, është teknologjia e prapambetur që aplikohet në vend. Rinovimi i teknologjisë është cilësuar si një nga kushtet më të domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, edhe nga shumë ekspertë të fushës ekonomike. Vendi ynë përballet me një deficit tregtar relativisht të lartë, i cili, megjithëse për momentin nuk përbën ndonjë shqetësim, në një të ardhme jo shumë të largët mund të kthehet në një problem serioz për stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë
Automjetet
Për taksat që paguhen për automjetet do të ndryshojë vetëm tarifa doganore, pasi taksat e tjera do të vijojnë të paguhen. Përparim Dervishi, drejtori i përgjithshëm i Doganave, bëri të ditur dje për mediat, se në zhdoganimin e makina aplikohen dhe taksa të tjera. Kështu, personat që do të sjellin një automjet nga BE, do të paguajnë taksën e importit dhe TVSH-në. Taksa doganore është e ndryshme për automjetet, në varësi të përdorimit të makinës, makinat e reja me kilometrazh 0, paguajnë taksë doganore 2 për qind të vlerës së tyre, ndërsa ato të përdorura 15 për qind.

29/04/2006

__________________

kush e shpjegon nje cike me shume kete artikull.Dmth sa mund te kushtoje dogana e nje Benc Mercedez 1500 cc i 85 ???
Deri sot kushton rreth 300 000 te reja ,para 2 vjetesh ishte 150 000 te reja.
Po tani sa do kushtoje ???
 
ujku81

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

Jam dakort me MLK, nuk kemi pse aplikojme taksa per produkte qe ne nuk i prodhojme ketu, dhe sa me te lira te vijne nga importi aq me mire.
Ados, nese e njeh ndopak fiskun duhet ta dish qe doganat nuk kane me mision primar mbledhjen e te ardhurave, madje fakti qe Shqiperia ka ne te ardhurat buxhetore nje % te larte te ardhurash nga doganat eshte jonormale. Jane tatimet baza, jo doganat. Dogana ka mision mbrojtes-filtrues, lufton kontrabanden dhe trafiqet. Kaq.

Per ata qe kane merak se mos behemi varreze makinash dy gjera:
1. E para shteti nuk e ka problem qe ti kercase ca taksa te larta per ndotje ambienti per makinat prodhim para nje viti te caktuar, ose te beje nje shkallezim per kete.
2. Me tere ato pordhe qe kane shqiptaret, nuk kane per te ble aq shume makina te vjetra, per kete jam dakort me EBM me siper.
 
MLK

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

Makinat skane perse te taksohen nese jane te vjetra apo te reja per te mbrojt ambientin, keto jane budalliqet qe nxorren koncesionaret e makinave per te monopolizuar tregun!
Te luftohet kundra ndotjes mjafton te vesh norma mbi leshimin e CO2 ne atmosfere, nese makina kalon normen si lejohet te perdoret e thjeshte, te njeten metode perdorin dhe ne perendim.
 
vieux_et_moche

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

ku keni pare shtet pa taksa o njerez po ti mos e krahaso shqiperine me asnje vend ne europe po krahasoje me afriken
ju thoni se eshte dogana shtrenjt ? .. eshte shume shtrenjte po ne krahasim me vende me nivel jetese si ai i shqiperise nuk eshte aspak e dini sa kushton dogana per nje GOLF V ne algjeri ose ne marok? nga 8 deri 18000 euro sipas cilindrates ! absurde po ndodh edhe keshtu kur dihet qe paga mesatare ne vendet e magrebit (algjeri marok tunisie ) nuk i kalon te 80 euro ne muaj
 
MLK

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

"absurde po ndodh edhe keshtu kur dihet qe paga mesatare ne vendet e magrebit (algjeri marok tunisie ) nuk i kalon te 80 euro ne muaj"

Me duket se kete po them me lart qe eshte absurditet e ti sjell shembuj qe i quan absurditet me i krahasu!
Qellimi eshte te kemi taksa absurde apo normale, te shkojme drejt Evropes apo Algjerise?!
 
ujku81

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Makinat skane perse te taksohen nese jane te vjetra apo te reja per te mbrojt ambientin, keto jane budalliqet qe nxorren koncesionaret e makinave per te monopolizuar tregun!
Te luftohet kundra ndotjes mjafton te vesh norma mbi leshimin e CO2 ne atmosfere, nese makina kalon normen si lejohet te perdoret e thjeshte, te njeten metode perdorin dhe ne perendim.

[/ QUOTE ]

QEndron dhe kjo, puna eshte te mos abuzohet. Kush do ta beje kontrollin e CO2? Taksa e larte eshte bllokuese qe te mos hyjne fare makina te vjetra.
Gjithsesi ke njefare te drejte, sepse ndotja nuk lidhet vetem me vitin e prodhimit.
 
Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

Taksa Doganore do zevendesohet me takse mjedisi. Praktikisht nuk do ndryshoje asgje. Detyrimin me te madh tatimor ne dogane e perben TVSH qe sdo ndryshoje aspak...
 
MLK

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Makinat skane perse te taksohen nese jane te vjetra apo te reja per te mbrojt ambientin, keto jane budalliqet qe nxorren koncesionaret e makinave per te monopolizuar tregun!
Te luftohet kundra ndotjes mjafton te vesh norma mbi leshimin e CO2 ne atmosfere, nese makina kalon normen si lejohet te perdoret e thjeshte, te njeten metode perdorin dhe ne perendim.

[/ QUOTE ]

QEndron dhe kjo, puna eshte te mos abuzohet. Kush do ta beje kontrollin e CO2? Taksa e larte eshte bllokuese qe te mos hyjne fare makina te vjetra.
Gjithsesi ke njefare te drejte, sepse ndotja nuk lidhet vetem me vitin e prodhimit.

[/ QUOTE ]

Nje aparat i thjeshte mates e 30 min kurs per perdorimin e tij e çdo polic mund te kryeje matjen e ndotjes te çdo makine qe deshiron ne çdo vend te Shqiperise (e njeta proçedure si alkotesti).
Nese makina kalon ndotjen e lejuar, gjobitet dhe i kerkohet te paraqitet ne komisariat per nje jave me marmiten e riparuar, perndryshe gjoba dyfishohet.
Provoje jo me shum se nje muaj kete sistem e ridiskutojme pastaj per efikasitetin e tij.
Nese hidhni nje sy ne web site te konstruktoreve, do te kuptoni se nje makine fuoristrade (Range Rover psh) e re e vitit 2006, leshon ne atmosfere 4 here me teper CO se sa nje veture normale e vitit 98.
Atehere sistemi aktual nuk ka asnje lidhje e qellim per te penguar ndotjen e ambijentit /pf/images/graemlins/wink.gif
 
ssssssss

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

eshte e vertet qe do vehet taksa e mjedisit,por ti doganen nepermjet kesaj takse do ta lash e zeme per 5 vjet dhe jo per 1 dite sic duhet ne dogane.pashe disa shkrime nga ca tipa si ados dhe zog,o ju komunsita po si e kundershotni ju kete heqje takse kur kete akoma se ka kundershtuar edvini???
 
Njoftime

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

Megjithese u hoq dogana eshte vendos taksa e importit.

Per te perllogaritur se sa kushton ajo qe do paguani ne dogana pas 1 korrikut ne linkun me poshte ne te djathte te faqes do te gjeni nje banner. Klikoni mbi te dhe duke mbushur te dhenat qe kerkohen, ne fund keni per te marre vleren qe duhet te paguani si takse importi.

Linku: http://www.njoftime.com/forumdisplay.php?f=28
 
ssssssss

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

Njoftime shume nice ky banneri.Congratulations /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Daniel H

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

Me te vertete qe eshte nje "shpikje" e lezetshme kjo qe ka bere webmasteri i njoftime.com.

Taksa e importit llogaritet:

Taksa e Importit = (taksa baze e karburantit * koeficienti i vjetersise * fuqia motorike (cm³) ) + TVSH

Taksa e benzines = 20.000 Leke
Nafta = 25.000 Leke
 
Daniel H

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

Që nga 1 dhjetori, hiqet dogana

Futet në fuqi Marrëveshja e Ndërmjetme me BE. Ulet dogana për disa artikuj

Armando Meta
a.meta@gazetashqiptare.com

Nga data 1 dhjetor 2006 fillojnë dhe reduktohen në mënyrë graduale të gjitha tarifat doganore të tregtisë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Burime të rezervuara në zyrën e shtypit të Ministrisë së Integrimit bënë të ditur se me datën 1 dhjetor 2006, do të hyjë përfundimisht në fuqi Marrëveshja e Ndërmjetme, ose siç njihet ndryshe, pjesa tregtare e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kjo do të thotë se që nga kjo datë do të ulen në mënyrë graduale tarifat doganore të tregtisë mes BE-së dhe Shqipërisë në harkun kohor të viteve 2006-2011. Ndërsa për disa prodhime industriale, tarifa doganore bëhen menjëherë zero. Makinat e reja nuk do të paguajnë taksë doganore, duke përfituar nga kjo marrëveshje, e cila i njeh të drejtën autoveturave të reja që vijnë nga BE-ja të kalojnë me tarifa zero në doganën shqiptare. Ndërkohë që nuk do ta kenë këtë fat makinat e vjetra. Atyre do t’u duhet të paguajnë 15% të taksës doganore.
Ndërkaq, pritet që të liberalizohen edhe rreth 93% të produkteve bujqësore, disa prej të cilave do të hyjnë që në fillim pa taksë doganore, ndërsa mjaft të tjera do t’u nënshtrohen një serie kategorish taksimi, me tendencë ulje graduale të tarifave doganore.
Humbjet
Qeveria shqiptare, pas disa shtyrjeve, ka notifikuar tashmë Marrëveshjen “Interim”, e cila do të nisë të zbatohet sipas të gjitha procedurave, duke filluar nga data 1 dhjetor 2006. Por ky reduktim i tarifave doganore pritet të shkaktojë jo pak humbje në buxhetin e shtetit, në planin e të ardhurave nga doganat. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet se përse qeveria shqiptare e dërgoi me vonesë marrëveshjen për ratifikim në Kuvend. Duke qenë se reduktimi i tarifave doganore do të shkaktojë humbje jo të vogla, Ministria e Financave mësohet se është duke përgatitur një plan veprimi për të mbuluar efektet financiare. Mbulimi i këtyre efekteve financiare pritet të shoqërohet me rritjen e akcizave për shumë produkte që do importohen nga vendet e BE-së. Hapat e hedhura nga Ministria e Financave janë mjaft të ngadalta në këtë drejtim. Ajo me kohë duhet të kishte paraqitur plan-veprimin për mbulimin e humbjeve që do të shkaktojë reduktimi i tarifave doganore. Që pas nënshkrimit të MSA opozita protestoi në kuvend që kjo marrëveshje, sipas MSA nuk hyri në fuqi menjëherë. Presioni i madh i BE ka çuar në vendimmarrjen e qeverisë. Kjo marrëveshje nuk ratifikohet nga të 25 parlamentet e vendeve anëtare të BE-së. Ajo ratifikohet nga Parlamenti shqiptar dhe aprovohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Përfitimet
Marrëveshja e Ndërmjetme që do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor, parashikon të mos vendosen më detyrime doganore të reja për importet ose eksportet, ose tarifa të reja me efekt të njëjtë me to dhe nuk rriten as ato që zbatohen tashmë në tregtinë ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë. Që nga kjo datë do të bëhet pezullimi i masave kufizuese të reja në tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe KE-së.
Ulja
Ulja graduale e tarifave doganore pritet të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare. Masa e reduktimit do të fillojë me 80%, derisa sa të bëhet zero pas 5 vjetësh. Tarifat doganore do të fillojnë të reduktohen në masën 80% të taksës bazë që në datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes, dhe me 1 janar të vitit të pestë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, tarifat e mbetura të importit do të hiqen.
Industriale
Gjatë negocimit mbi shkallën e liberalizimit të produkteve, është ndjekur një logjikë e tillë negocimi. Produktet industriale janë ndarë në dy kategori: jo sensitive – tarifat doganore të importit bëhen menjëherë 0%; mesatarisht sensitive – tarifat doganore reduktohen në mënyrë të përshkallëzuar për një periudhë pesëvjeçare.
Makinat
Për makinat e reja do të fillojë reduktimi i taksës doganore, duke përfituar nga MSA-ja, që i njeh të drejtën autoveturave të reja që vijnë nga BE-ja të kalojnë me tarifa zero doganën shqiptare. Ndërkohë që nuk do ta kenë këtë fat makinat e vjetra që do t’u duhet të paguajnë 15 për qindëshin e taksës doganore.
Bujqësia
Produktet bujqësore ndahen në produkte primare bujqësore dhe produkte të përpunuara bujqësore. Ato janë grupuar në tre kategori: jo sensitive – tarifat doganore të importit bëhen menjëherë 0%; mesatarisht sensitive – tarifat doganore reduktohen në mënyrë të përshkallëzuar për një periudhë pesëvjeçare; shumë sensitive - tarifat doganore nuk ndryshojnë. Përqindja e liberalizimit për produktet e përpunuara bujqësore, është afërsisht 93 %.
 
Daniel H

Primus registratum
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

Makinat, përfituesit direkt të heqjes së doganës

Fjoraldi Zguro

TIRANË-Importi i makinave nga vendet e BE-së, pritet të rritet ndjeshëm gjatë ditëve në vijim. Shkak është bërë heqja e tarifës doganore për importin e automjeteve, si rezultat i futjes në fuqi të Marrëveshjes Interim. Kështu, automjetet e përdorura nga BE-ja, nuk do të paguajnë më tarifë doganore për të hyrë në vendin tonë, por do të vazhdojnë të paguajnë taksën e importit dhe TVSH-në, kjo, duke nisur nga data 1 dhjetor i këtij viti. "Në sistemin kompjuterik doganor, janë hedhur të gjitha tarifat e reja bazuar në këtë marrëveshje. Një sërë artikujsh kanë pësuar ulje të tarifave doganore dhe më e prekshme është në zhdoganimin e automjeteve. Në përcaktimin e vlerës dhe detyrimin doganor të automjeteve, ndikojnë një sërë kriteresh, si cilindrat e motorit, marka e automjetit, viti i prodhimit, lloji i karburantit. Për shembull, për një automjet të vitit ’95, “Mercedes Benz” me një cilindratë 2500 kubikë, me naftë, efektet në detyrimin doganor janë 48 mijë lekë më pak",- tregoi Alban Dalani, inspektor në Doganën Durrës. "Bazuar në këtë marrëveshje, përcaktohen dokumentet shoqëruese me qëllim fitimin e statusit të vendit të origjinës të Komuniteti Europian, të cilat janë, Certifikata e Qarkullimit të Mallrave Euro1 dhe fatura e plotësuar në gjuhën e shteti nga vjen automjeti",- sqaron ai. Përfitimi nga heqja e tarifës doganore, për këtë kategori automjetesh, mund të shkojë deri në 6 mijë euro. Për të gjitha automjetet, duke përjashtuar ato që kanë kilometrazh zero, që nga janari i vitit 2005, është aplikuar taksa doganore prej 15 për qind mbi vlerën e makinës, pavarësisht nga viti i prodhimit. Ndërsa automjetet e reja paguanin vetëm 2% mbi vlerën e makinës. Tani kjo taksë është eliminuar dhe importuesit përfitojnë për çdo automjet, mesatarisht rreth 30-40 mijë lekë, por duhet të paraqesin pranë pikave doganore Certifikatën e Origjinës EURO1, që fakton se automjeti është prodhuar në një nga shtetet e BE-së, pasi për automjetet e prodhuara në vende të tjera, do të vazhdojnë të paguajnë 15 për qind tarifën doganore.
 
M

mateo1987_24

Guest
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

Nuk besoj se do vijne me plehrat. Ndersa deri dje gjithkush kishte nje kufi per blerjen e makines pak a shume tek 5 miljon leke te vjetra, nga ku 2 miljon e gjysme apo 3 duhet t'i llogariste per doganen, tashme gjykoj se pretendimet e shqiptareve do rriten duke kerkuar cilesine me te larte, brenda te njejtit cmim.
 
M

mateo_24

Guest
Re: Hiqet taksa doganore per automjetet qe vin nga

eshte e vertet qe do vehet taksa e mjedisit,por ti doganen nepermjet kesaj takse do ta lash e zeme per 5 vjet dhe jo per 1 dite sic duhet ne dogane.pashe disa shkrime nga ca tipa si ados dhe zog,o ju komunsita po si e kundershotni ju kete heqje takse kur kete akoma se ka kundershtuar edvini???

pershendetje. dikush mund te me sqaroje tamam si eshte kjo puna e doganes ngaqe kam blere nje makine ne itali dhe dua ta sjell ne shqiperi ne prill po me hyri frika per kete punen e taksave te reja qe jane vene.kush mund te me ndihmoje? flm
 
L

lorenc lleshi

Top