Himarë, mësimi nis me himnin grek

Himarë, mësimi nis me himnin grek

Himarë, mësimi nis me himnin grek

Hapet shkolla greke, inagurimi i gjithë në gjuhën helene



--------------------------------------------------------------------------------

Artan Hoxha
a.hoxha@gazetashqiptare.com

Nën tingujt e himnit grek, kënduar në kor nga gjithë të pranishmit,(të vegjël a të mëdhenj) dhe në praninë e përfaqësuesve të shtetit shqiptar e atij grek, një grusht himariotësh greqishtfolës i dhanë dorën e fundit realizimit të ëndrrës së vjetër helene. Nga e hëna e 18 shtatorit 2006, Himara, më në fund u bë me shkollë në gjuhën greke. Për herë të fundit një shkollë e tillë ishte mbyllur gjashtëdhjetë vjetë më parë, qysh në vitin 1946. Në të vërtetë shiritin e inagurimit të kësaj shkolle e kishte prerë qysh më 26 shkurt të këtij viti zv-ministri i jashtëm grek, Euripidis Stilianidhis. Ceremonia e fundshkurtit gati sa s'përfundoi në një incident diplomatik pasi turma e përfshirë nga euforia e realizimit të një "ëndrre shekullore" nuk u përmbajt dot, duke hedhur njëra pas tjetrës disa parrulla antishqiptare, deri te "Himara është greke". Këtë radhë autoritetet shqiptare dhe ato greke u kujdesën që të shmangnin bujën dhe praninë e mediave, duke zhvilluar një ceremoni modeste, larg syrit të opinionit shqiptar për të mos shkaktuar "kokëçarje" të kota.
Ceremonia
Qysh në orët e para të mëngjesit të së hënës, 32 fëmijë të moshës nga 4 deri 7 vjeç, të mbajtur për dore nga prindërit e tyre, i janë drejtuar gjithë shënd e verë shkollës së re. Ndryshe nga ceremonia e 26 shkurtit, këtë radhë, flamurit shqiptar i ishte rezervuar një vend më dinjitoz. Flamuri kuqezi sëpaku nuk ishte strukur në ndonjë qoshe, por ishte vendosur përkrah flamurit helen dhe atij të Bashkimit Evropian. Rreth orës 08.00 në oborrin e shkollës së ndërtuar në truallin e kishës së vjetër të Himarës fshat, u mblodhën rreth 40-50 veta. Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Kosta Barka, Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, Ambasadori i Greqisë në Tiranë Konstandinos Kokosis, një përfaqësues i Kishës Ortodokse nga Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës, Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës Savo Prifti si dhe përfaqësues lokalë të Omonias. I pari e mori fjalën kryebashkiaku i Himarës, Bollano. Pas tij foli kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ambasadori grek Kokosis, dhe u bënë përshëndetjet e rastit. I vetmi përfaqësues shqiptar në këtë ceremoni, që nuk i përkiste minoritetit grek dhe nuk e njihte mirë gjuhën helene, kryetari i këshillit Bashkiak të Himarës, Savo Prifti, nuk u lejua të merrte fjalën për të mos shkaktuar ndonjë "surprizë" të pakëndëshme. Ceremonia e hapjes së shkollës së Himarës u zhvillua e gjitha në gjuhën greke, edhe pse aty kishte përfaqësues të lartë të shtetit shqiptarë dhe mësimi do të zhvillohet në të dyja gjuhët. Përpara se nxënësit të hynin në bankat e shkollës, të pranishmit kënduan në kor himnin kombëtar grek, duke "harruar si padashje" të dëgjonin qoftë dhe të rregjistruar nga ndonjë manjetofon i rastit, himnin kombëtar shqiptar.
Shkolla
Shkolla 9-vjeçare e Himarës fshat, u inagurua nga zv/ministri i jashtëm grek Stilianidhis dy muaj përpara se të paisej zyrtarisht me licencë nga Ministria e Arsimit dhe të merrte miratimin e Qeverisë Shqiptare. Ajo është një shkollë jopublike, ku nxënësit do të studjojnë pa pagesë. Në vitin e parë të saj, do të ketë 32 nxënës, ku afro gjysma e tyre do të ndjekin klasën e parë, ndërsa pjesa tjetër do të ndjekin arsimin parashkollor. Në licencën e lëshuar nga Ministria e Arsimit thuhet se "mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe si edhe në gjuhën greke". Stafi përbëhet nga pesë mësues, dy prej të cilëve kanë ardhur nga një fshat i minoritetit, ndërsa të tjerët janë nga Himara.
 

Ajatollah

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Turp!Per himarjotet por mbi te gjitha per qeverine e shqiperise.
 

MLK

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Nuk eshte turp te mesosh gjuhe te huaja, pasi eshte kulture.
Problemi qendon te metoda greke dhe qellimet e tyre ne Shqiperi.
Kur vendi fqinj ka per qellim gerqizimin e Shqiperise se jugut e qeveria shqiptare e pranon kete pa asnje koncesion, atehere kthehet ne turp.
Kur ne Greqi, nxenesit me te mire te shkolles shpallen shqiptar, greket protestojne pasi nuk pranojne te ngrene flamurin shqiptar ne shkolle (sipas rregullores se shkolles).
Atehe bota nuk mund te funksionije vetem ne nje sens /pf/images/graemlins/wink.gif
 

hawk

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Ne nje koktej per festen e Pamvaresise,nje docent universitar italian(i martuar me nje shqiptare) nder te tjera theksoi se hyrja e Shqiperise ne Europe kalon nepermjet Greqise...
Pra ne nje fare mase jemi te varur nga raportet me Greqine dhe kyt BE e njeh dhe e miraton.Natyrisht qeveria e majte apo e djathte qe te kete miratimin e BE-se dhe te mos provoje perseri ndonje Vraninski tjeter apo 1997 duhet ti mbaje ison vullnetit te diktuar nga BE.
Eshte fatkeqsi e jona sepse jemi pengje ne rralle te pare te vetvetes.A jemi ne ato qe festuam fitoren e Europianit te kaluar nga Greqia ne mes te Tiranes...!!!!

Rrespektoj ligjet e BE-se per minoritetet por edhe BE duhet te respektoje minoritetin shqiptare ne Greqi pa permendur te diskriminuarin,persekutuarin cam.
 

zog

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

nuk na greqizon njeri pse ne himare ka shkolle greke. himara greqisht flet brez pas brezi. pse mos ta ket shkollen.
shume mire bejne shqiptaret qe tregohen tolerante e te hapur ndaj minoriteteve, megjithese himariotet jane shqiptare te paster, bile me te paster nga tironsit.
politika shqiptare duhej te jet e hapur, jo zemerngushte e shpirtkeqe. kjo padyshim do te na lartesoje edhe si persona per te na shpene atje ku ishim qemoti.
atehere pa asnje dyshim do te jene vete himariotet qe do te perqafojne gjuhen shqipe per ta folur edhe neper sofra. po ashtu siç ne nje moment te dhene historikperqafuan ate greke duke lene gjuhen shekullore te stregjysherve te tyre shqiptare.

pra ne duhet te bejme politike TE MADHE (ne kuptim jo gjeografik te fjales por ate shpirteror) megjithese jemi popull e vend i VOGEL.
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Nese shkolla qe eshte hapur ne Himare eshte Greke (kolegj ose me nje emer tjeter) nuk ka asgje te keqe nese kendohet himni Grek para se te filloje mesimi. E keqja do te ishte sikur te kendohej vetem himni Grek, dikur kur u hapen kolegjet Turke ne Tirane, Cerrik e me pas ne Kavaje, u be "tredite" qe ne mengjeset e te henave te fillohej java me kendimin e te 2 himneve kombetare atji Shqiptar dhe Turk... /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Me kete minister arsimi qe kemi ne, qe s'la reforma e modele te reja pa fut s'eshte ndonje çudi e madhe.
 

MLK

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Problemi i himatioteve grekefoles eshte se kane shitur veten per pensionet qe marin nga Greqia.
Nuk ka lidhje me patriotizem, se po te ishin aq te lidhur sa thone me Greqine, dhe e dashurojne aq shume, s'kane pse rrin e jetojne ne Himare po ikin ne Greqi se i kane dokumentat.
 

zog

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

s'eshte aq e thjeshte sa e ben ti. himara ka fol greqisht perpara sesa shqiperia te njihej si shtet. e s'besoj per te marre pensione nga greqia. ndersa sot me duket normale qe greqia i paguan te mos ta shuaj flaken "greke" ne ato gerxhe pa jete.
e bile kjo me duket ne te miren tone, me shume sesa te keqen tone, siç e merrni ju.
 

MLK

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Kryebashkiaku s’pret ndihmat e Kosovës


40 mijë euro materiale ndërtimi janë lënë në një cep të portit



--------------------------------------------------------------------------------

Nga i dërguari ynë në Himarë Artan Hoxha

Ndihmat e dërguara nga Qeveria e Kosovës nuk janë parë me sy të mirë nga disa drejtues të pushtetit vendor dhe komunitetit greqishtfolës në qytetin e Himarës. Kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano është akuzuar nga anëtarët e këshillit bashkiak se nuk ka denjuar as ti presë përfaqësuesit e dërguar nga Kosova. Ato janë të parat ndihma të ofruara për familjet e dëmtuara në fshatrat Kudhës dhe Pilur nga afro 300 tërmete që shkundën bregdetin e Jonit gjatë muajëve korrik-gusht. Drejtuesit e pushtetit vendorë në Himarë, në vend që të kujdeseshin për shpërndarjen e tyre sa më shpejt, kanë gjetur një tjetër sebep për ta parë shtrembër njëri-tjetrin. “Nuk i di shkaqet pse kryetari i bashkisë, zoti Bollano, nuk denjoi ti priste përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës. Ne si këshill bashkiak u kujdesëm për çdo gjë, që nga problemet e udhëtimit të mjeteve të transportit e deri tek marrja në dorëzim e materialeve të dërguara nga Kosova”, thotë për “Gazetën”, Savo Prifti, i cili është njëkohësisht dhe kryetari i këshillit bashkiak të Himarës.
Dyshimi
“Po ti kishin sjellë nga Greqia, jo vetëm që do tua kishin shpërndarë me temenara fshatarëve hallexhinj, por s’do të kishin lënë televizion e gazetë pa folur për to”, na thotë një himariot rreth të dyzetave që e gjejmë duke pirë kafe në qëndër të qytetit, përballë zyrës së LSI-së. Pa ia zbutur tonin zërit, ai shton:”Vetëm pse i ka dërguar qeveria e Kosovës, i kanë lënë atje tej në anë të detit. Fshatarët e Pilurit dhe Kudhësit po i zë dimri jashtë, pa çati mbi kokë, ndërsa këta kapadainjtë tanë merren me kush i solli dhe pse i solli”. Savo Prifti, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Himarës, ka qenë një nga personat më të angazhuar me pritjen e miqëve nga Kosova. Ai nuk nguron të thotë se “në vend që t’i falenderojmë që i sollën nga ana e anës, i shohim me inat e dyshim, a thua se na kanë sjellë kalin e Trojës. Ne ende nuk kemi marrë ndihmat e akorduara nga qeveria jonë, pasi janë bërë dallavere me listat e familjeve të dëmtuara. Nuk përputhen listat që ka bërë bashkia, me listat që ka bërë prefektura. Ka familje që kanë pësuar dëme të mëdha, por në vend të tyre janë futur në listë familje që janë mbështetës të atij apo këtij krahu politik”, thotë Savo Prifti.
Ndihmat
Pas një numri rekord tërmetesh që tronditën bregdetin e Jonit gjatë verës së këtij viti qeveria e Kosovës vendosi të akordojë një ndihmë modeste për familjet e dëmtura. Më shumë sesa vlera materiale e ndihmës, ky xhest ishte një mbështetje morale nga përfaqësuesit e gjysmës së kombit matanë kufirit shtetëror për bregdetasit e mbetur pa shtëpi në pikun e sezonit turistik. Në mesjavën e kaluar shtatë trajlera udhëtuan nga Kosova drejt Himarës duke sjellë materiale ndërtimi si tulla, lëndë drusore, çimento, hekur etj. Kjo ndihmë e akorduar nga Qeveria e Kosovës kap një vlerë prej 40 mijë eurosh. Materialet e sjella janë marrë në dorëzim me procesverbal nga këshilli bashkiak i qytetit të Himarës. Ato do tu shpërndahen familjeve më në nevojë nga një komision i posaçëm që pritet të ngrihet në ditët në vijim.
 

MLK

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Nga i dërguari ynë në Himarë Artan Hoxha


Bashkia e Himarës nuk ka bërë transparencën e investimit të kryer në shkollën Omiros si dhe ka anashkaluar të gjitha procedurat ligjore të ndjekura për dhënien e lejes së ndërtimit të saj. Në bashkinë e qytetit bregdetar nuk ekziston asnjë lloj kontrate, preventivi, aktmarrëveshje, situacion punimesh, apo ndonjë dokument tjetër që të legalizojë kryerjen e këtij investimi. Këshilli bashkiak i Himarës ka reaguar disa herë publikisht dhe zyrtarisht duke kërkuar që të zbardhet e vërteta mbi investimin e bërë në ndërtimin e shkollës "Omiros", por deri tani kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhët. Ministria e Brendëshme dërgoi një grup auditimi në bashkinë e Himarës, pas kërkesës së këshilltarëve të këtij qyteti. Raporti i auditimit provoi akuzat e bëra nga këshilli bashkiak, i cili për ironi të fatit drejtohet nga përfaqësuesi i Partisë në Pushtet. U shpresua që pas këtij raporti kryebashkiaku Bollano, në mos do të vihej përpara përgjegjësisë ligjore, sëpaku do të bënte transparencën e investimit të kryer sa për sy e faqe në mënyrë që tu mbyllte gojën një herë e mirë këshilltarëve himariotë. Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga hartimi i raportit të auditimit, Ministria e Brendëshme dhe struktura përkatëse e saj që mbulon pushtetin vendor nuk ka marrë asnjë masë konkrete.
Shkeljet
Këshilltarët e Himarës pretendojnë se traulli ku është ngritur shkolla Omiros është pronë e bashkisë dhe jo e Kishës Ortodokse siç deklaron Bollano. Kontrolli i Ministrisë së Brendshme vërtetoi pikërisht versionin e këshillit bashkiak. Nga dokumentacioni i gjetur në Bashkinë e Himarës dhe nga verifikimi i evidencës kontabile doli se godina ku është ndërtuar shkolla është pronë e bashkisë. Objekti para ndërhyrjes ka qenë i evidentuar në aktivet e qëndrueshme të trupëzuara me vlerë të mbetur me vlerë prej 214 588 lekësh. Për investimin e bërë në rikonstruksionin e godinës ekzistuese, grupi i auditimit nuk ka gjetur asnjë dokumentacion që dëshmon se sa është vlera e financimit dhe nga erdhën paratë për rikonstruksionin e shkollës Omiros. Në raportin e grupit të auditimit të Ministrisë së Brendshme thuhet se "në zyrën e arkivës dhe të financës të Bashkisë Himarë nuk ekziston asnjë lloj dokumentacioni mbi këtë investim". E njëjta gjë ka ndodhur edhe për rikonstruksionin e Rrugës së Kishës të Himarës fshat, për të cilën nuk ka asnjë të dhënë mbi vlerën e objektit si dhe për financuesin e saj.
Këshilltarët
Këshilli bashkiak i Himarës shpresoi se pas raportit të grupit të auditimit, kryebashkiaku Bollano të paktën do të ndryshonte mënyrën e të vepruarit duke mos i anashkaluar ata në projektet që do të zbatoheshin në këtë njësi të pushtetit vendor. Kreu i këshillit bashkiak juristi Savo Prifti thotë për "Gazetën" se "Bollano vazhdon të mos zbatojë ligjet e shtetit dhe ti bëjë karshillëk haptazi këshillit bashkiak që është zgjedhur me votën e himariotëve. Ai ka abuzuar me fondet dhe ligjin për pushtetin vendorë dhe për këtë nuk është ndëshkuar asnjëherë nga strukturat përkatëse". Por abuzimet dhe shkeljet me investimin e shkollës Omiros janë vetëm një episod për kryebashkiakun e Himarës, pasi grupi i auditimit zbuloi gjatë kontrollit dhe një sërë shkeljesh në projekte të tjera të zbatuara në këtë njësi të pushtetit vendor.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

[ QUOTE ]
ndersa sot me duket normale qe greqia i paguan te mos ta shuaj flaken "greke" ne ato gerxhe pa jete.


[/ QUOTE ]
Gerxhe pa jete Himara? /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

"gerxhe pa jete"

ne letersi nje figure e tille quhet HIPERBOLE, qe shkurtimisht do te thote : te rrafshosh ose nivelosh ne nje shprehje nje ekzagjerim. dhe qe behet ME QELLIM, prej autorit, per ti dhene fjalise JETE, ose te verteten t'ja qisi ne drite.

po kuptove gje, kepus koken. /pf/images/graemlins/laugh.gif

http://www.albforumi.com/pf/images/graemlins/shrug.gif
ps: na myten tarall...... mor aman.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Pikerisht hiperbola qe ke perdorur ne kete rast nuk eshte ne vendin e duhur. Por varja, se mos e kuptove pytjen qe ne fillim!

next...
 

zog

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pikerisht hiperbola qe ke perdorur ne kete rast nuk eshte ne vendin e duhur.

[/ QUOTE ]

po dhe sipas teje ku e ka vendin hiperbolja ? /pf/images/graemlins/laugh.gif mas kujt ose para kujt ?

nga ato shkrepat te kemi moj nuse, prandaj te dogji kaq ? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

eddantes

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

cte keqe ka , po te bashkohemi me gerqine jemi dhe ne automatikisht ne BE juhuuuuuuuuuu kesaj i thone te veshtruar perpara more
 

zog

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

lale, gerqia epirin do, jo shqiptaret. pra kerkon bashkim me token tone, jo me ne vete.

500 000 mije shqiptare ka ne greqi, ja u ka pi lengun greku me kohe.


ps: si dhe ironine e ke shume te trashe, bie bile dhe ere.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

une jam dakort qe pakicat greke duhen respektuar, por greket edhe ne shqiptaret duhet ta dime mire se himara eshte e jona dhe greku mos ti mprehi dhembet kot. le te na respektojne edhe ne greket ne token e tyre po aq sa bejme ne, tashme dihet se si greket sillen me shqiptaret ne greqi. po nderrojme fe e po nderrojme emer nga halli ...
pse nuk i respekton shteti grek sic bejme ne ketu...
po na vjen nje prift e spo na le rehat as kockat...
shqiperia nuk eshte greqi , ta harrojne greket, dhe bejne mire ta heqin ate ligjin e luftes se lane nam /pf/images/graemlins/smash.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

Sipas keshillit bashkiak, shkolla eshte ndertuar me fonde te cilat nuk dihen nga kan ardhur, e kjo perben shkelje te rende te ligjit shqiptar.
Nuk mund te vazhdohet me me moton "mos krijojme incident dipllomatik" pasi kur ligji shkelet, ndeshkimet duhet te jene per te gjithe njesoj, e ligji nuk ka pse te lidhet me politiken.
Kur shqiptaret trajtohen si dele ne Kakavije e ka mbi 5 vite qe shteti grek dhe pse e di qe ne vere fluksi i udhetareve 100 fishohet ne Kakavije, e nuk mer asnje mase per te shtuar personelin doganor, atehere perse qeveria shqiptare duhet te tregohet indulgjente?!
Mardheniet ndertohen mbi principin "me jep, te jap" e kur ky ekuiliber prishet, atehere debitori duhet te laje borxhet perpara se te kerkoje diçka tjeter.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Himarë, mësimi nis me himnin grek

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sipas keshillit bashkiak, shkolla eshte ndertuar me fonde te cilat nuk dihen nga kan ardhur, e kjo perben shkelje te rende te ligjit shqiptar.
Nuk mund te vazhdohet me me moton "mos krijojme incident dipllomatik" pasi kur ligji shkelet, ndeshkimet duhet te jene per te gjithe njesoj, e ligji nuk ka pse te lidhet me politiken.
Kur shqiptaret trajtohen si dele ne Kakavije e ka mbi 5 vite qe shteti grek dhe pse e di qe ne vere fluksi i udhetareve 100 fishohet ne Kakavije, e nuk mer asnje mase per te shtuar personelin doganor, atehere perse qeveria shqiptare duhet te tregohet indulgjente?!
Mardheniet ndertohen mbi principin "me jep, te jap" e kur ky ekuiliber prishet, atehere debitori duhet te laje borxhet perpara se te kerkoje diçka tjeter.

[/ QUOTE ]

JAM SHUME DAKORT /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 
Top