Hipnoza ! ! !

gentilushi

Primus registratum
Hipnoza ! ! !

Cfare eshte dhe cfare mund te behet me ndihmen e saj????

A eshte njesoj si gjumi?A mund te hipnotizohen te gjithe njerezit?Cfare mund te sherohet me te etj...etj??

Ju ftoj ne bashkebisedim
Thx
 

epiphany

Primus registratum
Re: Hipnoza ! ! !

jane disa ndjenja , perjetime e kujtime qe njeriu i ndrydh e i zhvendos ne skutat me te erreta te ndergjegjes.hipnoza ndihmon per te arritur pikerisht aty.
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Hipnoza ! ! !

Une kam pare disa emisione ketu ne Angli reth hipnotizimit .Jo te gjithe njerezit mund te hipnotizohen,kjo per shkak sepse disa njerez nuk i pranojne urdherat ne seancen parapergatitese pra truri i tyre nuk i pranon keto priseanca si mund te them.Personi qe te hipnotizon duhet patjeter te te nxjerre nga hipnotizimi dhe ne qofte se nuk te nxjerr perfundimisht atehere ka edhe perfundime fatale ,nje rast te tille pati hipnotizuesi shume i njohyr anglez Paul Mcena pas nje emisioni televiziv nje nga te hipnotizuarit vrau veten pas tre a kater oresh qe mbaoi emisioni.Ketu ne Angli te gjithe personat qe dine te hipnotizojne kane certifikate te vecante dhe ne qofte se nuk kane ate denohen me ligj.Hipnotizimi perdoret gjithashtu per sherime psikologjike . :wave:
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Hipnoza ! ! !

Dushku je shume gabim persa i perket hipnozes.hipnoza nuk eshte e demshme.Ajo edhe sikur te deshiroje hipnotizuesi te te bej dem gjate seancave nuk eshte e mundur.

Ka 6 gjendjeje hipnoze
1.E lehta
2.E mesmja
3.Sonambulizmi
4.Ultradepth
5.Ultraheight
6.Hypnosleep

Njerezit me karakter te dobet nuk hpnotizohen kollaj edhe njerezit e semure psiqike ose pijanecet.

Danna ti mbase e kishe llafin per psikoanalizen jo per hipnozen.jane dy gjera te ndr :shrug: yshme
 

Guest
Re: Hipnoza ! ! !

Ceasar! Nuk pajtohem me postimet e tua.
Njeriu hypnotizohet jo kur ka ose nuk ka karakter te larte apo te dobet ose ajo tjetra por kur e lejon hypnotizimin te ndolle tek vetja pra kur e pranon ose e leshon aftesine e trurit te tij per ta bllokuar ate. Kjo e fundit nuk tregon karakter te dobet aspak per mua por perkundrazi dhe sa me i forte te jete karakteri me e pamundur behet hypnotizimi.
Nje rast i imi: perpara fytyres time dikush tentoi te bente nje hypnotizim te vogel surprize qe une per momentin nuk deshirova qe te ndollte nuk ndolli por thjesht kurioziteti me shtyu ta pyes per nje prove te dyte dhe ja ndolli pasi une deshirova qe te ndollte. Ku hyn ketu "karakteri i dobet"? Perkundrazi mua mu duk sikur pikerisht ne ato momente UNE isha e dobeta.
Megjithate jam kureshtare te mesoj mbi kete.
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Hipnoza ! ! !

Po "dh" mi dreq se na vdiqe!!!

Ja nje ushtrim:

Me thuaj ndryshimin e foljes Vjell nga Vjedh
P.S. Per te miren tende e kam :book:
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Hipnoza ! ! !

Kohet e fundit kam shkruar nje prezantim ketu tek shkolla per hipnozen dhe kam kerkuar dhe hulumtuar shume materiale per te.nje gje interesante eshte edhe kjo qe HIPNOZA NUK ESHTE GJUME

"Hipnoza eshte ajo gjendje e njeriut ne te cilen ndergjegja dhe nen-ndergjegja jane nje pjese e mendjes" - ky eshte definimi i hipnozes

Me hipnozen mund te sherohen shume gjera si per shembull semundje psikollogjike qe i kane burimet e tyre ne femijeri.Por edhe semundje mjekesore si per shembull astmen tek femijet,epilepsine,femrat mund te rritin gjoksin /pf/images/graemlins/laugh.gif (ka pas raste deri ne 8.5 cm),mund te hiqen huqet tek femijet si per shembull futja e gishtit ne goje,kafshimi i thonjve,urinimi naten etj..etj.
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Hipnoza ! ! !

Pikerisht sepse njerezit me karakter te dobet jane shume dyshues dhe nuk hipnotizohen kollaj nuk besojne kollaj perderisa nuk ke besim te hipnoterapeuti eshte e veshtire te biesh ne trans.kurse njeriu me karakter te forte e di cfare do dhe nuk lekundet shume ne vendimin e tij.Kjo eshte e vertete
 

epiphany

Primus registratum
Re: Hipnoza ! ! !

Fillimisht postuar nga Ceasar:
[qb]
"Hipnoza eshte ajo gjendje e njeriut ne te cilen ndergjegja dhe nen-ndergjegja jane nje pjese e mendjes" - ky eshte definimi i hipnozes

[/qb]
pikerisht per kete po flisja dhe une...psikanaliza eshte tjeter gje.
 

spartan00

Forumium praecox
Re: Hipnoza ! ! !

Hipnotizoj po te me lene te hipnotizoj
Hipnotizohem po te le te me hipnotizojne
E thjeshte apo jo?
( me ndodh shpesh me nje goce hihihi)
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Hipnoza ! ! !

Hipnoza eshte e ndaluar nder organizatat me serioze te therapisteve/psikiatrave. Shkaqet jane pasojat negative te paparishikueshme qe hipnoza le nder njerez. Vete Frojdi e refuzoi mbasi e perdori. Nuk eshte shkencore, pike.
 

ra_Faja

Primus registratum
Re: Hipnoza ! ! !

nuk jam dakort me pikpamjen tende per hipnozen dhe te them te drejten nuk e dija qe Freud a refuzoj hipnozen. Mendoj qe hipnoza eshte terapia principale per te thyer sistemin protektiv te trurit qe mbulon ne subconscious disa gjera te jetes qe eshte e veshtire per njeriun (to deal with them, s'po me vinte nder mend se si ta thoja shqip). Jam dakort me ato qe thane qe eshte menyre shume e mire per te pare ne subconscious e pacientit. Megjithate mendoj qe hipnoza e thell eshte e rrezikshme dhe mund te lej disa shenja te kqija ne consciesness te pacientit...

Persa i perket kush hipnotizohet dhe kush nuk hipnotizohet, ajo per mendimin tim eshte me shume e bazuar nga ana biologjike e trurit se sa nga personaliteti i pacientit.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Hipnoza ! ! !

Ka dhe dentista qe mbushin dhembet pasi hipnotizojn pacjentat.

Ka edhe doktora qe e perdorin. Psh nje kirurg kishte hipnotizuar nje grua te paralizuar, perpara se ta operonte. Nga hipnoza mesoj se dikush i kishte bere nje verejte asaj duke i thene 'qe nuk kishte qare tamam kur i vdiq djali', kjo e kishte cuar ate deri ne paraliz, gje qe me pas ju kurua me psikoterapi, pa pasur nevoj per operacjon.

Hipnoza dhe psikollogja nuk bejne pjese ne domenin e praktikave ekzakte, per me teper edhe njeriu vet nuk eshte standart, pra rezultatet nuk jane asnjeher te njejta....
 

MUZIKA_HARAM_iMadh

Primus registratum
Re: Hipnoza ! ! !

Fillimisht postuar nga Ceasar:
[qb] Cfare eshte dhe cfare mund te behet me ndihmen e saj????

A eshte njesoj si gjumi?A mund te hipnotizohen te gjithe njerezit?Cfare mund te sherohet me te etj...etj??

Ju ftoj ne bashkebisedim
Thx [/qb]
Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “gjumë”.
Nga ana tjetër: Shoqata e Mjekëve Britanikë e për­kufizon hipnozën si “gjendje kaluese e kujdesit të zvo­gëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfa­qen paraqitje të ndryshme personale ose të provokuara nga rrethi i jashtëm”.
........=)po perveq anës pozitive hipnoza përdoret shum edhe për qellime abuzimi. Stefan Cvajg[autor]psh.tregon rastin në librin e tij qe:një grua 34 vjeçe pas disa vite u shërua me anë të hipnozës,atë e abuzuan seksualisht, duke e shitur edhe tek të tjerët.
jo veq kjo po Dr M.T. Ormantar, anëtar i Institutit të Filadel­fisë, u mor shumë me zbatimin e hipnozës për qëllime të armatës; ai hipnotizonte ushtarët dhe në gjendje të thellë hipnotike, të përcjellë me amnezi totale, u jepte detyra të rëndësishme.
 

Sushi

Primus registratum
Re: Hipnoza ! ! !

Te qenet i hipnotizueshem ose jo ka te beje, them une, edhe me inteligjencen. Sa me inteligjent te jete nje person, aq me thelle mund te hipnotizohet ai/ajo; rrjedhimisht, edhe ndryshimet qe ndodhin te personi jane me te qendrueshme, ne saje te lidhjeve te ndersjellta dhe te fuqishme qe krijon inteligjenca ne psikiken e njeriut.

Sapo perktheva dicka per hipnozen:

Dikujt qe doni te hipnotizoni mund t'i tregoni sa vijon:

"Ti nuk mund te hipnotizohesh nese nuk deshiron te hipnotizohesh. Ti do te kujtosh gjithcka qe ka ndodhur gjate hipnozes. Nenvetedija jote eshte perhere duke punuar dhe duke te mbrojtur, edhe nen hipnoze. Te gjitha shqisat e tua punojne. Ne te vertete, ato fuqizohen. Nen hipnoze ti nuk do te beje asgje qe eshte kunder besimeve te tua themelore. Une nuk kam interes te di sekretet e tua, dhe ti sidoqofte nuk do te m'i tregoje. Nuk kam asnje interes te te bej te sillesh si pule. E vetmja gje qe do te jete ndryshe eshte se vetedija jote llafazane do shkrihet dhe ti do te ndihesh plotesisht i/e clodhur. Une do te te mbaj nen hipnoze aq sa do te te duhet per te ndiere clodhje te plote dhe pastaj do te te nxjerr menjehere nga hipnoza. S'do te kete asnje lloj komande, asnje skene teatrale."

Ne te vertete, jo gjithcka me siper eshte plotesisht e sakte. Eshte e mundur ta hipnotizosh dike qe nuk e di se ti po e ben kete, neqoftese ekziston raport dhe ai/ajo nuk po dyshon. Une e kam bere kete, duke perdorur "hipnoze bashkebisedore", me njerez qe i kam takuar ne kafe, apo madje edhe ne telefon. Kur tashme e ke dike nen hipnoze, ti mund te anashkalosh shume nga rregullat e tjera, sepse ti ke kontroll te plote mbi realitetin e tij, apo te saj.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Hipnoza ! ! !

E vetmja gje qe do te jete ndryshe eshte se vetedija jote llafazane do shkrihet dhe ti do te ndihesh plotesisht i/e clodhur.

Sa e bukur kjo! Do doja te ma thoshte njeri /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

matriksi

Primus registratum
Re: Hipnoza ! ! !

Hipnoza???????
Nuk perdoret me kjo fjale se ka shije te keqe.
Quhet trance tani.Eshte nje proces qe kerkon ta coje personin ne nje gjendje subkoshience.Aty pastaj behen te paberat.
 
Top