Himarë, mësimi nis me himnin grek

Himarë, mësimi nis me himnin grek

Himarë, mësimi nis me himnin grek

Hapet shkolla greke, inagurimi i gjithë në gjuhën helene



--------------------------------------------------------------------------------

Artan Hoxha
a.hoxha@gazetashqiptare.com

Nën tingujt e himnit grek, kënduar në kor nga gjithë të pranishmit,(të vegjël a të mëdhenj) dhe në praninë e përfaqësuesve të shtetit shqiptar e atij grek, një grusht himariotësh greqishtfolës i dhanë dorën e fundit realizimit të ëndrrës së vjetër helene. Nga e hëna e 18 shtatorit 2006, Himara, më në fund u bë me shkollë në gjuhën greke. Për herë të fundit një shkollë e tillë ishte mbyllur gjashtëdhjetë vjetë më parë, qysh në vitin 1946. Në të vërtetë shiritin e inagurimit të kësaj shkolle e kishte prerë qysh më 26 shkurt të këtij viti zv-ministri i jashtëm grek, Euripidis Stilianidhis. Ceremonia e fundshkurtit gati sa s'përfundoi në një incident diplomatik pasi turma e përfshirë nga euforia e realizimit të një "ëndrre shekullore" nuk u përmbajt dot, duke hedhur njëra pas tjetrës disa parrulla antishqiptare, deri te "Himara është greke". Këtë radhë autoritetet shqiptare dhe ato greke u kujdesën që të shmangnin bujën dhe praninë e mediave, duke zhvilluar një ceremoni modeste, larg syrit të opinionit shqiptar për të mos shkaktuar "kokëçarje" të kota.
Ceremonia
Qysh në orët e para të mëngjesit të së hënës, 32 fëmijë të moshës nga 4 deri 7 vjeç, të mbajtur për dore nga prindërit e tyre, i janë drejtuar gjithë shënd e verë shkollës së re. Ndryshe nga ceremonia e 26 shkurtit, këtë radhë, flamurit shqiptar i ishte rezervuar një vend më dinjitoz. Flamuri kuqezi sëpaku nuk ishte strukur në ndonjë qoshe, por ishte vendosur përkrah flamurit helen dhe atij të Bashkimit Evropian. Rreth orës 08.00 në oborrin e shkollës së ndërtuar në truallin e kishës së vjetër të Himarës fshat, u mblodhën rreth 40-50 veta. Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Kosta Barka, Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, Ambasadori i Greqisë në Tiranë Konstandinos Kokosis, një përfaqësues i Kishës Ortodokse nga Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës, Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës Savo Prifti si dhe përfaqësues lokalë të Omonias. I pari e mori fjalën kryebashkiaku i Himarës, Bollano. Pas tij foli kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ambasadori grek Kokosis, dhe u bënë përshëndetjet e rastit. I vetmi përfaqësues shqiptar në këtë ceremoni, që nuk i përkiste minoritetit grek dhe nuk e njihte mirë gjuhën helene, kryetari i këshillit Bashkiak të Himarës, Savo Prifti, nuk u lejua të merrte fjalën për të mos shkaktuar ndonjë "surprizë" të pakëndëshme. Ceremonia e hapjes së shkollës së Himarës u zhvillua e gjitha në gjuhën greke, edhe pse aty kishte përfaqësues të lartë të shtetit shqiptarë dhe mësimi do të zhvillohet në të dyja gjuhët. Përpara se nxënësit të hynin në bankat e shkollës, të pranishmit kënduan në kor himnin kombëtar grek, duke "harruar si padashje" të dëgjonin qoftë dhe të rregjistruar nga ndonjë manjetofon i rastit, himnin kombëtar shqiptar.
Shkolla
Shkolla 9-vjeçare e Himarës fshat, u inagurua nga zv/ministri i jashtëm grek Stilianidhis dy muaj përpara se të paisej zyrtarisht me licencë nga Ministria e Arsimit dhe të merrte miratimin e Qeverisë Shqiptare. Ajo është një shkollë jopublike, ku nxënësit do të studjojnë pa pagesë. Në vitin e parë të saj, do të ketë 32 nxënës, ku afro gjysma e tyre do të ndjekin klasën e parë, ndërsa pjesa tjetër do të ndjekin arsimin parashkollor. Në licencën e lëshuar nga Ministria e Arsimit thuhet se "mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe si edhe në gjuhën greke". Stafi përbëhet nga pesë mësues, dy prej të cilëve kanë ardhur nga një fshat i minoritetit, ndërsa të tjerët janë nga Himara.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Kur shqiptaret trajtohen si dele ne Kakavije e ka mbi 5 vite qe shteti grek dhe pse e di qe ne vere fluksi i udhetareve 100 fishohet ne Kakavije, e nuk mer asnje mase per te shtuar personelin doganor, atehere perse qeveria shqiptare duhet te tregohet indulgjente?!
Mardheniet ndertohen mbi principin "me jep, te jap" e kur ky ekuiliber prishet, atehere debitori duhet te laje borxhet perpara se te kerkoje diçka tjeter.

[/ QUOTE ]

Greqia pershembull ka bo shum per Shqiperin e the dhe ti 500.000 emigrant e ma beso qe sjan pak

po kto plerat te mos e vrasin menien se me çfar lekesh esht bo ajo Shkolla... po ta ndertonin me fondet e qeveris

ja kjo pershembull me duket nje veprim i zgjuar

e jo te shkosh ne Kosov (rasti i Berishes) qe dha 100.000 dollar per ndertimin e nje Kishe

jam dakord po ti sistemo problemin e minoritetit tat e jo atje ku ste japin as te drejt me fol

çte keqe ka ajo Shkoll se kuptoj...
 

MLK

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Shkolla ne vetvete ska asnje te keqe, perkundrazi, femijet ne shkolle do te mesojne e do shkollohen.
Problemi qendorn te forma ne te cilen eshte bere, te himni grek e flamuri qe ngrihet ne nje institucion shqiptar, te fondet qe nuk u dihet burimi, te mashtrimi i kryetarit te bashkise qe deklaron se eshte bere ne truallin e kishes ortodokse e jo ne nje truall qe eshte prone e bashkise.
Pra mungesa totale e transparences dhe shkelja e hapur e ligjit shqiptar.
Kur per nje shkolle shqiptare nuk lejohet te ngrihet ne forme te tille, perse duhet te shkelet ligji per nje shkolle greke?!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

per çfar transparence e ke llafin ti...?... minoritetet ne Shqiperi jan te mbrojtur me kushtetut, e them se Shkollen duhet ta investonte vet Kryeministia vite me par, qe te bonte figur te mir me Greket... e me Greko/Shqipètaret

po ta kapesh holl holl muhabetin ato jan Grek, dhe shkolla u takonte 16 vjet para... mos me thon 60 vjet

Presidentave Shqiptar... Berisha, Mejdani, Moisiu... kur shkonin per vizita neper fshatrat Arberesh (Itali) u vinte mir kur shikonin qe i prisnin me Himnin Shqiptar, Kostumet tradicionale, tabelat e fshatrave ne Shqip e Italisht, me pak fjal ndjehesh Shqiptar ne ato vende... e per minoritetet qe ke n'Shqiperi ik mer varja se ti japesh doren te marin krahun thojn

pra ti mos prit te shkojn gjojnat ne Ekstrem... Shteti e kishte per detyr ta bonte ate shkoll

aty ska Shtet se te kishte Shtet... duhet ta inaguronte Presidenti Shqiptar ate shkoll e jo te meren me llogje kush e investoj e si, pse e m'the e t'thash.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Leni ore njerezit TE LIRE te zgjedhin kombesine qe kane per zemer, (edhe sikur te zhduket nga faqja e dheut kombi shqiptar) kombet e shendetshem jane ata kombe qe zgjedhin me vullnet te lire menyren e jeteses, gjuhen,kulturen etj, pa imponim nga shteti , shteti i tjeterson kombet eshte armik i tyre
 
Top